Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - GĖZIMI JO VETĖM EMOCION POR EDHE VIRTYT

Shkruan: M. Franciska (SUZANA) LEKAJ http://www.drita.info

GĖZIMI JO VETĖM EMOCION POR EDHE VIRTYT

 

            Gėzimi, ėshtė mjeti mė i mirė pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė. E pėr kėtė duhet t’i hapim dyer e dritare gėzimit sapo tė shfaqet, sepse ai vjen gjithmonė me qėllime tė mira. Ai e  bėnė njeriun qė t’i shohė  gjėrat me sy pozitivė me optimizėm. Ai ėshtė efekt i dashurisė sė dhėnė dhe tė marrė.

  

            Njė ndėr tetė emocionet bazė ėshtė edhe gėzimi, mirėpo jetojmė nė njė botė nė tė cilėn gėzimi i tė jetuarit po shuhet gjithnjė e mė shumė, si rrjedhojė nuk vlerėsohet sa duhet, e gjithnjė e mė pak po i jepet rėndėsi nė tė pėrditshmen, e nė shoqėrinė tonė.  Kjo mungesė e vlerėsimit dhe e rėndėsisė,  po vėrehet dita- ditės nga qėndrimet dhe nga bisedat tona, nga shtypi e gjithashtu edhe nga media. Pasi, nėse e vėmė re, nė tė shumtėn e rasteve bisedat tona fillojnė e pėrfundojnė nga gjėrat e pakėndshme qė kemi pėrjetuar apo pėrjetojmė. Po kėshtu, edhe shtypi e media u jep rėndėsi e u kushton  kohė gjėrave negative dhe jo atyre  pozitive, tė cilat mendoj se nuk na mungojnė.

            Lind pyetja: Pse i japim mė shumė rėndėsi lajmit jo tė mirė?! Pse pėrflitet mė shumė e mė gjatė, pėr njė ngjarje negative sesa pėr ngjarje, qė na kanė bėrė apo na bėnė tė gėzohemi?! Pse, kur dikush na thotė njė tė keqe menjėherė e besojmė, kurse kur dikush na thotė diēka tė mirė, nuk e besojmė?! Pse kur dikush na thotė tė dua, nuk e besojmė por na lindin dyshime a mė do me tė vėrtet?! Pse  kur na thuhet ndonjė gjė negative, menjėherė e marrim si tė mirėqenė dhe e kujtojmė vazhdimisht?! Pse jemi tė prirur t’i japim mė shumė pėrparėsi, negatives sesa pozitives?! Pse takojmė kaq shumė njerėz me fytyra tė ngrysura?! Pse kemi frikė mė shumė nga gėzimi sesa nga trishtimi dhe  izolimi?! Pse…?  Shumė pyetje tė tjera mund t’ia drejtojmė vetes e tė tjerėve, dhe nė tė shumtėn e  herėve nuk marrim pėrgjigje.

            Atėherė, ēfarė kėrkohet nga ne?Ajo qė na kėrkohet, ėshtė qė sot tė fillojmė ta shijojmė artin e gėzimit, i cili ėshtė pjesė e jetės, dhe ėshtė nė ne e brenda nesh. Na kėrkohet qė tė fillojmė t’i japim mė shumė rėndėsi gėzimit, sepse ai ėshtė njė emocion dhe  virtyt qė ngjyros jetėn tonė, e qė e bėnė atė mė tė bukur. Pasi, dita- ditės, jemi duke rrezikuar, duke i lėnė anash dhe duke ua zėnė frymėn vlerave qė i japin kuptim e shije jetės sonė, duke u dhėnė mė shumė  rėndėsi gjėrave qė na bllokojnė si: trishtimi, frika, mbyllja, opinioni, thashethemet etj. Pra, tė pėrket ty qė sot tė fillosh tё ushtrosh artin e gėzimit e t’i japėsh ngjyrė e shije jetės e marrėdhėnies me tjetrin. Paul Claudel thotė: “Njerėzit nuk kanė asnjė detyrė nė botė pėrveē gėzimit”.

 

            Ēfarė ėshtė gėzimi?

