Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - FRAGMENT NGA NJĖ INTERVISTĖ ME FREDERIK NIĒE

www.tokesor.com

      

FRAGMENT NGA NJĖ INTERVISTĖ ME FREDERIK NIĒE

 

            E Mirė ėshtė gjithēka qė lartėson tek Njeriu ndjesinė e fuqisė, dėshirėn pėr fitimin e fuqisė, vetė fuqinė. E Keqe ėshtė gjithēka qė lind nga dobėsia. Fatkeqsisht shumė njerėz e kanė demonizuar kėtė mendim timin. Por nuk ekzistojnė tė vėrteta subjektive. E vėrteta ėshtė gjithmonė Njė, thjesht ekzistojnė njerėz qė krijojnė tė vėrteta tė rreme nė mėnyrė qė tė sundojnė mbi masat.

 

  

 

            Gazetari: Vepra juaj mė e rėndėsishme ėshtė ‘’Kėshtu foli Zarathustra’’ nė tė cilėn zhvillohet ideja e Mbinjeriut. Cila ėshtė diferenca midis Mbinjeriut dhe Njeriut?

 

            Niēe: Ēfarė ėshtė majmuni pėr njeriun? Ėshtė njė objekt talljeje ose njė turp i dhimbshėm. Pikėrisht e njėjta gjė duhet tė jetė njeriu pėr Mbinjeriun: njė objekt talljeje dhe turpi tė dhimbshėm. Njeriu ėshtė njė litar i tendosur midis kafshės dhe Mbinjeriut, njė litar mbi abysin. Po ju flas pėr Mbinjeriun. Njeriu ėshtė diēka qė duhet tė kapėrcehet. Ju ēfarė keni bėrė pėr ta kapėrcyer?

 

            Gazetari: Ndoshta do tė mundesha t’ju pėrgjigjesha nėse mė shpjegonit se si e pėrkufizoni ju njeriun dhe nė vijim dhe tejkalimin e kufijve tė tij…

 

            Niēe: Njeriu ėshtė njė qėnie e cila ėshtė edukuar nga iluzionet e tij: e para, gjithmonė e shikonte veten e tij si tė mangėt, e dyta, e dhuntoi veten e tij me veēori fantazeske, e treta e vinte veten e tij nė hierarkinė e qėnieve nė njė shkallė tė gabuar midis kafshėve dhe natyrės, e katėrta shpikte vazhdimisht piktura tė tė mirėve dhe i pranonte ata pėr njė periudhė si tė pėrjetshėm dhe tė pavarur nga pėrkufizimet. Problemi ishte se herė njėri vrull njerėzor dhe herė tjetri zinte vendin e parė dhe fisnikėrohej si arsye e kėtij vlerėsimi.

 

            Gazetari: Meqėnėse thoni se jemi tė edukuar nga iluzionet tona, me cilėn mėnyrė mund t’i eliminojmė ato nė mėnyrė qė tė fitojmė njohjen e realitetit?

 

            Niēe: Do t’ju pėrgjigjem me pyetje.

            Vrapon pėrpara? E bėn si ēoban? Apo si i pėrjashtuar? Njė version i tretė do tė ishte i arratisuri… Ēėshtja e parė e vetėdijes.

            Je autentik? Apo vetėm njė aktor? Njė pėrfaqsues? Apo mos ndoshta je ai qė pėrfaqsohet? Pėrfundimisht mund tė jesh kopja e njė aktori… Ēėshtja e dytė e Vetėdijes

            Je dikush qė shikon pa marrė pjesė? Apo dikush qė jep njė dorė ndihmė? Apo mos ndoshta je dikush qė kthen shikimin nga ana tjetėr dhe kalon tutje? Ēėshtja e tretė e Vetėdijes.
Dėshiron tė ecėsh bashkė me tė tjerėt? Apo tė pėrparosh pėrpara? Apo ecėn i vetėm?… Duhet tė dijė dhe tė dojė dikush. Ēėshtja e katėrt e vetėdijes.

