Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - FORCA SHĖRUESE E MENDIMIT POZITIV  

Pėrgatiti:Valbona VOCA

http://tesheshi.com

           FORCA SHĖRUESE E MENDIMIT POZITIV  

   

Tė gjitha sėmundjet njerėzore kanė njė shkak emocional tė lidhur me mėnyrėn e tė menduarit, i cili si pasoj mund tė shkaktoj sėmundje, por nė tė njėjtėn kohė, ndryshimi i kėtij shkaku emocional apo kėsaj mėnyre tė menduarit, do tė bėjė tė mundur shėrimin.

 

           

Ēdo qenie njerėzore ėshtė krijues i shėndetit apo sėmundjes sė vet.

– Sivanda-

 

 

Lidhja nė mes mendjes, trupit dhe shpirtit

Lėvizja Epoka e Re (New Age) ėshtė njė lėvizje shpirtėrore, jo religjioze perėndimore, e cila u zhvillua ne vitet e fundit te shekullit tė njėzete. Parimet kryesore pėrqendrohen rreth bazimit nė tė dy traditat shpirtėrore dhe metafizike tė Lindjes dhe Perėndimit si dhe nė futjen e ndikimeve nga vet ndihma dhe psikologjia motivuese, shėndetėsia e shenjtė, parapsikologjia, hulumtimet mbi vetėdijen dhe fizika kuantike.

 

Vetėdijesimi dhe vetndihma

Me lindjen e Postmodernizmit dhe zhvillimit tė gjithmbarshėm tė njerėzimit, lindi edhe lėvizja e re shpirtėrore dhe mendore pėr vetėdijesim individual dhe vet ndihmė personale e cila beson se njeriu mund ta shėroj veten duke ju pėrmbajtur kėtyre parimeve: Merr pėrgjegjėsi individuale pėr pėrsosje shpirtėrore dhe pėrmirėsim tė kualitetit tė jetės si dhe pėrdor dimensionet mendore  dhe shpirtėrore duke mos u bazuar nė mjekėsin konvencionale, por nė aftėsitė mendore pėr tė krijuar shėrim nga sėmundjet dhe shėndet tė mirėfillte fizik, shpirtėror dhe mental.

Bernie Siegel, njė mjek dhe autor i librit “Dashuria, mjekėsia dhe mrekullitė” (1986), beson se fuqia e shėrimit rrjedh nga mendja dhe vullneti njerėzor. Se operimet dhe medikamentet mjekėsore munden vetėm tė blejnė pakės kohė kundėr sėmundjeve, por shėrimi i vėrtet vjen nga dashuria ndaj vetvetes dhe besimi i plotė pėr shėrim. Fuqia e mendjes pėr tė mposhtur sėmundjet ėshtė njė realitet, tė cilin ai e ka pėrjetuar nė pėrvojat e tij me pacientė tė cilėt vuanin nga sėmundjet shumė te rėnda, pėrfshirė kėtu edhe kancerin.

   

Fuqia e mendjes pėr vetshėrim

Bernie inspiroi shumė pacient qė ta mendojnė veten e tyre tė shėruar dhe tė pėrdorin fuqinė e mendimit pozitivė nė luftė kundėr sėmundjeve.

Ai po ashtu i ka frymėzuar dhe kėshilluar, shumė mjekė tjerė dhe punonjės tė shėndetėsisė, qė tė kenė tjetėr qasje ndaje pacienteve dhe tė ju ndihmojnė atyre pėr vetshėrim.

 

 

Pėrdorimi i Placebo efektit

Eksperimenti i bėrė me tabletat, pa kurrfarė pėrmbajtje kimike apo shėruese dhe injeksionet me ujė, me pacientėt tė cilėve i u ėshtė thėnė se janė terapia e cila do t’i shėroj, dėshmon se forca e mendjes dhe bindjes nė shėrim ka dhėnė rezultate dhe kėta pacient janė shėruar.

 

Ju mund ta shėroni jetėn tuaj

Luise Hay, autore e librit ”Ju mund ta shėroni jetėn tuaj” (1988), beson se “mendimet dhe fjalėt tona i krijojnė pėrvojat tona” prandaj ne me vetėdije apo jo krijojmė pėrvojat tona jetėsore.  Sipas Luize Hay, tė gjitha sėmundjet njerėzore kanė njė shkak emocional tė lidhur me mėnyrėn e tė menduarit, i cili si pasoj mund tė shkaktoj sėmundje, por nė tė njėjtėn kohė, ndryshimi i kėtij shkaku emocional apo kėsaj mėnyre tė menduarit, do tė bėjė tė mundur shėrimin.

Autorja nė fjalė kishte qenė vet me sėmundje tė kancerit tė cilėn e mposhti me vullnetin e fortė dhe aplikimin e mendimit pozitiv, dashurisė ndaj vetes dhe besimit nė mrekulli, prandaj me tė drejtė ajo sugjeron kėto udhėzime pėr shėrim:

Lexo, Studio -Dituria ėshtė fuqi;

Unė e dua veten dhe e pranoj;

Unė I falė vetes dhe tė tjerėve;

Spastrimi i zemėrimit (rrahja e jastėkėve);

Ushqimi i shėndosh (pemė dhe perime);

Terapia fizike dhe ushtrimet (refleksologjia).

 

Mendime tė reja – jetė e re

Forca shėruese, qė gjendet brenda nesh, mund tė shpėrthej duke ndėrruar mėnyrėn e tė menduarit me modele tė mendimeve pozitive, afirmimeve (deklarata gojore pozitive, ne kohėn e tashme), me vizualizime (krijimi i imazheve pozitive), me relaksim mendor, meditim si dhe trajnimin dhe disiplinimin e mendjes dhe fjalėve, por mbi tė gjitha, me lutje dhe falėnderime.

 

Mesazhi pėrfundimtar

Qėndrimi pozitiv mendor ndikon jo vetėm pėr shėrimin e sėmundjeve, por edhe pėr pėrmirėsimin e kualitetit te jetės.

Janė dokumentuar me qindra raste tė vetshėrimit duke pėrdorur fuqinė e mendjes edhe pse ky fenomen nuk ka shpjegim shkencor.

A s’do tė kishte qene mrekulli sikur roli i qėndrimit pozitiv mendor tė mėsohej nė shkolla dhe fuqia e vet shėrimit tė bėhet pjesė integrale e shkollimit pėr tė gjithė profesionistėt mjekėsor?