Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Fuqia e fjalės

Nga: Vedat KOKONA

FUQIA E FJALĖS

 

      Fjala ėsht lundra valavitėse qė vozit nė oqeanin t’onė. Po a ngjet vallė njė gjė e tillė? A nuk themi, a nuk shkruajmė shumė herė, tė kundėrtėn e tyreve qė mendojmė? A nuk fshehim, sa e sa herė, mendimet me maskėn e hipokrizis dhe tė gėnjeshtrės?

  

           

 

            Qė nga koha e Ifigjenės e deri nė ditėt t’ona fjala nuk ka humbur dhe as qė ka nėrmėnd t’a humbasė fuqin e saj. Njė ditė, nė njė refleks tė titulluar “Mėnyrė foljeje”, shkruanja: “Ndjenjat t’ona, tė gjitha nuancat e psihikės s’onė shprehen me anėn e tė qeshurit, tė qarit tė kėrcyerit, tė kėnduarit etj. Mendimet qė na e pėrshkojnė mėndjen i rėfejmė me anėn e fjalėvet qė themi ose shkruajmė”. Nuk do tė kthehesha prap mbi kėtė subjekt, me gjith qė mund tė shkruhen vėllime tė tėra mbi tė, po tė mos mė kishin thėnė: ē’ėsht fuqija e fjalės? Ja njė pyetje qė na vihet shumė rrallė nė jetėn t’onė. Njerzit nuk ja vėnė veshin kėsaj pyetjeje qė ėsht njė nga mė tė rėndėsishmet dhe sidomos tė kohės sė sotēme. Nxėnėsve tė shkollės, pothuajse gjithmonė u bėjmė po atė pyetje: ē’ėsht trikėndshi? Ē’ėsht rethi? Trinomi? Skėnderbeu? Ali Pasha etj. Kur riten e mbarojnė shkollat ata pyesin vetveten: ē’ėsht jeta? Ē’ėsht vdekja? Ē’janė yjtė qė kėputen nėpėr natė? Ē’ėsht qielli? Edhe vazhdojnė vallen e njė jete q’i merr me rymėn e saj e i shtrėngon tė vijojnė njė ritmė tė caktuar qė i shpije nga vdekja.

            Dikush, tė cilit i pėlqen mė tepėr tė zbresė nga sferat stratosferike tė meditacioneve dhe tė hidhet nė lėmėn metafizik mė pyeti se ē’ish fuqija e fjalės. Nuk dinja nga t’ia mbanja. Kjo pyetje mė bėri tė mendoj thellė. S’e kisha dėgjuar ndonjė herė. Fuqija e fjalės! Fuqi ka era qė fryn me tėrbim e rrėzon pemė madhėshtore, fuqi ka vala e egėr qė ngrihet nga deti i turbulluar dhe mbyt anije; fuqi ka mėndja qė krijon, dora qė gdhend ose shkruan, po fjala ē’fuqi mund tė ketė? Do tė ketė edhe ajo njė fuqi tė madhe mbasi mendimet qė kemi i vėmė nė dukje me anėn e saj. Fjala ėsht pra kanalizimi i mendimeve. Themi a shkruajnė, shumė herė, atė qė mendojmė. Fjala ėsht lundra valavitėse qė vozit nė oqeanin t’onė. Po a ngjet vallė njė gjė e tillė? A nuk themi, a nuk shkruajmė shumė herė, tė kundėrtėn e tyreve qė mendojmė? A nuk fshehim, sa e sa herė, mendimet me maskėn e hipokrizis dhe tė gėnjeshtrės? A nuk e bėjmė tė bardhėn, tė zezė, a nuk i themi dikujt se e duam dhe e respektojmė kur nga fundi i zėmrės na buron njė pėrua mallkimi dhe zėmėrimi? A nuk na takon tė qeshim e tė kuvėndojmė pėrpara njė njeriu tė cilin e urrejmė?

 

 

            Dashnorėt e rinj, sapo zėnė tė lėkunden nga valėt e dashuris, zėnė e u thonė njė mijė fjalė njėri tjetrit. Janė tė sinqertė dhe fjalėt u dalin nga zemra duke sjellė me vehte afshin e ėmbėl nė tė cilin kanė lindur. Mė vonė, pasi u vjen dita dhe futen edhe ata nė vallen e martesės, ata i flasin pėrsėri njėri tjetrit si mė parė, por vallė sa tė vėrteta ka midis atyre fjalėvet qė nuk burojnė mė nga zėmra? Burri kur s’del ndonjė pas darke nga shtėpija i thotė sė shoqes qė i pėlqen shumė tė rijė me tė pranė zjarrit, kurse nė tė vėrtetė, ay do tė kėnaqej sikur tė ishte pranė shokėve duke bėrė njė lojė tė vogėl. Gruaja, nė qoft e mėnēur, s’do t’a besojė. Por e vėrteta ėsht se ajo me gjith qė s’ėsht e sigurtė nga ndjenjat e tė shoqit prap se prap mundohet t’a ndryshojė mendimin e saj, dhe t’a puthitė realitetin nė rethin e ėndrės sė vet. Fuqija e fjalės sė burrit ndihmon shumė nė njė bashkėpunim tė tillė. Burri, qė ėsht i shtrėnguar pak nga jeta, nuk do t’i bėjė kapricet e sė shoqes: t’i blejė kapellė a ēantė dore, kėpucė, nonjė copė tė bukur fustani. Njė mbrėmje gruaja e shėkon me njė buzėqeshje tė lehtė. I thotė njė fjalė; vetėm njė fjalė tė vogėl. Por sa fuqi qė ka ajo fjalė! Tė nesėrmen fustani ose kapella do tė blihet dhe kaprici i gruas do tė vejė nė vėnd.

            Nė shtetet e turmave, njė ditė, do tė flasė, prijsi. Tė gjithė presin me ethe. Prijsi flet. Zėmrat e tyre rrahin po nė njė gjatėsi valash. Fuqija e fjalės ėsht madhėshtore. I ngrė tė gjithė nė sferat e njė ėndre. Njė oqean i thellė buēet nė zėmrat e tyre. Njė oqean qė sa vete ngrihet e gjėmon edhe mė tepėr. Dhe unė shkruaj kur fjalėt m’a mbushin shpirtin e mė ngrėnė disa tallaze qė mundohen tė vinė deri tek ju e t’u a sjellin fuqin e fjalės s’ime.

 

            Botuar me 1939