.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Pėrjetėsia e dyfishtė-Fehmiu dhe Xheva, njė jetė e jashtėzakonshme

Shkruan: Bedri ISLAMI

www.pashtriku.org

Ekskluzivisht pėr faqen

www.pashtriku.org

 

 

 

PĖRJETĖSIA E DYFISHTĖ

FEHMIU DHE XHEVA, NJĖ JETĖ E JASHTĖZAKONSHME

 

 

 

Libri mund tė shkarkohet falas nė www.pashtriku.org    

ose nė sektorin: "Literaturė".

 

 

Parathėnie e librit ”Pėrjetėsia e dyfishtė” Fehmiu dhe Xheva, njė jetė e jashtėzakonshme, e shkrimtarit dhe publicistit

Bedri Islami

 

GJITHĒKA E FURTUNSHME

 

     Shkruan: Adem Gashi

 

Hyrja

 

     Kur mora dorėshkrimin e librit “Pėrjetėsia e dyfishtė”, bashkė me kėrkesėn qė t’i hidhja nė letėr mbresat pėr tė nė njė tekst qė do ta shoqėronte botimin, u ndjeva nė siklet.

-          E para, sepse i kisha njohur personazhet e librit;

-          E dyta, sepse e njihja autorin dhe,

-          E treta, sepse duhej qė ēdo gjė ta bėja ngutshėm, furtunshėm: tė lexoja njė vėllim qė kapėrcente tutje 500 faqeve, t’i sistemoja gjykimet dhe t’i nisja nė adresėn e duhur, duke u pėrballur edhe me njė fakt tė neveritshėm, me mungesėn dhe ndėrprerjen e pareshtur tė korrentit, qė m’i ngrinte nervat.

 

     Duke e njohur kryepersonazhin, Fehmiun, duke e njohur autorin, Bedriun, duke u njohur, mė nė fund, edhe me produktin letrar, dorėshkrimin, doemos u ndjeva edhe vetė pjesė e kėtij trinomi qė kėrkonte njė barazim, njė barazim jo nė kuptimin e logjikės matematikore, por nė kuptimin metafizik. Brenda kėsaj lakoreje lėvrinte e gjėllinte njė botė shpirtėrore e ndėrgjegjeje qė s’ishte e lehtė tė pėrthekohej. Kėtej e andej dy botėve pėrvijohej bota e njerėzve, e njerėzve tė dashur qė kishin pėrshkuar e vazhdojnė ta pėrshkojnė jetėn furtunshėm.

 

     Pleksja nė kėtė ndėrlikje fatesh po m’i ngjan njė labirinti. Nuk arrij dot ta ruaj largesėn e nevojshme me tė ndodhurėn. Jam njė pjesė e vockėl, e njėnjėshme e njė tėrėsie qė e bėn shenjėn e vet, qė e ruan atė dhe e le si gjurmė nė njė pėrmasė historie.

 

Autori

     Sikundėr kryepersonazhin, edhe autorin e librit e kisha njohur shumė mė pėrpara se ta takoja. Veē veprės sė tij tė shkruar, mėnjanė aktivitetit tė tij politik si veprimtar e kryesues i njė organizate politike kishte edhe diēka intriguese nė biografinė e tij. Ishte i biri i Zenel Islamit, “Lulit tė vocėrr” tė Migjenit, personazhit aq tė njohur e aq tė dashur, tė cilin nuk besoj tė ketė shqiptar qė s’e ka dėgjuar. Shumė nga librat e tij i kisha lexuar dhe mbi bazėn e lėndės sė shkruar kisha formuluar pėrfytyrimin pėr profilin e tij krijues. Ky profil mė bėhet mė i qartė sidomos pas leximit tė librit “Enigma e njė vrasjeje tė trefishtė”, Focus, Prishtinė 2007 (s’e di pse editorėt e pėrcaktojnė nė zhanrin e publicistikės) dhe “Vrasja e Lulit tė Vocėrr”, Epoka e Re, Prishtinė 2003 (pėrsėri s’e di pėrse editorėt e vlerėsojnė me pėrcaktorin roman).

