.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Fuqia e mendimit pozitiv (pjesa e parė)

Shkruan: Norman V. PEALE

Pėrktheu: Bashkim KALAVESHI

FUQIA E MENDIMIT POZITIV

(pjesa e parė)

 

      Ndoshta keni vėlla mė tė vjetėr qė ka qenė student i shkėlqyeshėm. Gjithnjė ka marrė vetėm pesėshe, ndėrsa ju vetėm treshe, dhe kėtė gjithnjė iu kanė pėrmendur. Pėr kėtė shkak, keni besuar se kurrė nė jetė si ai nuk do tė keni sukses. Duke marrė parasysh se ai gjithnjė ka marrė pesėshe, ndėrsa ju treshe, keni pėrfunduar se jeni tėrė jetėn tė dėnuar me treshe. S'ka dyshim se kurrė nuk keni kuptuar se disa nga ata qė kanė marrė nota jo tė mira nė shkollė, kanė arritur sukses mė tė madh jashtė shkollės.

 

 

            BESONI NĖ VETE

 

            Besoni nė vete! Duhet tė keni besim nė aftėsitė tuaja! Pa besim bindės ose tė kuptueshėm nė fuqitė tuaja, nuk mund tė jeni tė suksesshėm as tė lumtur. Por, do tė keni sukses me vetėbesim tė vendosur. Ndjenjat e inferioritetit dhe tė paaftėsisė, e pengojnė arritjen e shpresave tuaja, por vetėbesimi udhėheq nė drejtim tė vetė realizimit dhe tė suksesit tė asaj qė keni ndėrmarrė. Pėr shkak tė rėndėsisė sė kėtij qėndrimi mendor, ky libėr do t'ju ndihmojė qė tė besoni nė vete dhe tė lironi fuqinė e brendshme.

            Ėshtė ēudi tė kuptoni se sa njerėz tė mjerė janė tė paaftė dhe qė vuajnė nga sėmundja, tė cilėn populli e quan kompleks inferioriteti. Por, ju nuk duhet t'i nėnshtrohuni kėsaj tė keqeje. Nėse ndėrmerrni masa tė drejta, do ta mposhtni. Besimin krijues mund ta zhvilloni nė vete - besim qė ėshtė i arsyeshėm.

            Pas fjalimit tė njė konvente me njerėz afaristė, nė sallėn e kėshillit komunal, gjersa isha nė katedėr duke i pėrshėndetur pjesėmarrėsit, m'u drejtua njė njeri, duke pritur shumė prej meje, dhe mė pyeti: - A mund tė bisedoj me ju pėr njė temė, e cila pėr mua ėshtė shumė e rėndėsishme?

            E luta qė tė presė deri sa tė shkojnė tjerėt, e pastaj u tėrhoqėm pas skenės dhe u ulėm.

            - Kam ardhur nė kėtė qytet qė tė vendos pėr njė kontratė shumė tė rėndėsishme nė jetėn time - mė shpjegoi. - Nėse do tė kem sukses, kjo pėr mua do tė ishte me rėndėsi tė madhe. Nėse nuk do tė kem sukses, do tė pėsoj.

            I propozova qė tė qetėsohet pak dhe i thashė se asgjė s'ėshtė e pakthyeshme. Nėse do tė ketė sukses, do tė ishte mirė. Nėse s'do tė ketė sukses, nesėr ėshtė njė ditė e re.

            - Kam mosbesim shumė tė madh nė vetvete - tha ai i thyer shpirtėrisht. - Fare s’kam vetėbesim. Thjesht nuk besoj se atė do tė mund ta realizoj. Jam shumė i demoralizuar dhe zemėrlėshuar. Nė tė vėrtet - ankohej ai - po thuaj se jam fundosur. Ja ku jam, i kam dyzet vjet. Pėrse tėrė jetėn mė mundojnė ndjenjat e inferioritetit, mungesa e vetėbesimit dhe dyshimi nė vetvete? Dje kam dėgjuar fjalimin tuaj, nė tė cilin keni shpjeguar fuqinė e mendimit pozitiv dhe dėshiroj t'ju pyes, si tė kem pak besim nė vete.

