Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - FILOZOFIA E NJOHJES (3)

Shkruan: Prof. Dr. Ahmed ARSLLAN

Nga turqishtja: Mr. Rejhan NEZIRI

FILOZOFIA E NJOHJES (3)

       Filozofėt racionalistė, ndryshe nga ata empiristė, besojnė nė mundėsinė e njė njohjeje qė nuk vjen nga pėrvoja, qė ėshtė para pėrvojės. Nė gjuhėn e filozofisė ky lloj njohjeje quhet njohje a priori. Njė njohje a priori jo qė nuk na ofron njohuri lidhur me botėn e jashtme ashtu siē ėshtė parimi i identitetit, po ajo nuk ėshtė njohje edhe e njė parimi nė bazė tė tė cilit arsyeja do tė mund tė nxirrte pėrfundimet.

 

 

            Racionalizmi: Filozofi i parė i madh gjerman Lajbnici (Leibniz, 1646-1716) qė ka jetuar nė tė njėjtin shekull me Lokun, idenė e Lokut qė e pėrmendėm mė lart e kundėrshton nė veprėn e tij Njė ese e re mbi arsyen njerėzore (“Nouveaux essais sur l'entendement humain / New Essays on Human Understanding") duke thėnė: “Vėrtet nė arsye nuk ekziston asgjė qė mė parė tė mos ketė qenė nė shqisė, pėrveē arsyes (nisi intellectus ipse)”. Lajbnici nuk pretendon se arsyeja ėshtė i vetmi burim i njohjes. Ai, krahas tė saktave racionale apo tė vėrtetave racionale mendon se ekzistojnė edhe tė saktat apo tė vėrtetat faktike / tė pėrvojės. Mirėpo, mbasi ai konsideron se tė saktat racionale janė nė njė nivel mė tė lartė se ato tė pėrvojės dhe mbasi mendon se tė saktat e pėrvojės tekefundit mund tė reduktohen nė tė saktat racionale, me kėtė ai numėrohet nė radhėt e racionalistėve sa i pėrket teorisė sė njohjes. Ndėr shembujt mė markantė tė mendimit racionalist kemi Platonin pėr idetė e tė cilit folėm shkurtimisht mė lart, pastaj nė kohėn e re sidomos Dekartin, Spinozėn dhe Hegelin. Kėta e refuzojnė edhe pohimin se pėrvoja ėshtė pikėnisja e njohjes edhe pohimin se shqisorja luan rolin e njė shkėndije e cila e fut nė lėvizje makinėn e arsyes. P.sh. Dekarti mendon se shembulli i ēdo lloj njohjeje tė saktė ėshtė matematika. (Duhet pasur parasysh se filozofėt racionalistė kanė njė parapėlqim tė veēantė ndaj matematikės!). Nė matematikė kemi parimet e para si dhe nxjerrjet e pėrfundimeve (argumentimet) qė bėhen duke u nisur prej kėtyre parimeve tė para. Arsyeja apo intelekti ėshtė ai qė me fuqinė e vet i zbulon kėto parime tė para dhe qė nxjerr pėrfundimet nė bazė tė kėtyre parimeve. Parimet e para janė ato qė Dekarti thotė se arrihen nėpėrmjet intuitės dhe pėr tė cilat assesi nuk mund tė dyshojmė, janė ato tė llojit “mendoj, pra jam”. (Nė sistemet racionaliste “intuitės” i jepet njė rėndėsi e veēantė. Nga ana tjetėr, edhe intuitivistėt nuk e refuzojnė tėrėsisht arsyen. Pėrkundėr kėsaj, racionalistėt dallojnė prej intuitivistėve qoftė sa i pėrket konceptimit tė strukturės, natyrės sė njohjes sė saktė, qoftė kur tė bėhet fjalė pėr pozitat e ndėrsjella tė arsyes dhe intuitės gjatė fitimit tė njohjes.) Duke i marrė si pikėnisje kėto parime bashkė me procesin qė Dekarti e quan deduksion, pra bashkė me arsyetimin dhe argumentimin, fusha e njohjes zgjerohet gjithnjė e mė tepėr. Edhe intuita edhe deduksioni janė procese tėrėsisht racionale. Prandaj themi se ēdo lloj njohje e saktė ėshtė racionale.

