Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Frederik Rreshpja

FREDERIK RRESHPJA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

FREDERIK RRESHPJA

(1940 - 2006)

 

 

 

          

 

             Hyrje 

 

            Frederik Rreshpja u lindi nė Shkodėr mė 1940 nė njė familje me origjinė nga Dukagjini.

            Ne vendlindje kreu shkollimin fillor dhe tė mesėm pranė gjimnazit "29 nėntori" ndėrsa studimet universitare i ndoqi pranė Pedagogjikut ne Tiranė me korrespondence.

            Mėsohet se poezia e parė e shkruar prej tij i qe kushtuar s'ėmės, Files - siē e quante. Poezia "Topi fushor" hyn nė antologjinė mė tė rėndėsishme zyrtare tė kohės pa botuar ende ndonjė pėrmbledhje.  Mė 1967 iu botua vepra e parė letrare, pėrmbledhja me poezi „Rapsodi shqiptare“. Kjo vepėr dhe punimet e tij tė botuara nė gazetat e pėrditėshme dhe revistat e kohės u pritėn mirė nga kritika e avancuar, por u morėn edhe si shembull pėr ta ndėshkuar. Frederik Rreshpja u burgos dhe vuajti 17 vjet burg. Ai, herėt ishte kualifikuar si armik i vendit, qė kur ishte nxėnės i fillores, kur njė fqinj i tij, puntor i Shėrbimit informativ, nuk e la vajzėn e vet tė shoqėrohet me Rikun.

            Opusi krjiues i Frederik Rreshpjes nuk dihet nė saktėsi, por, thuhet se ka thasė pėrplot me dorėshkrime. Pasi doli nga burgu, botoj vėllimet “Erdhi ora tė vdes pėrseri“ - 1994, „Lirika tė zgjedhura“ - 1996, pėrmbledhje kjo qė u shpall mė e mira pėr vitin pėrkatės, si dhe vėllimin me poezi “Nė vetmi“ qė u botua nė vitin 2004, i cili ia solli titullin – poet i vitit 2004.

            Mė 25 nėntor 1992, Rreshpja jep njė intervistė pėr gazetėn"Zėri i Rinisė" dhe pyetjes se ēfarė  e gėzon dhe trishton mė shumė nė jetė, i pėrgjigjet: Nuk e di nėse mė ka mbetur ndonjė gjė nė kėtė botė, qė tė mė gėzojė. (...) Kur trishtohem, shkruaj. Prandaj shkruaj shumė. Vetmi e trishtim poetik ky qė do thuktohej nė vėllimin poetik qė do tė vinte. Megjithėkėtė, Riku, siē e quanin shokėt, tė cilėt i kishte tė paktė pasi doli nga burgu, jetonte nė Tiranė, por shpesh ndodhej edhe nė Shkodėr nė ndonjė promovim apo manifestim kulturor. Nuk ishte i interesuar qė tė pėrcaktohet politikisht, sepse thoshte, “… mua nuk mė intereson politika. Arti ėshtė mė i gjėrė…“, andaj Frederiko Rreshpja iu pėrkushtua punės letrare. Ai ishte kryeredaktor i gazetės „Ora“, udhėheqės i njė shtypshkronje dhe pronar i Shtėpisė Botuese „Evropa“, veprimtari kėto qė nuk i sollėn pėrfitime tė mėdha, por kishte pasuri tė madhe bujarinė e tij, sepse, edhe pse e dinte se kush ishte denoncuesi qė e rraskapiti nėpėr burgje, ai nuk u hakmor.

            Pėrfshihet nė vėllimin "Leksikoni i shkrimtarėve shqiptarė 1501 – 2001" nga Hasan Hasani, mbasandej nė vėllimin "Historia e Letėrsisė Shqiptare" e Robert Elsie-t tė 2003.

            Pėrfaqėsohet me disa poezi nė "Anthologie de la poésie albanaise" tė Aleksandr Zotos (Chambéry, 1998) dhe nė "Antologjinė e poezisė shqipe - Gjysmėshekulli i artė" tė Ali Aliut (Tetovė, 2000) si dhe e rrumbullakson punimin e G. Krasniqit "Poezi. Sprovė antologjike" (Tiranė, 2003). I vendosur ndėr shkallaret e arketipit tė poetit shqiptar sipas kritikės, kishte komunikim direkt me etnit e poezisė - gjė e cila e bėnte t'i kalonte kornizat e kohės, burgut, etj.

            Frederiko Rreshpja jetonte nė Tiranė, i vetmuar, sepse nuk ishte i martuar. Vdiq mė 17 shkurt 2006 nė Shkodėr, nga njė sėmundje e zemrės, i rrethuar nga vėllėzėrit dhe familja e gjėrė, dhe u varros mė 18 shkurt, nė varrezat „Rrėmaj“ tė kishės katolike nė Shkodėr.