            - Duhet tė ndėrmerrni dy hapa - iu pėrgjigja. - Sė pari, ėshtė me rėndėsi qė tė zbuloni pse i keni ato ndjenja, qė ju bėn t'ju mungojė fuqia. Kjo ka nevojė pėr analizė dhe do tė zgjatė. Sėmundjet e jetės sonė emocionale duhet t'i trajtojmė si mjek qė hulumton ēfarė s'ėshtė nė rregull me trupin. Kjo nuk mund tė bėhet menjėherė, sidomos jo nė bisedėn tonė tė shkurtė si atė tė djeshmen, por duhet kėrkuar shėrim qė tė arrihet zgjidhje e pėrhershme. Por, qė tė tejkaloni kėtė krizė momentale, do t'ju jap formulėn, e cila do tė ndikojė, nėse e pėrdorni.

            - Ju propozoj, sonte, qė, duke ecur rrugės, t'i pėrsėritni fjalitė qė do t'ju them. Duhet thėnė disa herė, para se tė shkoni pėr tė fjetur. Tė nesėrmen, pasi tė zgjoheni, pėrsėritni tri herė, para se tė ngriheni nga shtrati. Gjatė rrugės pėr nė bisedime tė rėndėsishme, duhet t'i thoni edhe tri herė. Kėtė bėjeni me besim dhe do tė fitoni fuqi dhe aftėsi tė mjaftueshėm pėr ta zgjidhur atė problem. Pastaj, nėse kėtė e dėshironi, mund tė thellohuni nė analizė tė problemit tuaj themelor, por ēfarėdo qė do tė zbulojmė, pas atij hulumtimi, formulėn tė cilėn tani do t'ju jap, mund tė jetė faktor i rėndėsishėm pėr shėrimin pėrfundimtar.

            Pra, thėnien qė ia dhashė, ishte: »Gjithēka unė mund me ndihmėn e Zotit qė mė jep fuqi.« (Letra drejtuar Filipinasve 4, 13). Ai, pėr kėtė varg s'kishte dėgjuar, ia shkrova nė letėr dhe e detyrova ta lexojė tri herė me zė.

            -Tani pėrmbajuni kėsaj kėshille dhe jam i sigurt se gjithēka do tė bėhet siē duhet.

            Ai u ngrit, pėr njė ēast qėndroi i qetė dhe pastaj me shumė besim tha: - Mirė, mjek. Mirė.

            E kam shikuar si po largohej me krah tė drejtuar nė qetėsinė e natės. Ishte aq i mjerė, por, megjithatė, duke u larguar mbahej sikur tė kishte filluar besimi tė ndikonte nė mendimin e tij.

            Pastaj mė lajmėroi se ajo formulė e thjeshtė »ka bė mrekulli« pėr tė, dhe shtoi: - Duket e pamundur, se disa fjalė nga Shkrimi shenjt mund tė bėjnė aq shumė pėr individin.

            Pastaj, po ai njeri i ėshtė nėnshtruar analizės sė shkaqeve pėr ndjenja e veta tė inferioritetit. Konsultimi shkencor dhe ndikimi i besimit e kanė shkarkuar nga ajo barrė. E kanė mėsuar si tė ketė besim; ia kanė dhėnė disa udhėzime qė do tė duhej t'u pėrmbahej (ato do t'i paraqes mė poshtė nė kėtė kapitull). Gradualisht ka arritur vetėbesim tė fortė, tė qėndrueshėm dhe tė arsyetueshėm. Edhe mė tutje shpreh mahnitje se nė ēfarė mėnyre tani ēėshtjet po shkojnė nė drejtim tė tij, nė vend qė tė largohen nga ai. Personaliteti i tij ka pranuar karakter pozitiv e jo negativ dhe ai tani nuk i largon sukseset, por, nė tė kundėrtėn, i ofron nė vete. Tani ka besim autentik nė fuqi tė veta.

 

 

            Shkaqet pėr ndjenjė inferioriteti janė tė lloj-lloj, e disa rrjedhin qė nga fėmijėria.

            Njė njeri afarist ka kėrkuar nga unė kėshillė pėr njė djalosh pėr tė cilin shumė i dėshiron pėrparim nė ndėrmarrjen e tij. - Por - ėshtė ankuar - atij nuk mund t'ia besoj informatat sekrete . tė rėndėsishme. Mė vjen keq, sepse pėr ndryshe do ta kisha caktuar pėr ndihmės timin administrativ. I ka tė gjitha kualifikimet e tjera tė nevojshme, por po fol sė tepėrmi dhe pa qėllim i zbulon gjėrat e natyrės private dhe tė rėndėsishme.

