Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - FJALA SA  SHĖRON, AQ EDHE VRET

Shkruan:Pėrparim HYSI

FJALA SA  SHĖRON, AQ EDHE VRET

(esse)

       T'i thuash kėtė fjalė "magjike" dikujt, ėshtė  njė sjellje etike e domosdoshme. Tė bėsh sikur nuk e vė  re vlerėsimin qė tė bėn dikush, do tė thotė se i njeh vetes vlera tė epėrme qė i ke vetėm ti dhe, tė tjerėt, janė veē miza qė ti, po tė duash, mund t'i shkelėsh me kėmbė.

 

 

            Si njė apel pėr tė gjithė ata qė shkruajnė *

 

            Thuhet qė e para ka qenė fjala. Fjala ka peshė tė madhe: ėshtė ilaē qė shėron (fjalėn ilaē nuk e fut nė thonjėza, se aq vlera i jap fjalės), por, njėkohėsisht, dhe vret. Jo pa qėllim po  e bėj kėtė shkrim dhe po, jo pa qėllim, bėj apel pėr tė gjithė ata qė shkruajnė.

            Kur kam qenė nė klasė tė parė (qysh nė vitin 1948), mėsuesja ime aq e mirė, Dhoksi Meēo, na  mėsoi njė fjalė qė e quante: magjike! Kjo fjalė  "magjike" ishte fjala: tė faleminderit! Unė dhe bashkėshokėt e mi tė klasės (kuptohet se kjo nuk ndodhte veē nė shkollėn tonė, nė njė fshat tė humbur tė Myzeqesė, por kudo ku i thoshin Shqipėri), e ngulitėm kėtė fjalė "magjike" dhe, kur duhej, kurrė nuk e harronim.

            Sa mė tepėr rritesha dhe sa mė tepėr lexoja, e ndeshja kėtė fjalė "magjike" dhe u bė, pothuaj, si kredoja ime, sa herė qė duhet ta thosha njė fjalė tė tillė. Nė jam pak me "gjėmba" mbi trup nė kėto ēaste, kjo ndodh se kam arsye tė mėdha qė po e  shkruaj.

 

*     *    *

            T'i thuash kėtė fjalė "magjike" dikujt, ėshtė  njė sjellje etike e domosdoshme. Tė bėsh sikur nuk e vė  re vlerėsimin qė tė bėn dikush, do tė thotė se i njeh vetes vlera tė epėrme qė i ke vetėm ti dhe, tė tjerėt, janė veē miza qė ti, po tė duash, mund t'i shkelėsh me kėmbė. Historia dėshmon me qindra e qindra raste, qoftė dhe tė personave historikė e me emėr, qė kėtė fjalė "magjike" jo vetėm nuk e kanė shpėrdoruar, por e kanė vlerėsuar si njė aset apo vlerė.

            Me kėtė "fjalė magjike" apo ekuivalencėn e kėsaj fjale si vlerė etike, janė marrė plot shkrimtarė tė mėdhenj. Pėr mos i mėrzitur lexuesit dhe "kolegėt e mi tė shkrimeve" po sjell vetėm disa shėmbuj qė janė tė njohur jo vetėm nga unė.

            S'ka lexues qė nuk kujton "Vajza e Kapitenit" tė Pushkinit. Pugaēovi kish ngritur krye dhe po trondiste portėn e careshės Katerinė dhe, sado qė po digjte me zjarr prona tė pasanikėve  dhe i vriste ata, e "mbajti dorėn" kundėr zotėrisė sė Saveliēit "se ky, zotėria i Saveliēit" i kish dhuruar atė gozhupin prej lėkure. E fali. Pra, i tha: tė faleminderit. Ndaj dhe nė popull, thuhet: nderi lahet me nder. Edhe ca mė tutje. Kush nuk e kujton kozakun aq tė famshėm Taras Bulba. Atamanin qė vrau tė birin se "tradhtoi" atdhenė, por ky, ataman kaq i egėr, kur kozakėt nė "Seēe" vendosėn tė bėnin pogrome pėr t'i mprehur mė shumė shpatat (ai qe prijės i tyre), diti tė pėrdorė atė "fjalėn magjike" qė mė kish mėsuar  mua mėsuesja, dhe e fali Jankelin, njė nga ēifutėt (planifikuar pėr tė vrarė), se  Jankeli  kish ndihmuar tė vėllanė e Tarasit dikur.

