Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Fatime Kulli

FATIME KULLI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

FATIME KULLI

 

 

 

 

         

 

            Hyrje

  

          Fatime Kulli u lind 23 korrik 1956  nė Durrės. Familja e saj ka pėrjetuar ferrin e sistemit komunist dhe pėr tre dekada kanė qenė kampet e internimit nga sistemi diktatorial nė Shqipėri pėr gjysmė shekulli. Ajo, pas mbarimit tė dy shkollave tė mesme, arriti me shumė sakrifica tė pėrfundoi edhe studimet e larta nė Shkencat Sociale- Dega Psikologji, nė Tiranė.

            Pas viteve 1990 ka punuar Para vitit 1990 ka bėrė punė tė ndryshme pėr tė jetuar. Pas vitit 1990, me ndryshimin e sistemit nė vend, ka punuar: Ka qenė ndėr gazetaret e para nė RD, (1991) korrespodent-e e Shkodrės. Ka punuar nė Radio-Shkodra, gazetare sociale, emisione direkt. Ka punuar z/kryeredaktore nė gazetėn periodike “Shqipėria Etnike” Shkodėr. Ka punuar nė Radio-Tirana Drejtore informacioni nė TV Antena Nord (Shkodėr). Nė disa gazeta periodike (Kulturė) Drita –Temp (kritika, ese, publicistikė). Drejtore Televizioni 2ATV. Gazeta “Ndryshe” Tiranė, Kryeredaktore& redaktore kulture . Bashkėpunėtore nė gazetėn Albanian Daild News (pėr trupat diplomatike), Tiranė. Kryeredaktore e gazetės periodike “ Zėri i Arbrit”, Tiranė. Aktualisht, punon si redaktore e librit dhe gazetare e kulturės.

 

            ĒMIME -VLERĖSIME

            1) Nė vitin 2001 ka marrė Ēmimin "Radio Ulqini" nė Mal tė Zi (me poezinė "Kam frikė” tė librit "Ethet e zhveshura"

            2) Nė vitin 2002 ėshtė vlerėsuar me vendin e dytė nė takimin poetik tė Salerno, Napoli, midis 57 poetėve nga Evropa.

            3) Ėshtė vlerėsuar si poetja mė e mirė e poezisė lirike erotike nė takimin Ballkanik qė ėshtė zhvilluar nė Korēė nė vitin 2002.

            4) Ka marrė Penėn e Artė nė Kumanovė me librin "Deti mbytet nė guaskė" nė vitin 2003.

            5) Pjesėmarrėse nė Institutin e Shkencave tė Letėrsisė nė Kembrixh, me librin poetik "Trėndafil i djersitur" nė vitin 2004.

            6) Ka marrė Penėn e Artė nė Athinė (nė klubin e shkrimtarėve "Kodmus") me ese tė pėrzgjedhur nga libri studimor "Retinė" nė vitin 2005.

            7) Fituese e “Skampinit”nė takimi e poezisė Ballkanike nė Elbasan, 2008.

            8) Ēmimin e Parė nė Takimin e Poeteshave, nga e gjithė diaspora, Qershor 2008 nė Vushtri

            9) Ēmimin “Skampini” nė takimin e poezisė ballkanike nė Elbasan, 14 Mars 2009.

            10) Pjesėmarrėse nė festivalin e poezisė internacionale, Strugė 2009, Kroaci, Bullgari.

 

 

            Botime tė autores: “Ma lini portėn ēelė” (poezi), "Lakuriq mbi tastierė" (poezi), "Masturboj me diellin" (poezi), "Zemrėn e dua pasqyrė" (poezi), "Parlament nė pyll" (fabula), "Tensione emocionesh" (tregime), "Ethet e zhveshura" (poezi), "Shkėndija e eshkės" (poezi), "Nė gojė tė diellit" (poezi pėr fėmijė), "Deti mbytet nė guaskė" (poezi), "Trėndafili i djersitur" (poezi), "Drithėrimat e frikės" (roman), "Cila ėshtė mė e bukur" (poemė pėr fėmijė), "Uragani i meteorėve" (monografi studimore - Bilal Xhaferri pėrballė Kadaresė), "111 fjalė tė ndyra dashurie" (poezi & prozė), "Mitra e zjarrit" (poezi), "Retinė" (ese & kritikė & intervista);"Njėzet e Dy" (roman), “Kėpucėt e mjegullės” (poezi), “Ēamėri zemra ime” (antologji poetike), bashkė-autore, ), “ Beyond the shadow” (poetry 2014) -Botimet “Lulu” Sh.B.A. (anglisht).

