Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Fran Ukcama

FRAN UKCAMA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

FRAN UKCAMA

 

 

 

 

         

 

             Hyrje

  

            Fran Ukcama u lind nė katundin Bėtoshė, Nikaj-Mertur, rrethi Tropojė, mė 25 mars 1946.Fėmijėrinė dhe rininė i kaloi nė Cerrnicė, fshati i bukur buzė Valbonės.Shkollimin fillestar dhe gjimnazin i kreu nė qytetin e Bajram Currit mė 1964. Me provime plotėsuese, njė vit mė vonė, mė 1965, mbaron shkollėn e mesme pedagogjike “Shenjaze Juka”, nė Shkodėr. Nga viti 1964 deri mė 1973 ka punuar nė Tropojė si mėsues dhe drejtues nė institucionet  kulturore, Lekbibaj, Llugaj dhe Cerrnicė. Nė vitin 1975 u diplomua nė Universitetin e Tiranės mėsues pėr shkollat e mesme, nė degėn Histori-Gjeografi. Ka kryer specializimin pasuniversitar pėr histori dhe disa specializime nė fushėn e artit dhe kulturės. Qysh nga viti 1973 e nė vijim jeton e punon nė qytetin e Fierit, nė profesionin e mėsuesisė e sė shumti si drejtues nė institucionet kulturore e artistike, Drejtor i Shtėpisė sė Kulturės nė Pojan dhe nga viti 1985 deri 1992, si Drejtor  Shtėpisė sė Kulturės Fier, pėr nėntė vjetėt e fundit nė , ka drejtuar institucionin e Drejtorisė sė Artit dhe Kulturės nė Bashkinė e Fierit, nga viti 2002 deri 2011…

            Tani, nė pension, i ėshtė kushtuar tėrėsisht krijimtarisė letrare dhe menaxhimit tė disa projekteve kulturore. Nė hullitė e krijimtarisė letrare ka filluar qysh nė vitet e gjimnazit, por pas vitit 1965 ka bashkėpunuar nė vazhdimėsi me shtypin letrar, sidomos me atė pėr fėmijė si revistat; ’’Pionieri’’,”Fatosi’’ dhe ’’Yllkat’’ dhe pothuajse me tė gjitha gazetat e kohės. Ka spikatur si pjesėmarrės nė konkurset e pėrvitshme, duke u nderuar me ēmime kombėtare nga redaksitė e organeve tė shtypit, pėr fėmijė.

            Nga viti 1997 deri nė vitin 2002 ka jetuar nė Athinė, ku ka marrė pjesė si bashkėpunėtor te “Gazeta e Athinės” me artikuj e krijime letrare.  Krahas kėsaj ka dhėnė e jep kontributin e tij nė letėrsinė pėr fėmijė, duke u pėrfshirė nė literaturėn shkollore nė Shqipėri dhe Kosovė, fushė nė tė cilėn ėshtė nderuar dhe me ēmime kombėtare.

            Nė vitin 1986 ka merituar ēmim kombėtar me poemėn: ”Firma e dallėndyshes’’ nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė dhe Shtėpia  Botuese ’’ Naim Frashėri’’.

            Ėshtė anėtar i Unionit tė Shkrimtarėve dhe Artistėve, si dhe anėtar i Akademisė sė Arteve dhe Letėrsisė Evropiane nė Bruksel. Anėtar i Klubit “Drita” tė Athinės. Nė vitin 2010 ka marrė nga kjo Akademi “Medaljen e Artė” pėr ciklin poetik nga libri “Kulla nė qerpik tė diellit”, si dhe “Mirėnjohje” nė 40-vjetorin e kėsaj Akademie.  