            Filozofėt racionalistė, ndryshe nga ata empiristė, besojnė nė mundėsinė e njė njohjeje qė nuk vjen nga pėrvoja, qė ėshtė para pėrvojės. Nė gjuhėn e filozofisė ky lloj njohjeje quhet njohje a priori. Njė njohje a priori jo qė nuk na ofron njohuri lidhur me botėn e jashtme ashtu siē ėshtė parimi i identitetit, po ajo nuk ėshtė njohje edhe e njė parimi nė bazė tė tė cilit arsyeja do tė mund tė nxirrte pėrfundimet. Ajo, nė fakt, ėshtė njė njohje qė na zbulon disa tė sakta lidhur me gjithėsinė tė cilat kurrė nuk do tė kishim mund t’i fitonim pėrmes pėrvojės. Sipas filozofėve racionalistė, p.sh., e sakta qė thotė se “ēdo dukuri ka shkakun e vet”, nuk mund tė pėrfitohet nėpėrmjet pėrvojės, sepse nė pėrvojė asnjėherė nuk mund tė vėrejmė se ēdo dukuri ka shkakun e vet. Sipas kėsaj, pra, burimi i njohjes sė parimit tė kauzalitetit ėshtė arsyeja.

            Njė vazhdimėsi tjetėr e ideve tė filozofėve racionalistė ėshtė besimi se nė intelektin e njeriut ekzistojnė njohje qė nga lindja. Ky mendim qė ka tė bėjė me njohjen quhet inneizėm ose teoria e ideve tė lindura. Meqė njohjet qė i zotėron njeriu nuk i fiton pėrmes pėrvojės, atėherė mbetet tė kuptohet se kėto ai i sjell me vete qė nga lindja. Kėshtu, sipas Platonit, qė ėshtė ndėr pėrfaqėsuesit e parė tė kėtij mendimi, “njohja ėshtė pėrkujtim”.

 

            Kriticizmi: Filozofia e Kantit pėrgjithėsisht njihet me emrin kriticizėm apo filozofi e kritikės. Mendimet e Kantit lidhur mė pėrbėrjen dhe burimin e njohjes, ashtu si pėrmendėm mė lart, janė aq tė ndryshme sa nuk mund tė radhiten as nė grupin e empiristėve, as nė atė tė racionalistėve. Sipas Kantit, pėr fitimin e njohjes nevojitet edhe pėrvoja edhe arsyeja. Ka nevojė edhe pėr sendet qė vijnė nga bota e jashtme, edhe pėr vėnien e vulės mbi kėto sende nga ana e arsyes. Sipas tė thėnės sė famshme tė Kantit “nocionet pa pėrvojė do tė ishin tė ‘zbrazėta’ sikurse qė pėrvoja pa nocion do tė ishte e ‘verbėr’”. Shembulli i tė parit ėshtė metafizika klasike, kurse i tė dytit pėrvojat e kafshėve. Si nuk ėshtė shkencė metafizika, ashtu nuk janė shkencė as pėrvojat e kafshėve. 

            Pėrskaj gjithė kėsaj, akoma diskutohet se cilave elemente Kanti u jep mė shumė rėndėsi, atyre qė vijnė nga jashtė apo sendeve qė arsyeja ua bashkėngjit atyre. Me fjalė tė tjera, Kanti mė tepėr ėshtė empirist apo racionalist? Njė pjesė e mendimtarėve qė vijnė pas Kantit atė mė tepėr e kanė interpretuar si empirist dhe e kanė marrė pėr mėsues ideor tė tyre (p.sh. pozitivistėt dhe pragmatistėt). Kurse disa tė tjerė e kanė konsideruar mė tepėr si racionalist duke menduar se sa i pėrket njohjes, Kanti nė tė vėrtetė, nuk u jep kurrfarė vendi dhe roli tė njėmendtė elementeve qėvijnė nga bota e jashtme (p.sh. “filozofėt romantikė” gjermanė dhe nė veēanti Hegeli). Ėshtė mė se e qartė se te Kanti ka elemente tė ndryshme qė tregojnė se mund tė jenė tė sakta tė dyja konstatimet.

 

