Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Forca e ndėrdijes (2)

Shkruan: Dr. Xhozef MARFI

  Pėrktheu: Hajri BEKTESHI

       FORCA E NDĖRDIJES (2)

      Secili prej nesh posedon njė mendje, njė shpirt e i cili, ndėrkaq, posedon dy veti tė ndryshme. Kufiri qė i ndan ato, tė gjitha qenieve mendore tė sė sotmes mirė u ėshtė e njohur. Secila nga vetitė e cekura dallohet nga fuqitė dhe nga shenjat e posaēme tė vetėprira. Dy funksione tė mendjes njerėzore, nė tė shumtėn e rasteve, i shėnojmė si mendje objektive dhe subjektive, si vetėdije dhe ndėrdije, si mendje e zgjuar dhe e fjetur, si mendje sipėrfaqėsore dhe si mendje me dėshirė dhe e detyruar, si princip mashkullor dhe femėror etj. Nė kėtė libėr, nė shumicėn e rasteve, shėnohet dyfishtėsia e mendjes njerėzore me nocionet VETĖDIJA dhe NDĖRDIJA.

           

 

 

THESARI I FSHEHUR NĖ SECILIN PREJ NESH

 

            Pasuria e paskajshme ndodhet nė afėrsi tė plotė tė secilit njeri qė ėshtė i gatshėm ta hapė shpirtin e vet dhe ta rrėmbejė atė nga thesari kolosal i ndėrdijes. Ju qė e lexoni kėtė libėr, do tė duhej tė jeni tė vetėdijshėm se pikėrisht te vetė ju gjendet xeherorja e arit, e cila pėrmban ēdo gjė qė ju nevojitet pėr njė jetė tė lumtur, gazmore dhe tė pasur.

            Shumė prej nesh ende janė nė gjumė tė thellė, tė pavetėdijshėm pėr ekzistimin e xeherores sė arit, tė inteligjencės sė paskajshme dhe tė dashurisė nė vetvete. Mėsyjani dhe do tė nxjerrni gjithēka qė ju nevojitet, ēdo gjė qė dėshironi! Njė copė hekuri i magnetizuar ngritė peshė gati 12 herė mė shumė se pesha e vet, po qe se e ēmagnetizoni, e njėjta copė hekuri nuk mund ta ngrisė as edhe pendėn mė tė lehtė. Ngjashėm me kėtė ekzistojnė; dy lloje njerėzish: njėrit i takojnė njerėzit e magnetizuar - me shpresė dhe me besim, tė vetėdijshėm se janė tė lindur pėr suksese; tjetrit i takojnė njerėzit qė i kanė humbur vetitė magnetike, tė kapluar me frikė e me dyshim. Po qe se u jepet rasti i volitshėm, gjithnjė do tė thonė: "... e ēka nėse mbaroj? Mund t'i humbas tė gjitha paratė, njerėzit do tė mė pėrqeshin". Ky tip i njeriut nuk do tė ecėn larg nė jetė, sepse i kapluar nga frika dhe nga pėrparimi do tė qėndrojė nė vend. Nisuni pėrpara! Mbushuni me veti magnetike! Zbulojeni fshehtėsinė shekullore!

 

            Fshehtėsia e madhe shekullore

 

            Ē'ėshtė fshehtėsia e madhe shekullore sipas mendimit tuaj? Energji atomike? Energji termonukleare? Bombė neutronike? Udhėtim ndėrplanetar?

            Me siguri se s'ėshtė asnjėra prej kėtyre. Atėherė si ta gjejmė pėrgjigjen? Nė ēka tė kihet kujdes? Si tė shėrbehemi me tė?

            Pėrgjigjja ėshtė krejtėsisht e thjeshtė. Fshehtėsia vezulluese shekullore ėshtė fuqia ēudibėrėse e ndėrdijes njerėzore. Ajo ėshtė e fshehur nė thellėsi tė mendjes sė secilit njeri nė kėtė planet.

 

            Fuqia e mrekullueshme e ndėrdijes

 

            Nė qoftė se mėsoheni se si mund ta njihni dhe si ta lironi fuqinė e fshehtė tė ndėrdijes suaj, atėherė nė jetėn tuaj do ta futni forcėn, pasurinė, shėndetin, lumturinė dhe kėnaqėsinė.

