Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - FENIKSI SHQIPTAR

Shkruan: Shefki OLLOMANI

Poezi nga libri im mė ri

FENIKSI SHQIPTAR

 

 

     Shefki Ollomani u lind nė vitin 1959 nė fshatin Tuhin tė rrethit tė Kėrēovės. Shkollėn tetėvjeēare e ka kryer nė vendlindje, kurse shkollėn e mesme nė gjimnazin "Zef Lush Marku" nė Shkup. Ka tė kryer 3 vite tė Fakultetit Juridik nė Prishtinė.

 

 

 

 

 

FALENDERIM

 

Tė falem, o Zot!

Pėr jetė e mot.

 

Falemnderit, o Allah!

Pėr shėndet e gjithēka.

 

Falemnderit, o Perėndi!

Pėr familje e fėmijė.

 

Falemnderit, o Zot!

Pėr nesėr, dje e sot.

 

Falemnderit, o Allah!

Pėr ujė e bukė qė pi e ha.

 

Falemnderit, o Perėndi!

Qė mė bėre mua Njeri.

 

Falemnderit, o Krijues!

Pėr Universin ndriēues.

 

Falenderim, falenderim…

Nė kėtė botė e nė amshim.

 

 

 

 

FALENDEROJ

 

Falenderoj Prindėrit e mi

Qė mė lindėn e rritėn me dashuri.

 

Falenderoj Familjen time

Rrugės jetės nė shtegtime.

 

Falenderoj miq e shokė

Qiell, Diell  edhe Tokė.

 

Falenderoj mot pas motit

KRIJUESIN tim e tė Kozmosit.

 

 

 

 

TĖ DUA VETĖM TY

 

E kam Qiellin

dua vetėm njė Yll.

E kam Detin,

dua njė Pikė Uji.

E kam Botėn,

tė dua vetėm Ty.

 

Ti je Yll qė ndriēon,

Ti je Det qė dallgėzon,

Ti je Ujė qė gurgullon,

Ti je Ajr qė frymon,

 

Pėr Ty, o Yll, oj Dritė!

Vdes e ngjallem ditė-pėrditė.

 

 

 

 

JE

 

JE - Diell i zemrės sime,

Nėpėr brenga e shqetėsime.

 

JE - Hėnė e shpirtit tim,

Nėpėr flakė e nėpėr tym.

 

JE- Trėndafil i kuq nė verė

Qė nuk vyshkesh asnjėherė.

 

JE - Hėnė e plotė nė terr tė natės

JE - Yll polar nė mes t’shtrėngatės.

 

 

 

 

ZEMRAT TONA

 

Zemra ime, zemra jote

Porsi lulet e kėsaj toke.

 

Zemra jote, zemra ime

Ndezen, shkrihen n’pėrqafime.

 

Zemrat tona, rreze Dielli

Yje tė kuq tė kėtij Qielli.

 

 

 

 

UNĖ DHE TI

 

Unė dhe Ti, Ti dhe Unė

Rrjedhim bashkė porsi lumė.

 

Ti dhe Unė, Unė dhe Ti

Jem dy yje nė Gjithėsi.

 

Ti dhe Unė, Unė dhe Ti

Jem njė shpirt, njė Njeri.

 

Ti dhe Unė, Unė dhe Ti

Jem njė Zemėr, njė Dashuri.

 

Unė dhe Ti, Ti dhe Unė

Mish e thua, s’ndahem kurrė.

 

Unė dhe Ti, Ti dhe Unė

Tė fortė – ēelik, shkėmb e gur.

 

Unė dhe Ti, Ti dhe Unė

Ti Shqiponjė, Unė Flamur.

 

Ti dhe Unė, Unė dhe Ti

Jem Shqiptar, jem Shqipėri.

 

Unė dhe Ti, Ti dhe Unė

Pėr ēdo ditė duhem mė shumė.

 

 

 

 

TOKA JONĖ 

 

As parajsė, as ferr

Pak gėzime, shumė tmerr!

 

Bota jonė porsi hije

Merre vesh e bjeri n’fije!

 

Bota jonė njerėzore

Plot sekrete e mistere!

