.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - 2001 Fundi i botės

Shkruan: Musa LAMALLARI

Libri “2001 - FUNDI I BOTĖS” mund tė shkarkohet falas nė sektorin “Literaturė”

 

         NE SIMFONINĖ E NGJYRAVE TĖ AURES

 

       Po. Ajo tani nė duar ka enigmėn time. Si do ta kuptojė? O Zot, qė shtatė muaj po pėrpiqem ta zbuloj kėtė enigmė, enigmėn me njė ndjenjė tė vetme dhe asgjė s'mund t'i pėrngjas ėndrrės sime e tė thotė: Ajo nuk do ta kuptojė ndjenjėn tėnde nė dashuri!?

           

            Ēdo tė shtune shkoja nė njė bufe, me shtate tavolina, nė 32m2.  Atė bufe e zbukuronin ēezmat e murit qė rrjedhnin ujė Nili gjithnjė. Vetėm njė vrime e vogėl rrinte e hapur nė kėrthizėn e tavanit. Kaltrina nga "Sahara city" ishte e ngarkuar nga pronari i bufesė pėr t'u shpjeguar tė interesuarve historinė e piramidės sė famshme tė Keopsit, mė tė madhes mrekulli tė shtatė mrekullive tė botės, qė nė kohėn e Muhamed Ali pashė Kavalles ishte thyer nė dysh. Aty, nė atė bufe, vėshtrimet e para tė Kaltrines, ato vėshtrime me plot shpirt, ma kishin rrėmbyer Zemrėn. Sa herė bisedoja me Kaltrinen i dhuroja nga njė trėndafil. Shpesh i tregoja pėr Shkupin dhe pėr luginėn e djathte tė Bardharit. Nė mbrėmje largohesha, ose kur shtrėngonte dorėn time, si rėndom, pėr pėrshėndetjen "mirupafshim", nuk di as vete se si futesha nė zonėn e fuqishme te aurės sė saj magjepsėse, qė pėrshkohej me plot e pėrplot ngjyrash tė ndritshme.

 

            Nė papirusin e bukur dhe tė verdhė Drita e kishte vizatuar portretin tim, me dy "M" tė pa fshira nė kujtesė dhe te pashlyera nė jetė, qė ta ēonin mallin e Getes dhe Sharlotes. Drita ishte njė shoqe, e cila mė donte shumė dhe ishte zotuar se, po qė se nuk mė bėn pėr vete, "do tė bėj vetėvrasje". Por, papritmas - befas, me 17 shtator…, ajo vdiq nga vdekja e natyrshme, u shpėrngul nė kopshtin "Firdevs" pėrgjithmonė. Ditėn kur ajo vdiq unė isha nė Gjeneve, nė bufenė e "La Gare".

 

            Pas dy vjetėve, kur u ktheva nė vendlindje, te kushėriri i saj m'u dha rasti ta shoh varrimin e saj nė videokasetė, tė shoh atė turme njerėzish qė bartnin nė dorė kufomėn e tė ndjerės Drita pėr nė varrezat e qytetit ne "L'amour". Nga kjo pamje u pikėllova aq shume sa pastaj mezi mblodha fuqinė e ėndrrės sime e, pėr herė tė fundit, t'i them:"Je suis conten de vous voir"!

 

            Oh!… unė…ē’tė bėj… kur trupi i Dritės nė imagjinatėn time ka zėne vend vetėm si kufome qė rri shtrirė mbi teneshir, e mbėshtjellur me qefinė te bardhe, pa e parė unė i mjeri fytyrėn e saj te butė. Nė aurėn qė mė pėrthekonte, ngjyra e bardhe e qefinit e vajtonte lamtumiren e fundit pėr pafajėsinė dhe pėr dashurinė e ēiltėr tė sė ndjerės Drite, kurse ajo turme njerėzish me grushta hidhnin lloēin e kuqėrremte te "L'amour" mbi dėrrasat e forta, te cilat e kishin mbuluar pėr jetė tė amshueshme njė idil tė pakurorėzuar nė botėn fenomenale tė intrigave.

 

            Ishte e premte, kur unė papirusin e bukur dhe tė verdhe e kisha dorėzuar si dhurate nė duar tė Kaltrines, kurse ajo nė vend qė tė gėzohej se do tė lirohej nga kafazi i zogjve, kur e takova tė hėnėn u binda se ajo frikėsohej se do tė vdiste nga vizatimi i Dritės, qė nė tė portreti im ishte ngjyrosur me vija te kuqe, qė ngjallnin ndjenjėn e dashurisė sė madhe, drita e ngjyrės se aurės sime qė luftonte demonėt dhe shpirtrat e mbrapshtė nė Piramidėn e Keopsit.