            Nuk ka nevojė qė ta fitoni, fuqia gjithnjė ėshtė nė posedimin tuaj. Duhet vetėm pėrvetėsuar mėnyra e pėrdorimit tė saj, tė kuptohet ajo dhe tė pėrdoret nė mėnyrė tė duhur nė tė gjitha poret e jetės. Po qe se i ndiqni teknikat dhe proceset e thjeshta, tė pėrshkruara nė kėtė libėr, do t'i fitoni njohuritė dhe kuptimet e nevojshme. Do t'ju frymėzojė njė ditė e re dhe te ju do tė lindė njė forcė e re, me ndihmėn e sė cilės do t'i realizoni dėshirat dhe ėndrrat tuaja. Bėhuni tė vendosur dhe tė fortė! Bėjeni jetėn tuaj mė tė rėndėsishme, mė tė pasur dhe mė bujare!

            Nė thellėsi tė ndėrdijes suaj gjendet urtėsia e paskajshme, fuqia e pakufizuar, burimi i ēdo gjėje qė u nevojitet. Ju duhet vetėm qė t'i zbuloni ato, t'i zhvilloni dhe t'i qitni nė dritė. Njihni mundėsitė e shpirtit tuaj! Jepuni trajtėn dhe ato do tė dalin nė botė.

            Po qe se shpirtin tuaj e hapni dhe e bėni tė pranueshėm, inteligjenca e pakufishme e brendėsisė sė ndėrdijes suaj nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend, do t'ju zbulojė ēdo gjė qė dėshironi tė dini . Do t'ju vijnė mendime tė reja, ide tė reja qė do t'ju ēojnė kah zbulimet e reja, do t'ju aftėsojnė qė tė krijoni vepra tė reja artistike dhe praktike. Pos kėsaj, inteligjenca e paskajshme e ndėrdijes do t'ju tregojė rrugėn e cila ju ēon kah tė vėrteta dhe njohuritė plotėsisht tė reja dhe, deri tash, tė panjohura. Do t'ju zbulojė pėrsosmėrinė e tė shprehurit dhe do t'ju tregojė vendin e vėrtetė nė jetė.

            Me ndihmėn e menēurisė sė ndėrdijes do tė jeni nė gjendje ta tėrhiqni shoqen (shokun) tuaj tė jetės ose bashkėpunėtorin afarist; do tė gjeni blerėsin e vėrtetė tė shtėpisė ose tė automobilit; do tė tuboni mjete tė mjaftueshme materiale dhe do tė fitoni lirinė pėr t'u bėrė, pėr shkuar a pėr tė punuar sipas dėshirės suaj.

            E drejta juaja ėshtė qė ta zbuloni botėn e brendshme tė mendimeve, tė ndjenjave, tė forcės, tė dritės dhe tė bukurisė. Edhe pse tė padukshme, fuqitė e ndėrdijes janė tejet tė furishme.

            Nė ndėrdije gjenden zgjidhjet e tė gjitha problemeve, shkaqet e tė gjitha ndodhive. Duke i liruar fuqitė e fshehura, do t'i pėrvetėsoni fuqitė dhe menēuritė e nevojshme, tė cilat do t'ju ēojnė kah begatia, kah lumturia, kah siguria dhe kah kėnaqėsia.

            Kam parė se si fuqia e ndėrdijes ua kthen forcėn tė gjymtėve, i aftėson ata pėr ta pėrtėrirė shėndetin, kuptimin dhe kėnaqėsinė. Forca ēudibėrėse shėruese e ndėrdijes ėshtė nė gjendje qė ta shėrojė mendjen e trazuar dhe zemrėn e plasur, t'i kėpusė zinxhirėt materialė dhe fizikė tė tė gjitha llojeve.

 

            Domosdoshmėria e ekzistimit tė themeleve tė praktikės

 

            As qė mund tė paramendohet ndonjė pėrparim sadopak i rėndėsishėm pa themele tė praktikės. Gjithkush mund tė mėsojė ta udhėheqė ndėrdijen e vet. Nga shkalla se sa u ka shkuar pėr dore t'i njihni principet e saj dhe t'i praktikoni ato, varen edhe tė arriturit e rezultateve tė dėshiruara.