 

 

 

 

 

UNĖ

 

Edhe kur qajė, unė shpresoj

Kur tė tjerėt vajtojnė, unė kėndoj

 

Edhe kur vuaj, unė qesh

Kėshtu fati e desh.

 

Qesh e qajė, vajtoj - kėndoj…

Gėzohem - hidhėrohem, besoj - shpresoj…

 

Rrokullisem nė kėtė botė mizore,

Nėpėr grackat e jetės njerėzore!

 

S’jam i varfėr, s’kam pasuri,

Po kjo fare s’ka rėndėsi.

 

Nuk jam derr i kėnaqur,

As Sokrat i vuajtur.

 

Asgjė nuk jam, gjithėēka jam,

Asgjė nuk kam, gjithėēka kam.

 

Jam Njeri, s’jam Shenjėtor,

S’jam Engjėll, jam Njerėzor.

 

Herė i qetė, herė temperament…,

Jeta ime - eksperiment!

 

 

 

 

JETA

 

Jeta ėshtė e bardhė

Tė zezė e bėjnė sundimtarėt,

”Zotat” e rrejshėm dhe djallėt!

 

Jeta ėshtė e drejtė,

E bukur, paqėsore,

Tė shėmtuar e bėjnė diktatorėt!

 

Jeta ėshtė e lehtė,

E kėndshme, me vlerė,

Tė rėndė e bėjnė puthadorėt!

 

Jeta ėshtė e ėmbėl,

Mjaltė e sheqer,

Tė idhėt, helm e bėjnė xhelozėt!

 

 

Jeta ėshtė parajsė,

Kopėsht me lule

Ferr e bėjnė mizorėt!

 

Jeta ėshtė kėngė, melodi

Ėshtė vals, simfoni,

Ėshtė hyjnore, harmoni,

Jeta ėshtė kėnaqėsi,

Lozonjare, e hareshme,

Monotone e bėjnė intrigat e nėndheshme!

 

 

 

 

LOTI IM

 

Loti im vyshket

Si lulja pa ujė,

Nga ky siklet

Nga kjo rrokopujė!

 

Loti im thahet mbi qerpikėt e mi

Si vesa nė diell,

Nga kėto marrėzi

Nga tymi nė qiell!

 

Loti im rjedh mbi mollėza

Porsi uji nėpėr kroje,

Porsi shiu nėpėr degėza

Rėnkojnė thekshėm kėto troje!

 

Loti im kristal i pastėr

Rrokulliset ngastėr mė ngastėr,

Mbi drunj, bimė, male, fusha tė Shqipėrisė

Me durim, besim e shpresė pėr rreze tė Lirisė.

 

Loti im pėrgjaket:

Kur jeta vret jetėn!

Kur krijesa mbyt krijesėn!

Kur njeriu urren njeriun!

 

 

 

 

MOS MĖ PYETNI!

 

Mos mė pyetni ku i kam trojet,

Mos mė pyetni pse shterruan krojet!

 

Mos mė pyetni ku i kam kufinjt,

Mos mė pyetni pse kafshojnė gjarpėrinjt!

 

Mos mė pyetni ku i kam detrat,

Mos mė pyetni pse s'fryejnė erėrat!

 

Mos mė pyetni ku i kam liqenjt,

Mi ndanė e shqyen ēakenjt!

 

Mos mė pyetni ku i kam bjeshkėt,

Mos mė pyetni pse s'piqen pjeshkėt!

 

Mosmė  mė pyetni ku i kam fushat,

Mos pyetni pse i vranė drenushat!

 

Mos mė pyetni ku i kam kullat,

Mos mė pyetni pse u thėrmuan gurėt e tullat!

 

Mos mė pyetni ku i kam plagėt,

Mos mė pyetni pse mė dogjėn flakėt!

 

Mos mė pyetni ku i kam armėt, dyfekėt…!

Mos mė pyetni pse nuk krisin fyshekėt!

 

Mos mė pyetni ku i kam gjyshėrit, baballarėt…

Mi tretėn shekujt, mijėvjeēarėt…!

 

Mos mė pyetni pėr Tokė e Qiell,

As pėr Hėnė dhe as pėr Diell.

 

Mos mė pyetni mua, mos!

Se unė veē e katranos!