            Nė aspektin psikologjik, gėzimi nė vetvete mund tė konceptohet si njė gjendje emocionale, qė lidhet me faktin se njė qėllim ėshtė  arritur, ose kur individi me bindje shkon drejt realizimit tė synimeve, dėshirave, e qėllimeve qė ia ka vėnė vetes. Njė qėndrim ky emotiv, qė ėshtė i lidhur me disa nga karakteristikat e personalitetit tė individit. E gjithė kjo e parė nė aspektin psikologjik teorik, por gėzimi nuk ėshtė vetėm kaq, dhe nuk  mjafton tė thuhet se ėshtė njė emocion, por kėrkohet qė tė shohim e tė ndjejmė  diēka mė shumė, sepse ai nuk ėshtė vetėm emocion por ėshtė edhe njė virtyt, dhe nuk ėshtė e lehtė tė flasėsh pėr tė, pasi nuk mund tė shprehet vetėm me fjalė. Ai shprehet pėrmes qėndrimeve, sjelljes, zėrit, veprimit e shikimit. E kėtė e hasim edhe tek shkrimet e Nėnė Terezės qė thotė: “Po qetė tė mbuluar me gėzim, gėzimi do tė shkėlqejė nė sytė tuaj, nė tė folurit tuaj, nė pamjen tuaj dhe nė punėn tuaj. Nuk do tė arrini ta fshihni dot pasi gėzimi shpėrthen.”

            Kėshtu pra, ai cilėsohet si kėnaqėsi shpirtėrore, ndaj shfaqet edhe si virtyt. Njė ndjenjė qė bashkon, e qė nuk e lejon tė keqen dhe izolimin. Ajo ёshtё ndjenja, e cila me efektivitet mė tė madh i zhduk largėsitė mes njerėzve, ёshtė njė emocion qė vjen kur ndodhin ngjarje pozitive, pėr ne e pėr tjetrin, kur jemi me miq, kur shohim njerėzit qė janė tė gėzuar, kur ndihmojmė tė tjerėt, kur ata ndjehen mirė e tė gėzuar etj.

            Nėnė Tereza thotė: “Gėzimi ėshtė virtyti i njė personaliteti zemėrgjerė. Ėshtė manteli qė mbulon jetėn e njeriut, gėzimi ėshtė lutje, gėzimi ėshtė forcė, ėshtė rrjetė dashurie, gėzimi ėshtė lidhja jonė e ngushtė dhe e pandėrprerė me Zotin”.

            Gėzimi, ėshtė mjeti mė i mirė pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė. E pėr kėtė duhet t’i hapim dyer e dritare gėzimit sapo tė shfaqet, sepse ai vjen gjithmonė me qėllime tė mira. Ai e  bėnė njeriun qė t’i shohė  gjėrat me sy pozitivė me optimizėm[1]. Ai ėshtė efekt i dashurisė sė dhėnė dhe tė marrė. Nuk ėshtė njė prodhim i veprimeve tona por njė virtyt qė buron nga brenda, nga dashuria, besimi dhe shpresa. Ai ėshtė njė dhuratė qė na dhurohet nga Zoti, ashtu si edhe jeta,  qė buron nga brendėsia e  qė shprehet nė marrėdhėnie me tjetrin.

            Teodor Drajzeri thotė: “Nė qoftė se njeriu dėshiron t’i gėzohet jetės sė vet tė shkurtėr, ai duhet tė pėrpiqet ta zbukuroj jo vetėm jetėn e vet, por edhe jetėn e tė tjerėve, sepse gėzimi i tij varet nga gėzimi i tė tjerėve.” Kurse Greorges Bernanos thotė: “Tė dish ta gjesh gėzimin tėnd nė gėzimin e tė tjerėve kjo ėshtė e fshehta e lumturisė". Kėshtu pra, gėzimin nuk mund ta kėrkojmė nė farmaci, nė fall, nė horoskop, sepse nuk gjendet aty, por buron  nga zemra dhe nga tė menduarit e thellė shpirtėror, si edhe nga marrėdhėnia e mirė e hapur ndaj njėri-tjetrit.

            Nuk duhet harruar gjithashtu se, gėzimi ka njė lidhje tė ngushtė me shpresėn. Gėzimi dhe shpresa, janė virtyte qė e mbajnė shpirtin njerėzor tė gjallė, dhe qė i japin njeriut arsye tė ecė pėrpara edhe kur kalon kohė tė vėshtira. Njeriu nuk mund tė jetojė pa shpresė e pa gėzim. Kėto tė dyja janė tė lidhura ngushtė, sepse njeriu qė ka shpresė nuk i mungon gėzimi e gjithashtu njeriut tė gėzuar nuk i mungon shpresa,  nuk i mungon tė shikuarit pozitiv e me optimizėm. Kėshtu qė,  shpresa e gėzimi i pėrkasin kategorive tė gjendjes shpirtėrore, pra burojnė nga brendėsia.