            Si kimist i dikurshėm, do t'ju vė nė pah faktin e mirėnjohur se bashkėdyzimi i hidrogjenit me oksigjen, nė pėrmasėn 2:1, na jep ujin. Po ashtu, me bashkimin e njė atomi tė oksigjenit dhe tė njė atomi tė karbonit fitohet gazi helmues - monoksid i karbonit. Po ta shtojmė edhe njė atom tė oksigjenit, do tė fitojmė gazin jo tė dėmshėm — dioksidin e karbonit (numri i kombinimeve ėshtė i pakufizuar).

            Duhet pasur ndėrmend se ndėrdija vepron nė pajtim me ligjshmėritė qė vlejnė nė kimi, nė fizikė a nė matematikė. Tė shqyrtojmė principin e pėrgjithshėm: "Uji synon tė ketė pozitė horizontale". Nė pyetje ėshtė principi i pėrgjithshėm, i cili vlen pėr ujė nė ēdo vend dhe nė ēdo ēast.

            Tė shqyrtojmė edhe njė princip: "Materia nga nxehtėsia bymehet dhe kjo ėshtė e vėrtetė e pėrgjithshme. Plotėsisht i vėrtetė ėshtė edhe fakti se ēdo shenjė qė e futni nė ndėrdije e gjen shprehjen e vet materiale si pėrvojė, si ndodhi a si veti.

            Lutja qė e bėni do tė hasė nė mirėpritje, sepse ndėrdija paraqet principin qė nėnkupton mėnyrėn se si njė send vepron. Principi i elektricitetit, p.sh., do tė thotė se elektriciteti vepron nga potenciali mė i lartė kah mė i ulėti. Duke shfrytėzuar principin e elektricitetit, njeriu atė nuk e ndryshon, por nė bashkėpunim me natyrėn vjen deri te zbulimet dhe shpikjet e reja, me vlerė, tė papėrcaktuar pėr llojin njerėzor. Ėshtė e nevojshme tė dini se ē'ėshtė besimi, pse dhe si vepron ai. Bibla nė mėnyrė shumė tė qartė, tė thjeshtė dhe tė bukur thotė:

            "Pėrnjėmend po ju them: nėse ndokush i thotė kėtij mali: "Ēohu dhe hidhu nė det" — e nuk dyshon nė zemrėn e vet, por beson se do tė ndodhė siē thotė, po ashtu do tė ngjajė! (Marku, 11:23).

            Ligjshmėria e shpirtit ėshtė ligjshmėri e besimit. Kjo do tė thotė se duhet besuar nė mėnyrėn e veprimit tė shpirtit, se duhet besuar nė vetė fenė. Besimi qė lind nė shpirt ėshtė mendim i lindur nė atė shpirt — vetėm kjo dhe asgjė mė tepėr.

            Te gjitha pėrvojat, ndodhitė dhe vetitė janė reagime tė ndėridej ndaj mendimeve tė njeriut. Duhet pasur ndėrmend faktin se rezultati nuk ėshtė vepėr e asaj se nė ēfarė besohet, por e vetė besimit. Ndaluni mė me tė falur tė besimit, tė besimeve, tė mendimeve jo tė vėrteta, tė besimeve tė kota dhe tė frikave qė e mundojnė llojin njerėzor. Filloni tė besoni nė tė vėrtetat e amshueshme jetėsore qė nuk ndryshojnė. Mu atėherė do tė shkoni drejt lartėsisė — drejt Zotit.

            Secili qė e lexon kėtė libėr dhe qė i pėrdor principet e cekura tė  ndėrdijes, do tė jetė nė gjendje qė tė lutet nė mėnyrė shkencore dhe efikase si pėr vetveten, ashtu edhe pėr tė tjerėt. Lutja do t'i jetė pranuar nė pajtim me ligjin universal tė aksionit dhe tė reaksionit. Tė menduarit ėshtė aksion prej tė cilit ēdo gjė fillon. Reaksioni paraqet pėrgjigjen nga ndėrdija, tė lidhur ngushtė me tė menduarit. Nė mendjen tuaj krijoni mendime pėr harmoni, pėr shėndet, pėr paqe dhe pėr disponim, atėherė ēudirat do tė fillojnė tė ndodhin nė jetėn tuaj.