            Ėshtė nderuar me ēmimin ”Petro Marko” nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Ismail Qemali” dhe Biblioteka Publike e qytetit tė Vlorės.  Ėshtė autor i shumė pjesėve teatrore qė janė vėnė nė skenė nė Teatrin e Kukullave tė Fierit dhe qindra tekste kėngėsh pėr fėmijė, me disa prej tė cilave ėshtė nderuar me ēmime lokale e kombėtare nė rrethe te ndryshme. Nė vitin 2011 u laurua me “Ēmim special” nga Juria e Festivalit dhe Drejtoria e Qendrės Kulturore tė Fėmijėve nė qytetin e Fierit, me motivacionin: “Pėr 40-vite krijimtari, tekste cilėsore, shumica e tyre me ēmime fituese nė festivalet e kėngėve pėr fėmijė”. Ka merituar shpėrblimin “ Mirėnjohje” nga Shoqata  Vėllazėrimi i shqiptarėve nė Athinė dhe Ēmimin e Parė nė konkursin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė pėr librin “Kėshtjella e kujtesės” nga Klubi” Drita” i Athinės. Ka merituar Ēmimin e dytė pėr cikėl poetik kushtuar 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė nga  Shoqata Kulturore –Atdhetare “ Dega e Blertė” nė Selanik nė vitin 2012, po nga kjo Shoqatė nė konkursin e vitit 2103 ka merituar Ēmimin e Parė pėr poezi pėr fėmijė. Nė vitin 2013 i ėshtė akorduar “Mirėnjohje’’ nga Shoqata Atdhetare-Kulturore “Myzeqeja”. Po nė vitin 2013 ėshtė shpallur ”Autor i vitit 2013” nga Fondacioni kulturor “Harpa” dhe Bashkia e Fierit.

            Nė Panairin Kombėtar tė Librit nė Fier, maj 2015, merr nga Juria  pėr librin,  “Baca i Myzeqesė dhe Dardani i Reēakut”, ēmimin si romani mė i mire pėr fėmijė dhe tė rinj.

 

Botime:

 

Vėllime me poezi pėr fėmijė:

1. “Fėshfėrijnė kallinjtė e grurit”, 1985

2. “Shqiponjat e bjeshkės” , 1988

3. “Engjėjt luajnė me mua”, 2000

4. “Vallja e Bukurezeve”, 2003

5. “Dielli luan kukafshehtas”, 2004

6. “Ejani t`i vjelim yjet”, 2004

7. “Ujėvarė nė sytė e marsit”, 2006

8. “Zemra shkruan kartolinė”, 2009

9 . “Njomėz firma e dallėndyshes’’, 20011

10. “Pikon shpirti hoje mjalti”, 2013

 

Romanet pėr fėmijė:

11. Postieri i zemrave, 2002

12. Gjurmėt e lotit, 2004

13. Vjosana, bija e delfinit, 2007

14. Pulėbardhat e shpirtit vikasin, 2009

15. A do tė kthehen pėllumbat nė Gėrdec?! 2009

16. Bobi, 2010

 

 

17. Cjapi adoleshent, unė, deti dhe interneti, 2011

18. Vallėzim nė syrin jeshil, 2012

19. Uneti dhe Alieni, 2013

20. Zemra e nėnės shegė e plasur, 2014

21. Baca i Myzeqesė dhe Dardani i Reēakut, 2014

 

 

Monografitė:

22. “Ēetnikėt e qejfit”

23. “A doni mė pėr…?” , kushtuar  aktorit Fuat Boēi, 2006

24. “Udhėtoj nė visaret e kėngėve”, kushtuar kėngėtares  Sofika Hodo, 2009

25. “Nė majat e humorit popullor”,  kushtuar aktorit Ndrekė Beltoja, 2010

26. “Njė jetė e shkrirė nė valle”, kushtuar koreografit Shaqir Seci , 2011

27. Emblema e Kėngės Qytetare Fierake, 2013

28. Nė themelet e artit fierak, 2014

 

Vėllimin poetik pėr tė rritur:

29. “Kulla nė qerpik tė diellit”, 2008

30. “ Kėshtjella e Kujtesės’’  ese, poezi, kujtime, portrete, 2012

31. ”Shkronja shpirti nė rrasa guri”, 2015

 

Nė proces botimi:

’’Grishėzat nuk mė lėnė rehat’’ - poezi.