            Pas analizės, kuptova se ka »folur sė tepėrmi« vetėm pėr shkak ndjenjės sė inferioritetit. Pėr ta mbuluar, i ėshtė nėnshtruar provės sė lavdėrimit pėr dijeninė e tij.

            Ėshtė shoqėruar me njerėz tė suksesshėm dhe qė tė gjithė e kishin vijuar fakultetin dhe kishin qenė nė ndonjė organizatė tė studentėve. Por ai djalosh ėshtė edukuar nė varfėri dhe s'ka vijuar fakultet as s'ka qenė nė asnjė organizatė. Pėr kėtė shkak, veten e ka ndier mė pak tė vlefshėm nė krahasim me bashkėpunėtorėt e tij, duke marrė parasysh prejardhjen e tij tė shkollimit dhe atė shoqėrore. Pėr t'u barazuar me bashkėpunėtorėt e vet dhe pėr tė pėrforcuar vetėbesimin, mendja e nėnvetėdijes sė tij, qė gjithnjė tenton tė krijojė mekanizma pėr tė kompensuar, i ka dhėnė shkas pėr ngritje tė egos.

            Ka qenė nė »zemėr tė industrisė« dhe i ka pėrcjellė udhėheqėsit nėpėr konferenca, nė tė cilat ka takuar njerėz tė rėndėsishėm dhe ka dėgjuar biseda private tė rėndėsishme. Pėr ato ka folur aq shumė, saqė bashkėpunėtorėt e tij e kanė shikuar nga lakmia dhe tė mahnitur. Ashtu e ka ngritur respektin e vet dhe e ka plotėsuar dėshirėn e vet pėr konsideratė.

            Kur punėdhėnėsi i tij ka qenė i vetėdijshėm pėr shkakun e tiparit tė personalitetit, duke marrė parasysh se ka qenė i sjellshėm dhe qėllimmirė, djaloshit ia ka shpjeguar ēfarė mund tė arrijė nė punė me aftėsitė e veta. Gjithashtu ia ka pėrshkruar, madje, se si ndjenjat e tij tė inferioritetit, shkaktojnė jo besueshmėri pėr ēėshtje tė besueshme. Kjo njohje e vetvetes, nga pėrdorimi i sinqertė i teknikave pėr besim dhe lutje nė ndėrmarrje, e ka shndėrruar nė bashkėpunėtor tė zellshėm dhe tė vyeshėm. Fuqitė e tij tė vėrteta janė liruar.

            Me shembullin tim personal, mund t'u ilustroj mėnyrėn se si shumica e fėmijėve e fitojnė kompleksin e inferioritetit. Si djalosh i vogėl, kam qenė shumė i thatė. Kisha shumė energji. Kam qenė vėzhgues, kam qenė me shėndet shumė tė mirė dhe kėmbėngulės, por kam qenė i thatė. Kjo mė ka penguar, sepse nuk dėshiroja tė isha i thatė. Dėshiroja tė isha i trashė. Mė quanin »thatush«, ndėrsa unė s'dėshiroja ashtu tė mė quanin. Kisha dėshirė tė isha sikur tė isha i ndarė nga shkėmbi - i vrazhdė dhe i trashė. Kam bė ēmos qė tė trashem. Kam pirė vaj tė mėlēisė sė bakalaros, kam gėlltitur shumė lėngje pemėsh, kam ngrėnė me mijėra akullore prej ēokolate me ajkė dhe arra, si dhe shumė ėmbėlsira dhe pite, por e tėrė kjo s'ka ndikuar nė mua. Edhe mė tutje kam qenė i thatė dhe pėr kėtė, shumė net i kam kaluar nė shtrat i zgjuar, duke menduar dhe vuajtur. Mund tė trashesha gjer nė moshėn tridhjetėvjeēarė, dhe, atėherė, papritmas u trasha. Qepjet filluan tė shqepen. Atėherė fillova tė jem i pakėnaqur qė trashesha, do tė mė duhej tė dobėsohesha njėzet kilogram, nga ato vuajtje tė njėjta, qė tė kem prapė atė shtat tė pėrshtatshėm. Nė njė vend tjetėr (tė pėrfundoj kėtė analizė personale, tė cilėn e jap vetėm pėr shkak se mund t'u ndihmojė tė tjerėve si shembull, si ndikon kjo sėmundje), kam qenė djali i priftit dhe vazhdimisht kėtė ma kanė pėrkujtuar. Tė gjithė kanė mund tė bėjnė tė gjitha, por kur unė bėja ēfarėdo - »Por, ti je biri i priftit«. Pėr kėtė shkak nuk dėshiroja tė isha biri i priftit, sepse pritej qė biri i priftit tė ishte djalė shumė i mirė dhe i sjellshėm. Dėshiroja tė mė njihnin si djalosh tė vrazhdė. Ndoshta, pėr kėtė shkak, fėmijėt e priftėrinjve i pėrcjell fjala, se me ta ėshtė vėshtirė, sepse ankohen qė tėrė kohėn duhet tė bartin bajrakun e kishės. Jam betuar se njė gjė s'do ta bėja: kurrė s'do tė bėhem prift.

