Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - FLUTURIMET E KORBAVE NĖ NETĖT PA HĖNĖ

Shkruan: Adem ZAPLLUZHA

      

FLUTURIMET E KORBAVE NĖ NETĖT PA HĖNĖ

Rrėfejza - ese

 

 

 

           Librin e autorit Adem Zaplluzha, "Fluturimet e korbave nė netėt pa hėnė"mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

  

  

 

            GJUMI

 

      Mbi komodinėn e vjetėr i paskan hequr tė gjitha gjėrat e pa nevojshme, s’paska mbetur asgjė kėtu pėr ēka mund tė flasim .

      Njė hije e rėnd hyri nė dhomėn e fjetjes deri sa nusja i krihte flokėt e saja tė shprishura. Mė duket se kjo hije ka njė qėllim jo tė mirė, sa herė qė hynė nė dhomė zbehen muret, zbehet ēarēafi ,jo nga ndonjė frikė por nga aroma e padurueshme e saj.

        Mė kujtohet kur nė kėtė dhomė kanė fjetur kuajt e drunjtė , ato lodra fėmijėsh qė na i gdhendte gjyshi me njė biēak tejet arkaik, me dorezė nga briri i dhisė , sa qė t’i lėndonte gishtat nėse gdhendje njė kohė tė gjatė .

        Me xhelozi e ruante gjyshi briskun e tij tė vjetėr,sepse thoshte se e ka kujtim nga gjyshi i tij,e kam me ja dhėnė edhe babait tėnd nipēe ti mos u merakos. Ky biēak me qindra vite shkon prej njė gjyshi deri te gjyshi tjetėr, qė ende nuk ka lindur.

       Ruaju mos tė tė mbyten mendimet sepse nuk mundesh me ndalė vrapin e gjuhės sė etjes , ato pėrherė shkojnė bashkė, kudo i sheh tė strukur nė njė trastė dhe nuk ndahen askurrė.

         Nėse ndoll pėrmbytja e mendimeve, ti mos e lodh kokėn, ēdo pėrgjigje kėrkoje nė hingėllimėn e ditės, nėpėr xhepat e tua kėrkoje tė nesėrmen, nėse e kėrkon domosdo do ta gjesh e nėse nuk e kėrkon ti qė nė start ke humbur ēdo pjesė tė trupit tėnd.

      Sot pėr herė tė parė e pamė ekstazėn e eklipsit ,hėna ekzaltohej  e pėrdjegur, fundosej nė gjumin e vetėtimave dhe qante si njė kėrthi.

        Ēka do tė bėja unė po mos tė kisha pasur ty,e vetmja gjė qė mė ka mbetur nga koha e fėmijėrisė ,je ti kali im i drunjtė.

        Fli , fli , nata ėshtė pėr gjumė, nėse tė kafshon vetmia, ti shko deri te fanari, bisedo me dallgėt e detit, mund tė flesh edhe nė djepin e varkave tė thyera, nėse ke mundėsi hyrė nė ėndrrėn e fijeve tė holla tė koraleve, aty mund ta gjesh tė kaluarėn e hingėllimės sė kuajve tė egėr, nėse jo, atėherė, po atė hingėllim, kėrkoje tė kuajt e kuq tė luftės, jam shumė i bindur se te ato kuaj fshihen edhe hingėllimat e ditės kur e dhunuan djajtė.

        Kij kujdes kur dallgėt tunden nė djepin e detit, ėshtė pak rrezik tė jesh nė breg i papėrgatitur, tė presin tė papriturat. Sa ora dalin sirenat, tė marrin me kėngėt e tyre dhe tė fusin nė djepin e shkėmbit.

         Ti po harron se s’di not, nė qytetin tėnd nuk ke pasur asnjė lumė, ke mundur tė notosh vetėm nė grimcat e pluhurit ose tė mbytesh nė djersėt e diellit kur si saē i pėrskuqur na rrinte mbi kokė...

      S’di a mund tė paramendosh se si mbytet uji . Ajo ėshtė njė mbytje e tmerrshme , varka fundoset si deti nė ėndrrėn time dhe mė mbytė pa dalė nė breg.

        Disa ditė tė prita nė brendinė e shkumės sė kripu r. Tė prita kur nuk kisha

  kohė , kur mė mungonte energjia diellore, kur e dija se ti kurrė mė nuk do tė kthehesh.

         Unė sėrish tė pritja, mė pėlqejnė pritjet kur nuk vjen askush, vetėm nė ato ēaste mendoj pėr vetveten time, pėr ekzistimin e ajrit qė jam duke e thithur me mushkrit e mia qė nuk kanė aftėsi as tė marrin frymė, ti ikėn me shkumėn e mua ma lė vetmin e kripur tė thahem nė kėtė shtrojerė tė pritjes si peshku i papjekur nė hedhin e diellit.

      Asnjė pulėbardhė nuk u kthye nė atdhe . Kjo gjeografi e bredhjes, i vrau fluturimet e zogjve  . Ti mbete fjala e fundit e gjėmės, mbete mollė sherri nė kujtesė , mbete i vetmuar me vetmin e trokut tė ikur diku nė hapėsirė.

           Mė kujtohet kur i preknim krifat e prera tė kuajve,dita qeshte me ne, kurse hija qė na pėrcillte nė ēdo hap mbante njė sekret dhe nuk na tregoi asnjėherė asnjė fjalė.

          Flinte nė pluhur duke thithur ajrin nga njė qeskė najloni dhe kėshtu e mashtronte ditėn .

          Kur e kėrkuam gjilpėrėn e merimangės qė e thuri rrjetėn nė imagjinatėn e shkretėtirės era na tha qė kot po e kėrkojmė etjen , ajo fle nė gjumin e shkretėtirės, vetėm njėherė nė jetė duket nė bregun e majtėt lumit dhe e pėrjeton ekzaltimin e dehjes.

 

            Pjesė nga libri "Fluturimet e korbave nė netėt pa hėnė"