 


            Tituj tė veprave:

 

            Rapsodi shqiptare - 1967

            "Zėri i largėt i kasolles" - 1972

            "Ėndrra e tokės" -1973

            "Trofta hutaqe" - 1973

            Nė kėtė qytet" - 1973

            Erdhi koha tė vdes pėsėri - 1994

            Lirika tė zgjedhura - 1996

            Nė vetmi - 2004



            Shpėrblimet:

 

            Vėllimi mė i mirė me poezi (Lirika tė zgjedhura)-1996

            Poeti i vitit 2004-pėr vėllimin me poezi "Nė vetmi"

 

 

 

 

FENIKASIT

 

Fenikasit arritėn nė njė port tė panjohur

dhe mėsuan se perėnditė qenė ndėrruar.

 

Ky vend quhej Evropė pėr nder tė motrės sė Kadmit

mbret i Enkelejve, ilirėve hyjnorė,

bir i Agenorit.

 

Pastaj ikėn tutje dhe u bėnė shpirtra nė qiell.

Vetėm anijet u kthyen nė mirazh si dhe mė pėrpara,

zotat nuk i pranonin shpirtrat e anijeve.

 

 

METAMORFOZĖ

 

Njė pemė nė horizont si njė njeri i braktisur.

Bien shirat mbi vetminė e saj.

Tringėllijnė telat e shiut

kur i bie violinės era.

Kjo pemė ka qenė poet apo vetė Pitagora?

 

 

 NĖ DRITAREN E AVIONIT

 

Shoh njė palmė nė gjunjė rrėzė dunave,

mbėshtjellė me pėlhurėn e hijes sė vet.

 

Nė qiell retė sajonin perėnditė e Egjiptit,

kėmbehen retė, kėmbehen zotat,

kurse ajo rri aty nėn enigmėn e avionėve.

 

 

 TESTAMENT

 

Qė fėmijė e kam kuptuar se kisha lindur

i mallkuar me art.

Gjėrat i shihja ndryshe:

Nėpėr shirat e vdekur peshqit fluturonin drejt

Ēerdheve, te yjet. Nė vend tė borės binin zogj

nė ēdo dru.

Era si ketėr brente degėt.

Qante mbi mua nėna, Shėn mėria ime. Ave nėna ime!

Mos e pastė njeri kėtė fat!

 

 

KAM DASHURUAR NJĖ AFĖRDITĖ NĖ OLIMPIN E TRĖNDAFILAVE.

 

Pastaj erdhe ti tėrė ikje.

Mė vonė vije vetėm nėpėr ėndrra, si perėnditė ilire.

Kėshtu iku edhe rinia, filigrani i djalėrisė,

i mallkuar me art.

Mos e pastė njeri kėtė fat!

Tani qė po vdes ėndėrroj vetėm njė kryq te koka

dhe tė harrohem se nuk dua qė edhe pas vdekjes

tė mė ndjekė mallkimi i artit.

Mos e pastė njeri kėtė fat!

 

Po kur tė vdes portreti im ka pėr t‘u shfaqur nėpėr gjethe,

se unė kam patur miqėsi me ēdo dru.

 

Nė stinėn kur bien gjethet

do tė bien edhe sytė e mi.

 

Tani e tutje shirat do jenė lotėt e mi.

Mos e pastė njeri kėtė fat!

 

 

 PĖRSHĖNDETJE

 

Eci anės detit e pėrshėndes anijet

nė mesditėn e ndriēuar si kishė.

 

Ėshtė keq kur nuk ta kthejnė pėrshėndetjen

apo kur nuk ka asnjė anije,

por ėshtė mė keq ende

kur ti kalon bri detit e nuk pėrshėndet.

 

 

ELEGJI

 

Ēelėn trėndafilat nė mėngjes

me petale nė ngjyrė tė vetėtimės,

dhe mua mu kujtuan kėngėt e shkuara

qė moti kanė vdekur nė njė ajėr tė vdekur gjithashtu.

 

Dal mė kot tė tė pres tek porta qė ėshtė mbėshtjellur

me hijen time tė prerė nga nata qė shkoi.

 

Trėndafilat vetėtijnė nė heshtje pėr gjėmėn time

dhe unė e di qė ti nuk ke pėr tė ardhur kurrė mė.

 

Por mua kėshtu mė zė nata, si statuja e pritjes

nė njė ajėr qė vdes dalėngadalė dhe dimėron

me durimin e mermerit qė pret me shekuj nėn shkėmbinj.

 

 

ANIJA E BARDHĖ

 

Ēdo natė shoh nė ėndėrr njė anije tė bardhė

dhe anijethyerit e vdekur.

Tani e tutje ata janė tė vdekurit e mi.

 

Ēdo natė lutem pėr ta, pasi nuk e di ku fillon ėndrra,

pėrderisa tė gjithė ne jetojmė nė njė anije tė bardhė.

 

Anija e vdekur ikėn tutje,

kurse anijethyerit rrinė mė kėmbė nė funddet.

 

Ne tė gjithė jemi anijethyer,

unė vetė rri mė kėmbė nė funddetin tim.