Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Fragmente kujtimesh tė autorit nga ligjėrimet e prof. Qazim Berisha

Shkruan: Prof. Bajram KURTI

      

FRAGMENTE KUJTIMESH TĖ AUTORIT NGA LIGJĖRIMET E PROF. QAZIM BERISHA

 

 

Ekskluzivisht pėr www.sa-kra.ch dhe www.syri3.com

 

 

Librin e  profesor Bajram Kurtit, "Profesor Qazim Berisha - Yll i pashuar nė plejadėn e heronjve tė arsimit dhe edukatės",  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

"Literaturė"

 

 

 

            Nė plejadėn e ndritur tė pishtarėve tė arsimit dhe shkollės shqipe njė vend me rėndėsi tė posaēme zė edhe profesor Qazim Berisha, jeta dhe vepra heroike e tė cilit ishte e tėra nė shėrbim tė Atdheut. Kujtimet e mia pėr profesorin liridashės janė tė shumta e tė paharrueshme sepse qė nga vitet e shtatėdhjeta (kur profesori Qazim ligjėronte nė Gjimnazin e Prizrenit, e unė nė Shkollėn Teknike dhe Normale) e deri nė ditėn kur ai u nda prej nesh, pėr tė mos vdekur kurrė, na lidhi ideali revolucionar. Shokėt mė kishin folur shumė pėr tė, dhe mezi prisja ta takoja profesorin dritėdhėnės. Dhe qė nė takimin e parė mė bėri pėrshtypje pamja e tij e jashtme, trupi i tij mesatar dhe fytyra e qeshur, me sy shqiponje e shikim depėrtues, me fytyrė pak tė zeshkėt, i veshur pa bujė, i pastėr dhe elegant. Dėgjonte i pėrqendruar. Kur e merrte fjalėn, mė bėnte pėrshtypje tė thellė pėr njohuritė enciklopedike qė kishte pėr probleme e fusha tė ndryshme tė dijes. Me sjelljet dhe qėndrimin e tij tė lirshėm, me fjalėn e ėmbėl dhe plot dashamirėsi, mė la pėrshtypjen e njė intelektuali largpamės qė unė nuk kisha pasur rastin tė njihja edhe ndonjė tė tillė si Ai deri atėherė. I kam tė pashlyera nė zemėr e nė mendje ato takime, ato biseda tė ngrohta e dashamirėse, ato ēaste e ditė aq tė bukura nė jetėn time. Isha plotėsisht dakord me tė pėr tė gjitha ēėshtjet. Me kalimin e viteve shtohej edhe nderimi dhe dashuria pėr mėsuesin tim tė shtrenjtė, dhe mė dukej vetja tepėr i vogėl para kėtij eruditi kolosal, dhe me shumė ndrojtje merrja guximin t’i shtroja edhe ndonjė pyetje, sepse Ai na i thoshte tė tėrat, edhe pa e pyetur, dhe mė bėhej sikur m’i lexonte mendimet se ēfarė do ta pyesja, dhe ligjėronte pa u lodhur me orė tė tėra. Por ku mund t’i mbaja nė kokė gjithė ato dije qė na i jepte, dhe pas njė kohe fillova tė mbaja edhe shėnime, por me lejen e tij, pėr gjithė ato ligjėrime qė na i mbante, sepse e dija se njė ditė kujtimet do mė ikin nga mendja, si zogu qė tė ikėn nga dora, e nuk mund t’i kapėsh mė. I merrja kėto ligjėrime tė tij nga dita nė ditė, ashtu siē e thith bleta nektarin nga lulet, dhe kėshtu sa herė etesha pėr dije, shpalosja kėto dorėshkrime, dhe pothuaj pėrherė isha i pandarė nga kjo enciklopedi e gjallė. Kėshtu mėsuesi Qazim u fut nė qenien time dhe shėtiste nėpėr damarėt e gjakut tim, nėpėr mendjen time plot tė panjohura. Tė tillė si unė profesori kishte shumė nxėnės, nė ato dyzet gjenerata nxėnėsish e studentėsh.