 

Mos mė pyetni pėr asgjė, as sot, as mot,

Pyeteni Popullin dhe tė Madhin ZOT.

 

 

 

 

DISA SHQIPTARĖ

 

Luftėtarė trima, deri nė zenit,

Tė pabesė, tradhėtarė, nė infinit!

 

Me njė kėmbė nė histori,

Me tjetrėn nė tradhėti!

 

Kėshtu Shqiptarėt – bardhė e zi

Ndreqin, prishin kėtė Shqipėri!

 

 

 

 

SIZIFI SHQIPTAR

 

Ngjitet kodrės, malit zbret

Liri, bashkim! – po bėrtet.

 

Me mundim ngjitet, rrėzohet

Ngritet prore, nuk dorėzohet.

 

Mban mbi krahė globin e Tokės

Gjaku shputave, djersa kokės.

 

Mban mbi shpinė hallet e Kombit

Me besim nė ndihmėn e Zotit.

 

Mban mbi supe Shqipėrinė Etnike

Sikur Muji nė baladat kreshnike.

 

Mban nė zemėr Atdheun, Lirinė

Mban nė shpirtė dritėn, drejtėsinė,

 

Ngjitet malit me tėrfėllimė

Po nė majė kurrė s’arrinė!

 

S’ėshtė me tė Zoti, Perėndia

As Shqiptarėt, as Njerėzia!

 

Hapin, vrullin nuk e ndalė.

Nė majė tė malit njė ditė do dalė.

 

Nė luftė pėr vdekje, a pėr jetė

Kėshtu Shqipėria tė mos jetė.

 

Se Liria nuk ndalohet

Sepse Drita nuk shterrohet.

 

Sizifi ynė kombėtar

Do tė dalė fitimtar.

 

 

 

 

LEKA I MADH

 

I Madh linde,

I Madh mbete

Askujt nuk iu binde,

S’tė trembėn armiq, as tėrmete.

 

Ca thonė je grek,

Tė tjerėt je sllav,

Nga lashtėsia Ti thėrret:

Jam Ilir, jam Pellazg!

 

Me Ty krenohet gjithė Ballkani

Ilir ishe, Shqiptar je,

Llavė e zjarr vullkani

Pėrmbi tokė e nėpėr ré.

 

Nė tre kontinente njė Perandori,

Pellazgji e Iliri,

Maqedoni e Shqipėri

Tė gjitha ishin e mbetėn Nji.

 

Varri nė Azi

Trupi n’Iliri

Fama nė gjithė botėn

Historia s’e ndal rrotėn.

 

 

 

 

FORMAT E TRADHTISĖ

 

Dikush tradhėton se s'ka ēare,

Dikush tradhėton pėr pare,

Tjetri tradhėton se s'ka marre!

 

Disa tradhėtojnė nga zemėrimi,

Disa tradhėtojnė nga zhgėnjimi,

Tjerėt tradhėtojnė nga lakmimi!

 

Dikush tradhėton nga trishtimi,

Dikush tradhėton nga frikėsimi,

Tjetri tradhėton nga tmerrimi!

 

Disa tradhėtojnė nga xhelozia,

Disa tradhėtojnė nga budallakia,

Tjerėt tradhėtojnė nga pavetėdia!

 

Dikush tradhėton nga karrierizmi,

Dikush tradhėton nga egoizmi,

Tjetri tradhėton nga nervozizmi!

 

Disa tradhėtojnė nga torturimi,

Disa tradhėtojnė nga dhunimi,

Tjerėt tradhėtojnė nga mosdurimi!

 

Dikush tradhėton nga paburrnia,

Dikush tradhėton nga pafytyrėsia,

Tjetri tradhėton nga shizofrenia!

 

Disa tradhėtojnė nga disfatizmi,

Disa tradhėtojnė nga histerizmi,

Tjerėt tradhėtojnė nga iluzionizmi!

 

Dikush tradhėton nga grykėsia,

Dikush tradhėton nga dobėsia,

Tjetri tradhėton nga pabesia!

 

Disa tradhėtojnė nga dėshtimi,

Disa tradhėtojnė nga dėshpėrimi,

Tjerėt tradhėtojnė nga mashtrimi.