 

            Po. Ajo tani nė duar ka enigmėn time. Si do ta kuptojė? O Zot, qė shtatė muaj po pėrpiqem ta zbuloj kėtė enigmė, enigmėn me njė ndjenje tė vetme dhe asgjė s'mund t'i pėrngjas ėndrrės sime e tė thotė: Ajo nuk do ta kuptojė ndjenjėn tende nė dashuri!?

 

            Para disa javėsh, vesha kėmishėn "avanti" me kravatėn e katėrt dhe dola prej shtėpisė, si rėndom, nė drejtim tė bufesė. Atė dite ngjyra e katėrt e kravatės nė aurėn time tregonte qėndrueshmėri dhe largpamėsi, ma pastronte dhe ma qetėsonte mendjen. Kisha pėrshtypjen e thelle se kjo ngjyre nė mua mė shumė pėrfaqėsonte pamjen shpirtėrore, sesa atė materiale. Deri sa po pija sirup dredhėzash nė bufe, Kaltrina, qė atė dite ishte veshur me kostum ngjyre rubini, nė vend qė t'i shėroj plagėt e mia, erdh dhe m'u ul afėr dhe mė foli me njė ton tė vrazhdėt: "Si mposhte ti ankthin e ėndrrave pa gjumė, kur unė ty nuk tė dhashė asgjė, kur unė te thash vetėm njė fjalė: FLUTUR!? Ti mua kėshtu me ofendon, e kupton… apo jo?!

 

            O Zot, tash e kuptova se paskam qenė nė ethe, paskam ėndėrruar kot se koti, qė shtatė muaj nė aurėn e ngjyrave tė saj paska qenė fshehur enigma ime, po zjarri i ėndrrės sime, s'paska qenė edhe i saj. Po. O Zot, tash e kuptova se ngjyra e rubinit nė zonėn e aurės ndonjėherė reflekton edhe urrejtje tė madhe, siē ishte i vrazhdėt toni kaltrinor drejtuar zonės sė aurės qe pėrthekonte trupin tim me ngjyrat e Ylberit.

 

            Tė nesėrmen, nė bufe, me personin G. po bisedoja pėr atė qė me kishte ndodhur dje, kur befas u paraqit Kaltrina, qė isha veshur nė xhaketė tė bardhė, na pėrshėndeti dhe shikimin tim, si zakonisht, e vodhi me bisht tė syrit, duke me lėne qė unė tė meditoj nė zonėn e aurės. Sakaq mė ra ndėrmend se e bardha ėshtė e ngjyre e pastėrtisė, e pafajėsisė, e cila shfrytėzohet pėr ta rikthyer aurėn nė vendin e vet, kur ajo dėmtohet prej ndonjė lėndimi fizik, ose prej ndonjė traume emocionale. O Zot, falem, falem! Unė zbulova ēelėsin magjik - e ngrire paska qenė zemra e saj loēka e saj, nė mes tė bufes, me shtatė tavolinė, nė 32m2.

 

            Tė premten tjetėr, nė "Roxi", i shoqėruar nga personat Z. dhe G. vendosem tė ulemi nė "Groopi", ku nuk ishte Kaltrina, kurse ajo edhe nė atė vend u paraqit me elanin - Lule, qė ishte e veshur me fanellė tė verdhe, na pėrshėndeti dhe buzėqeshi, por kėsaj radhe krejtėsisht me njė pamje te re! O Zot vetmevete thash, edhe kjo m'u dashtė! Nga fakti se e dija se ngjyra e verdhe ėshtė e ngjyre e natyrės se fėmijėrisė, e cila nuk mund tė dalė nė krye me obligimet e tė rriturve. Nėse me maturi kjo ngjyre pėrdoret nė zonėn e aurės, atėherė ajo mund tė repruduktojė stimulim mental, kurse te personi i paafte shume lehtė kapėrcen kufirin e palejueshėm. O Zot, ke mėshire dhe mbroje Kaltrinen, mos lejo qė ajo tė bjere nė ndonjė gracke, por bekoje dhe bėje tė lumtur nė nėntor, nė ditėt e flamurit kuq e zi!

 

            (Fragment nga libri “2001 - Fundi i botės”)