 

 

 

            Natyra e dyfishtė e mendjes

 

            Secili prej nesh posedon njė mendje, njė shpirt e i cili, ndėrkaq, posedon dy veti tė ndryshme. Kufiri qė i ndan ato, tė gjitha qenieve mendore tė sė sotmes mirė u ėshtė e njohur. Secila nga vetitė e cekura dallohet nga fuqitė dhe nga shenjat e posaēme tė vetėprira. Dy funksione tė mendjes njerėzore, nė tė shumtėn e rasteve, i shėnojmė si mendje objektive dhe subjektive, si vetėdije dhe ndėrdije, si mendje e zgjuar dhe e fjetur, si mendje sipėrfaqėsore dhe si mendje me dėshirė dhe e detyruar, si princip mashkullor dhe femėror etj. Nė kėtė libėr, nė shumicėn e rasteve, shėnohet dyfishtėsia e mendjes njerėzore me nocionet VETĖDIJA dhe NDĖRDIJA.

 

            Vetėdija dhe ndėrdija

 

            Me qėllim tė tė kuptuarit tė funksioneve tė mendjes suaj, paramendojeni atė si njė kopsht! Ju jeni kopshtari qė tėrė ditėn diēka mendon, mbjell. Atė qė keni mbjellė nė ndėrdije, do ta korrni nė trupin tuaj nė marrėdhėnie me botėn e jashtme.

            Ėshtė koha e fundit qė tė filloni mbjelljen e mendimeve pėr paqe, pėr fat, pėr mirėsi dhe pėr pėrparim. Mendoni nė qetėsi. Koncentrohuni nė vlerat e vėrteta! Pėrvetėsojini ato si pjesė tė vetėdijes! Po mbollėt pandėrprerė mendime tė mrekullueshme nė kopshtin e mendjes suaj, do tė pėrjetoni korrje mė tė begatshme nga tė gjitha korrjet. Ndėrdija mund tė krahasohet me tokėn ku rriten tė gjitha llojet e bimėve, si tė mirat, ashtu edhe ato tė dėmshmet. Dikush korr fruta e dikush baroja. Secili mendim ėshtė shkak, ndėrkaq tė tjerat janė vetėm pasoja. Mu pėr kėtė patjetėr duhet t'u kushtoni rėndėsi mendimeve tuaja dhe tė kujdeseni qė ato tė sjellin vetėm pasoja tė dėshiruara.

            Po qe se keni mendime tė shėndosha, po qe se e kuptoni tė vėrtetėn, po qe se mendimet tuaj nė ndėrdije janė konstruktive, tė harmonishme dhe tė drejtuara kah paqja, fuqia ēudibėrėse e ndėrdijes do t'ju pėrgjigjet dhe do t'ju sigurojė jetė tė kėndshme dhe tė harmonishme. Nė momentin kur do ta keni pėrvetėsuar tė kontrolluarit e proceseve tė tė menduarit tuaj, do tė jeni nė gjendje qė forcėn e ndėrdijes ta pėrdorni ndaj ēfarėdo problemi dhe vėshtirėsie. Me fjalė tė tjera, do ta filloni njė bashkėpunim tė vetėdijshėm me forcėn e pakufizuar dhe me ligjin e plotfuqishėm qė mbretėron nė mbarė botėn.

            Po u rrotulluat rreth vetes, do tė vėreni se shumica dėrmuese e njerėzimit ėshtė e kthyer kah bota e jashtme. Vetėm tė arsimuarit interesohen mė tepėr pėr botėn e brendshme. Kini ndėrmend faktin se bota e jashtme ėshtė prodhim i botės sė brendshme - i botės sė mendimeve, tė ndjenjave dhe parafytyrimeve. Pra kjo botė e brendshme ėshtė fuqi e vetme krijuese e gjithėsisė: ēdo gjė qė ndodh nė botėn e jashtme ėshtė e krijuar me veprim tė vetėdijshėm a tė pavetėdijshėm tė mendjes suaj.