“Rrapatush Taso Ēakmaku”- roman

 

 

 

 

 

TI NJĖ UNAZĖ E KE NĖ KĖMBĖ

 

Njė unazė nė kėmbė ta kanė vėnė,

Dhe ti je zogu qė dhe pse shkon shumė larg,

Ti pėrsėri kthehesh nė amė,

Ti pėrsėri ulesh urtak nė prag…

 

Njė unazė nė kėmbė ta kanė vėnė,

Dhe sado larg shtegton shtegut tė hidhur,

Pėrsėri ti,  me diell ose me hėnė,

Udhėn e kthimit e gjėnė symbyllur..

 

Ti pra je pėllumbi me unazė,

E sermta, unaza fort e shndėrritur,

E lidhura pėrjetėsisht  si nė njė rrėfanė,

Njė rrėfanė me penj tė mėndafshta e shpirti..

 

 

O SHPIRTI I MIRĖ MOS PRIT MIRĖSI !!!

 

Takova sot njė zonjė shpirtmirė,

Qė zemrėn e ka sa bostani,

E ndjeva qė zhgėnjimin kishte mbi fytyrė,

Se nuk merr shpėrblime ēka njė jetė bėri !

 

Mos u ligėshto o zėmėr sa deti,

O zėmėr qė qiellin e ke brenda shpirti,

Se mė i madhi i tė tradhtuarve, kohėrave mbeti,

Krye Shenjtori Jezu Krishti !

 

Lere zemrėn tė ecin nė udhėn e saj,

Ani pse mirėsia nuk i kthehet pas kurrė,

Kjo botė e trazuar si kazani pa skaj,

Ka dhe antivlera qė mbijnė nė ēdo udhė !!

 

 

AH KJO ROSA E EGĖR DIKUR M`U QAS PRANĖ

 

Nė gėrhanė zhukash buzė gjolit,

Shprishen rrezet nė kaptim dielli,

Unė i vjedh me sy sot rosat,

Rosat mbi krahror deti..

 

Kam ngritė ngėckėn nėn marinė,

Rri e pres, pres i zhuritur,

Ah,  kjo rosa krejt dredhinė,

Nuk qenka pėr mua hise..

 

Bėj ta kap, ta pjek mbi tjegull,

Dunės vjen rrotull puhiza,

Iku rosa , mbeta mjegull,

ėndrra shtrydh te Akėrrnia..

 

Nuk kam qenė gjahtar me fat,

Mbeta rob i besės parė,

Dhe njė rosė qė m`u qas pak,

Ngjelmė ma la buzėn e tharė..

 

 

BUNKER AJRI

 

S`ka as derė,

S`ka as dritare,

As ēati,

As prag sėmbari,

Na mban peng, shpirtin na grinė,

Ky bunker, ky modern ajri…

 

Shpirtin grinė si makinė mishi,

Skamja, derti e mos hatri,

Shpresa nisė nė arrati,

Sa i rėndė ky bunker ajri!

 

Lidhur kėmbėt me konop,

Si kalit nė anė livadhi,

Kot tė lutem ty o zot,

Jemi rob jete nė bunker ajri!

 

 

VETMINĖ VARROSI ATĖ DITĖ BRENDA SHPIRTIT

 

I la ushqime, i la dhe ujė,

Derėn e kopshtit hapur ia la,

Nė Amerikė u nis pa zhurmė,  pa bujė,

Lamtumirė, dhimbshėm qenit, i tha…

 

Priti me net, me ditė,  me muaj,

Qeni u lig, qeni ngadalė u shua,

E lypi nė katund, rėnko e vuaj,

Udhė pa udhė, pėrrua mė pėrrua..

 

Mėrgoi dhe qeni, iku, iku,

Nė gjurmėt tė tė zotit, gjithė brenga e lehma,

Askund nuk e pa kurmin, e fiku,

E fiku vetmia,  u shkri nėn plepa..

 

Kur u kthye i zoti nga Amerika,

Te porta e shtėpisė qeni nuk e priti,

Vajtoi i gjori, lotėt pika-pika,

Vetminė varrosi atė ditė brenda shpirti!!