.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Ferri dhe parajsa janė nė ne

Shkruan: Hasan HAMĖZBALA

           FERRI DHE PARAJSA JANĖ NĖ NE

 

         Ferri dhe parajsa janė. Ato ekzistojnė. Kėto janė dy realitete, dy kualitete tė shpirtit, tė cilat nuk janė as abstrakte as tė largėta - kushdiku e qė shkohet nė to kushdikur, kur tė vdiset... Ato janė pran nesh, respektivisht nė ne. Dhe ne, tėrė jetėn tonė e tejbartim nėpėrmjet kėtyre dy realiteteve e nėpėr kėto dy kualitete tė shpirtit, tė cilat nuk dimė t’i definojmė, por tė cilat emocionalisht i pėrjetojmė si gėzim apo hidhėrim, si kėnaqėsi apo vuajtje, si lumturi apo dhembje... Pra, ferri dhe parajsa ndodhen aktualisht nė ne. Ato konkretisht ndodhen nė mendimet tona, nė mendjen tonė.

           

 

            Prej nesh varet se ku dėshirojmė tė jetojmė: nė ferr apo parajsė! Kjo ėshtė njė realitet, qė fare pak e kuptojnė pjesa mė e madhe e vdekatarėve tė rėndomtė tė kėsaj bote nė dinamikėn e tyre tė mundimshme, tė quajtur jetė. Pėr kėtė fat jetėsorė jemi fare pak tė vetėdijshėm pjesa mė e madhe jona. Prandaj, besojmė se s’ėshtė aspak e tepėrt, qė, edhe nė njė pasus tė vogėl si ky, ta pėrsėrisim edhe njė herė se krejtėsisht prej nesh varet se ku dėshirojmė tė jetojmė, nė ferr apo nė parajsė. Dhe ky s’ėshtė trill filozofik, as manipulim me elemente mistike. Ky ėshtė fakt jetėsor. Na nevojitet vetėm pak vullnet i mirė, pak koncentrim, disa ēaste meditimi mbi kėtė temė dhe do tė bindemi pėr kėtė.

            Nė kėtė plan, qė nė fillim, mund tė shtrohet pyetja: Ka apo nuk ka parajsė dhe ferr? Pėrgjigja mė e shkurtėr, mė e saktė e mė e qartė do tė ishte: Po, padyshim po. Paragjykimet naive tė njerėzve tė cekėt, tė krijuara nga pamundėsia e tyre pėr ta kuptuar esencialisht jetėn nė thellėsinė e saj se -s’ka ferr as parajsė, nė kėtė rast janė plotėsisht irelevante. E kundėrta e mendimit tė tyre - ėshtė e vėrtet: Ferri dhe parajsa janė. Ato ekzistojnė. Kėto janė dy realitete, dy kualitete tė shpirtit, tė cilat nuk janė as abstrakte as tė largėta - kushdiku e qė shkohet nė to kushdikur, kur tė vdiset... Ato janė pran nesh, respektivisht nė ne. Dhe ne, tėrė jetėn tonė e tejbartim nėpėrmjet kėtyre dy realiteteve e nėpėr kėto dy kualitete tė shpirtit, tė cilat nuk dimė t’i definojmė, por tė cilat emocionalisht i pėrjetojmė si gėzim apo hidhėrim, si kėnaqėsi apo vuajtje, si lumturi apo dhembje... Pra, ferri dhe parajsa ndodhen aktualisht nė ne. Ato konkretisht ndodhen nė mendimet tona, nė mendjen tonė.

 

            Dy shembuj nga jeta e pėrditshme pėr konkretizimin e kėsaj:

            Rast I: Disa ditė mė parė ishim duke ndenjur me njė tė afėrm timin. Takimi ynė tek ai ishte pėr qejf dhe tė gjithė premisat teorike ēonin kah konstatimi se i afėrmi im, aso ēastesh, do tė duhej tė ishte i lumtur.. Ndeja ishte pėr qejf. Rituali i pirjes sė ēajit ishte nė zhvillim e sipėr. Askėnd nuk kishim tė sėmurė. Tė gjithė ishim nė gjendje tė mrekullueshme shėndetėsore. Por,  mendimet negative qė kishin kapluar tė afėrmin tim, nuk ia mundėsonin tė ishte i qetė. “Ai ėshtė ashtu”, “ai tjetri kėshtu”, “ai tha kėshtu”, “ai bėri kėshtu”... Dhe: asnjė grim kėnaqėsie, asnjė grim lumturie. Nė vend se tė pėrjetonim pirjen e ēajit, nė vend se tė shijonim lumturinė e ēastit tė dhėnė, njė shqetėsim sistematik pėrcillte mendimet negative qė vėrshonin njėra pas tjetrės. Pra, njė pakėnaqėsi, njė palumturi nė vijim. Mendoja: E kush do ta krijonte ferrin shpirtėror pėr tė afėrmin tim. Kush do tė shqetėsohej, kush do tė vuante shpirtėrisht, kush do tė ishte nė ferrin e jetės pėr tė,  po tė mos ishte ai vetė dhe mendimet e tija? I tėrė ferri, i tėrė shqetėsimi pasues i ferrit ndodhej nė kėtė kualitet negativ tė mendimit tė tij, dhe pse tė gjitha kushtet materiale ishin pėr tė qenė i lumtur. Asgjė nga ajo qė na rrethonte nė botėn e jashtme nuk mund tė merrej si arsye e vėrtetė qė i afėrmi im tė mos ishte i lumtur, po tė mos ishin mendimet negative qė vėrshonin...

            RastII:  Shkonim me tė  afėrmin tim nė vizitė disa miqve dhe kushėrinjve. I afėrmi im askund nuk priste se ka pėr tė kaluar mirė. Prandaj, edhe pse nė tė gjitha vendet ku bėnim vizitat pritja ishte nė superlativ, ai nuk kėnaqej dot. E keqja ndodhet nė mendimet tona, sikurse e mira. Nė ne ėshtė ferri dhe parajsa. Rėndom: ē’pret njeriu nė jetė, atė gjen. Kush pret se ka pėr tė kaluar mirė kudoqoftė, mirė do tė kalojė. Kush mendon mirė, mirė ka pėr tė gjetur!

 

            Sa e sa njerėz mund  tė takosh nė jetė, qė, kur shohin dikė nė rrugė, kthejnė rrugėn (pa arsye), vetėm qė tė mos takohen me dikė, i cili asgjė s’u ka bėrė, por ja, qė ata s’e ndjejnė veten mirė nėse takojnė filanin a fistekun. Njeriu i caktuar mund tė jetė vetėm shkasi, shkaku ėshtė thellė brenda tyre. Shkaku i vėrtet ndodhet nė mendjen e njeriut, qė ka tremė nga njerėzit, respektivisht nė mendimet e tij tė kompleksuara.

            Pse njeriu mund tė ketė tremė nga njeriu, pa i bėrė asgjė, pa qenė kurrė tė grindur, tė rrahur? - Pėrgjigja ėshtė shumė e thjesht: Sepse njeriu i tillė nuk i do njerėzit. Kur nuk i do njerėzit mjaft, njeriu ka frikė nga ta. Thjesht: ti u frikėsohesh njerėzve, ani pse po qe se dikush do tė ta thoshte kėtė, to do tė ndjeheshe keq ndoshta dhe nuk do ta pranoje. Paragjykimet tuaja mbi njerėzit tė bėjnė tė kesh frikė nga ta. Ėshtė fatkeqėsia mė e madhe, sa mė i madh tė jetė numri i njerėzve qė ti s’mund t’i durosh, s’mund t’i takosh, s’ndjehesh mirė nė pranin e tyre. Kjo ndodhet nė pėrpjesėtim tė drejtė matematikor: sa mė e vogėl dashuria (ndaj njerėzve) aq mė e madhe frika nga ta. Sa mė e madhe frika, aq mė e fryrė urrejtja ndaj tyre. Sa mė e fryrė urrejtja, aq mė i thellė ferri, ferri ynė personal, ferri ynė jetėsor i krijuar nga ne - nė mendimet tona, nė unin tonė, nga paragjykimet tona. E tėrė kjo - pasojė nga mungesa e dashurisė sė vėrtet njerėzore, pasojė nga edukata jonė e keqe familjare e shoqėrore.

            Vetėm dashuria mund tė krijoj parajsėn njerėzore, tash dhe kėtu. Dashuria e vėrtet, dashuria e pastėr vėllazėrore. Ja, pra, qė ferrin dhe parajsėn duhet ndėrtuar. Ato ne edhe i ndėrtojmė, por kemi nevojė tė mėsohemi tė njohim veten, respektivisht mendimet tona, prirjen tonė. Duhet tė mėsohemi ta kultivojmė prirjen pozitive qė do tė krijonte parajsėn tonė personale  e jo ferrin tonė. Dhe tė vetėkontrollohemi, tė vetėpėrmirėsohemi. Megjithatė, kurrė nuk ėshtė vonė.