            Njohja e procesit tė depėrtimit tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes do t'ju bėjė tė mundur ta ndryshoni jetėn tuaj. Pėr t'i ndryshuar pasojat, ėshtė e nevojshme tė ndryshohen shkaqet. Shumica pėrpiqen t'i ndryshojnė pasojat, duke u marrė veēanėrisht me to. Vetėm me largimin e shkakut ėshtė e mundur qė tė tejkalohet mospajtimi, vetmia, mjerimi, tė kufizuarit e ēfarėdo lloji. Shkaku, siē ėshtė thėnė mė parė, ėshtė mėnyra se si e pėrdorni vetėdijen tuaj, gjegjėsisht mėnyra se si mendoni dhe pėrfytyroni.

            Le t'ju bie ndėrmend se jeni duke jetuar nė oqeanin e paarritshėm tė pasurisė sė pakufishme. Ndėrdija juaj ėshtė shumė e ndjeshme ndaj mendimeve. Mendimet, nga ana e tyre, krijojnė modelin e matricėn nėpėr tė cilėn rrjedh inteligjenca e paskajshme, menēuria, forca jetėsore dhe energjia e ndėrdijes suaj. Po guxuat t'i pėrrdorni ligjshmėritė e mendjes, ashtu siē u cek nė kaptinat vijuese, nė vend tė skamjes do tė keni pasuri, nė vend tė besimeve tė kota dhe tė mosdijes - menēuri, nė vend tė dhembjes - qetėsi, nė vend tė mėrzisė - gėzim, nė vend tė errėsirės - dritė, nė vend tė mospajtimit- harmoni, nė vend tė frikės - besim, nė vend tė mossuksesit - sukses dhe do tė liroheni nga tė pėrqafuarit e fortė tė mesatares. Vallė, nga aspekti mendor, emotiv dhe material, a mund tė ketė diē mė tė mrekullueshme dhe mė tė bukur nė botė?

            Shumica e shkencėtarėve, e artistėve, e poetėve, e kėngėtarėve, e shkrimtarėve dhe e shpikėsve tė mėdhenj, posedojnė njohuri dhe kuptueshmėri tė thellė tė mėnyrės sė veprimit tė vetėdijes dhe ti ndėrdijes.

            Ja njė shembull: tenorin e madh tė operės italiane, Enriko Karuzon, e pati kapluar trema e rrėmbyeshme. Nga frika irracionale plotėsisht iu paralizua qafa. Nėpėr fytyrė i rridhte djersa. E pati kapluar turpi, sepse, pas disa minutash, duhej tė dilte nė skenė. Mirėpo frika nuk lėshonte pe, e me tė as muskujt e qafės. Ai thoshte: "Do tė mė pėrqeshin. Nuk jam nė gjendje tė kėndoj". Pastaj, nė prezencė tė njė numri tė madh tė tė tubuarve, prapa skenės, bėrtiti: "Uni i Vogėl do ta ngulfasė Unin e Madh". Pastaj, Unit tė Vogėl iu drejtua me kėto fjalė: "Dil prej nesh! Uni i Madh do tė kėndojė". Me Unin e Madh ai nėnkupton fuqinė e paskajshme dhe menēurinė e ndėrdijes sė vet. Vazhdoi tė bėrtiste: "Dil, dil! Uni i Madh do tė kėndojė!

            Ndėrdija iu pėrgjigj duke ia liruar fuqitė jetėsore nė brendi tė trupit tė tij. Mu ashtu siē ishte paraparė, Karuzoja pati dalė nė skenė, e pati kėnduar melodinė e vet madhėshtore dhe pati ngritur publikun nė kėmbė.

            Karuzoja, siē duket, e ka kuptuar se ekzistojnė dy nivele tė mendjes sė njeriut: niveli i vetėdijes ose racional dhe ai i ndėrdijes ose irracional. Ndėrdija njerėzore ėshtė mjaft e ndjeshme dhe reagon madje edhe ndaj natyrės sė mendimeve. Nėse vetėdijen (Unin e Vogėl) ua kaplon frika, halli ose ngarkesa psikike do tė vijė deri te shpėrthimi i ndjenjave negative qė burojnė nga ndėrdija (Uni i Madh), e cila, nga ana e vet, e pėrshkon vetėdijen me ndjenja paniku, me parandjenja tė errėta dhe tė dėshpėrimit. Nėse ju ngjan kjo, pėrpiquni qė, sikurse Karuzoja, t'i urdhėroni ndjenjat tuaja irracionale, tė lindura nė thellėsi tė ndėrdijes dhe atė nė mėnyrė vijuese: "Ngadalė, qetėsohu, kėtu unė urdhėroj! Je i detyruar tė mė dėgjosh! E ke tė ndaluar tė futesh, aty ku nuk e ke vendin!"