 

     Dilema ime pėr kėto pėrcaktime nuk ka tė bėjė me mungesėn e dijeve letrare dhe as me mosnjohjen e ēėshtjeve teorike. Ajo mbėshtetet nga bindja ime se materia letrare, sipas premisave tė postmodernizmit, njihet e pėrimtohet  mbi bazėn konceptuale tė lexuesit. Asgjėmangut, mbi kėtė bazė unė e lexoj si roman edhe “Enigmėn e njė vrasjeje tė trefishtė” sikundėr gjej diskursin eseistik e publicistik edhe tek “Vrasja e Lulit tė Vocėrr”. Kėshtu mė ka ndodhur qėkur, derisa kisha nė dorė veprėn e G. G. Markezit “Lajmi mbi njė rrėmbim” ose “Rrėfimi i njė anijehumburi”, tė cilat, duke trajtuar tema me bazė ngjarjesh gazetareske nuk mbeten aspak nėn hijen e romaneve mė tė mira tė tij.

 

     Duke pėruruar veprėn “Enigma njė vrasjeje tė trefishtė” nė Prishtinė e Tetovė, unė pata rastin ta takoja autorin. Pėr ēudi, asgjė ndryshe nga pėrfytyrimi qė kisha pėr profilin e tij krijues. Madje, mund tė them se mė i saktė mė bėhej pėrfytyrimi sesa dukje konkrete. Nė procesin e parė unė kisha parė sė brendshmi dramėn e tij qė i ishte bėrė pjesė e jetės dhe peshėn e tragjedisė e tė heroizmit kombėtar nėn jehonėn dhe trysninė e tė cilit vazhdonte tė jetonte. Nė procesin e dytė, nė takimin e drejtpėrdrejtė, unė shihja portretin e tij dhe hullitė e para tė rrudhave qė rrėfenin se ai i kishte qėndruar me durim peshės sė trishtimit qė i kishte rėnė me tepri nga qielli i diktaturės.

 

     Pavarėsisht nga tė dy rrethanat, nė procesin e shkrimit, nė procesin e ndėrtimit tė godinės letrare, ai ēuditėrisht ėshtė mbrojtur i paprekur nga ndikesat pėrftuese. Ndoshta ėshtė koracata e krijuesit, ajo mburoja e padepėrtueshme qė e ruan shpirtin fisnik tė shkrimtarit! Nė kėtė vazhdė unė shoh edhe depėrtimet e autorit nė pjesėt e padukshme tė shtjellės sė ngjarjeve dhe nė strukturėn e brendshme shpirtėrore e mendimore tė vetjeve e tė personazheve tė tij. Ē’them dhe unė, tė personazheve tė tij!? Po ata janė shokėt, miqtė, vėllezėrit, prindėrit, bashkėveprimtarėt, me njė fjalė gjindja e tij. Duke shkruar pėr ta, ma thotė mendja, ai ndėrton harkurėn e gjėllimit tė tij, e cila prish kufirin ndėrmjet atij dhe kėtij, ndėrmjet autorit qė rrėfen dhe narratorit qė vetėrrėfehet.

 

Personazhi

 

     Mbase do tė ishte mė e drejtė qė kėtė pjesė ta formuloja me njė titull nė shumės, personazhet. Parapėlqeva, por, njėjėsin si njė emėr pėrmbledhės brenda tė cilit shoh ēift – figurėn Fehmi dhe Xhevė. Sigurisht qė i kam njohur tė dy. Fehmiun, ngjashėm me autorin e librit, e kam takuar shumė rrallė dhe sinqerisht nuk di ta shpjegoj fenomenin e afrisė sonė. Korelatat e ndėrsjella, mesazhet e gjykimet pėr ēėshtjet, pavarėsisht rrethanave, vinin aq tė koordinuara sa vėshtirė ta merrje me mend sė pėrfundimet e ngjashme vinin nganjėherė nga skaje dhe largesa aq tė mėdha. Po tė vinte puna ta formuloje profilin e tij thjesht, shkurt dhe saktė, kujtoj se ai mund tė portretohet me togfjalėshin profil i luftėtarit. Brenda kėtij profili shoh tė shkrirė madhėshtinė e jashtme: dukėn, pahen dhe thellėsinė e brendshme: urtinė, guximin. Me Fehmi Lladrovcin ke mundur tė mos pajtohesh, tė fjalosesh e kundėrshtohesh, po kurrė s’ke mundur ta kesh armik. Sepse s’tė linte ai. Ai shpirt fisnik nuk dinte tė urrente dhe s’ia njihte as tjetrit urrejtjen. Le mėnjanė armikun e vėrtetė ndaj tė cilit ai ishte egėrshan pėrfundimisht e pėrvdekshėm.