            Me fundin e tij tragjik, nėn oshtimėn e breshėrive tė granatimeve, me ē’rast xhamat e dritareve ishin bėrė copė e thėrrime, mė 6 prill 1999, zemra e madhe e profesorit pushoi sė rrahuri – ai e fitoi pėrjetėsinė. Nė mesin tonė nuk e kishim mė mėsuesin e palodhshėm, i cili na kishe mėkuar siē e mėkon mėma fėmijėn e saj tė mitur pėr vite tė tėra. Por mungesėn e Tij fizike unė e plotėsoja duke shfletuar dhe sistemuar dorėshkrimet qė kisha marrė pėr vite tė tėra. Dhe kėtė punė arrita ta bėja deri mė datėn 5 qershor 1999, kur hordhitė gjakpirėse tė soldateskės serbe u futėn nė banesėn time pėrdhese, dhe tė prangosur, nėn tytat e automatikėve, mė nisėn pėr nė burgun e  Prizrenit. Bashkė me mua  xhelatėt konfiskuan mijėra dorėshkrime, libra, dokumente, fotografi, videokaseta, vėllimet e dorėshkrimeve qė i kisha marrė nga profesori Qazim, dhe ato qė kisha shkruar pėr katėr vėllimet e librave – GJAKU I LIRISĖ, dhe ēdo gjė tjetėr qė ishte pjesė e jetės sime, nė burgun kolektiv me emrin Kosovė. Por, njė shpresė tė madhe e kisha nė faktin se tė paktėn do shpėtonin nga dora gjakatare ato pak shėnime qė kisha vendosur nė bodrumin e banesės, ku soldateska barbare nuk kishte shkuar, pasi kishte mbushur dy kamionė me libra e dokumentacion tė llojllojshėm, dhe na kishte nisur drejt burgut skėterrė. Pasi kisha mbijetuar skėterrėn fashiste nė burgun-varr, pa ujė e pa bukė, deri mė 9 qershor 1999, pasi kisha triumfuar mbi vdekjen, dhe kur thundrat e gjakpirėseve kishin ikur nga Kosova, nė ēastin kur mė 16 qershor u ktheva i gjallė nė banesė, dhe pasi pėrqafova nėnėn time 90 vjeēe dhe vajzėn time, pėr tė cilat ende nuk dija se a kanė shpėtuar gjallė, u nisa drejt bodrumit, dhe pėr befasinė time i gjeta ato pak dorėshkrime nga ligjėratat e profesorit Qazim Berisha, e qė nuk pėrbėnin as 10% tė te gjitha atyre vėllimeve qė kishin konfiskuar xhelatėt. Kėshtu shpėtuan si hiri i zogut feniks ato pak shkrime, si simbol feniksian i ringjalljes nga katrahura, pėr t’u shpėnė brezave ato pak thėrrime dijesh, ato rreze drite, ato shkreptima diturie, pjesė e pavdekėsisė sė profesorit – simbol qėndrese e flakadan lirie.

            Edhe sot, nė dhjetėvjetorin e pėrjetėsisė sė profesorit Qazim Berisha, mė pushton ndjenja e pėrgjegjėsisė dhe detyrimit pėr t’ia kthyer njė pjesė tė vogėl tė borxhit, duke ia lėnė nė dispozicion lexuesit tė nderuar kėto pak dorėshkrime tė ligjėrimeve tė cilat i shpėtuan zjarrit tė barbarisė serbe, por gjithnjė me bindjen se nuk e kam arritur tė realizoi as tė njėmijtėn pjesė tė asaj qė e meriton ky kolos dritėdhėnės. Me siguri kėto fragmente dorėshkrimi do tė rizgjojnė kujtimin e ėmbėl pėr figurėn e ndritshme tė profesorit Qazim Berisha, dhe sidomos pėr ata tė cilėt nuk kanė pasur fatin ta njohin mė pėr sė afėrmi kėtė profesor gjenial tė pėrmasave kombėtare. Prandaj, ėshtė mė se e arsyeshme dėshira dhe kėrkesa e gjeneratave tė reja pėr tė ditur dhe pėr tė mėsuar sa mė shumė pėr jetėn dhe veprėn e simboleve tė qėndresės kombėtare, dėshmorėve dhe heronjve tė kombit. Aq mė tepėr kjo dėshirė merr vlera dhe bėhet imperativ i kohės, sidomos sot, kur vlerat tona kombėtare, fitorja e lavdishme e UĒK-sė, si dhe gjaku i dėshmorėve, janė vėnė nė rrezik nga klasa kolaboracioniste, nga ata qė dje jo vetėm ishin kundėr luftės ēlirimtare, por edhe e penguan dhe sabotuan zhvillimin e saj nė tė gjitha format dhe me tė gjitha forcat. Derisa heronjtė e vėrtetė injorohen, nė anėn tjetėr edhe tradhtarėt shpallen heronj (ata qė i bėnė homazhe dhe nderime kriminelėve serbė), dhe nė anėn tjetėr injorohet Adem Jashari dhe heronjtė tjerė tė kombit, dhe po pėrgatiten dosjet pėr denoncimin e luftėtarėve tė UĒK-sė dhe dėrgohen nė Gjykatėn e Hagės. E dihet se heronjtė dhe dėshmorėt, me shembullin e tyre, duhet tė bėhen simbol frymėzimi, shembuj tė lartė vetėmohimi dhe edukimi tė brezit tė ri. Prandaj, edhe ky libėr qė e keni nė dorė, del nė dritė me kėtė qėllim fisnik, sepse porosia e madhe e dėshmorėve dhe gjakut tė derdhur me shekuj ende nuk ėshtė ēuar nė vend. Trojet e robėruara shqiptare ende nuk janė ēliruar tėrėsisht dhe po pėrpėliten nė udhėkryq. Fati i tyre vazhdon tė jetė i lidhur nė rezoluta (si 1244) tė padefinuara, tė cilat pengojnė pavarėsinė e plotė dhe bashkimin kombėtar.

 

            Pjesė nga libri "Profesor Qazim Berisha - Yll i pashuar nė plejadėn e heronjve tė arsimit dhe edukatės"