            Intuitivizmi: Kur Gazaliu shprehet se prej krizės sė dyshimit ka dalė nėpėrmjet njė drite qė thotė se ia ka hedhur Zoti nė shpirtin e tij, dėshiron tė tregojė pėr njė burim tjetėr njohjeje qė nuk ishte as shqisor e as racional. Po kėshtu, as Dekarti nuk kishte arritur te “mendoj, pra, jam” si rezultat i njė arsyetimi. Me fjalė tė tjera, arritjen e Dekartit te ky pėrfundim nuk duhet shikuar si njė lloj silogjizmi; pėrkundrazi, ai paraqet njė bazė pėr pikėnisjen e ēdo njė arsyetimi apo silogjizmi. Pėr kėtė folėm mė lart. Me kėtė tani mė mirė e kuptojmė pse Dekarti thoshte se intuita ėshtė rruga pėr arritjen e tė saktave tė para tė llojit “mendoj, pra jam” dhe pse ai kėtė e kishte quajtur intuitė. Disa mendimtarė tė tjerė muslimanė tė quajtur mutesavvifė apo mistikė, si Mevlana Xhelaluddin er-Rumiu, Junus Emreja, Muhjuddin el-Arabiu etj., kur e kundėrshtonin konceptimin e njohjes tė mbėshtetur nė vrojtimet shqisore apo nė arsyetimet racionale, nga njėra anė, dhe kur, nga ana tjetėr, pohonin se zotėronin njohjen lidhur me Zotin, gjithėsinė dhe njeriun, ata mbėshteteshin nė aftėsinė qė nė veēanti mund ta quajmė intuitė. Ashtu si thamė edhe mė parė, ndėr intuitivistėt nuk ka ndonjė pajtim idesh lidhur me karakterin e intuitės, se ē’lloj aftėsie ėshtė intuita. Mirėpo, tė gjithė ata besojnė se intuita ėshtė njė aftėsi qė dallon prej shqisave dhe arsyes sė njeriut, se ėshtė mė e lartė se ato, se njeriut ia mundėson njohjen e drejtpėrdrejtė, pa pėrdorimin e ndonjė arsyetimi apo argumenti. Sendet qė njihen nėpėrmjet kėsaj aftėsie njihen nė mėnyrė evidente (tė qartė), qė nuk mund tė dyshohet nė tė, ėshtė njohje e sigurt dhe adekuate me lėndėn qė e pasqyron. 

            Tani tė shohim mė nė detaje mendimet e Henri Bergsonit qė ėshtė pėrfaqėsuesi mė i rėndėsishėm i intuitivizmit nė kohėn e re. Sipas Bergsonit duhet bėrė dallim midis njohjes nė tė cilėn ka rol gjuha dhe asaj nė tė cilėn nuk ka. Duke u mbėshtetur nė kėtė, duhet bėrė dallimin edhe midis njohjes absolute dhe njohjes relative. Njohja nė tė cilėn luan rol gjuha ėshtė njohje relative. Sepse gjuha, nėpėrmjet koncepteve e shterpėron, e copėton sendin qė dėshirojmė ta njohim. Pėr kėtė arsye, njohjen qė e ofron ajo pėrgjithmonė ėshtė simbolike (sepse nė njohjen e mbėshtetur nė gjuhė ne nuk u drejtohemi sendeve drejtpėrdrejtė, porse nėpėrmjet koncepteve; ndėrkaq konceptet janė simbole qė ndėrmjetėsojnė midis intelektit njohės dhe sendit qė njihet e nuk janė vetė sendet), e pjesshme (sepse konceptet nuk na shėrbejnė pėr pėrkufizimin e vetė sendit nė tėrėsinė e tij, por vetėm nga ana e kėndvėshtrimit tonė), analitike (sepse konceptet e zbėrthejnė lėndėn e njohjes nė pjesė, secilėn prej tė cilave e pėrcakton njė koncept), e pajetė (sepse konceptet janė qenie qė nė vete nuk bartin gjallėri dhe lėvizje, nuk janė dinamike) dhe abstrakte. Nga ana tjetėr, lėnda, p.sh. njė njeri apo njė gurė qė lėviz, ėshtė njė qenie konkrete, e gjallė (pra dinamike, e lėvizshme), individuale dhe e tėrėsishme (pra aspektet e ndryshme tė sė cilės pėrbėjnė njė tėrėsi). Prandaj, ėshtė e pamundshme kapja e realitetit / njėmendėsisė sė sendeve me njė njohje qė mbėshtetet nė gjuhė, nė koncepte, pra me njė njohje shqisore-racionale. Ėshtė intuita ajo aftėsi qė ne na mundėson njohjen e njė sendi nė tėrėsinė, konkretėsinė, dinamikėn, lėvizshmėrinė e saj. Ajo qė do tė mbėshtetet nė kėtė aftėsi ėshtė “metafizika” qė u ka bėrė rezistencė tė gjitha pėrpjekjeve tė Kantit pėr ta mėnjanuar atė. Nė kuptimin final dhe dinamik metafizika ėshtė njohja e sė vėrtetės / realitetit. Ajo ėshtė njohja e vetme qė pretendon dhe ka mundėsinė tė heqė dorė prej simboleve dhe ta konceptojė tė vėrtetėn drejtpėrdrejt.