 

            Gazetari: A mjafton kuptimi i kėtyre katėr ēėshtjeve tė vetėdijes qė tė fillojė dikush tė tejkalojė ‘’njeriun’’?

 

            Niēe: Sigurisht qė jo. Nuk mjafton thjesht kuptimi por imponohet dhe zbatimi i konkluzioneve tė cilat burojnė nga kėto cėshtje nė pėrditshmėrinė tonė.

 

            Gazetari: Domethėnė?

 

            Niēe: Mos qėndro poshtė nė tokė dhe as mos u ngjit shumė lart nė qiell! Bota duket mė e bukur nga njė lartėsi diku nga mesi. Aty ku gjenden majat e maleve. Nėpėr male ama, rruga mė e afėrt ėshtė nga maja nė majė, por pėr kėtė duhet tė kesh kėmbė shumė tė gjata. Aforizmat duhet tė jenė majat dhe ata qė do t’i pėrdorin, duhet tė jenė gjigandė.

 

            Gazetari: Cilėt janė rreziqet mė tė mėdha qė duhet tė pėrballet njė Mbinjeri?

 

            Nice: Njeriu gjeni ėshtė i padurueshėm kur pėrveē gjenialitetit tė tij nuk ka tė paktėn tre gjėra tė tjera: mirėnjohje, pastėrti dhe realizėm. Rreziku mė i madh ėshtė tė biesh nė rrezikun e heroizmit fenomenal ku shndėrrohesh nė njė aktor tė ideales.

 

            Gazetari: Por nuk i plotėsojnė tė gjithė njerėzit kushtet pėr tu bėrė Mbinjerėz. Atyrė ēfarė keni pėr tu thėnė?

 

            Niēe: Ata le tė mbeten modestė. Krimbi mblidhet kur e shkelin. Kjo ėshtė gjė e zgjuar. Me kėtė mėnyrė shmang mundėsinė qė ta shkelin pėrsėri. Nė gjuhėn e moralit kjo quhet modesti. Sidoqoftė, ata qė nuk mund tė ngjiten nė majėn e malit, le tė gėrmojnė thellė nė tokė. Ekzistojnė burime dhe poshtė. Le tė lėnė njerėzit e errėsirės tė bėrtasin se ‘’poshtė ndodhet ferri’’.

 

            Gazetari: Pėrveē atyre qė nuk munden, ekzistojnė edhe ata qė nuk dėshirojnė tė bėhen, pavarėsisht se munden.

 

            Niēe: Vetėdija e njeriut thotė: ‘’Duhet tė bėhesh ai qė je me tė vėrtetė’’. Veshi i atyre njerėzve nuk e dėgjon muzikėn e ekzistencės sė tyre qė transmeton universi pėr ta. Ata jetojnė njė jetė tė shurdhėr. Ata qė kanė veshė, do tė dėgjojnė.

 

 

            Gazetari: Koncepti i Lirisė ėshtė shumė i gjerė. Ju si e kuptoni?

 

            Niēe: Liri do tė thotė tė kesh dėshirė tė marrėsh pėrgjegjėsinė pėr veten tėnde.
Liri do tė thotė tė mbash distancėn qė tė ndan nga tė tjerėt. Liri do tė thotė tė bėhesh mė indiferent kundrejt vėshtirėsive, vuajtjeve, privimeve, akoma dhe ndaj vetė jetės.

 

            Gazetari: Ēfarė ėshtė e mirė dhe ēfarė ėshtė e keqe?

 

            Niēe: Ēfarėdo qė njė epokė konsideron si tė keqe, zakonisht ėshtė njė mbetje e asaj qė dikur konsiderohej e mirė. E trondita pak kėtė letargji njerėzore kur thashė se asnjeri ende nuk e di se ēfarė ėshtė e Mirė dhe e Keqe, me pėrjashtim Krijuesit. Nuk ekziston njė pėrkufizim objektiv i tyre.