 

     Ai erdhi nė kėtė botė pikėrisht mė 25 maj tė vitit 1956. Tė qarat e fėmijės sė porsalindur shoqėroheshin me klithmat e burrave, gjėma e tė cilėve vinte nga torturat e udbashėve, qė e sajuan Aksionin e mbledhjes sė armėve. Mu nė kėtė “aksion” unė shoh fillin e gjenocidit serb: s’kishte burrė qė nuk goditej nė organet e ripėrtėritjes.

S’ma thotė mendja se vjedh gjė nga Frojdi a Jungu, nė qoftė se konstatoj se fėmijėria e Fehmiut mbruhej me frymėn e moslirisė, me ndrydhjen e represionin e pushtetit qė ndihej natė e ditė nė kocin, nė mishin e nė palcėn e njerėzve tė shtėpisė. Ėshtė vetė natyra e gjėrave qė i krijon sė brendshmi strukturat mbrojtėse tė mbijetesės. Kėto struktura vijnė e pėrmbarohen nga tė zgjedhurit, nga ata qė me hir a me pahir stolisen me epitetin e heroit.

 

     Ka rreth njė dekadė qė kur kisha shkruar njė ese pėr buzėqeshjen e Fehmiut: “ Ka mė shumė se dy dekada qė mė vėrtitet nė kujtesė njė distik i poetit Din Mehmeti nga Epitafi i Dėshmorit. Natyrisht, dėshmori nuk ėshtė nė mesin e tė gjallėve, por ėshtė mendimi krijues, ėshtė poeti qė i jep zė deklaratės poetike dhe, ndėrmjet saj, i jep zė edhe veprės sė tij. Sipas kujtesės sime, deklarata poetike shfaqet kėshtu: Nuk kam dashur tė jetoj/ Pa vdekur pėr kėtė dhe. S’do mend se kėto vargje ftillohen pėr dėshmorin e njė lufte tjetėr, por elementi pėrgjithėsues i artit i bėn tė gjithėkohshme dhe tė lexueshme pėr ēdo luftė ēlirimtare dhe pėr ēdo dėshmor.

 

     Vetė etimologjia e fjalės dėshmor (dėshmi, provė, akt vėrtetėsie) i jep kuptim bėmės, veprės, idealit tė aktantit, i cili aktin e vetėmohimit e tė vetėflijimit e sheh dhe e pranon si njė detyrim tė ndėrgjegjshėm dhe tė vullnetshėm ndaj tokės qė e ka lindur. Dėshmori heq dorė nga jeta e tij, nga pjesa e jetės sė tij qė t’i japė jetė tokės (lexo: Nėnės, Atdheut) dhe ky idealizėm sipėran atij i jep pėrjetėsi nė njė pėrmasė tė katėrt. Deklarata poetike e kėtij tipi nė themelet e veta ka elementin e biofilisė. Dėshmori i vargjeve tė cituara nuk thotė do tė vras e do tė pres, por thotė: “...do tė vdes”, do tė paguaj ēmimin mė tė lartė pėr dheun tim, pa kėrkuar asnjė kompensim.

 

     Po kaq lapidare ėshtė deklarata poetike e komandantit tė lavdishėm, Fehmi Lladrovci. Ai tha thjesht:

-          “Po shkoj te komandanti im, Adem Jashari”.

-          Ku?

-          Nė dasmė?

-          Nė kremte?

-          Nė aheng?

-          Jo.

-          Nė vdekje.

-          “Jeni i gatshėm tė vdisni pėr Kosovėn?” - e pyetėn gazetarėt e huaj.

-          Ai buzėqeshi: “Ku ta kem atė fat!”.

 

