Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Forca e energjisė pozitive (4)

Shkruan: Fatmir MUĒOLLI

      

FORCA E ENERGJISĖ POZITIVE

ALTERNATIVĖ E MBIJETESĖS (4)

 

 

       Bota ėshtė njė planet ku kanė ndodhur ndryshime dhe ato do tė ndodhin edhe nė tė ardhmen. Ėshtė enigmatike pse ndodhin ndryshimet. Edhe unė vetė jam njė nga ata qė jeta mė bėri tė brengosem pse ndodhin kėto ndryshime qė dėmtojnė njerėzimin, pse njeriu po vuan dhe duhet tė vuajė, kam bėrė analiza, hulumtime dhe kėrkime nė internet, jam munduar ta gjej njė formulė pėr ndryshime pozitive.

 

 

      Duke mėsuar nga jeta qė kam bėrė dhe realiteti qė na rrethon duke lexuar dhe shfletuar, parė se Bota ka filluar nga dy persona nė kėtė botė, nuk ka pasur as kufij as ndarje dhe se gjithēka ēka ėshtė nė kėtė botė ėshtė dhe do tė mbetet e natyrės dhe se njeriu vetėm mashtrohet nga energjitė qė e rrethojnė dhe nga egoja e dėshira pėr ta shfrytėzuar natyrėn. Duke parė dhe mėsuar nga gabimet dhe vuajtjet e mia tė pa arsyeshme, vuajtjet e njerėzve tė pa arsyeshme, mė qėllim qė njerėzit qė lexojnė kėtė libėr tė mos gabojnė dhe tė vuajnė si unė dhe njerėzit tjerė.

Fenomenet natyrore dhe fjalėt e urta, kėshillat e babait tim, Muharrem Muēollit qė mė pėrcollėn tėrė jetėn time, pėrjetimi i jetės sime nė shumė vende tė botės: Kosovė, Norvegji, Zvicėr, Gjermani, Shqipėri, Poloni, Itali, takimi me kultura, fe dhe ideologji tė ndryshme, fjalimet e presidentėve tė vendeve tė ndryshme, debate nė parlamentin e Kosovės, debate nė Bundestagun Gjerman, Parlamentin e Shqipėrisė, Kongresin amerikan, pėrcjellja e medieve prestigjioze me vite etj.

Debate televizive me tema tė ndjeshme pėr ardhmėrinė dhe situatat qė po kalon bota, debate televizive me personazhe me peshė nė politikėn botėrore,

Duke shpresuar se ky libėr do tė bjerė nė dorė tė atyre qė kanė kompetenca pėr ta ndryshuar botėn, mendoj prej personaliteteve prej, UN, NATO, Presidentėve, Parlamentarėve, Biznesmenėve dhe tė gjithė ata qė kanė vullnet pozitiv pėr ndryshime pozitive, ta lexojnė dhe tė kėrkojnė se a mund ta gjejnė veten nė realitetin qė pėrshkruhet nė kėtė libėr. Sa investohet dhe sa punohet pozitivisht, sa investohet dhe sa punohet negativisht, ta pyesin veten se si jetojnė dhe pse kanė kėnaqėsi nė kėtė botė nėse e kanė dhe pse ndihen tė pa kėnaqur, nėse kėnaqėsinė nuk e kanė dhe se ku e gjejnė veten nė kėtė realitet.

Po vazhdoj kėto shkrime me realitetin momental dhe me falėnderime. Falėnderoj Zotin qė mė dha forcė pėr ndryshime nė jetėn time dhe qė mė ēoi kėtė ide dhe mundėsi pėr shkrimin e kėtij libri. Falėnderoj Zotin qė jeta mė solli nė Gjermani, pėr tė jetuar dhe mėsuar nga jeta, ku dhe njė pjesė e mirė e jetės sime kaloi nė kėtė vend, nė tė cilin kam familje. Falėnderoj shtetin gjerman qė kanė sjellė dhe kanė rregulla shtetėrore, tė cilat mė kanė ndihmuar dhe mė ėshtė mundėsuar qė unė tani tė merrem me shkrimin e kėtij libri. Jam i bindur dhe i provuar se populli gjerman ka provuar tė mirėn dhe tė keqen dhe ėshtė duke u munduar tė vėrė nė lėvizje energjinė pozitive. Ky shtet respekton rregullat, respekton punėn dhe kanė bėrė shumė tė mira pėr kėtė botė dhe se shpresoj se do ta gjejnė forcėn dhe energjinė pozitive pėr ndryshime pozitive edhe nė kėto kohėra tė vėshtira qė po kalon bota. Falėnderoj tė gjithė ato personalitete dhe persona qė kanė energji pozitive. Besoj te Zoti se do tė veprojnė pozitivisht dhe do tė bėjnė ndryshime pozitive. Sepse botės i nevojitet njė ndryshim i madh pėr tė gjetur mundėsinė qė energjia pozitive tė dominojė dhe bota tė ndryshojė pozitivisht.

Bota ėshtė njė planet ku kanė ndodhur ndryshime dhe ato do tė ndodhin edhe nė tė ardhmen. Ėshtė enigmatike pse ndodhin ndryshimet. Edhe unė vetė jam njė nga ata qė jeta mė bėri tė brengosem pse ndodhin kėto ndryshime qė dėmtojnė njerėzimin, pse njeriu po vuan dhe duhet tė vuajė, kam bėrė analiza, hulumtime dhe kėrkime nė internet, jam munduar ta gjej njė formulė pėr ndryshime pozitive.