            Kjo njohje, ashtu siē e pėrkufizon Bergsoni, mund tė merret si mė e lartė prej njohjes qė na ofron shkenca normale. Mirėpo, e diskutueshme ėshtė nėse ekziston ose jo njė njohje e kėtillė. Intuitivistėt pretendojnė se ekziston njė njohje e kėtillė dhe se vetė ata zotėrojnė njė njohje tė kėtillė. Mirėpo, kur dėshirojnė tė dėshmojnė ekzistimin e kėsaj njohjeje, ata domosdo sėrish e pėrdorin gjuhėn, tė cilėn e kishin kritikuar dhe e kishin marrė si tė pamjaftueshme. Mirėpo, a do tė jetė atėherė e mjaftueshme gjuha pėr ta shprehur realitetin, ekzistimin e tė cilit e ka shprehur ajo me gjithė mangėsitė e saj? Natyrisht se jo! Me kėtė rast pėrpara njė intuitivisti tė mirė mbetet vetėm njė rrugė: tė mos e shprehė dhe ta jetojė atė pėrvojė, atė iluminizėm tė ēuditshėm pėr tė cilin thotė se ekziston. Me fjalė tė tjera, nėse vėrtet ekziston njė intuitė dhe njė njohje qė mbėshtetet nė tė, ashtu si e pėrshkruan Bergsoni dhe intuitivistėt e tjerė, atėherė karakteristika kryesore e kėsaj intuite dhe njohjeje do tė ishte pamundėsia pėr t’u shprehur dhe pamundėsia pėr t’ua kumtuar tė tjerėve. Nėse ekziston mundėsia t’u kumtohet njerėzve tė tjerė, atėherė ajo nuk do tė mund tė quhet intuitė apo njohje e bazuar nė intuitė.

 

            Fusha, shtrirja dhe kufijtė e njohjes; Pozitivizmi: Mė lart pamė se filozofia kritike e Kantit nuk ishte vetėm njė mendim lidhur me ēėshtjen e burimit tė njohjes, porse nė tė njėjtėn kohė ishte dhe njė teori lidhur me fushėn, shtrirjen dhe kufijtė e njohjes. E pra, ēėshtja e fushės dhe kufijve tė njohjes ėshtė e lidhur ngushtė me ēėshtjen e burimit tė njohjes. Ashtu siē kemi treguar edhe mė parė, racionalizmi nuk ėshtė vetėm njė teori qė ka tė bėjė vetėm me burimin e njohjes; nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe njė teori optimiste dhe pretenduese qė ka tė bėjė me fushėn dhe kufijtė e njohjes. E njėjta gjendje ėshtė edhe me empirizmin. Meqė empirizmi si burim tė njohjes i pranon shqisat / ndijimet, perceptimet shqisore, ai nuk e pranon njohjen e qenieve qė nuk mund tė njihen nėpėrmjet shqisave. Pėrkundėr kėsaj, racionalistėt dhe intuitivistėt e pranojnė edhe njohjen e gjėrave qė quhen metafizike. Meqė nė pjesėn para kėsaj, kur i trajtuam tendencat kryesore tė racionalizmit, empirizmit dhe intuitivizmit, nė mėnyrė tė tėrthortė i prekėm edhe qėndrimet e tyre lidhur me fushėn, shtrirjen dhe kufijtė e njohjes, kėtu do tė mjaftohemi tė flasim pėr pozitivizmin dhe llojet kryesore tė tij, qė ėshtė njė teori e cila sidomos nė dy shekujt e fundit thellė-thellė e ka prekur dhe ndikuar filozofinė.

           

            Mė lart pėrmendėm se teoria e njohjes e Kantit pas vetes u ka hapur rrugė dy komentimeve tė ndryshme, tė kundėrta me njėra-tjetrėn. Disa filozofė – Fichte, Schelling e sidomos Hegeli tė cilėt quhen edhe “filozofėt romantikė a idealistė” gjermanė – duke e ndjekur theksin qė Kanti e ka vėnė mbi rolin e arsyes / racios dhe duke e shpėrfillur pjesėn e gjėrave qė tė kuptuarit i vijnė nga bota e jashtme, zhvilluan njė teori njohjeje kryekėput racionaliste, bile edhe intuitiviste dhe me gjithė guximin iu hodhėn fushės sė metafizikės apo numenit tė cilėn Kanti ia kishte ndaluar tė tė kuptuarit shkencor qė tė futej nė tė. Njė pjesė tjetėr e filozofėve, duke e komentuar pak mė ndryshe Kantin iu bashkėngjitėn atij nė refuzimin e metafizikės dhe duke shkuar akoma mė tej, nė fushėn qė ai e quante “metafizike” futėn edhe gjėra qė ai kurrė s’kishte menduar t’i fuste.