            Ėshtė tepėr interesante, gati mahnitėse tė vėshtrohet se si urdhri i prerė, i drejtuar ndaj lėvizjeve irracionale nė brendi tė qenies thellėsore tė njeriut, shkakton qetėsi, heshtje dhe harmoni shpirtėrore. Ndėrdija i ėshtė nėnshtruar vetėdijes dhe pikėrisht pėr kėtė ajo quhet ndėrdije.

 

            Dallimet kyēe dhe mėnyra e veprimit

 

            Shembulli vijues do t'ju ndihmojė qė t'i hetoni dallimet kryesore. Vetėdija ka rolin e kapitenit qė gjendet nė vendkomandimin e anijes. Ai drejton anijen dhe u jep urdhra njerėzve nė repartin e makinave, tė cilėt, nga ana e vet, bėjnė mbikėqyrjen e kazanėve, tė instrumenteve e tė instalimeve tė tjera. Njerėzit qė gjenden nė repartin e makinave nuk e kanė tė ditur drejtimit e lundrimit tė anijes. Ata, thjesht veprojnė sipas urdhrave tė marra. Po qe se nė rast tė leximit tė gabuar tė tė dhėnave nga kompasi, sekstanta ose harta gjeografike, njeriu nga vendkomanda jep urdhra tė gabuara, makinistėt verbėrisht do tė shkojnė drejt shkėmbinjve nėnujor. Pra, ata i nėnshtrohen atij, sepse ai ėshtė epror i tyre. Urdhrat kryhen pa kundėrshtim, anėtarėt e ekuipazhit nuk diskutojnė me kapitenin rreth rregullsisė sė urdhrit.

            Kapiteni ėshtė i zoti i anijes dhe fjala e tij ėshtė ligj. Ngjashėm me kėtė, vetėdija juaj ėshtė kapiten dhe i zoti i punėve qė kryeni. Ndėrdija i pranon urdhrat qė ia jepni nė bazė tė asaj nė ēka besoni dhe ēka pranon si tė vėrtetė vetėdija juaj.

            Po qe se vazhdimisht para njerėzve pėrsėritni: "Kjo ėshtė shumė e shtrenjtė pėr mua", ndėrdija do t'ju kuptojė me seriozitet, do t'ju marrė fjalėn dhe do tė kujdeset qė vėrtet tė mos jeni nė gjendje pėr ta blerė sendin e dėshiruar. Pėrderisa me kėmbėngulje pohoni se: "Ky automobil, udhėtimi pėr nė Evropė, shtėpia, gėzofi i lėkurės nuk janė pėr mua", mund tė jeni tė bindur se ndėrdija juaj do ta dėgjojė urdhrin dhe do tė beje ēmos qė tėrė jeta t'ju kalojė pa tė mirat e lartcekura.

            Vitin e kaluar, nė prag tė kėrshėndellave, njė studente dashamirėse ishte ndalur pranė vitrinės ku ishte ekspozuar njė ēantė udhėtimi shumė e bukur, por mjaft e shtrenjtė. Ajo, sapo ishte nisur pėr nė vendlindje, ku duhej ta kalonte festėn. Nė momentin kur qe pėrgatitur tė thoshte: "Kjo ēantė ėshtė tepėr e shtrenjtė pėr mua", iu kujtua fjalia qė e kishte dėgjuar gjatė ligjėratės sime: "Asnjėherė mos vendosni prerė me fjali mohuese. Nė vend tė tij, jepini domethėnie tė kundėrt dhe ēudirat pastaj do tė fillojnė t'ju ndodhin". Prandaj, vajza tha: "Kjo ēantė ėshtė imja, mendimisht e pronėsoj, kurse ndėrdija ime do tė pėrkujdeset qė ajo njėmend tė bėhet imja".

