Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - FLUTURAT E DJEGURA

Shkruan: Azem OSMANI

      

FLUTURAT E DJEGURA

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Fluturat e djegura"

mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

  

            VĖSHTRIM PĖR VĖLLIMIN POETIK “FLUTURAT E DJEGURA” TĖ POETIT ADEM ZAPLLUZHA

 

            Poeti Adem Zaplluzha ėshtė njė emėr i njohur nė letėrsinė shqipe. Ky krijues deri mė tani ka botuar 163 libra me poezi. Poeti njė pjesė tė mirė tė jetės shpirtin e tij ia ka dhėnė poezisė. Adem Zaplluzha ėshtė kreator i vargjeve tė lira me njė pasqyrim tė qartė. Poezitė e tij kanė njė kompozicion me nivel tė kėnaqshėm tė strukturimit dhe me figura mirė tė modeluara. Poeti ka pėrdorur lojė tė bukur tė fjalėve, artistikisht tė stolisura me ngjyra estetike. Kjo e dėshmon pėrvojėn e tij tė gjatė nė krijimtarinė letrare, e mbi tė gjitha talentin e spikatur. Poezitė e tij i pėrgjigjen kėrkesave letrare.

            Poeti nė vargjet e kėtij vėllimi ka shkrirė mall, vuajtje e pezėm, tė mbėshtjella kujdesshėm me njė veshje optimiste, duke pėrdorur elemente tė shumta tė natyrės nė formė simbolesh e figuracionesh, si: dafina, lulja, luleshqerrat, selvia, plepishta, shelgu, mali, deti, lumi, dielli, zogjtė, lejleku, kėndesi, stinėt, galopi i kalit, fluturat e kaltra, fluturat e djegura, kaltėrsia e qiellit, shelgu i pikėlluar, fusha e mėllenjave etj. Pėrmes tyre lexohet edhe shpirti i ēiltėr e mjedisor i autorit, dashuria e tij e madhe pėr natyrėn. Pavarėsisht se nėpėr vargje vėren dridhje emocionesh, shkarkim tė vrullshėm plot mall, vuajtje, pezėm, dashuri e nostalgji, nė tė gjitha rastet ka kontroll emocional duke qėndruar natyrshėm nė kuadėr tė kornizave. Kjo reflekton pjekuri tė krijuar nga pėrvoja jetėsore e autorit.

            Karakteristikė e veēantė e poetit ėshtė se pėrmes vargjeve ka krijuar njė kanal tė pėrshtatshėm, tėrheqės e tė qartė tė komunikimit me lexuesin. Autori tė bėnė ta duash atdheun pa asnjė kusht, ta shporrėsh rrėmbyeshėm tė keqen, ta dashurosh natyrėn dhe tė ndėrtosh kėshtjella respekti, mbėshtetjeje e kujdesi pėr mėrgimtarėt. Njė pjesė e mirė e vargjeve ngjethen nga epidemitė e kėsaj kohe tė shkaktuara nga “kuajt e egėr”. Kėshtu i quan autori drejtuesit e shtetit, atė tė cilėt “shqiponjave” po ua vrasin shpresėn. Shpeshherė nė vargjet poetit Adem Zaplluzha has armaturė, qėndrese, pėrmes simbolit tė kurmit tė drurit.

            Kėto i lidh pastaj fort me simbolin rrėnjė, duke shpėrfaq qėndresėn e tij tė papėrkulur, pavarėsisht stuhive tė kohės. Libri “Fluturat e djegura” ėshtė i pėrbėrė prej tri cikleve, ku dominojnė poezitė lirike. Nė vijim dėshiroj tė shkoqis disa vargje qė i konsiderova afėrsisht si mostra reprezentative tė librit.

            Autori zbraz shpirtin e tij tė mbushur si njė lėmsh i tkurrur nga zjarri i pezmit e mllefit, ndezur nga aktualiteti i dhimbshėm qė e rrethon poetin bashkė me pjesėtarėt e shoqėrisė sė tij me tė cilėt frymon nė Tokėn e Shqiponjave:

 

            “Kur rastisem pa dashje

            Mes trajtave tė fjalėve

            Njė shtėllungė prej bryme

            Ma zė frymėmarrjen”...

