Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Fatos Arapi

FATOS ARAPI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

FATOS ARAPI

 

 

 

 

 

          

            Hyrje

  

           Fatos Arapi lindi nė vitin 1930 nė Vlorė, Shqipėri. Po atje ai kreu shkollėn e mesme, ndėrsa studimet e larta i ndoqi nė Bullgari (Sofje) nė fakultetin e Matematikės dhe tė Ekonomisė. Ka punuar shumė vjet gazetar dhe pedagog nė Fakultetin Histori Filologji tė Tiranės. Disa herė ka fituar ēmime kombėtare e ndėrkombėtare pėr poezi. Nė vitin 2008 e fitoi ,,Kurorėn e artė,, nė manifestimin poetik Mbrėmjet e poezisė strugane dhe ėshtė i pari poet shqiptar qė e ka fituar kėtė shpėrblim.

            Vepra e Fatos Arapit ėshtė e pasur nė llojet e zhanret e ndryshme qė ai lėvroi. Pėrveē poezisė ku ai qėndron nė rreshtat e parė, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borės, 1985; Gjeniu pa kokė, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetėsuar, 1970; Shokėt, 1977; Deti nė mes, 1986; disa drama: Partizani pa emėr, 1962; Qezari dhe ushtari i mirė Shvejk, nė front diku, 1995; ka bėrė disa pėrkthime: Kėngė pėr njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisė turke etj; si dhe ka shkruar njė numėr tė madh artikujsh e studimesh tė ndryshme.

            Poezitė e para F. Arapi i botoi nė gjysmėn e dytė tė viteve pesėdhjetė, dhe, pėrkatėsisht nė vitet 1962 e 1966 botoi vėllimet "Shtigje poetike" dhe "Poezia dhe vjersha". Qė nė hapat e parė ai paralajmėroi njė zė tė veēantė nė artikulimin gjuhėsor tė botės dhe tė njeriut, njė vizion tė vetin mbi realitetin. Fillimet poetike tė Fatosit do tė jenė tematikisht tė rrudhura e tė reduktuara, duke u kushtėzuar nga rrethanat politike tė kohės. Nė frymėn e hovit ndėrtimor dhe tė entuziazmit pėr ēlirimin e vendit, qė mbizotėronte brenda parimeve krijuese tė realizmit socialist poeti shpaloste besimin se Shqipėria ecte drejt njė rruge tė re, tė lirė, dhe ky besim bėnte tė pėrballohej mė lehtė durimi dhe sakrifica. Brenda kėtij vizioni, Fatos Arapi shpesh do t'i pėrqeshė e pėrbuzė burokratėt dhe demagogėt, si nė poezinė "Antiburokratike", apo do tė sjellė disa veēanti pėrmbajtėsore dhe ekspresive si nė poezinė "Pse erdha nė jetė". Siē shihet, poeti i thur ode lirisė dhe "mejtimit tė lirė" siē e quan ai. ėshtė synim dhe ideal madhor, pas tė cilit poeti magjepset dhe pėrbetohet.

 

            Tituj tė veprave:

            Shtigje poetike, 1962

            Partizani pa emėr, 1962

            Poema dhe vjersha, 1966

            Ritme tė hekurta, 1968

            Patat e egra, 1969

            dhjetori i shqetėsuar, 1970

            Dikush mė buzėqėshtė, 1972

            Poezi tė zgjedhura, 1974

            Drejt qindra shekujsh shkojmė 1977

            Shokėt, 1977

            Cipa e borės, 1985

            Deti nė mes, 1986

            Ku shkoni ju statuja, 1990

            Qezari dhe ushtari i mirė Shvejk, nė front diku, 1995

            Gjeniu pa kokė, 1999

 

            Pėrkthime:

            Kėngė pėr njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981;

            Poezi, Pablo Neruda, 1989;

            Safo, 1990;

            Antologji e poezisė turke,

 

 

 

 

TI DI VISH

 

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di se unė ty te pres
duke ndjer’ frymėmarrjen e vet mbrėmjes
duke ndjer’ frymėmarrjen e vet pritjes
duke ndjer’ frymėmarrjen e vetmisė
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di qė unė po te mundja,
rreth vetvetes rruzullin do vėrtitja
si njė portokall’ nė dorėn time-
te rrjedhe koha shpejt

 

 

ATDHEU

 

atdheu ėshtė dhimbje , ėshtė dhimbje.
Njė prill i pikėlluar ne shpirt.
Atdheu ėshtė kryqi , ėshtė kryqi
E mban – dhe te mban ty ne shpirt.

