Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Fuqia e mendimit pozitiv (pjesa e dytė)

Shkruan:Norman V. PEALE

  Pėrktheu: Bashkim KALAVESHI

      

FUQIA E MENDIMIT POZITIV

(pjesa e dytė)

 

       Sugjerimi i koncepteve tė vetėbesimit nė mendjen tuaj ėshtė shumė efikase gjatė krijimit tė ndjenjės sė vetėbesimit. Nėse mendja juaj ėshtė e ngarkuar nga mendimet pėr pasiguri dhe paaftėsi, natyrisht kjo ėshtė pėr shkak tė faktit se ato mendime shumė gjatė mbizotėrojnė nė mendjen tuaj. Mendjes duhet ofruar mėnyrė tė re pozitive, e kjo arrihet nėse vazhdimisht pėrsėritet mendimi pėr vetėbesim.

 

            Arritja e besimit dinamik arrihet me lutje, lutje me kėmbėngulje, lexim dhe thellim nė Shkrimin e shenjt, si dhe zbatimi i veprimeve tė besimit. Nė kapitullin e dytė do t'i shqyrtoj formulat e lutjeve tė posaēme, por kėtu do tė dėshiroja tė theksoj se lutja qė jep besim me vlerė, qė ėshtė i nevojshėm pėr tė mėnjanuar ndjenjėn e inferioritetit, duhet tė jetė i natyrės sė veēantė. Lutja me pėshpėritje tė zakonshme, formale dhe sipėrfaqėsore, s'ėshtė e mjaftueshme. Njė zezake e mrekullueshme, gjellėbėrėse nė shtėpi tė njė shokut tim, e kishin pyetur, se si kishte sukses t'i mposhte plotėsisht vėshtirėsitė e veta. Ėshtė pėrgjigjur se vėshtirėsive tė rėndomta mund t'u kundėrshtohesh me lutje tė rėndomta, ndėrsa »kur ju qėllon vėshtirėsia e thellė, duhet tė bėni lutje tė thella«.

            Nė mesin e shokėve tė mi qė mė sė tepėrmi mė kanė inspiruar, prej atyre qė i kam njohur, ka qenė edhe i ndjeri Harlowe B. Andrews nga Syracusea i shtetit tė New York-ut, njėri nga afaristėt mė tė mirė dhe mė tė autorizuar si ekspertė i mendimeve. Ka thėnė se ka shumė lutje qė nuk zgjasin shumė - Q tė arrini kudo qoftė, me ndihmėn e besimit - ka thėnė ai - mėsohuni tė bėni lutje tė lutjeve tė gjata. - S'ka dyshim se kishte tė drejtė, sepse Shkrimi shenjt thotė: »U bėftė sipas besimit tuaj« (Ungjilli sipas Mateut 9,29). Pra, pėr problemin tuaj tė madh, le tė jetė edhe lutja juaj mė e madhe.

            Kėngėtari Roland Hayes e ka cituar gjyshin e tij, njeri mė pak i arsimuar se nipi i tij, por me depėrtim tė lindur, me menēuri konstante. Ai ka thėnė: - Halli nga shumė lutjet ėshtė nė atė se nuk shkon thellė. - Me lutje, frikėn dhe ndjenjat e inferioritetit, i zhytni thellė nė dyshimet tuaja. Bėni lutje tė thella, tė gjata, tė cilat depėrtojnė nė thelb, dhe do tė arrini besim tė fortė jetėsor. Vizitoni kėshilltarin kompetent shpirtėror dhe lejoni qė t ju mėsojė si tė arrihet besimi. Aftėsia e zotėrimit dhe e pėrdorimit tė besimit si dhe lirimi i fuqisė qė besimi i arrin, ėshtė shkathtėsi si ēdo shkathtėsi tjetėr dhe mund tė hulumtohet dhe tė pėrdoret qė tė arrihet pėrsosmėria.

            Nė fund tė kėtij kapitulli i kam cekur dhjetė propozime pėr ta mposhtur mendimin e inferioritetit dhe pėr zhvillim tė besimit. Me vullnet zbatoni kėto rregulla dhe ato do t’ju ndihmojnė nė arritje tė vetėbesimit nė vete ashtu qė do t'i shpėrndajė ndjenjat e inferioritetit, pa marrė parasysh sa thellė janė rrėnjosur.