            Vetėm dashuria e vėrtet e njeriut ndaj njeriut, njeriun mund ta bėjė tė lumtur. Vetėm njeriu i lumtur mund ta shijoj parajsėn. Dhe atė - jo vetėm tė kėsaj bote. Thjeshtė: dashuria jonė qė ėshtė kėnaqėsia, lumturia dhe gėzimi ynė - ėshtė parajsa jonė; sakaq: urrejtja jonė, qė ėshtė vuajtja, mjerimi dhe shkatėrrimi ynė - ėshtė ferri.

            Sė kėndejmi, formula mė e lehtė e shpėtimit, formula magjike, do tė ishte: DUAJ! DUAJ ME DASHURI TĖ PASTĖR NJERĖZORE! Ofroj dashuri tė pastėr tė afėrmit, vėllait, mikut, shokut, njeriut nė pėrgjithėsi dhe mė s’do tė kesh frikė nga ai. Do tė shohėsh se njerėzit, megjithatė janė mė tė mirė se sa ke menduar ti. Do tė shohėsh se mė nuk ka  arsye tė kesh frikė nga ta, tė kesh tremė, tė lėshosh rrugėn pa arsye, tė ruhesh nga askush. Vetėm duaj njerėzit dhe mė s’do t’ua kesh frikėn. Tė gjithė do tė duken mė tė afėrm, mė tė mirė, mė tė dashur. Tani absolutisht s’do tė ndjesh nevojė tė urresh askėnd. Urrejtja jonė - (e pėrsėrisim me vetėdije) ėshtė ferri ynė; dashuria jonė - Parisi ynė. Prandaj  ėshtė fare gjė e lehtė tė krijosh parajsėn, qė vlen nė kėtė dhe nė jetėn tjetėr. VETĖM DUAJ! DHE S’DO TĖ URRESH MĖ. Urrejtja s’ėshtė gjė tjetėr, pos mungesė e dashurisė. Mungesa e dashurisė s’ėshtė gjė tjetėr, pos mungesė e lumturisė. Mungesa e lumturisė -paraqet aktualisht mungesėn e parajsės dhe praninė e ferrit nė unin tonė.

            Po kush, vallė, mund tė ofrojė dashuri tė pastėr? - mund tė shtrohet pyetja nė kėtė kontekst. Vetėm ai qė ėshtė i pastėr. Ai qė ka pastruar unin e tij. E njeriu asnjėherė nuk ėshtė i pastruar, derisa nuk ėshtė i ndriēuar. Pastrimi ėshtė njė proces. Proces qė vazhdon gjithnjė, deri nė arritjen e ndriēimit shpirtėror total. Ti nuk mund tė duash me dashuri tė pastėr derisa nė ēdo ēast nė kokėn tėnde fluturojnė mendime negative. Vetėm kur e kultivon nė shpirtin tėnd mendimin konstruktiv: Tjetrin e kam vėlla, vetėm atėherė: kur do t’ia lėshosh sytė atij - do t’i kesh plot dashuri, do t’i dėrgosh rreze dashurie, rreze pozitive. Ti nė atė rast je parajsa pėr nėnėn, pėr shokun, vėllain, mikun, pėr sytė e tyre, pėr shpirtin  e tyre, pasi sė pari e krijove parajsėn nė shpirtin tėnd. Sa herė qė i shikon, do t’u dėrgosh dashuri. Dashuria dhe urrejtja jonė burojnė pėrmes tėrė qenies sonė, por pėrmes syve mė sė shumti. Ata janė pasqyrė e shpirtit. Pra, shlyej nga mendja jote njė nga njė mendimet e kėqija, negative, tė ulėta, e egoiste, atėherė ēdo gjė do e pėrjetosh ndryshe... prania e tjetrit pėr ty ka pėr tė qenė kėnaqėsi, sikurse prania jote pėr tė.

            Ti mund tė thuash: po, unė ashtu veproj, por... tė tjerėt! Krejt kjo tė duket ashtu vetėm pse ti nuk je ndriēuar akoma. Ndriēohu! Sill edhe mė shumė dashuri, dashuri tė pastėr! Sill dritė! Ndriēohu ti, secili bartė pėrgjegjėsin pėr vete. Ne ndonjėherė vėrtet dėshirojmė ta ndryshojmė tėrė botėn, por vetėn jo; kur mė sė bukuri dhe mė sė lehti do tė ishte ta ndryshonim vetveten, respektivisht tė takoheshim me natyrėn tonė. Tė pajisemi, pra me dritė, qė drita jonė e dashurisė tė djeg errėsirėn e botės qė na rrethon, t’i ngulfasė retė e zeza tė egoizmit tonė.