            Kanti, veprėn e tij tė famshme Kritika e arsyes sė pastėr / tė kulluar (Kritik der reinen Vernunft), ku ai e parashtron pyetjen se “ēfarė mund tė njohim”, e mbaron me pėrfundimin se nuk mund t’i njohim gjėrat qė nuk bėjnė pjesė nė botėn e pėrvojės, siē janė: Zoti, pavdekshmėria, liria dhe realiteti i shpirtit / frymės. Pėrkundėr kėsaj, Kanti beson se kėto koncepte kanė vlerė nė njė plan tjetėr. Me fjalė tė tjera, ai beson se ato edhe pse nuk kanė ndonjė vlerė teorike-shkencore, kanė njė vlerė, madje domosdoshmėri praktike-morale. Sepse, ashtu siē do tė shohim mė gjerėsisht nė pjesėn qė ia kemi ndarė filozofisė sė moralit, sipas Kantit njeriu nuk ėshtė njė qenie qė ka nevojė vetėm tė njohė / dijė, porse edhe tė veprojė, tė lėvizė. Ndėrkaq veprimi dhe etika qė pėr lėndė studimi e ka atė, kėrkon dhe e bėn tė domosdoshėm besimin nė Zotin, nė tė qenėt e shpirtit, nė lirinė dhe nė amshueshmėrinė. Edhe pse kėto koncepte pėr shkencėn nuk kanė ndonjė vlerė, pėr etikėn janė tė domosdoshėm, tė pashmangshėm. Ndaj edhe pėr kėtė arsye Kanti nuk ngurron tė krijojė njė “metafizikė tė moralit”. 

            Pėrkundėr kėsaj, pozitivizmi, qė u paraqit nė shek. XVIII dhe qė pėr pėrfaqėsues kishte Comte-in (1789-1857) dhe austriakun E. Mach (1838-1916), si dhe neo-pozitivizmi apo pozitivizmi logjik, qė ėshtė njė version i tij nė shekullin tonė, lidhur me fushėn e njohjes dhe mundėsisė sė metafizikės mbajtėn njė qėndrim mė pėrtej se Kanti. Pretendimi kryesor i pozitivizmit ėshtė se metafizika nuk ka kurrfarė vlere. Comte, i cili e kundėrshtonte mendimin e Kantit se metafizika mos mė tepėr ka njė vlerė morale, nuk pranon se ajo ka edhe njė vlerė tė kėtillė bile. Sepse sipas tij, siē dihet, intelekti / tė kuptuarit e njeriut ka kaluar nėpėr tri periudha qė ai i ka quajtur teologjike, metafizike dhe pozitive. Nė periudhėn e parė, meqė njeriu nuk kishte njė konceptim tė drejtė pėr gjithėsinė, pas ngjarjeve qė ndodhin ka pėrfytyruar fuqi hyjnore; nė periudhėn e dytė, sėrish meqė nuk ėshtė zhvilluar mirė, ka pėrfytyruar fuqi metafizike; pėrfundimisht tani, pra nė shekullin e Comte-it, ai ka hyrė nė njė periudhė ku faktet i shpjegon nė mėnyrė pozitive, jo duke kėrkuar pas tyre fuqi tė fshehta, por duke i shpjeguar me ngjarje tė tjera qė mbėshteten nė eksperimentin dhe vrojtimin. Ky model shpjegimi nuk vlen vetėm pėr ngjarjet nė natyrė, porse edhe pėr ngjarjet dhe vlerat bazė tė feve, zakoneve, traditave, moralit etj.. Me fjalė tė tjera, krahas njė shkence pozitive tė natyrės, mund tė krijohet edhe njė shkencė pozitive shoqėrore dhe njė etikė pozitive, bile edhe njė fe pozitive. Krahas asaj se filozofia e vėrtetė duhet tė jetė njė shkencė pozitive, edhe shkenca e vėrtetė duhet tė merret vetėm me pozitiven, pra me atė qė neve na jepet nėpėrmjet shqisave e vrojtimeve. Kėshtu Comte, derisa nga njėra anė e pranon kufizimin e Kantit lidhur me lėndėn e njohjes dhe fenomenet i identifikon me atė qė ai e quan “pozitive”, nga ana tjetėr e refuzon nismėn e Kantit pėr tė krijuar njė metafizikė tė moralit dhe mbron mendimin se nė vend tė saj duhet krijuar njė moral nė vlerė shkencore.

 

 