                 

*   *  *

            Po le t'i lėmė dhe romanet, dhe novelat. Tė zbresim nga "deti" nė stere. Tregonte i persekutuari Tanush Mulleti, i nipi i prefektit famoz Qazim Mulleti (ėshtė vendi tė theksojmė qė Besim Levonja , kur e shkroi komedinė, e kish harruar fjalėn "magjike" tė mėsueses sime, se Qazim  Mulleti ka qenė student honor  nė Vjenė dhe i kish bėrė ndere Besimit), se kur arrestuan Ramiz Alinė, pak  a shumė mes tyre, qenka bėrė ky dialog:

            -Kur je arrestuar ti, nė kohėn e fashizmit,  nėna jote ka shkuar tek axha im (Q.M.) dhe ai ka ndėrhyrė pėr  tė shpėtuar jetėn.

            - Po, - ka pranuar Ramiz Alia.

            Dialogu vazhdon... " po kur u arrestova unė (T.M.), ti nuk mė ndihmove.

            -Nuk ėshtė ashtu, - i thotė Ramiz Alia. Pa shiko mirė dokumentet? Shikova, - tregon T.M. dhe doli qė Ramiz Alia e kish ndihmuar.

            Dhe me qė jemi tek Ramiz Alia, ja dhe njė pasazh tjetėr. E arrestuan Ramiz Alinė dhe shorti pėr ta gjykuar i paska rėnė  gjykatėsit tė persekutuar, Skėnder Haluci.

            -Nuk e gjykoj unė Ramiz Alinė, se  mė ka falur jetėn, - tha gjyqtari aq me dinjitet.

            Tė gjitha, ē'sjell pėr analogji, janė nga ē'kam lexuar nė libra apo nė median e shkruar.

 

*    *    *
            Po pėrse po e shkruaj kėtė esse dhe pėrse bėj apel pėr tė gjithė atyre qė shkruajnė?

            Veē shkrimeve nė prozė e poezi, jam njė nga ata qė kam shkruar pėr dhjetra autorė dhe pėr veprat e tyre. Sa kam shkruar pėr dikė (natyrisht, unė nuk jam Everesti qė nuk ka kush mė arrin nė tė shkruar? Pra, kam shkruar ashtu siē gjykoj),  hapur dhe pa modesti tė  rreme, kam pritur nga ata atė "fjalėn magjike" tė mėsueses sime. Mė ka ardhur  mirė, kur "zjarr pėr zjarr" kur thotė, Sazan Goliku, mė ka ardhur nė vesh ajo fjalė "magjike" qė shėron. Po pa modesti tė tepruar, theksoj qė kjo fjalė "magjike" me ngarkesa emocionale mė ka ardhur "zjarr pėr zjarr" dhe nga Kadaretė pėr tė cilėt shkrova. Dhe mė erdhi mirė, pėr tė qenė i sinqertė. Po, ndryshe, fare ndryshe mė ka ndodhur me ndonjė tjetėr. Jo vetėm ata nuk e kanė mėsuar, ende, atė fjalė, ose, siē gjykoj unė maten me hijen e mėngjesit.

            Naim Frashėri i madh, kėtė soj lapėrdarėsh, i ka pėrjetėsuar aq bukur me atė thėnien me vlerė sentence: "Ai qė hiqet i madh dhe mbahet i rėndė, ka  mendjen e vogėl e tė lehtė si pėndė!". Dhe mė duket sikur e ka thėnė pėr kėta qė vetė sojlinj nuk janė. Unė, mund tė kem shkruar pėr rreth 50 autorė dhe, nė mosmirėnjohėsit, janė veē dy. Po dhe dy, pėr mua janė shumė. M'i ka ngrėnė qeni dhe poezinė qė bėra pėr poetin qė arrestuan (e arrestuan pėr mitmarrje) dhe essenė qė bėra pėr  atė poeten.  Unė qeshė i pari qė shkrova poezinė "Lirojeni Poetin". Ia dėrgova dhe, sado  qė ka dalė nga biruca, ende nuk e ka mėsuar atė "fjalėn" e mėsueses sime tė mirė. Tjetra qė  bėri sikur i kish zėnė veshėt me dyllė, edhe kjo ėshtė poete. Ėshtė poete e mirė dhe ndaj shkruajta. Por jo:  ka kapur qiellin me dorė. E mora nė telefon dhe i mbeti fjala nė gojė. I thashė dhe po ia shkruaj e zezė mbi tė bardhė. Nė Afrikė ka njė proverb: "Majmunit,sa mė lart tė ngjitet nė  pemė, aq mė shumė i duket bytha!!!". Dhe, pėr t'u vėnė "pusetėn" nga nuk duhet tė dalin deri sa tė mėsojnė atė fjalėn "magjike", qė tė dyve u kujtoj njė pasazh nga tregimi brilant i Gorkit "Nėna e tradhtarit". Nėna i thotė tė birit: "Ti je i bukur, por je shterp si rrufeja". Kjo sentencė u shkon pas shtatit si poetit dhe poetes. E sa pėr ēmimet qė marrin  se "shkruajnė poezi tė bukura", u them poetė tė mirė jini, po njerėz nuk bėheni dot. Se dhe dėbora e bukur ėshtė, por mbi tė shkojnė dhe dhjesin qentė.
            Njeri, - bėrtiste Gorki,- sa krenare tė bėn kjo fjalė! 