            Por kėtu dua tė theksoj, se sugjerimi i koncepteve tė vetėbesimit nė mendjen tuaj ėshtė shumė efikase gjatė krijimit tė ndjenjės sė vetėbesimit. Nėse mendja juaj ėshtė e ngarkuar nga mendimet pėr pasiguri dhe paaftėsi, natyrisht kjo ėshtė pėr shkak tė faktit se ato mendime shumė gjatė mbizotėrojnė nė mendjen tuaj. Mendjes duhet ofruar mėnyrė tė re pozitive, e kjo arrihet nėse vazhdimisht pėrsėritet mendimi pėr vetėbesim. Nė punėt e pėrditshme kėrkohet disiplinim i mendimeve, nėse dėshironi qė mendjen tuaj ta formoni pėrsėri dhe ta shndėrroni nė fabrikė pėr prodhimin e fuqisė. Madje edhe gjatė punėve tė pėrditshme, ėshtė e mundur tė depėrtohet me vetėbesim tė mendimeve. Do t’ju tregoj njė rrėfim pėr njė njeri qė kėtė e ka bėrė duke e pėrdorur njė mėnyrė tė veēantė.

            Njė mėngjes tė ftohėt dimri, nė Perėndimin e mesėm, nė hotel tė qytetit, njė njeri mė vizitoi qė tė mė shpjer nė njė qytet tjetėr, i cili ishte larg mėse nėntėdhjetė kilometra, pėr tė mbajtur ligjėrata. Mua mė dukej se veturėn e ngiste mė shpejt se qė ishte e arsyeshme, prandaj dhe ia pėrkujtova qė kemi mjaft kohė, duke i propozuar qė veturėn ta ngiste mė ngadalė.

            - Mos t’ju brengos ngasja ime e veturės - ėshtė pėrgjigjur ai. - Edhe unė kam qenė me shumė ndjenja pasigurie tė lloj-lloj, por i kam mposhtur. Kisha frikė nga udhėtimi me automjet dhe fluturimit me aeroplan; nėse dikush prej anėtarėve tė familjes sime do tė udhėtonte, brengosesha gjer nė kthimin e tij. Pa ndėrprerė kam lėvizur pėr shkak tė pėrshtypjes se do tė ndodhte diēka dhe kjo ma ka vėshtirėsuar jetėn. Kam qenė i pėrshkuar me ndjenja tė inferioritetit dhe mė ka munguar vetėbesimi. Kjo gjendje ėshtė shfaqur edhe nė punėn time dhe nuk mė shkonte mirė. Por, kam hasur nė plan tė mrekullueshėm, i cili tė gjitha ato ndjenja pasigurie i ka nxjerrė nga mendja ime dhe tani jetoj me ndjenjė besimi, jo vetėm nė vete, por edhe pėrgjithėsisht nė jetė.

            Ky ishte »plan i mrekullueshėm« i tij. I tregoi dy kapėse tė pėrforcuara nė disk sinjalesh tė automjetit, pranė erėmbrojtėsit, e shtriu dorėn nė ndarje pėr dorėza, nga e cila nxori pakon me kartela. E zgjodhi njė kartelė dhe e vuri nėn kapėse. Nė tė shkruante: »Nėse keni besim... asgjė s'do t ju jetė e pamundshme.« (Ungjilli sipas Mateut 17,20). E largoi me njė dorė, me shkathtėsi e ktheu nė pako, gjersa e ngiste automjetin, pastaj e zgjodhi tjetrin dhe e vendosi nėn kapėse. Nė tė shkruante: »Nėse zoti na pėrkrah, kush do tė jetė kundėr nesh?« (Letra drejtuar Romakėve 8,31).

            - Unė jam agjent tregtar - sqaroi ai - dhe tėrė ditėn ngas veturėn pėrqark, duke i vizituar klientėt. Kam zbuluar se njeriu gjatė ngasjes jepet pas gjithfarė mendimesh. Nėse mėnyra e mendimit tė tij ėshtė negativ, gjatė ditės do tė jepet pas shumė mendime negative, e kjo me tė vėrtetė ėshtė keq pėr tė; edhe unė kam qenė i tillė. Ngisja automjetin tėrė ditėn, me mendime plot frikė dhe humbje, dhe kjo ka qenė njėra ndėr arsyet e shitjes sė dobėt. Por, qė kur i pėrdori kėto kartela gjatė ngasjes dhe i mėsoj pėrmendėsh, kam mėsuar tė mendoj ndryshe. Pasiguritė e vjetra qė mė kanė ndjekur, thuajse tė gjitha janė zhdukur, dhe nė vend qė tė mendoj pėr frikė dhe jo efikasitet, mendoj pėr besim dhe guxim. Me tė vėrtet ėshtė pėr mrekulli se si kjo metodė mė ka ndryshuar. Mė ka ndihmuar edhe nė punė, sepse si mund tė pritni qė diēka do tė shitni, nėse i qepeni klientit, duke menduar se asgjė s'do t'i shitni?