            Neo-pozitivizmi: Neopozitivistėt ndėrkaq nė tė dyja kėto ēėshtje kanė shkuar edhe mė tej se Comte. Sipas tyre, funksioni i filozofisė nuk ėshtė qė t’i qaset drejtpėrdrejtė gjėsė e ta kapė (perceptojė) atė nė ndonjė farė forme. Nė vend tė kėsaj, filozofia ka pėr detyrė tė bėjė vetėm sqarimin dhe nxjerrjen nė pah tė kuptimit tė premisave tė pėrfituara nga veprimtari tė ndryshme njerėzore (si shkenca, arti, feja, morali etj.). Sipas pozitivistėve logjikė brenda premisave ka tė atilla qė janė tė kuptimshme, po ka edhe tė pakuptimshme. Premisat e kuptimshme ndahen mė dysh, ose janė a) analitike, pra pa pėrmbajtje sikur qė janė premisat e logjikės formale (pėr shembull, “tė gjithė bashkėshortėt janė njerėz tė martuar”) ose janė b) sintetike, pra me pėrmbajtje sikur qė janė premisat e shkencave (pėr shembull, “Toka ėshtė njė planet”). Tė tjerat qė ngelin jashtė kėtyre, tė gjitha janė premisa tė pakuptimta. Mė drejtė thėnė, ato pa dyshim qė kanė nga ndonjė kuptim “poetik” apo “emocional”, mirėpo janė tė pakuptimta nga aspekti “njohės” (cognitive), pra nga aspekti i ofrimit tė njė gjėje tė verifikueshme lidhur me gjithėsinė. Kėtu koncepti kyē ėshtė verifikueshmėria (verifiability). Sipas kėtyre, premisė e kuptimtė ėshtė ajo qė mund tė verifikohet / vėrtetohet. Tani, njė premisė e llojit “Zoti ėshtė krijuesi i gjithėsisė”, ėshtė e pakuptimtė sepse nuk mund tė verifikohet shkencėrisht, pra eksperimentalisht (po sipas disa neopozitivistėve akoma edhe mė ngushtė, as edhe emocionalisht). Natyrisht, krahas premisave tė feve, edhe ato tė etikės e tė artit nga ky aspekt janė tė pakuptimta, meqė nuk mund tė verifikohen. Sipas neopozitivistėve, saktėsia e premisave analitike tė llojit “tė gjithė bashkėshortėt janė tė martuar”, del nga vetė analiza e kuptimit tė tyre: kur tė analizohet koncepti “bashkėshort”, brenda tij, sipas pėrkufizimit, ekziston “tė qenėt i martuar”. Pėrkundėr kėsaj, kur tė analizohet koncepti “Tokė”, sipas pėrkufizimit tė tij nuk del se ajo ėshtė njė planet. Saktėsia e njė premise tė kėtillė mund tė tregohet vetėm pėrmes njė verifikimi eksperimental. Ēdo premisė, saktėsia e sė cilės nuk mund tė tregohet nė mėnyrė analitike, si te premisat analitike, ose nė mėnyrė empirike, si te premisat sintetike, ėshtė e pakuptimtė. Sipas kėsaj, neopozitivistėt e ngushtojnė akoma dhe mė shumė hapėsirėn e njohjes dhe mbėrrijnė nė pikėn mė ekstreme tė rrugės sė trasuar nga Comte. 

 

            Filozofia analitike: Neopozitivistėt bėjnė pjesė brenda njė rryme qė quhet filozofia analitike, e cila ėshtė paraqitur nė fillim tė shek. XX dhe e cila ka ndikim tė madh si nė kontinentin e Evropės ashtu edhe nė botėn anglosaksone. Dy nėndegėt e tjera tė rėndėsishme tė kėsaj rryme janė: dega e cila quhet atomizmi logjik e pėrfaqėsuar nga Bertrand Russell dhe Wittgensteini i ri, si dhe dega e quajtur Shkolla e Gjuhės sė Thjeshtė (Ordinary Language School), tė cilėn e nis i njėjti Wittgenstein i cili qė nga vitet 1930 e braktis atomizmin logjik, dhe vazhdohet nga shumė filozofė tė tjerė ndėr tė cilėt edhe G. Ryle. Arsyeja pėrse tė tria kėto rryma emėrtohen me termin e pėrgjithshėm ‘filozofi analitike’, ėshtė se tė tria kėto kanė pretenduar se funksioni kryesor, madje edhe i vetėm i filozofisė ėshtė analiza. Megjithėkėtė ata nuk janė tė njė mendimi sa i pėrket karakterit tė kėsaj analize si dhe llojit tė njohjes qė na ofron ajo lidhur me gjithėsinė. (Pėr shembull, ashtu siē pamė mė lart, sipas mendimit tė pozitivistėve logjikė kjo analizė ėshtė analizė e premisave dhe kjo nuk mund tė na ofrojė ne asnjė njohje lidhur me gjithėsinė. Ndėrkaq sipas Russellit filozofia ne na jep njohuri lidhur me gjithėsinė; natyrisht se kjo nuk ėshtė njėsoj sikur njohja shkencore, ama sėrish ėshtė njė njohje). Pėrkundėr kėsaj, ata janė shumė tė vendosur rreth njė pike tė vetme: kjo analizė, ėshtė njė analizė qė ka tė bėjė me pėrdorimin dhe funksionin e gjuhės. Kėshtu ata e ndajnė mendimin se njė pjesė e madhe e problemeve tė filozofisė janė tė natyrės linguistike dhe se ato do tė mund tė zgjidhen nė saje tė ndriēimit / sqarimit tė gjuhės.