     Jo qė unė nuk kam dėgjuar gjė mė madhėshtore, por vetėm pėr buzėqeshjen e tij qė pėrshkėnditi atė ēast nė ekranet televizive botėrore, nė rrethana tė tjera mund tė bėhen studime e analiza. Ajo buzėqeshje, as tani pas dhjetė vjetėve, nuk mė duket e kėsobotshme. Qė nė ēastin e parė tė shfaqjes nė ekran kam menduar se mė nuk do ta takoj Fehmiun. Buzėqeshja e tij, krejtėsisht eternale, ishte krijuar nė njė zonė hyjnorėsie, e paprekshme pėr njerėzit e rėndomtė, njė zonė ku ngjizet legjenda, ku kapėrcehet pragu i tė pamundurės, pragu i jetėvdekjes. Zaten nė jetėn e tij ka mjaftė shenja qė ne vetėm tani mund t’i zbėrthejmė pjesėrisht: Rrezja e diellit mbi ballin e tij nė gjykatore, numri i burgut 7942, shokėt e qelisė qė e prisnin, mosha e rėnies 42-vjeēar, dasma... Ah, dasma! Po sa dasma pati Fehmiu? Njė, dy, tri... Erdhi nusja nė shtėpinė e burrit... Po burri? Jo, ajo erdhi nė shtėpinė e heroit epik e legjendar. Mungon Ago Ymeri, Ymri, Emri, njė dimension i jetės. Mungon Fehmiu, por ndihet prania e heroit tė legjendės. Dasma e dytė: Kthimi nga burgu, dasma e kėsobotshme. Dasma e tretė: Dasma e pėrjetėsisė, rėnia e pėrbashkėt. Prirem drejt bindjes se jeta e njeriut si dhuratė hyjnore na vjen me sasinė e zefirit dhe tė ambrozisė sė caktuar pėr secilin. Heronjtė, ndėrkaq, duke e dendur atė masė energjie tė perėndishme, duke i jetuar rrasshėm e tkurrin intervalin e pėrmasės sė kohės sė tyre tė rrojtjes. Prandaj heronjtė kryesisht vdesin tė rinj.

 

Vepra

 

     Duke e lexuar dorėshkrimin “Pėrjetėsia e dyfishtė” gjeta pikėrisht kreaturėn e heroit, tė Bedri Islamit qė jo vetėm i shėmbėllen modelit jetėsor, Fehmiut, por ėshtė njė interpretim sė brendshmi. Shkrimtari ka kapur profilin e luftėtarit mu si fotografi pasionant qė me njė aparat tė thjeshtė kishte kapur ēastin e shkrepjes sė plumbit, atė qė quhet laudhė, rrugė e pėrshkuar nga plumbi pas daljes nga gryka. Unė nuk e di nėse ishte ai Xhon Milli a ndonjė tjetėr, autori i fotografisė qė zura ngoje pra, unė nuk e di nėse Bedri Islami parapėlqen tė quhet poet, dokumentarist a romansier, por di tė them se kjo vepėr, pavarėsisht zhanrit teorik e stilistik tė prozės sė eseistikės dokumentare, mund tė quhet vepėr letrare nė plotėninė  e saj, me dramėn, tragjedinė, epikėn, lirizmin e intrigėn tok me ironinė brenda. Struktura e saj thyen konventėn kronologjike dhe didaskalitė e tjera teoriko-letrare.

 

     Sa pėrshkruhen detajet e jashtme, papritmas ndėrhyn fragmenti i letrės qė mund tė lexohet si dialog e monolog njėkohėsisht; sa shfaqen vlerėsimet dhe kujtimet e shokėve tė heroit, kur befas, pėrmes prezentit historik shfaqet heroi nė burg, nė betejė a nė ekzil. Ndėrtimi i profilit tė heroit, tė personazhit, tė luftėtarit pa praninė e tij tė drejtpėrdrejtė, ndėrtimi i pranisė sė papranishme ėshtė njė shkathėsi dhe mjeshtri e rrallė rrėfimore dhe tepėr pėr lakmi e autorit. Nganjėherė kam mbresėn se po e lexoj tekstin e njė pastruesi tė palimpsesteve, i cili shkruan e rishkruan sa dramėn e personazhit, po aq edhe tė vetvetes e tė bashkėkohėsve e bashkėkombėsve. Gjithsesi njė vepėr e denjė qė sa lartėson autorin nė lagjen e krijuesve letrar, pėr aq i bėn nder veprės sė lavdishme tė Fehmi Lladrovcit.

 

Dalja

 

     Kėto gjėra nė njėfarė dore do tė mund t’ia thosha autorit nė disa radhė teksti me postėn elektronike, por do tė pandehej njė kortezi sa pėr tė thėnė, madje edhe po ta fryja me pėrgėzime e lavdėrime do tė mund tė lexoheshin si broēkulla qė pėrtypen pėrditė dhe pambarimisht. Duke qenė rebel i pandreqshėm nė kėtė plan bėra mendjen top dhe, sikundėr thashė mė herėt, duke hyrė nė njė zonė tė furtunshme brenda trinomit autori – heroi – vepra, desha qė si Migjeni “pash me pash t’i bie ferrit”. Ferrit tim shpirtėror. Kėtu e kam fjalėn. Duke i stampuar nė libėr kėto gjykime tė miat, mund tė pranoj ēfarėdo “mallkimesh” e kritikash, po assesi hipokrizinė.

_______________

Prishtinė, gusht 2008