 

*   *   *

            Tė njohėsh etikėn, tregon qytetari. Qytetari tregon edhe duke ruajtur tė drejtėn e autorit dhe, pėr krijimet artistike, nė prozė e poezi, autorėt dhe duhet tė shpėrblehen. Flas pėr ato gazeta qė shiten nė treg dhe botuesit ngrohin xhepat, me punėn e pashpėrblyer tė autorėve. Nuk flitet pėr ato qė janė online. Jo vetėm nuk shpėrblehen, por vihen dhe nė trysni: o nė gazetėn time o nuk  tė botojmė. Tek shoh kėto pretendime sa mjerane dhe aq  qesharake, dua t'u kujtoj njė komentator tė viteve tetėdhjetė nė Kosovė, kur komentatori tek transmetonte njė ndeshje futbolli, harroi a bėri sikur harroi qė qe nė tansmetim tė drejtpėrdrejtė dhe tha  afėrsisht:
            -Topi ka ra nė baēen e Hasanit. Ky don e jep dhe don s'e jep?!!! Pra, botuesit i quajnė krijuesit si "topi qė u ka rėnė nė baēe" dhe  duan dhe i botojnė dhe, kur nuk duan, nuk i botojnė. Them se  kjo ėshtė njė mendėsi provinciale dhe, siē vė re, ka kute tė ndryshėm  nė  vlerėsimin qė u bėjnė autorėve. Po qe i  njohur a mik i botuesit, mund t'i gjesh dhe dy shkrime   nė tė njėjtėn ditė, ndryshe prit kur tė dojė ai "Hasani i baēes". Pse them kėshtu? Sa njohim shtypin e shkruar paraēlirimit, ka patur njė etikė par exelencė. Edhe nė kohė tė diktaturės, pėr ata qė qenė tė "baēes sė Hasanit" jo vetėm kishte etikė, por dhe  shpėrbleheshin. Pse e vė theksin tek etika? Nė Amerikė kisha shkruar njė esse pėr Fishtėn dhe njė prift katolik qė nxirrte diku njė gazetė,  tri herė mė drejtohesh me lutje, nė mund ta merrte shkrimin pėr gazetėn e tij. Kur i shkrova se lejen e kishte me pashė, mė rifalnderoj dhe, pastaj, e botoi. Por kėtu tek ne, Hasanėt i mbajnė nė "baēe" don e japin don s'e japin. Kur nė njė gazetė (patjetėr, gabimisht), njė poezi imja kish fituar "pronar" tė ri, unė iu drejtova me shkrim  kryeredaktorit dhe ai mė tha: -Ēa tė bėj unė, i shkreti?!!! Mos kujtoni se poezia ime ishte e tillė qė i duhej atij tjetrit (ai e pranoi si tė tijėn dhe ia kam bėrė hallall), por e kam fjalėn qė nė raste tė tilla, pa tjetėr, pala qė ka gabuar duhet tė kėrkoj falje dhe, mė e pakta, bėhet rektifikimi siē bėhet nė gjithė median e shkruar. As  mos prit as ndjesė dhe  as rektifikim. A nuk tė revoloton kjo?

 

*    *   *

            E bėra kėtė refleksion se, siē vihet re, fjala "magjike" gati-gati po i humbet vlerat. Nė raportin krijues-botues, pothuaj ka vdekur.  Ca mė keq, kur lakohet njė autor dhe, ky- kushdo qoftė- ose u ka vėnė lente tė zeza syve, o ka zėnė veshėt me dyllė. Ky shkrimi im ėshtė dhe si njė apel pėr tė gjithė kolegėt.