           

Azem Osmani

Master nė Komunikim Masiv dhe Gazetari

Prishtinė, 24.05.2018

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha “Fluturat e djegura”

 

 

NGA SECILA FJALĖ

 

Tė flesh nė shtigjet e hijeve

E tė zgjohesh tė nesėrmen

Si njė shpend i kaltėr

Njėqind psalme do i kėndosh

Gjuhės tėnde tė lashtė

 

Asgjė nuk tingėllon

Mė bukur se shqipja

Nga secila fjalė

Buron njė rrėke dashurie

Burojnė yjet e panumėrta tė lumturisė

 

Tė kėndosh pėr atdheun

Nė gjuhėn tėnde tė bukur

Ėshtė njė bekim hyjnor

Zogjtė e tėrė dynjasė

Ulen te selvitė e lagjes e tė bekojnė

 

 

MĖ KUJTOHEN ĒASTET E DEHJES

 

Kur nata vuante nga vetmia

Nė dritaren tėnde pa xhama

Nė njė copė gazete tė grisur

Trokitėn pemėt e kopshtit tė harruar

Trokitėn

Nuk pushuan Deri sa tė reshurat

 

Mė kujtohen ēastet e dehjes

Mbusheshin ēafkat me pikėllim

Kafeneja dukej si njė hambar

Ku pa asnjė frikė nga njeriu

Kėndonin minjtė e dehur

Sonte secili njeri kėndonte

 

Nė mėnyrėn e vet tė ēmendur

Kėndonin edhe tavolinat

Ajri i tymosur nga dehja

Rrinte kėmbėkryq te oxhaku

 

Nuk pata mė forcė

Tė dėgjoj atė kakofoni

Monotone tė degėve

I zgjova tė gjitha pemėt

Le tė kėndojnė deri nė mėngjes

Psalmet e dehura tė sė dielės

 

 

NĖ KOPSHT

 

Kur qajnė pemėt

Nėn rrėnjėt e kujtesės

Lindin tregimet fantazmagorike

Lindin nga njė vdekje

E cila kurrė nuk ka ekzistuar

 

Nė kopsht dhe nėpėr pragje

Parakalojnė portat e rėnda

Nga dritaret e errėsuara

Duart prej rėre

I pėrshėndesin udhėtarėt e vonuar

 

Askush nuk troket

Nė dyert e mbyllura tė kopshtit

Vetėm pemėt qėndrojnė tė gatshme

T’i kafshojnė pėllumbat e egėr

Nė qė se fluturojnė pa ftesė

 

Nė kėtė kopsht nė asnjė stinė

Nuk mbyllen dritaret

Portat janė gjithmonė tė hapura

Pėr udhėtarėt e vonuar

Kurdoherė ka bukė e kripė

 

 

SI LOPĖT E DIELLIT PALLTE HĖNA

 

Nuk di nga cila anė

Por mbrėmė frynte njė stuhi e ēmendur

Frynte nėpėr damarėt e lisit

Mallkimi i njė shekulli

 

Ikėn edhe zogjtė nga kujtesa

Asgjė nuk mė mbeti

Vetėm harresa po lėron

Nėpėr rrashtėn time tė thyer

 

Pyeta me rrallė udhėtarėt e vonuar

Pyeta pėr ardhjen

Ose ikjen tėnde misterioze

Asnjė fjalė nga lisat e kalbur

 

Hyra mes algave tė murrme

Dėgjova vigmėn e njė lope

Nuk mente as Lumėbardhi

Si lopėt e diellit pallte hėna

 

 

NUK ULET NĖ TELIN E QEMANES

 

Nuk tė duhet shumė

Pėr t’i mbushur tetė vjet

Pyete violinėn

Ku e ka fshehur zėrin pėr ty

 

E di si do tė kėndosh nesėr

Kur qemania

I mbush tetėdhjetė e tetė vjet

Nė ledhet e historisė e kėrkon gjenezėn

 

Shiko gishtat e tua tė hollė

Sa janė tė mėdha kur i prekin

Notat nė pentagram

Prekin me afsh tė nesėrmen

 

Mė beso ishe ti qė zgjove

Te unė poetin e fjetur

E zgjove tė kaluarėn

Dhe tė ardhmen e tingujve

 

Nėse nuk kėndon nė gjuhėn tėnde

Ofendohen tingujt

Asnjė flutur e kaltėr

Nuk ulet nė telin e qemanes