 

            Gazetari: Pėrkufizimi subjektiv i tyre sipas jush, cili ėshtė?

 

            Niēe: E Mirė ėshtė gjithēka qė lartėson tek Njeriu ndjesinė e fuqisė, dėshirėn pėr fitimin e fuqisė, vetė fuqinė. E Keqe ėshtė gjithēka qė lind nga dobėsia. Fatkeqsisht shumė njerėz e kanė demonizuar kėtė mendim timin. Por nuk ekzistojnė tė vėrteta subjektive. E vėrteta ėshtė gjithmonė Njė, thjesht ekzistojnė njerėz qė krijojnė tė vėrteta tė rreme nė mėnyrė qė tė sundojnė mbi masat.

 

            Gazetari: Si e arrijnė kėtė gjė?

 

            Niēe: Duke shfrytėzuar fuqinė e zakonit. Arsyet dhe synimet qė gjenden pas zakonit shtohen nė tė nėpėrmes njė gėnjeshtre, sapo disa njerėz fillojnė tė dyshojnė mbi zakonin dhe tė pyesin pėr synimet dhe qėllimet e tij. Kjo ėshtė arsyeja qė vlera e njė Njeriu matet nga sa tė vėrtetė mund tė mbajė mbi supe.

 

            Gazetari: Cili ėshtė mendimi juaj pėr miqėsinė?

 

            Niēe: Unė besoj tek miqėsia e vėrtetė, por ėshtė njė fenomen shumė i rrallė qė ndėrtohet me dhimbje dhe nė njė periudhė tė konsiderueshme kohore. Nuk ėshtė fuqia e emocioneve qė bėn njė raport njerėzor superior, por kohėzgjatja e tyre.

 

            Gazetari: Kur njė miqėsi nuk ėshtė e vėrtetė?

 

            Niēe: Kur njėri mendon se janė njohur tepėrsisht, ndėrsa tjetri mendon se ėshtė rinjohur shumė. Kėtu mashtrohen qė tė dy, pasi asnjėri prej tyre nuk njeh as veten e tij mjaftueshėm. Mė mirė njė armiqėsi me shpirt se sa njė miqėsi artificiale.

 

            Gazetari: Pėrse e thoni kėtė gjė?


            Niēe: Shpesh herė njeriu harron gabimet e veta, pasi t’ia ketė rrėfyer dikujt tjetėr. Por personi tjetėr ama nuk i harron. Pėr kėtė parimi i parė i dashurisė ndaj njeriut qė ke afėr thotė: Ndihmo vetė veten tėnde dhe nė vijim do tė tė ndihmojnė tė gjithė. Kurrė mos lyp. Lėji qarjet fėminore. Mos lejo askėnd tė ndjejė keqardhje pėr ty.

 

            Gazetari: Shumė tė rinj ju shohin me admirim. Si ju duket kjo gjė?

 

            Niēe: Ekziston njė lloj naiviteti tek admirimi: naiviteti i njeriut qė nuk pėrballet me mundėsinė se ndoshta dhe ai mund tė bėhet njė ditė objekt admirimi.

 

            Gazetari: Gjithashtu pėr shumė prej atyre jeni Mėsues. Si ndjeheni pėr kėtė?

 

            Niēe: ‘’Ti, o yll i madh! Nėse nuk do kishe ata qė ndriēon, cila do ishte lumturia jote?’’
            I duam shumė mė tepėr dijet tona kur i transmetojmė tek tė tjerėt. Ekzistojnė njerėz qė mund tė arrijnė nė majė por qė nuk mund tė ēlirohen nga zinxhirėt e tyre dhe u nevojitet dikush qė t’i ēlirojė.

 

            Gazetari: Preferoni tė keni fansa apo nxėnės?

 

            Niēe: Sigurisht Nxėnės. Ēfarė? Kėrkon fansa? Dėshiron qė tė shumėfishohesh herė 10, herė 100? Kėrko pėr zero qė tė kesh nga pas!

