.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Fesat e Shėngjergjit ėshtė festė pagane

Intervistoi: Hivzi Bajraktari

      Intervist me prof. dr. Ukė Xhemajn

     FESAT E SHĖNGJERGJIT ĖSHTĖ FESTĖ PAGANE

    Shėngjergji ėshtė njė festė e mbijetuar nga paganizmi, qė ruan traditėn shekullore nė kulturėn shqiptare dhe qė njėrherit ėshtė festė gjithpopullore pa dallime etnike e konfesionale, ka thėnė nė njė intervistė prof. dr. Ukė Xhemaj.

     

 
      -Profesor Ukė Xhemaj, festa e Shėngjergjit nė kulturėn shqiptare ka njė traditė tė gjatė, ju lutem a mund tė na flitni nė pika tė shkurtra pėr kėtė festė?


      Prof. Xhemaj: Festa e Shėngjergjit ėshtė festė pagane. Rrjedh nga greqishtja, Gjergj = bujk, andaj ėshtė njė festė e karakterit agrar. Megjithatė nė traditėn shqiptare ka marr funksion tė dyfishtė duke qenė njėherit edhe festė blegtorale. Karakteri agraro-blegtoral i kėsaj feste mbėshtet nė traditėn popullore tė aktivitetit ekonomik nė kėto dy veprimtari primare: bujqėsi dhe blegtori.


      Ceremonia rituale e festės sė Shėngjergjit ėshtė e pėrmbushur mė plotė mbijetoja tė animizmit, fetishizmit, totemizmit dhe nė pėrgjithėsi paganizmit, dėshmi kėto qė flasin pėr lashtėsinė e kėsaj feste nė traditėn e kulturės shqiptare.


      -A mund tė na pėrshkruani shkurtazi kėtė rit?


      Prof. Xhemaj: Festa e Shėngjergjit kremtohet mė 6 maj, pėrgatitjet pėr kremte fillojnė natėn e Shėngjergjit. Tė rinjtė dhe tė rejat i qepen fushės pėr tė mbledhur barishte, lule tė Shėn Gjergjit, pipa shelgjeje, tė cilat i vendosin nė muret e shtėpive – kryesisht mbi portat hyrėse tė shtėpive tė banimit; tė objekteve blegtorale: ahrive, vatheve; nė drithnik (hambar), kosh misri, qilar bylmeti (ēarranik), etje.


      Prania e bimėsisė jeshile paraqet simbolikisht imitacionin pėr arritjen e mbarėsisė nė vitin qė sapo hymė, nė: familje, blegtori, bujqėsi; pėr shėndet tė gjithė familjes dhe pasurisė sė saj. Ceremonia rituale fillon para lindjes sė diellit mė spėrkatjen e fėmijėve tė familjes me ujė ritual, nė tė cilin vendosen gjethe hithi nga ana e nėnave apo gjysheve nė familje nė kohėn kur fėmijėt gjenden akoma nė gjumė. Pason larja rituale e pjesėtarėve tė familjes – pėr shėndet – me ujė ritual, nė tė cilin vendosin lule Shėngjergji, gjethe hithi, lule tė ndryshme nga livadhet, gėzhoja vezėsh.


      Ndėrkaq bariu pėrgatit ushqimin ritual pėr kafshėt para agimit nė pėrbėrjen e tė cilit ka kungull tė egėr, shavar tė butė, bar gjaku, bar qumėshti, bar kajmaku dhe hudher tė egėr. Ky ushqim ju jepet bagėtisė: mbarshmėri, shėndet, sasi mė tė madhe qumėshti dhe mbrojtje nga demonėt negative.


      Pėr pjesėtarėt e familjes ditėn e Shėngjergjit pėrgatitet ushqim nga produktet bujqėsore dhe blegtorale: kryesisht fli dhe pėrshesh mė qumėsht. Ndėrkaq nė disa krahina etnografike bariu ther njė qengj nė derėn e vathės si flijim pėr tufėn e bagėtisė. Mishin ua shpėrndan disa familjeve mė pak tė kamura tė fshatit.


