Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Flori Bruqi

FLORI BRUQI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

FLORI BRUQI

 

 

 

 

          

            Hyrje

 

           Flori Bruqi lindi mė 29 qershor tė vitit 1952 nė Isniq tė Deēanit, Kosovė.

            Studimet e Defektologjisė i kreu nė Universitetin e Beogradit, ndėrsa ato postdiplomike (Magjistraturė) nė Universitetin e Prishtinės - nė Fakultetin e Kulturės Fizike dhe Sportit (2004).

            Kandidati pėr Doktor i shkencave kineziologjike, z. Flori Bruqi (1952), poet i afirmuar, studiues i letėrsisė, shkencėtar i Kineziologjisė Sportive, ėshtė autor i 35 librave, zhanresh letrare dhe shkencore.

            Vepra letrare-poetike dhe studimore e tij, nė njė mėnyrė ose tjetėr, me kohė ka zgjuar interesim te lexuesit dhe studiuesit, veēanėrisht te kritika e mirėfilltė letrare dhe shkencore. Kėshtu ajo, si ndėrthurje estetike vitale, shqiptare dhe evropiane, ka qenė mjaft shpesh pike e forte referim, objekt observimi dhe analize nga studiues tė shumtė tė profileve akademike.

            Flori Bruqi ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkėncore nė gazetėn “Rilindja” tė Prishtinės, nė pėriudhėn 1974-1982., si dhe qindra -mijėra punime nė shumė web faqe interneti (2003-2014). Ėshtė editor i Agjencionit "Floripress" si dhe bashkėpunėtor i dhjeta web faqeve nė internet.

            Bashkėpunoi mė shtypin e pėrditshėm e periodik tė vendit dhe tė jashtėm qė nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinė, ”Rilindja” - Prishtinė, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanė, ”Dnevnik” - Lubjanė, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).

            Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės (2000).

 

 

 

 

 

RELIKTET TONA

(Pa Kosovėn nuk do tė isha)

Shfletojmė historinė
Rreshta tė shkruar
Me gjak
Nėpėr faqe
Gjurmėt tona shfaqen
Herė breshėritė nxijnė
Arat me misėr kudo qė ishin
Ngjanin nė varreza tė Mėdha
Kur rritej vdekja
Ku binin gjethe tė rrėkėllyera
Mė tė freskėta
Se zambakėt e majit
Mani i kombajnės
Thasėt mbush
Misėr e grurė
Nė kėtė Dhe’
Tash e tutje
Gjumi do tė oshtijė
Nga pėrrenjtė e ėndrrave
E paepur
Kjo ishte rruga jote
Ndėrmjet njerėzve
Me njerėz
Dhe butonėt
E dritės.



AGIMET E KOSOVĖS


 

Ēerekshekujt
Nė kurriz tė maleve
Lanė gjurmėt e kanioneve,
E Ti
Kosovė
U dole para
Agimeve tė mėdha,
Kur trolli me nofullat e veta
Kafshonte bijtė e saj
Kosovė
U dole pėrpara relikteve’
Qindvjetėshe
Kur Trolli pinte gjak
Pėrtypte barot
Fashatonte plagėn
Dhe pashė
Mes atij
Ingranazhi
Yje
Dhe nėn Yje
Togun e pusive
Amėsinė Tėnde
Sfidojmė
Tė bartim
Si njė Agim mbi mal
Duke t’i fshirė me Yje
Muzgjet e hijeve
Vezullim urojmė
Brezave qė vijnė
Me tepritė e zellit
Nė cepat e Yjeve.


GJAK SHEKULLOR

Mėmėdheu
Lėshoi njė britmė
Njė zjarr
Si lumi si era si gjaku
Mirėsinė i shpėrtheu te pragu
Tė dua o hyjneshė e Agimit
Me Heliosin e Apolonin
Me vajtje-ardhjet
Me duart
E forta
Tė bashkėfshatarėve
Tė bashkuara pėrgjithmonė
Nė shpresėn ndjellamirė
Eliksirin
Unė-
Ndjej nė shpirt
Se biri yt
Unė jam
Frymėzimin tėnd
Borxh e kam
Ē’pėrqarje tė sjell
Nė qepalla
Gjysmė tė mbyllura
Kėngėt shpesh t’i mbjell
Me besė e shpresė
Pėr tė ardhmen tonė.



RRJEDHAT E KOSOVĖS

Atdhe
T’u desh tė afrohesh
Nga thellėsitė e viteve
Deri te kjo kohė
Me dyfek e gjalmė
Qė kurrė s’qenė tė ftohta, t’u desh
Tė vishė
Nė kėto male pranė
Nė kėtė baltė
Nė kėtė Tokė
Dhe tė dilje
Ti kėshtu si je
T’u desh
Flakė vullkani
Atdhe
Po zbardh sot mėngjesi
Flamur tė kuq
Shkaba dykrenore lartė
Frymėzim i ri
Nė zemrat e sizifėve 
nė buzėqeshjet e triumfuesve
Nė pėrparėset e shpirthirshmėve
Nė ēdo fabrikė
Uzinė
Faqe mali
Madhėshtore
Do tė duhej tė buēiste
Kėnga e vėshtrimeve tė ndezura
Me fjalėt
Zotim
Gdhendės mermeri
Sypatrembur
Duke u futur
Me kraharorėt masivė
Nė rreshtat e mėdhenj
Tė detit tekanjoz.


REKUIEM I PĖRLIGJUR

Prej gjakut e zemrės s’mund tė dalė,
siē u dogjėn tė tjerėt s’dua tė digjem
ē’donin ziliqarėt nė kopshtin e Edenit
mollėn e Eridės nė dorė qė mė lanė
ditė pas dite prej zemėrimit tė pėrligjur
nga trishtimi
Zeusi s’e fal Prometeun,
pa ia treguar fshehurazi intrigėn,
dashuritė digjen e pėrvėlohen,
sa fort,
brenda ēdo ėndrre vuan zemra vetė,
udhė u deshėn qė djajtė tė risjellin
poshtėrimin e zbritur nga Olimpi i lartė,
tė lėnė shtrėngatėn… e tė vrasė njerėzinė
edhe lotėt kur djegin shpirtin sė brendshmi
mė ngjan se mė hiqet i rėndi mallėngjim,
njė kėngė ilirishte pėrftohet fshehtėsire
e vjen njė kohė letargjie me gjėmim


 


PORTRETI I NĖNĖS
 
"Nėnė pėr ta shpėtuar jetėn Ty,dhashė lėkurėn e do ta jepja edhe shpirtin"
(Biri yt Mirlin Bruqi)

Nga qytetet e fshatrat e largėta vijnė
Banorė(tė pėrkohshėm)nė Prishtinė
Pleq
Plaka
Tė reja
Tė rinj
Me shporta tė vogla nė duar
Vijnė ēdo tė diel
Vijnė(ndoshta)ēdo ditė
Te dera e Spitalit
Nė orėn 14
Gumėzhijnė korridoret
Nga hapat e tyre
Zhurmojnė pavijonet
Korridoreve…
Zvarritėt rrėqanthi vdekja
Nė dhoma hyn shqetėsimi
Secili me de(r)t
Pėr tė afėrmin e vet
Kėshtu ēdo tė diel
Kėshtu ēdo ditė
Nė orėn 14
Burbuqja kurajon Nėnėn
Mirlindi jep lėkurėn e vet
Pėr ri(ngjalljen)e Saj
Tė afėrmit shėrim i dėshirojnė