 

Dikush tradhėton nga barbaria,

Dikush tradhėton nga lemeria,

Tjetri tradhėton nga mizoria!

 

Disa tradhėtojnė nga pendesa,

Disa tradhėtojnė nga mbijetesa,

Tjerėt tradhėtojnė nga mosshpresa!

 

Dikush tradhėton nga sikleti,

Dikush tradhėton nga naiviteti,

Tjetri tradhėton nga mosdinjiteti!

 

Disa tradhėtojnė nga hipnotizimi,

Disa tradhėtojnė nga dėnimi,

Tjerėt tradhėtojnė nga mosflijimi!

 

Dikush tradhėton nė burg tė zi,

Dikush tradhėton nė kolltuk tė ri,

Dikush tradhėton lidhur me zinxhirė,

Dikush tradhėton pa pranga, i lirė!

 

Disa i tremben vdekjes, ferrit,

Disa kanė babzinė e derrit,

Disa i thyen egėrsia e armikut,

Tjerėt i mashtron dega e fikut!

 

Disa japin informata,

Disa bėjnė deklarata,

Disa nėnshkruajnė kontrata,

Tjerėt marrin dekorata!

 

Kėshtu tradhėtia po luan valle,

Kėshtu tradhėtia krijon halle,

Kėshtu tradhėtia bėn kėrdinė,

Ndaj s'bashkojmė dot Shqipėrinė!

 

 

 

 

FENIKSI SHQIPTAR

 

U lind nė Shumeri*)

Kur mbi kėtė Dhe

S'kish shtete as njeri

Ky vend me erė u bė Atdhe.

 

Aty me shekuj e mijėvjeēarė jetuan

Kullėn e Babilonit ndėrtuan

Deshėn tė ngjiten nė Qiell tek Zoti

Kėshtu punuan mot pas moti.

 

Ndėrtuan njė kohė tepėr tė gjatė

Derisa Zoti ua dėrgoi "dhuratė"

Pėrmbytjen e Madhe me shtrėngatė

Pėr tė zhdukur kėtė popull tė ngratė.

 

U pėrzie Tokė e Qiell

U errėsua Hėnė e Diell

Ēdo gjė dridhej e pėrdridhej

Gjithė ky popull lebetitej

Dhe nė fund s'mbet kushė i gjallė

Pėrveē Feniksit Shqiptar.

 

Ai u mbyt, u dogj nė Shumeri

Dhe u ringjallė pėrsėri

Nga hiri i vet u rilindė

Tutje, larg, nė Atlantidė.

 

Nė atė ishull gjeti atdhenė

Feniksi ynė ngriti folenė

Atje Shumerėt e stėrlashtė

Morėn emrin e ri - Atlashtė.

 

Por kur ishte nė kulm tė fuqisė

E godet forca e Perėndisė

U fundos gjithė Atlantida

Dhe Atlashtėt, porsi drita

Morėn sėrish rrugėn e kthimit

Gjetėn vendet e shpėtimit.

 

Se Feniksi nuk u mposht

Atlashti i urtė me emrin Thot

I priu popullit nėpėr det

Nė tokė tė Khemit (Kthemit)** u kthye

Nga kish ardhė populli i vet

Piramidat filloi me ndėrtue.

 

Atlashtėt u shpėrndanė gjithandej

Rreth Mesdheut e mė tej

Nė Shumeri e Feniki

Nė Kaukaz e Anatoli

Nė Etruri e Pellazgji

Nė tė bukurėn Iliri.

 

U lindėm si Shumerė

U vjetėruam si Atlashtė

U mplakėm si Pellazgė

U rilindėm si Ilirė

U burrėruam porsi Arbėr

Dhe jetojmė si Shqiptarė

Se mbi Dhé jemi tė Parė.

 

Kemi Atlantidėn, Shumerinė

Tokėn e Kthemit, Pellazgjinė

Kem Ilirinė e Arbėrinė

Shqiponjėn tonė - Shqipėrinė.

 

Kėshtu ishte, kėshtu mbeti

Kėshtu filloi, kėshtu vazhdoi

Kėshtu desh Hyu, Zoti, Perėndia

E para, e pėrjetshme tė jetė Shqipėria.