            Ky plan i shokut tim ėshtė shumė i menēur. Duke e pėrshkuar vetėdijen tuaj me thėnie pėr prani tė Zotit, pėrkrahje dhe ndihmė, me tė vėrtet keni ndryshuar mėnyrat e mendimit. E ka pėrfunduar sundimin e gjatė tė ndjesės sė tij pėr pasiguri. I ka liruar fuqitė e veta potenciale.

 

 

            Me mėnyrėn e mendimit, krijojmė ndjenjė pėr pasiguri. Nėse nė mendimet tona, pa ndėrprerė, pėrqendrohemi nė pritje tė keqe tė ngjarjeve tė vėshtira qė mund tė ndodhin, rezultat i kėsaj do tė ishte ndjenja e pėrhershme e pasigurisė. Pėrpos kėsaj, me fuqinė e mendimit tonė, prirja ėshtė edhe mė serioze pėr tė krijuar vetėm rrethana qė u frikėsohemi. Ai shitės me tė vėrtetė, me vendosjen e kartelave para vetit, nė automjet, me mendime gjallėruese  pėr guxim dhe vetėbesim, ka krijuar rezultate pozitive. Fuqitė e tij, qė kanė qenė tė penguara nga psikologjia humbėse, janė lulėzuar nė personalitet, nė tė cilin stimulohen prirjet e tij krijuese.

            Mungesa e vetėbesimit, pa dyshim, ėshtė njė nga problemet mė tė mėdha qė nė ditėt e sotme i mundon njerėzit. Nė njė universitet janė anketuar gjashtėqind studentė tė psikologjisė. Studentėt do tė duhej tė thonė problemin mė tė madh personal tė tyre. Shtatėdhjetė e pesė pėr qind - kanė thėnė pėr mungesė tė vetėbesimit. Mund tė supozojmė me arsyetim se kjo pėrqindje e lartė, njėjtė vlen edhe pėr tėrė popullatėn. Gjithkund hasim njerėz qė nė brendi frikohen, qė tėrhiqen nga jeta, qė vuajnė nga ndjenja e thelluar pėr paaftėsi dhe pasiguri, qė dyshojnė nė fuqi personale. Ata, thellė nė vetvete, nuk besojnė nė aftėsi personale pėr t'i pranuar pėrgjegjėsitė dhe pėr t'i shfrytėzuar rastet. Gjithnjė i ngarkon frika e ligė e paqartė, se diēka s'do tė bėhet mirė. Nuk besojnė nė vete se kanė mundėsi tė bėhen ashtu siē dėshirojnė dhe pėr kėtė shkak mundohen tė jenė tė kėnaqur me mė pakė nga ajo qė janė tė aftė. Me mijėra njerėz gjatė jetės zvarriten nė duar dhe gjunjė, tė shkatėrruar dhe tė frikėsuar. Nė tė shumtėn e rasteve, pengimi i tillė i fuqisė, plotėsisht ėshtė i panevojshėm.

            Goditjet jetėsore, grumbullimi i vėshtirėsive dhe rritja e problemeve, e shteron fuqinė, ju bėn tė lodhur dhe tė demoralizuar. Nė gjendje tė tillė, vlera e vėrtetė e fuqisė tuaj shpesh ėshtė e turbulluar dhe do tė anoni tė demoralizoheni, edhe pse, me fakte, kjo s'ėshtė e arsyeshme. Ėshtė me rėndėsi qė pėrsėri t'i vlerėsoni mjetet tuaja personale. Kur kėtė vlerėsim e bėni nga pikėpamja e kuptueshme, ajo do t’ju bindė se nuk jeni aq shumė tė mposhtur, siē mendoni.

            Pėr shembull, m'u pat drejtuar njė njeri me moshė pesėdhjetedyvjeēar. Ka qenė nė gjendje shumė tė dėshpėruar. Mė tha, se tė gjitha qė i ka krijuar tėrė jetėn janė zhdukur.