            Po atė mbrėmje, rreth orės tetė, i fejuari ia dhuroi njė ēantė identike me atė qė kishte vėshtruar dhe me tė cilėn mendimisht qe identifikuar nė orėn dhjetė tė mėngjesit. Vajza vetėm se nė mendje shpresonte duke ia lėnė ndėrdijes qė ajo me aftėsinė e mjaftueshme ta zgjidhė kėtė problem.

            Mė vonė mė ishte rrėfyer: "Nuk kisha para pėr ta blerė ēantėn, mirėpo tash plotėsisht e kam tė qartė se ku gjenden paratė dhe ēdo gjė tjetėr qė mė nevojitet — nė thesarin e amshueshėm, tė vendosur nė brendi tė vetes sime".

            Ja edhe njė shembull i thjeshtė.

            Nėse thuani "nuk mė pėlqejnė kėrpudhat", por me ndonjė rast, megjithatė, ju ofrojnė ato me sallatė ose si paragjellė, doemos do tė keni probleme me organet e tretjes, sepse ndėrdija do t'ju thotė: "Patroni (vetėdija) nuk i do kėrpudhat". Nė kėtė shembull ngapak qesharak, lehtė mund tė hetohen dallimet kyēe dhe mėnyrat e veprimit tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes sė qenies njerėzore.

            Dikush do tė thoshte: "Po e piva njė kafe para mbrėmjes, nuk do tė fle tėrė natėn". Gjithnjė kur pi kafe, ndėrdija cingėron nė shenjė alarmi dhe thotė: "Patroni tė urdhėron qė sonte tė mos flesh tėrė natėn".

            Ndėrdija juaj punon 24 orė, duke u pėrpjekur qė kėtė ta beje nė dobi tuajėn, gjegjėsisht duke ju ofruar frytet tuaja tė tė menduarit tė zakonshėm.

 

            Mėnyra e reagimit tė ndėrdijes

           

            Para ca muajsh mė erdhi njė letėr me kėtė pėrmbajtje: "jam njė e ve 74 - vjeēare. Fėmijėt  mė janė tė rritur. Njė kohė tė gjatė kam jetuar vetėm me ndihmėn e njė pensioni tejet tė vogėl. Nė ligjėratat e tuaja, mbi vetitė e ndėrdijes, kam dėgjuar se me pėrsėritje, me besim dhe me shpresė ēdo ide mund tė futet nė ndėrdije, andaj fillova tė pėrsėris nė vete: "Dikush mė do. Jam nė martesė tė lumtur me njė njeri plot dashamirėsi, me njė njeri tė mirė qė u ėshtė kthyer gjėrave shpirtėrore. Jam e pėrkujdesur". Pas dy javėsh, mu pranė shitores mė tė afėrt, u njoha me njė farmacist tė pensionuar. E vėrteta se ishte shumė i sjellshėm, i kuptueshėm e besimtar i mirė. Ai, nė mėnyrė tė pėrkryer i plotėsonte kushtet e realizimit tė lutjes sime. Me tė kaluar java, mė afroi martesė. Tash gjendemi nė udhėtimin martesor nėpėr Evropė. Jam e bindur se para altarit na pruri inteligjenca e vendosur diku thellė nė ndėrdijen time".

            Kjo grua zbuloi se thesari gjendet nė vetė brendinė e saj. Zemra ia ndjeu sinqeritetin e lutjeve dhe ia hapi portat ndėrdijes, ku, sikurse nė mediumin e vėrtetė tė krijimtarisė, ato iu realizuan. Nė ēastin kur ajo subjektivisht u pėrcaktua pėr ato qė i nevojiteshin, ndėrdija e saj, nė bazė tė ligjit mbi tėrheqėsin, e gjeti zgjidhjen e vėrtetė.

            "Sė fundi, o vėllezėr, mundohuni tė keni nė zemėr gjithė ēka ėshtė e vėrtetė, gjithė ēka ėshtė e ndershme, gjithė ēka ėshtė e drejtė, gjithė ēka ėshtė pastėr, gjithė ēka ėshtė e shenjtė, gjithė ēka ėshtė e denjė pėr dashuri, gjithė ēka ėshtė e denjė pėr lavdi, gjithė ēka ėshtė virtyt" (Fil. 4:8).

 

            Vazhdon...

 

(1)                (3)      (4)      (5)