      Pėr festėn e Shėngjergjit nuk punohet as nga burrat, as nga gratė. Kjo kremte zgjatė tri ditė, dita e tretė ėshtė e shėnuar si dita e Shėnmarkut, nė shumė krahina etnografike shqiptare pėr Shėnmark organizohen pelegrinazhe nė vendet e caktuara, tė cilat ruajnė trashėgiminė historike tė ritit. Edhe para ditės sė Shėngjergjit tradita ruan “tri tė enjte tė bardha”, nė tė cilat gjithashtu nuk punohet; gruaja nuk vė pe nė gjilpėrė; farkėtarit i pushon hudhra dhe ēekani.

 
      Nė shumė krahina shqiptare nė traditė njihen dy Shėngjergja: Shėngjergji i Vogėl qė festohet mė 23 prill dhe Shėngjergji Plak qė festohet mė 6 maj. Ceremoninė e ritualit e madhėshton loja e vajzave me curulatje (luhatje) “sallanxhak” tė vendosur nė degė tė manit apo nė traj tė portave tė oborrit. Ky veprim bėhet pėr simbolikė qė ka synim shėndetin dhe plleshmėrinė. Vajzat e Opojės, duke u luhatur nė sllanxhak kėndojnė kėngė rituale:

“...sallanxhak sixhimi

kėtu e tė xhamia

ani qaq mu rritshin

flokėt e mia”

 

 


      -Me qė ėshtė festė nga ritėt e motmotit, a ka ndonjė ndėrlidhje me kalendarin popullor tė punės nė kulturėn shqiptare?

 
      Prof. Xhemaj: Gjithsesi kjo ėshtė festa kryesore ndėr kremtet rituale tė motmotit ndėr shqiptarė. Njihet si kryemot – kryevit, ngase nė popull viti ndahesh nė gjashtė muaj dimėr dhe gjashtė muaj verė. Vera fillon mė Shėngjergj dhe pėrfundon nė Shėn Mitėr – gjashtė muaj ditė; dhe dimri fillon nė Shėn Mitėr dhe pėrfundon nė Shėngjergj.


      Duke njohur si festė kryemoti traditat shqiptare ndėrlidh shumė punė me festėn e Shėngjergjit: zėnė tharmin e bukės pėr njė vit; jep delet me qesim; cakton rrogėtarėt (shėrbėtorėt) pėr gjashtė muaj; jep tė holla hua, cakton vade fejese e martese mbėshtetur mbi kėtė festė, pra mbrapa Shėngjergjit; numėronin vitet e moshės sipas shėngjergjave tė kaluar; logoritė sigurimin e ushqimit pėr njerėz dhe kafshė deri nė Shėngjergj e tjera.


      -Prof. Xhemaj, nė popull shpesh hasim tė pėrflitet pėr kėtė kremete motmoti si njė festė e romėve dhe e krishterėve?


      Prof. Xhemaj: Ky pohim nuk qėndron. Nė shuam krahina shqiptare, veēmas aty ku islamizmi bėri ndikim mė tė madh, hasim nė kėtė pohim. Kjo pra pikėrisht nga se kemi tė bėjmė me ngjyrim konfesional. Ndėrkaq realiteti e mohon kėtė pohim. Nė kremte marrin pjesė masovikisht nga tė gjitha konfesionet. Ritualin e shoqėrojnė tė gjitha veprimet limitative e magjike me karakter pagan- pėrjashto emėrtimet krishtere: Shėngjergj dhe Shėn Miter, si mbishtresime tė konfesioneve tė mė vona, mbi shtresimin pagan. Andaj vlerėsojmė dhe shkenctarisht ėshtė dėshmuar – se Shėngjergji ėshtė njė festė e mbijetuar nga paganizmi, qė ruan traditėn shekullore nė kulturėn shqiptare dhe qė njėherit ėshtė festė gjithpopullore pa dallime etnike e konfesionale.

 

   (Intervistuesi ėshtė student i Etnologjisė)