            Joseph Addison thotė: “Gėzimi hyn nė jetėn tonė kur kemi diēka pėr tė bėrė, diēka pėr tė dashur dhe diēka pėr tė cilėn shpresojmė.” Pra, shpresa dhe gėzimi janė ato qė kundėrshtojnė dėshpėrimin. E kėtu vihet re, nėse njeriut i mungon gėzimi dhe shpresa, ai ėshtė i shtyrė drejt depresionit e izolimit, kurse nėse nė tė mbretėron gėzimi, depresioni, izolimi, trishtimi nuk kanė vend. Gėzimi  ėshtė i lidhur me shpresėn, e njeriu qė ka shpresė nuk ka frik nga gjėrat qė e rrethojnė. Njė shenjė tjetėr, qė ėshtė e lidhur me gėzimin pėrveē shpresės, ėshtė edhe qetėsia shpirtėrore, buzėqeshja e vėrtetė, tё cilat janė tė dukshme e kanė njė efekt pozitiv, jo vetėm nė marrėdhėnie me veten por edhe me tė tjerėt.

 

 

            Njerėzit e gėzuar

            E them me keqardhje se, nė kohėn nė tė cilėn po jetojmė, takojmė pak njerėz qė ia lejojnė vetes ta  shfaqin e ta pėrjetojnė virtytin e gėzimit. Jo pse gėzimi u mungon, por u mungon aftėsia pėr tė kuptuar se ēfarė i gėzon. Falė Zotit dhe angazhimit tė disa njerėzve, edhe pse tė pakėt, akoma kemi mundėsi tė takojmė njerėz qė na bėjnė ta kuptojmė kėtė virtyt.

            Lind pyetja: si mund t’i dallojmė njerėzit qё janė vėrtet tė gėzuar? A ėshtė buzėqeshja ajo qė e tregon kėtė? Jo gjithmonė, sepse gėzimi i njeriut nuk tregohet vetėm me buzėqeshje, pasi mund tė na ndodhė shpesh tė takojmė njerėz me buzėqeshje fallso, ata ndryshe janė nga brenda e diēka tjetėr mundohen tė shfaqin jashtė, gjё  qё ėshtė e kundėrta e gėzimit, dhe qė nė psikologji quhet mekanizėm mbrojtės[2]. Gėzimi, ėshtė njė fryt i shpirtit, qė buron nga brenda e qė  shfaqet nė qėndrimet dhe nė  bisedat tona, nė punėn tonė  me veten dhe me tjetrin.

            Pra, kush janė njerėzit e gėzuar? Njerėzit e gėzuar, janė ata qė pasqyrojnė botėn sikur kjo tė ishte mė pak e rrezikshme, janė persona qė marrin mė lehtė vendime, janė ata qė ofrojnė gatishmėri pėr tė ndihmuar tė tjerėt, janė po ata qė tregohen mė altruistė[3] e mė optimistė. Ata kanė njė shpirt tė thjeshtė pėrballė vetes e tė tjerėve, e duan jetėn, ndaj janė  mė tė hapur ndaj saj, janė tė aftė pėr t’i parė gjėrat me qartėsi, dhe pėr t’i kontrolluar acarimet e pėrditshme. Gjithashtu, janė ata qė marrin pėrgjegjėsi pėr atė ēfarė u ndodhė nė jetėn e tyre, tė kėndshme apo tė pakėndshme. Janė tė hareshėm, e jo vetėm, por me tė tjerėt, kanė njė mendje pozitive dhe tė hapur.  Nuk presin duartrokitje, ata thjesht kėnaqen me atė qė bėjnė, pėr tė gėzuar veten dhe tė tjerėt. Kjo gjė, na bėn tė kuptojmė se  gėzimi asnjėherė nuk ėshtė relativ[4] por reciprok[5], e qė buron nga zemra, nga qetėsia e brendshme, e cila nuk mund tė fshihet apo tė mos duket edhe nga jashtė.

            Kėshtu qė,  gėzimi ėshtė njė stil jete qė i takon kohės sė tashme, por qė tė bėhet vėrtetė  stil jete kėrkohet tė lirohemi nga skemat qė kemi krijuar, qė tė mund ta pėrjetojmė e ta shfaqim virtytin e gėzimit. Pra, na kėrkohet qė vazhdimisht tė angazhohemi pėr kėto virtyte, gėzimin e shpresėn dhe tė largojmė trishtimin, frikėn sepse ato e bllokojnė atė, dhe nuk e lejojnė qė tė shfaqet ashtu si duhet. Shėn Pali nė letrėn e Romakėve na thotė: “Nė shpresė jeni tė gėzueshėm, nė vėshtirėsi tė durueshėm e nė ura tė qėndrueshėm.” (Rom 12,12).