 

Feniksi ynė Shqiptar

Nėpėr shekuj e mijėvjeēarė

Herė u dogj e herė u poq

Herė u vra e herė u ndoq

Herė vdiq, herė u ringjallė

Por mbet gjithmon Shqiptar.

 

Pėr tė Atdheu dhe e vėrteta

Janė mė tė shtrenjtė se vetė jeta

Ndaj nuk trembet, nuk tėrhiqet

As nga vdekja, as nga rreziqet.

 

Pėr Liri e pėr Shqipėri

Bjen e ngritet pėrsėri

Bėhet shkrumb e bėhet hi

Derdh gjak tė vjetėr e gjak tė ri

Qė Shqiptarėt e Shqipėria

Tė jetojnė tė lirė nė Atdhe

Derisa tė ekzistojė Gjithėsia

Dhe tė ketė jetė mbi Dhé.

 

Herė Sizif e herė Feniks

Herė nė sulm, herė nė tėrhekje

Ky Shqiptari trim, fisnik

Herė nė luftė, herė nė pėrpjekje

Herė si grua, herė si burrė

As fiton, as mposhtet kurrė.

 

Ėshtė vendim, vullnet Hyjnie

Qė Feniksi kurrė mos zhduket

Ėshtė ky urdhėr Perėndie

Qė Shqiptari tė mos shuhet.

 

--------------------

*)-Shumeria /Vendi me shumė erė/ Babilonia

e mėvonshme/Mesopotamia e mė pastajme/Iraku

qendror i sotėm.

**)-Khemi/Kthemi, Vendi i Kthimit/Egjypti i Lashtė

i Faraonėve (Farės sonė, Fisit tonė)

 

           

 

            BIOGRAFIA  E SHKURTĖR E AUTORIT   

 

Shefki Ollomani u lind nė vitin 1959 nė fshatin Tuhin tė rrethit tė Kėrēovės. Shkollėn tetėvjeēare e ka kryer nė vendlindje, kurse shkollėn e mesme nė gjimnazin "Zef Lush Marku" nė Shkup. Ka tė kryer 3 vite tė Fakultetit Juridik nė Prishtinė.

Si aktivist dhe veprimtar ilegal i OMLK-sė, nė Shtator 1982 detyrohet tė ndėrpresė studimet dhe tė emigrojė nė Zvicėr, ku qėndron deri nė Vjeshtė tė vitit 1985.

Nė Zvicėr angazhohet nė rradhėt e LR(S)SHJ-sė, sot LPK, si bashkėpunėtor dhe pastaj si anėtar i Redaksisė sė "Zėrit tė Kosovės", janar 1985 - nėntor 1987.

Ishte anėtar i Redaksisė sė organit intern tė MLK-sė - "Pararoja", 1985 - 1987.

Gjatė viteve 1987 - 1990 ka qenė Redaktor Pėrgjegjės (nė cilėsinė e Kryeredaktorit) i organit intern tė GKK-sė - "Rruga e Revolucionit".

Gjatė viteve 1991 - 1992 ka qenė Redaktor Pėrgjegjės (nė cilėsinė e Kryeredaktorit) i organit tė ORSH-sė - "Kushtrimi i Lirisė".

Nė vitet 2002 - 2003 ka qenė Sekretar i Kolegjiumit tė Redaksisė sė organit tė FBKSH-sė - "Ribashkimi i Shqipėrisė".

Nga viti 2004 ėshtė krijues i pavarur (pa parti).

Merret me poezi dhe publicistikė.

Deri tani ka botuar 3 vėllime me poezi, me titull: Vargje lirie pėr Atdheun (Shkup 2004),  …Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė (Shkup 2005) dhe Zgjohu, ngritu Shqipėri! (Shkup 2009). Si dhe 6 libra publicistik me titull: Nė rrugė drejtė Lirisė (Shkup 2004), Shqipėria Etnike (Shkup 2007),  Ēėshtja Kombėtare Shqiptare (Shkup 2008), Leka i Madh (Shkup 2010), Atlantida, Pellazgjia dhe Iliria (Shkup 2010) dhe Thoti i Atlantidės (2010).

                                              

Ky ėshtė Libri i tij i Dhjetė qė ia boton Shtėpia Gazetaro-Botuese SHKUPI nga Shkupi.