            Kriteret dhe standardet e njohjes; Pragmatizmi: Lidhur me kriteret dhe standardet e njohjes mė lart thamė se ekzistojnė tri teori tė ndryshme nga njėra-tjetra: teoria e korrespondimit, teoria e koherencės dhe teoria pragmatike, dhe dhamė disa njohuri bazė lidhur me kėto. Me kėtė rast mė herėt thamė se pėrfaqėsuesit mė tė mirė tė teorisė sė parė kanė qenė Platoni dhe Aristoteli, tė sė dytės kanė qenė filozofėt racionalistė, sidomos Dekarti dhe Spinoza. Ndėrkaq pėr teorinė e tretė, pėr tė cilėn flitet mė sė shumti nė kohėt e vona, mendojmė se duhet tė flasim mė hollėsisht.

            Pragmatizmi, nėse mund tė shprehemi, ėshtė filozofia kombėtare e ShBA-ve. Atė mund ta quajmė edhe si njė mendim i posaēėm qė ka tė bėjė edhe me fushėn, kufijtė e njohjes po edhe me kriteret e saj. Kur ėshtė fjala te kufijtė e njohjes, ajo bėn pjesė nė vijėn e nisur nga Kanti; mirėpo ashtu si neopozitivizmi, edhe kjo shkon pėrtej tij. Sa i pėrket kriterit tė njohjes, edhe pse pak e diskutueshme, ajo vė njė teori origjinale tė tė njėjtės masė. Sipas C. Peirce, qė ėshtė themeluesi dhe pėr nga koha pėrfaqėsuesi i parė i pragmatizmit, problemet e shtruara nga Kanti tė llojit nėse ekziston ose jo Zoti, nėse ekziston njė shpirt i pavdekshėm i njeriut ose jo, nė kuptimin e vėrtetė madje as qė janė probleme. Sepse njė problem i vėrtetė, sė paku parimisht, duhet tė jetė i zgjidhshėm. Ndėrkaq kėto probleme, mbasi parimisht nuk mund tė zgjidhen, nuk janė bile edhe probleme.

            Edhe Peirce, ashtu sikur neopozitivistėt, merret me ēėshtjen e kuptimit. Sipas tij ka dy lloje kuptimesh: kuptime gjuhėsore dhe kuptime psikologjike. Ta marrim njė premisė tė kėtillė: “Tani njėqind anije luftarake i afrohen bregut tė detit”. Kjo premisė ka dy kuptime tė ndryshme. Kuptimi i parė ėshtė kuptimi psikologjik i cili ngjall ndjenja e emocione tė ndryshme te secili person veē e veē (shembull, disa njerėz mund tė frikohen prej kėsaj, disa mund tė gėzohen etj.). Kuptimi i dytė ėshtė kuptimi gjuhėsor ose logjik, i cili bart njė kuptim tė pėrbashkėt pėr tė gjithė ata qė e kuptojnė shqipen (shembull, tė gjithė e dinė se ē’do tė thotė njėqind, anije, bregdet, afrohet dhe i ndajnė tė njėjtat mendime lidhur me kėta terma). Sipas Peirce filozofia duhet tė merret me kuptimin e dytė. Sėrish sipas Peirce secila premisė e kuptimshme nga aspekti logjik nuk mund tė jetė e kuptimshme edhe nga aspekti pragmatik. Shembull, “Galaktikat i emėruan vėllezėrit melankolikė”, ėshtė njė premisė e kuptimshme nga aspekti gjuhėsor apo logjik, mirėpo nga aspekti pragmatik ėshtė e pakuptimtė. Peirce, fjalėn ‘pragmatik’ e pėrdor si sinonim tė fjalės ‘eksperimental’. Pėr tė qenė njė premisė e kuptimshme, ajo duhet t’i takojė botės eksperimentale dhe tė mund tė verifikohet apo pėrgėnjeshtrohet. E kuptimtė ėshtė secila premisė e cila mund tė provohet me fakte ose tė mund tė hulumtohet nėse ajo ėshtė e saktė apo e gabuar. Ēdo premisė qė nuk ėshtė e kėtillė ėshtė e pakuptimtė.