            Pėrpos kėsaj, prejardhjen e kam nga fisi nė tė cilin thuajse tė gjithė janė paraqitur shumė herė para publikut, kanė qenė ligjėrues publikė, e kjo ka qenė e fundit gjė qė unė dėshiroja tė bėhesha. Nganjėherė mė kanė detyruar tė paraqitem para publikut dhe tė mbaj fjalim, qė mė ka tmerruar pėr vdekje dhe ka depėrtuar frikshėm. Kjo ka qenė para shumė vitesh, por, kohė pas kohe, ende rrėqethem nga mendimi kur ngjitem nė tribunė. Kam qenė i detyruar tė shėrbehem me tė gjitha mjetet nė dispozicion qė tė arrij besimin nė fuqinė qė ma ka dhuruar Zoti.

            Zgjidhjen pėr kėtė problem e kam gjetur nė veprimet e thjeshta mbi pėrdorimin e besimit qė mėsohet nė Shkrimi i shenjt. Ato parime janė shkencore dhe tė qėndrueshme, si dhe mund tė shėrojnė ēdokėnd nga vuajta e shkaktuar nga ndjenja e inferioritetit.

            Nga pėrdorimi i tyre, i vuajturi mund t'i gjejė dhe t'i lirojė forcat qė e kanė frenuar ndjenjėn pėr paaftėsi.

            Disa burime, si komplekse inferioriteti, vendosin pengesat nė fuqi tė personalitetit tonė. Kjo mund tė jetė dhunė emocionale qė dikur ndaj nesh dikush e ka bėrė qysh nė fėmijėri; kėto mund tė jenė pasoja tė aktit tė tillė apo diēka tjetėr qė ia kemi bėrė vetvetes. Ky hall buron nga e kaluara e mjegullt dhe nga rrethanat e turbullta tė fshehura nė personalitetin tonė.

            Ndoshta keni vėlla mė tė vjetėr qė ka qenė student i shkėlqyeshėm. Gjithnjė ka marrė vetėm pesėshe, ndėrsa ju vetėm treshe, dhe kėtė gjithnjė iu kanė pėrmendur. Pėr kėtė shkak, keni besuar se kurrė nė jetė si ai nuk do tė keni sukses. Duke marrė parasysh se ai gjithnjė ka marrė pesėshe, ndėrsa ju treshe, keni pėrfunduar se jeni tėrė jetėn tė dėnuar me treshe. S'ka dyshim se kurrė nuk keni kuptuar se disa nga ata qė kanė marrė nota jo tė mira nė shkollė, kanė arritur sukses mė tė madh jashtė shkollės. Nėse dikush ka pesėshe nė studime, s’do tė thotė se ai ėshtė personi mė i rėndėsishėm nė Shtetet e Bashkuara; ndoshta pesėshet e tij do tė dėshtojnė kur do ta marrė diplomėn, ndėrsa kolegu, i cili nė shkollė ka marr treshe, nė jetė tė vėrtet do tė fillojė tė marrė pesėshe. Fshehtėsia mė e madhe gjatė mėnjanimit tė kompleksit tė inferioritetit, qė ėshtė vetėm shprehje tjetėr, pėr dyshim tė brendshėm dhe tė themeluar nė vetvete, ėshtė plotėsimi i vetėdijes me besim. Fitoni besim tė plotė nė Zotin dhe kjo do t ju plotėsojė me besim modest, por tė fortė nė vetvete.

 

            Vazhdon...