            Aty ku mungon gėzimi dhe shpresa, njerėzit ankohen vazhdimisht e vajtojnė veten: vetėm mua mė bėhet e padrejtė, vetėm mua mė ndodh kėshtu, vetėm unė jam e\i pafat? E lind pyetja, cili njeri ėshtė i liruar nga kryqi apo qė nuk vuan pėr ndonjė gjė? Secili prej nesh ka kryqet e vėshtirėsitė e veta, por nuk duhet tė lejojmė qė kryqi ose shqetėsimet qė na shfaqen  tė na pengojnė qė tė humbasim gėzimin e shpresėn, sepse gėzimi ėshtė njė nga engjėjt e jetės sonė.

            Pra, tė edukohemi nė gėzim e tė edukojmė me gėzim. Mos tė lejojmė qė ta na humbasė gėzimi, sepse duke humbur gėzimin njeriu humb edhe perspektivėn e gjėrave dhe kuptimin e tė jetuarit. Kėrkohet, qė t’ia hapim zemrėn forcės sė gėzimit, pėr t’i dhėnė njė kuptim tė vėrtetė jetės. ”Jua thashė kėto qė gėzimi im tė jetė nė ju e gėzimi juaj tė jetė i plotė.” (Gjn 15,11).

            Gjithė njerėzit kanė dėshirė dhe kėrkojnė, qė bota tė jetė e gėzuar e  me shpresė, por harrojmė se bota jemi ne, unė, dhe ti. Pra, i takon secilit tė fillojė nga vetja.

            Mos tė harrojmė se jemi tė thirrur t’i dhurojmė gėzime e shpresė  tjetrit, e jo nervat tona, jo vetulla tė ngrysura, jo buzė tė shtrembėruara, jo fjalė qė lėndojnė e vrasin. Sepse njeriu i sotėm ėshtė lodhur nga kėto, ai ka nevojė pėr gėzim, pėr njė fjalė tė mirė, pėr qetėsi, sepse kjo e freskon dhe e ēlodh. Mirėpo, nėse ditėt  kalojnė dhe nuk arrijmė tė gjejmė asnjė pikė gėzimi apo as tė dhurojmė gėzim, kėrkohet ta pyesim veten nėse gjithēka ėshtė nė rregull, e nėse  diēka brenda nesh nuk ėshtė duke funksionuar.

            Me njė  fjalė, mbretėroftė gjithmonė gėzimi, shpresa e qetėsia nė jetėn e secilit, dhe mos tė ngurrojmė qė t’ua dhurojmė tė gjithėve.

            Nėnė Tereza thotё: "Gėzimi jepet, gėzimi ndahet, gėzimi nuk fshihet, gėzimi u takon tė gjithėve".

 

REFERENCA:

Adler Alfred ,Poznavenje Čoveka, (1984), Novi Sad.

Orhani. Zenel, Psikologjia emocioneve, (2003), Tiranė.

——————————————————————————–

[1]Optimizėm – qėndrim plot gjallėri e gėzim nė jetė e nė punė, qė shpreh siguri e vendosmėri, besim nė vetvete e tek tė tjerėt dhe nė tė ardhmen; prirje pėr tė shikuar para sė gjithash anėt e mira tė diēkaje, pėr tė pare mundėsit e zgjidhjes sė problemeve e tė ecjes pėrpara, pa u trembur nga vėshtirėsitė dhe pengesat.

[2] Mekanizmat mbrojtės – Teknika psikologjike pėr tė mbrojtur vetveten nga stresi e ankthi, pėr tė zgjidhur konfliktet dhe pėr tė ruajtur respektin pėr vetveten.

[3] Altruizėm – gatishmėria pėr tė flijuar tė mirėn vetjake pėr tė mirėn e tė tjerėve, dėshira e synimi pėr t’i bėrė mirė tjetrit.

[4] Relativ – qė nuk ėshtė i plotė, qė ėshtė i kufizuar ose jo i pėrsosur nė njė anė; qė ėshtė i pėrkohshėm.

[5] Reciprok – qė ėshtė ose qė bėhet nė interes tė dy palėve; u jep tė drejta tė pėrbashkėta tė dyja palėve, i ndėrsjellėt.