 

 

 

MĖKATI DHE PENDIMI

 

Dhimbjen

E mora nė krahė,

Ia mata thellėsinė

Pash mė pash.

Nė shputė tė kėmbės

Sė kėrmillit

Pėrpėlitej i pa faj.

 

Ik! - i thashė,

Zhvish ethet e marrosura

Unė dot s’tė mbaj!

Ik, ik!

Pa ardhur nata

Perėndimi ka thonj tė prapė.

Ik, ik!

Grise hijen e fustanit!

Mėkati dhe pendimi

Kanė udhė tė gjatė...

 

 

NĖ LITARIN E FRYMĖS...

 

Grumbuj frymorėsh gumėzhijnė

Nė litarin e frymės...

 

Fryma e ekzaltuar kėndon

Mbi urinė e pashuar tė lirisė...

 

Mė tutje, nė skenėn e improvizuar

Dėgjohet qyqja qė kėndon pėrmallshėm

Nė krahė tė erės sė detit tė tėrbuar...

 

Vala e nxehtė brenda frymės

Sė pa frymė, kėndon fatin e vet...

 

Sa shumė frymė

Gjunjėzohen mbi stonatura...

Koha kėndon kokulur

Simfoninė e frymės sė fikur...

 

 

FLASIN...

 

Flasin pa mbarim,

Zgjaten monopateve,

Thonjtė e gaforres...

Ia varin nė sy diellit...

Flasin, dritėn e bėjnė errėsirė

Plasariten gjinjtė e tokės...

Njollat i varin tek zanoret…

Shpikin germa tė reja,

Fjalėt i ngjeshin n’autostradė…

Lidhur me shirit tė zi

Nė qafė tė dashurisė!

 

 

GĖNJESHTRA

 

Bijė rebele

Ronitur

Nėn strehė tė zhgėnjimit.

 

Verbohem

Me shkėlqimin e dritės

Mashtruese.

 

Me fytyrė nga koha

Ditė tė plagosura,

Hapin varrin e orėve.

 

Netėt tinėzare

Ogur i mirė pėr hėnėn,

I kanė qorruar sytė.

 

Tė nesėrmen,

Mė heq zvarrė

Agimi i pėrvjedhur,

I marrosur e pėrskuqur.

 

Fshihem e pres,

Mė ngėrthen jeta

Pjellė e Botės sė ndyrė.

 

Klith!

Janė shurdhuar,

Iki me vrap,

Iki larg...

Mė zė pusi

Gėnjeshtra...

Ē’mė pushton frika

E kthimit pas tė shekujve...!

 

 

BALADĖ NĖNĖS SIME

 

Era e tėrbuar e shekujve

U pėrplas ndėr gjokse engjėjsh tė pafaj

Koha u trullos dhe u bė kiameti

Nėna ime ballėrrudhur e shpirtplasur, kėndon:

"Janinės ē’i panė sitėeee, Jaaaninoooo

Ish e prėmte ajo ditėeee, Jaaaaajaninooo" 

 

Oh, nėnė, ē’ėshtė ky zė si nė legjendė

Qė drithėron dhe eshtrat e tė parėve nė ēdo qelizė 

 

Ah moj bij’ e nėnės, e njoh mirė kėtė gjėmė

Ish shtrėngatė e stuhi, nė atė kohė

Yjet ranė nga qielli tė pėrgjakur, njė e nga njė

Kafka e hėnės ra nė prehrin e tokės amė

Barėrat u helmuan, livadhet u gjakosėn anė e kėnd… 

 

Mos nėnė, mos mė thuaj gjak, gjak…ohhhhhhhh

Po bijė, sa gjak ėshtė derdhur nė tokėn Arbėnore

Toka e pėrgjakur nga kufomat mė rrinė ende nė sy...

Shkėmbinjtė shekullore u copėtuan nga dhimbja

Ia ndėrruan format, ngjyrat, emėrtimet...

Eh, s’munda tė ngjyej as hijen e gishtit,

Tė shkruaj emrin mbi njė varr,

Nė oxhakun ku kam qarė pėr herė tė parė...

O Zot, sa shumė dhimbje e lot ka pirė kjo tokė

Dielli po mė rrėzohet para kėmbėve tė mia

Nė qerpikė mė ka ngrirė kripa e lotit...

Ku rėnkon e thinjur nė vetull, Ēamėria...

Janinės ē’i panė sitėeeee, Jaaaa janinoooooooo...