Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Flora Peci

FLORA PECI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

FLORA PECI

 

 

 

 

         

 

            Hyrje

  

          E lindur nė Mitrovicė. Shkollėn fillore dhe gjimnazin i mbaroi nė Mitrovicė, kurse studimet universitare nė Prishtinė - Gjuhė  Shqipe dhe Letėrsi.

            Punon si mėsimdhėnėse nė SHFMU "Elena Gjika" - Tuneli i Parė.

            Me shkrime merret qe nga shkolla fillore, por pesė vėllime ia mori lufta nė dorėshkrim.      Ka botuar dy vėllime poetike "Kosova e kullave tė heshtura" dhe "Shpirti im lirik nė vetė tė dytė". Ėshtė nė pėrfundim tė vėllimit tė tretė me poezi.

            Flora ėshtė anėtare e Klubit letrar  "Jakup Ceraja " - Mitrovicė.

            Ka tė botuara krijime nė disa antologji dhe nė gazeta nė Mal tė Zi e Shqipėri.

            Rrjedh nga njė familje e ngritur intelektuale dhe atdhetare.

 

 

 

 

 

RASTĖSI

 

Rastesi,shikim i djallezuar

fjale te zbehta me nota te rreme te dashurisė

e dija se goja fliste e zemra nuk ndjente

e kuptoja vorbullėn e stilit

ngjyrosur me refren tė njėjtė pėr ēdo kė.

sytė lexohen,nuk gėnjejnė

kanė  dirigjues tė mirė.

 

tik-taket e zemrės i kuptoj.

 

Me heshtje fola

nuk besoj,nuk dua tė tė besoj

ėndėrrankth nė jetė nuk dua.

Te prisja ēdo fjale dhe dija se ēfare do te flisje

rrezja pėrcėlluese engjėll mbrojtės pėr mua

ma prekte ballin dhe me pėshpėriste:

 

"Gabimet nuk pėrsėriten,mos i beso

dashurisė ne shikim te pare".

Po. E ndjej o rreze,ndaj edhe hesht

nuk futem nė ėndrrat e djajve

ėshtė gjė e perėnduar.

Me shprese ylli shndriti tek unė

por shkėndijėn e kisha unė nė dorė

 

Jo.

Nuk lajthitem nga lajthitjet refrenore

qeshem dhe vazhdoj shtegun tim

 ne kopshtin tim nuk dua  trėndafila

jeta ime ecėn edhe pa lajthitje.

 

Vėrejta....

JO

Nuk je ėndrra ime...

 

 

NĖSE…

 

Nėse errėsira ka kapluar zemrėn tėnde

mėkatet janė palosur e ndėrgjegjja tė troket

nė kokė

nėse mendon se portėn e zemrės sime

do ta gjesh hapur e mėkatet do t'i lash  me pendime

dije se do tė kthehesh duarbosh e zemėrthyer.

 

Nuk falen mėkatet kur mbėshtetesh nė mur

e kthehesh aty ku lė gjurmė tė gjembosura

ik se tė mallkojnė hyjnitė

engjėll mbrojtėsit-dėshmitarė tė ikjes sate

loti i rrokullisur kur ktheve shpinėn e mėkatare mė quajte.

 

Hesht!Mė mirė tė mos flasėsh se edhe fjala e mirė

dhemb ,ėshtė jotja

e ngjyrosur me petkun e lajkės

kundėrmon tradhti e djallėzi

ik tė thashė, falje mos kėrko

shtigjet e mia janė e tashmja

tė shkuarėn e dogja se aty ishe ti

ik nė errėsirėn e mėkateve,i zhytur je nė to

ardhmėrinė e kam timen

nuk jam ajo qė isha dje

ik,hesht dhe shko.

 

 

ASGJĖ NUK KA MBARUAR

 

Kur perėndon sot dielli

nesėr agon ditė e re

kur shiu bie,pas tij ylberi lind

dheee....

asgjė nuk mbaron,por vazhdon.

Mendove  se u fik ēdo gjė me ty

se ēdo gjė mbaroi,por unė them se filloi.

Tani unė thith ajrin e lumturisė

tani shpresa jeton nė mua

tani ti ke perėnduar

e nė mua njė tjetėr diell lind

dheee...

asgjė nuk ka mbaruar.

 

 

MESJANARI I REĒAKUT

 

Skėterrė ,gjėmė,jehonė vrasje makabre

pellgjeve tė pafajėsisė

emri SHQIPTAR nė Reēak

u vra pėr t'u shndėrruar nė feniks.

 

O Zot,na bėj tė fortė emri ynė pėrse i mallkuar?

vrasje makabre e kanibalėve tė harbuar

nė tokėn tonė,o bishė e tėrbuar.

 

Reēakun e pa bota dhe botės i kumboi

kambanat e dhembjes kumbojnė dhimbshėm nė Kosovė...

Zgjohu botė,vritet pafajėsia...

 

Sy tė kthyer kah qielli,pėshpėritnin kufomat...

"Mos lotoni,liria ju vjen"...

Nėnė sa gjak u derdh,u njom njė Kosovė...

 

Pėrballė lotsyri pėrzihej me gjakun...

qielli rėnkonte,toka ēahej...

i mori nė gjirin e saj tė acartė

tė ngrohen me erėn e nėnės tokė...

 

Medet!!!

 

Dhe bota i tregoi botės,dhe bota erdhi kėtu

panė kombin tonė tė vrarė

panė gjėmėn e popullit jomėkatar. 

 

Reēak!Pėr tė pesėmbėdhjetėn herė tė falim lule,

pėr tė pesėmbėdhjetėn herė ti ringjallesh

edhe sot lule e lot krenarie

Reēak...ti na e solle lirinė...

vėllezėr,prehuni nė qetėsi

homazh pėr ju,njė e madhe LAVDI!!!

 

 

LERMĖ TĖ QAJ…

 

Mos ma fshij lotin se tjetri pret tė pikojė

Mos mė ngushėllo me fjalė boshe

Ndjenjat m'i prangose

zemrėn nė copėza tė vogla e thėrrmove

 tani lotin mos ma fshij.

Lėre tė ec se ai e di rrugėn e vet

mė mirė se ti qė ke rėnė nė humnerė

dhe tani vjen tė ma fshish lotin.

Ke perėnduar atėherė kur ike

shkėndijėn e shpresės e shove nė mua

prush le nė ndjenjat e mia

tani u ktheve tė kėrkosh falje

ik nga ke ardhur se loti nuk tė fal.