Atdheu ėshtė toka e premtuar.
Ti shkel si njė zot dhe se ka nden kėmbė.
Atdheu s’ka fjale , ka sy te trishtuar.
Vdes dashuria ne dashuri qe te ēmend.

Atdheu ėshtė buka e uritur.
Te ikėn nga duart e dot nuk te ngop
Ėndėrr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
Me sytė n’errėsirė vetveten kėrkon.

Atdheu ėshtė varr i hapur, ėshtė varr.
Njė jete drejt tij shkon me bese qe lind.
Nė njė pike loti mbyt lotin fatvrarė.
Nė njė pike loti lirinė e lind.

Atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori I pavdekshėm si loti

 

 

VDEKJA E GJYSHES

 

Ja, edhe gjyshja nė arkėz,
kukull e vogėl nė kartėz,
Ėshtė… dhe prapė s’ėshtė e tėra,
sikur nuk ėshtė si pėrherė.
Gjithė karfica, gjilpėra
kapur satenet nė kokė,
lidhur kėpuckat pėrposh,
shami e lule nė gjoks.
Mbyllur kapakėt e syve
c’ndjej u shua brenda tyre?).
E sheh… dhe tė duket heshtja
pe gjasme e pe gjasme vdekja.
Gjyshja e vogėl, e bukur,
e pastėr…
Nė arkėz kukull.

Gjithė karfica, gjilpėra,
qepur vite tė tėra,
lidhur kujtime e malle,
…………e ti te vish
dhembje, qė duken si pėrrallė.
E sheh… dhe tė duket heshtja.

 

 

TI DO TĖ MĖ DSHUROSH PATJETĖR

 

Ky qiell i prillit pa ty ėshtė i vjetėr.
shkon njė trishtim e ja ku vjen njė tjetėr.
Nė mallin tėnd ky karafil i egėr,-
Ti do tė mė dashurosh patjetėr!

Nė sytė e tu diej tė vegjėl
e ndezėn natėn dhe ditėn ndezėn.
Mirė sot,po si durohet pa ty nesėr?
Ti do t’mė dashurosh patjetėr.

Kapėrcej ty e kapėrceva veten,
dhe pėrtej vetes kapėrceve jetėn,
dhe pėrtej jetės kapėrceva vdekjen,
I hapa krahėt tė pushtoj ty vetėm:

Ti do t’mė dashurosh patjetėr!                                   

 

 

TE VARRI I LIRISE

 

Fryn ere me shi, motra ime
U shuan qirinjte e varreve prane
Ere me shi…
Qiririn tėnd te ndezur
Mbroj me grushtet e mia
Takohemi vetėm ne kėtė ditė
U bėmė lot qiriri motra ime
Dridhemi si kjo flakėz e drojtur…
Ti me flet; aty poshtė ka njerėz
Ėshtė njė plak kėtu pranė.
Kėrkon thikėn te qėroje mollėn
E do, nuk e gjen, ky poet, miku im
Ka lėnė gjurmėn e vargut pa shkruar
“Njė kafe pa ty ne Tirane’’
I ka humbur unaza njė nuseje
E kėrkon me frike nusėrie
Errėsirė aty poshtė…
Terri njeh vetėm gjuhėn e dritės
Me qiririn tėnd nder duar
Kaloj varr me varr dhe ndez
Qirinjte e shuar
Pak drite prej shpirtit
Njė fėmije aty pranė
Kėrkon lodrėn qe i ka humbur
Motra ime.