            Nga ana tjetėr, njė pėrfaqėsues tjetėr i rėndėsishėm i pragmatizmit William James, ėshtė i mendimit se treguesi i vetėm pėr saktėsinė e njė premise ėshtė tė qenėt e dobishme pragmatikisht. Sipas tij, teoritė janė mjete qė i propozojmė pėr t’i zgjidhur problemet me tė cilat ndeshemi. E tani pėr tė kuptuar nėse kėto teori janė tė sakta ose jo, duhet shikuar nėse ato praktikisht na hyjnė nė punė ose jo. Pėr shembull, nėse vaksina Salk Polio ėshtė ose jo “e saktė”, kėtė mund ta kuptojmė vetėm duke treguar praktikisht nėse ajo ėshtė ose jo efektive nė parandalimin e paralizimit tė fėmijėve. Me kėtė James pretendon se kriteri i sė saktės ėshtė i njėjtė me kriterin e saktėsisė sė ēfarėdo njė premise shkencore. Megjithėkėtė, me fjalėn “e dobishme praktikisht” James nėnkupton edhe “e dobishme psikologjikisht”. Pėr shembull, a thua cila teori ėshtė e saktė, teoria materialiste e cila nuk e njeh ekzistimin e Zotit, apo teoria spiritualiste e cila e njeh ekzistimin e Zotit? Sipas Jamesit, e saktė ėshtė ajo teori e cila psikologjikisht sjell njė dobi praktike mbi sjelljet tona. Tani, nėse njė materialist nuk mund ta shikojė pozitivisht jetėn, nėse nuk mund ta planifikojė drejtė tė ardhmen, nėse nuk mund tė krijojė njė shoqėri tė drejtė si rezultat i mosbesimit nė ekzistimin e Zotit, atėherė kjo teori e tij ėshtė e gabuar. Pėrkundėr kėsaj, nėse spiritualizmi nė saje tė besimit nė ekzistimin e Zotit mund tė krijojė njė botė ndijore mė tė suksesshme e mė tė sigurt, atėherė kjo teori ėshtė e saktė, ngase praktikisht ėshtė “e dobishme”.

            James kėtė ide tė tij e aplikon edhe nė teoritė e moralit apo nė mendimet qė kanė tė bėjnė me atė se ē’ėshtė e saktė e ē’ėshtė e gabuar nė etikė. Meqė saktėsia ėshtė identifikuar me utilitarizmin (pėrdorshmėrinė, sjelljen e dobisė), nė etikė “e saktė” ėshtė ajo qė ėshtė e dobishme. Me fjalė tė tjera, e mirė ėshtė ajo qė sjell dobi. Pėr shembull, a thua plaēkitja e njė banke mund tė jetė gjė e saktė pėr zgjidhjen e problemeve materiale? Mirė, t’i sjellim parasysh rezultatet qė mund t’i shkaktojė plaēkitja e njė banke: gjatė kryerjes sė kėsaj vepre ekziston mundėsia qė tė zihemi apo tė vritemi. E pra, mbasi plaēkitja e bankės ne nuk na sjell asnjė dobi praktike, kjo s’qenka gjė e mirė, kjo ėshtė “e gabuar”.

            Edhe njė pėrfaqėsues tjetėr me rėndėsi i pragmatizmit, John Dewey, “tė saktėn” e pėrkufizon si njė mjet pėr zgjidhjen e problemeve gjatė eksperimentimit. Dewey e refuzon pėrkufizimin klasik tė njohjes si njė lidhje midis subjektit njohės dhe objektit qė njihet. Sipas tij, mendja njerėzore nuk ėshtė diēka qė qėndron pėrballė natyrės ose jashtė saj; ajo ėshtė brenda, ėshtė njė pjesė e saj. Sipas kėsaj, njohja ėshtė njė veprimtari natyrore qė ndodh nė natyrė sikurse edhe rrotullimi i Tokės, vdekja e njė fėmije, ēfarėdo njė tėrmet, ngrėnia e ushqimit etj. Veprimtaria e pėrfitimit tė njohjes gjatė eksperimentimit fillon me ballafaqimin e njeriut me ndonjė problem madhor dhe pėrfundon me zgjidhjen e po kėtij problemi. Pėr shembull, ky problem mund tė jetė humbja nė pyll. Njeriu i humbur nė pyll fillon tė mendojė thellė e rėndė pėr daljen prej tij. Nė bazė tė lėvizjes sė diellit, drejtimit nga ka ardhur si dhe nė bazė tė njohurive qė i ka qysh nga mė parė pėr atė vend, ai zhvillon njė teori pėr kėtė. E pra, nėse kjo teori ia siguron atij daljen nga pylli, pra nėse i hy nė punė, atėherė themi se ajo ėshtė e saktė. Po nėse kjo teori nuk ia zgjidh atij problemin, themi se ajo ėshtė e gabuar, ngase ka rezultuar pa sukses. Dewey kėto idetė e tij lidhur me tė saktėn i aplikon sidomos nė fushėn e pedagogjisė dhe zhvillon njė pikėpamje funksionale pragmatike nė kėtė fushė.

 

 

Burimi:

http://www.el-hikmeh.net/files/filozofia_e_njohjes_-_ahmed_arslan.pdf

 

 

 (1)     (2)