 

            Gazetari: Domethėnė jeni kundėr fanatizmit?


            Niēe: Fanatizmi ėshtė i dobishėm vetėm kur je i dobėt. Ėshtė e vetmja formė dėshire qė mund tė kenė tė dobėtit dhe tė turpshmit.

 

            Gazetari: Le ta zbusim pak bisedėn… Ēfarė ėshtė Dashuria pėr ju?

 

            Niēe: Dashuria ėshtė njė ēmenduri qė mund tė tė sėmurė. Por gjithmonė ekziston dhe pak logjikė tek ēmenduria. Kurimi pėr dashurinė vijon tė mbetet tek shumica dėrrmuese e rasteve ai ilaēi i vjetėr drastik: ‘’dhėnia e dashurisė’’

 

            Gazetari: Cili ėshtė mendimi juaj pėr femrėn?

 

            Niēe: Dy gjėra dėshiron mashkulli, rrezik dhe lojė. Pėr kėtė kėrkon femrėn, pasi ajo luan lojėn mė tė rrezikshme. Nė urrejtje dhe nė dashuri femra ėshtė mė barbare se mashkulli.

 

            Gazetari: Ju bėn mė shumė pėrshtypje paraqitja apo gjenialiteti tek njė femėr?

 

            Niēe: Preferoj qė femra tė jetė e zgjuar dhe e bukur njėkohėsisht. Sikur tė mund ta shihnit se sa tė zgjuara do tė ishin bėrė disa femra, nėse nuk do tė ishin tė bukura!

 

            Gazetari: Cilat janё mёsimet mё tё rёndёsishme qё morёt nga jeta?

 

            Niēe: Kur dikush arrin tё zotёrojё veten e tij, bёn gjёnё mё tё veēantё qё ekziston. Me kёtё fiton tё drejtёn pёr tё jetuar. Pёr kёta Shpirtra tё mёdhenj toka ёshtё ende e lirё. Pёr kёta Shpirtra tё mёdhenj e lirё ёshtё dhe njё jetё e lirё. Nё tё vёrtetё kushdo qё di pak, e zotёron veten e tij po pak. Mos harroni mёsimin mё tё madh nga shkolla luftarake e jetёs: ‘’Ēfarёdo qё nuk tё vret mё bёn mё tё fortё’’.

 

            Gazetari: A ekzistojnё gjёra qё keni bёrё pёr tё cilat ndjeni keqardhje?

 

            Niēe: Dyshimi helmon gjithēka, por pa vrarё asgjё. Nuk duhet tё dyshoni mbi ato qё keni vepruar. Mos tregoni burracakёri pёrballё veprimeve tuaja! Mos i lini tё belbёzojnё pastaj. Brejtjet e vetёdijes nuk shkojnё pёr shtat.

 

            Gazetari: Ēfarё do donit tё linit pas jush kur ta braktisni kёtё botё?

 

            Niēe: Duhet tё ikim nga kjo botё ashtu sikurse iku Odisea nga Navsika, duke e bekuar atё por jo i dashuruar me tё. Duke vdekur do tu ofroj njerёzve dhuratat e mia mё tё pasura. Atё qё mёsova nga dielli, qё kur perёndon ka njё shkёlqim magjik dhe me thesaret e tij tё pashtershёm zhytet nё det duke bёrё peshkatarin e varfёr tё lundrojё me lopata tё arta.

 

            Gazetari: Dёshironi tё thoni diēka tё fundit para se ta mbyllim?

 

            Niēe: Ai qё lufton me bisha, duhet tё kujdeset tё mos bёhet dhe vetё bishё. Kur sheh pёr shumё kohё njё abis (vend i fshehtё dhe i errёt) dhe abisi sheh brenda teje. Mos harroni kurrё se arti mё i madh ёshtё tё dish tё tёrhiqesh nё momentin e duhur.