            - Tė gjitha? - e pyeta.

            - Tė gjitha - u pėrgjigj ai. Vazhdoi dhe mė tutje, se me atė ka marrė fund. - Asgjė nuk mė ka mbetur. Asgjė tjetėr nuk kam. Nuk ka shpresa, ndėrsa unė jam shumė i vjetėr pėr tė fi1luar pėrsėri. E kam humbur tėrė besimin.

            Natyrisht, kisha mėshirė ndaj tij, por ishte evidente se halli i tij kryesor ishte qė hijet e errėta tė dėshpėrimit ia kishin vėrshuar mendjen, madje edhe ia kishin devijuar qėndrimin atij. Mbrapa kėtij mendimi tė devijuar, fuqitė e vėrteta tė tij janė larguar dhe e kanė bėrė tė pafuqishėm.

            - Pra - i thashė - tė supozojmė se e marrim njė copė letėr dhe i shėnojmė vlerat qė ju kanė mbetur.

            - Nuk ka dobi - psherėtiu ai. - Asgjė nuk mė ka mbetur. A nuk ju thashė kėtė?

            - Megjithatė ta shohim - i jam pėrgjigjur dhe pastaj e kam pyetur: - Bashkėshortja juaj a ėshtė ende me ju?

            - Po, natyrisht. Ajo ėshtė e mrekullueshme. Nė martesė jemi tanimė tridhjetė vjet. Kurrė s'do tė mė linte, pa marrė parasysh sa keq do tė na bėhet.

            - Mirė, kėtė do tė shėnojmė: bashkėshortja juaj ende ėshtė me ju dhe pa marrė parasysh kurrė nuk do t'ju braktisė. E fėmijėt tuaj? A keni fėmijė?

            - Kam - u pėrgjigj. - Kam tre fėmijė, po ashtu edhe ata janė tė mrekullueshėm. Jam prekur kur kanė ardhur dhe mė kanė thėnė: »Baba, tė duam dhe pranė teje do tė jemi«.

            - Mirė, pra - i thashė - kjo ėshtė numėr dy: tre fėmijė qė ju duan dhe do tė jenė pranė jush. A keni shokė? - e pyeta.

            - Kam - u pėrgjigj. - Me tė vėrtetė kam shokė tė mirė. Duhet tė pranoj se kanė qenė shumė tė sjellshėm Kanė qenė dhe mė kanė thėnė se dėshirojnė tė mė ndihmojnė, por ata ēfarė mund tė bėjnė? Nuk mund asgjė tė bėjnė.

            - Kjo ėshtė numėr tre: keni shokė qė dėshirojnė t ‘ju ndihmojnė dhe qė ju respektojnė. E ēfarė ėshtė me nderin tuaj? A keni gabuar diēka?

            - Me nderim tim krejt ėshtė nė rregull - u pėrgjigj ai. - Gjithnjė kam tentuar tė bėj gjėra tė mira dhe ndėrgjegjen e kam tė pastėr.

            - Mirė - thashė - kėtė do tė shėnojmė si numėr katėr: nderi. Si jeni me shėndet?

            - Me shėndet jam mirė - ėshtė pėrgjigjur ai. - Rrallė kam qenė i sėmurė dhe mendoj se fizikisht jam nė gjendje shumė tė mirė.

            - Pra, tė shėnojmė kėtė si numėr pesė: shėndeti fizik i mirė. E ēfarė ėshtė me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės? A mendoni se edhe mė tutje u shkon mirė dhe se ky vend ėshtė me mundėsi tė pa kufizuar?

            - Po - tha ai. - Ky vend ėshtė i vetmi nė botė nė tė cilin kam dėshirė tė jetoj.

            - Ky ėshtė numėr gjashtė: jetoni nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, vend me mundėsi tė pakufizuara, dhe jeni tė kėnaqur qė gjendeni kėtu. - Pastaj i kam bėrė pyetje: E ēfarė ėshtė me besimin tuaj nė Zot? A besoni nė Zot dhe nė atė se Zoti do t ju ndihmojė?

            - Besoj - ėshtė pėrgjigjur ai. - Mendoj se nuk do tė kisha mund t'u pėrballoja tė gjitha kėtyre pa pasur pak ndihmė tė Zotit.

 

            Vazhdon....