 Kjo temė me ka pėrcjellė nė kėtė botė, e cila shpeshherė nuk mė lė tė qetė as tė fle. A ėshtė detyrė imja tė ballafaqohem me kėtė temė, nuk e di por diēka ėshtė nė trupin tim dhe shpirtin tim qė s’mė lė tė qetė dhe mė urdhėron tė shkruaj kėtė libėr, i cili sipas karakterit tim dhe shpirtit tim do t’i ndihmojė njerėzimit tė bėjnė ndryshime pozitive ēka ėshtė shumė e nevojshme nė kėto kohėra, kur bota pro kalon njė krizė tė madhe ekonomike e psikike, ku bota ka arritur kulmin dhe zhvillimi i teknologjisė ka arritur shumė lart, por pasuria shpirtėrore dhe qetėsia, dashuria njerėzore sa vjen e bie.

Mė ka brejtur mendimi pse kanė ardhur deri te luftėrat tė cilat kanė shkaktuar dėme tė mėdha, dhembje, vuajtje mjerim tė cilat i pėrjetova edhe vetė. Asnjėherė nė botė nuk do tė vinte deri te dhuna, lufta, terrori, po qė se nuk ka individ me egoizmin dhe me energji negative qė posedojnė, tė cilėt pėr t’i arritur qėllimet e veta satanike, e pėrdorin dhunėn dhe ushqejnė persona tjerė me energji, po ashtu negative, pėr kryerjen e akteve dhe veprimeve negative. Nė fund tė fundit vetė i paguajnė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr, sepse jeta ėshtė njė fenomen qė e bėnė secilin ta marrė atė se ēka i takon dhe baraspesha qė e kthen nėna natyrė ėshtė e pashmangshme. Balancimi i energjisė ėshtė kusht pėr ekzistencėn e universit.

 

 

 

Me ka interesuar pse vjen deri te grindja, dhe urrejtja pse vjen deri te ndarja e ēifteve ēka ėshtė kėnaqėsia dhe pse vjen te pakėnaqėsia, ēka do tė thotė tė jesh i pasur dhe ēka do tė thotė tė jesh i varfėr, duke pėrcjellė fjalimet dhe debatet e burrave shtetėrorė, njerėzve qė kanė pasur forcė pėr ndryshime, mė ka interesuar edhe jeta e tyre. Mė ka interesuar jeta e diktatorėve dhe jeta e njerėzve revolucionarė, jeta e punėtorėve dhe jeta e dembelėve ēka i shtyri ata tė bėhen diktatorė dhe si erdhėn nė pushtet dhe si pėrfunduan. Kam ndjekur dokumentarė mbi jetėn e tyre dhe kam bėrė kėrkime e hulumtime nė internet.

 Kam qenė i lidhur ngushtė shpirtėrisht me ndryshimet nė Kosovė dhe nė Ballkan, me luftėn, me krizėn ekonomike qė kaploi botėn, mė ka interesuar ēka ėshtė pastėrtia morale, shpirtėrore, ēka ėshtė vendosmėria pozitive dhe ēka vendosmėria negative, pse vjen deri te vendosmėria pozitive?!

Prej nga vjen dhe pėrse ndodhin ndryshime pozitive dhe pėrse ato negative.

Mė ka interesuar ta ndryshoj botėn pozitivisht, sepse nuk dėshiroj tė shoh njerėz duke vuajtur, sepse njerėzit nuk kanė dallim prej nga vinė, ēfarė feje kanė, ēfarė ngjyre kanė, por njerėzit dallohen nga karakteri, nga sjelljet dhe nga energjia qė ata posedojnė, nga rrethanat dhe jeta e tyre.

Njerėzit nė kėtė botė nuk e dinė se ku kanė pėr tė jetuar. Ata do tė jetojnė atje  ku do t’i sjellė nėna natyrė. Ka pasur lėvizje tė njerėzve dhe do tė ketė, tė cilat vijnė nga luftėrat e katastrofat, ku nė varshmėri prej karakterit tė ēdo njeriu veē e veē se ku e ka merituar dhe ku do ta meritojė, ai do tė jetojė. Kalova ndryshime tė mėdha radikale nė jetėn time, kalova nėpėr shumė shtete, jetova dhe mėsova kultura tė ndryshme. Takova shumė njerėz qė nga Norvegjia e deri nė jug tė Evropės, jetova takova, biznesmenė, politikanė, hajna, banditė, kriminelė, njerėz tė mirė dhe tė fortė, njerėz tė ligė, njerėz tė pa besė, njerėz besimtarė, njerėz nga tė katėr anėt e botės me bindje dhe karaktere tė ndryshme. Me ka interesuar t’i gjej simptomat e sė keqes dhe si luftohet e keqja. Duke hulumtuar kėrkesat e mia pėr ta ndryshuar jetėn time dhe jetėn e familjes sime, tė popullit tim, komunikoja dhe mė interesonin njerėz tė ndryshėm dhe filloi tė mė interesojė edhe jeta e tyre. Pyesja veten, pse vjen deri te ndryshimi i jetės sė njeriut, pse ata vuanin kur i kishin tė gjitha tė mirat dhe pse unė vuaja kur i kisha dhe i kam tė gjitha tė mirat.  Duke kėrkuar arsyen diku tjetėr pėr mosrealizimin e epsheve dhe ideve tė mia, krijoja urrejtje dhe kisha vuajtje fizike dhe psikike. Mendoja, pse s’e kam kuptuar fenomenin jetė?

 

Vazhdon...

 

 (1)    (2)    (3)           (5)   (6)