Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Gjakftohtėsia

Shkruan: Ismail  KADARE

GJAKFTOHTĖSIA

 

           Novela  e Ismail Kadares „Gjakftohtėsia“ u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin „Literaturė“

 

 

Silva e kaloi me shpejtėsi sheshin e ministrive, me­gjithatė, kur mbėrriti te hyrja e ministrisė sė saj, ishte pa k vonė.

Pa e ngadalėsuar ecjen, pėrshėndet i nėpunėsi ne shėrbimit, fytyra e tė cilit mezi dallohej pas xhamļt tė portinerisė dhe ashtu, gjysmė me vrap, nisi tė ngjiste shkallėt .

 ė korridorin e katit tė dytė desh u pėrplas me tė njohurin e saj tė dikurshėm Viktor Hilėn , tė cilin s'e ki­shte takuar prej kohėsh .

              — O , si jeni? — th a ajo, me frymėmarrje akoma tė shpeshuar nga ngjitja e shkallėve. — Ē'ju ka sjellė kėn­dej?

                Ai e vėshtroi me ca sy tė hutuar dhe vetėm tani Sil­va vuri re nė fytyrėn e tij tė parruar njė ndjenjė lodhje­je dhe inerzie .

        — Njė ngatėrresė, — ia bėri ai nėpėr dhėmbė, duke i shoqėruar fjalėt me njė lėvizje tė dores. — Ku ėshtė zy­ra e zėvendėsministrit?

      — Ju ēoj unė, — tha ajo. — Ejani .

 

Ajo eci pėrpara, e lehtėsuar qė mund tė lėvizte. Me­gjithėse tani e takonte rrallė, ashtu si tė gjithė tė njohu­rit e tjerė tė pėrbashkėt tė saj dhe tė sė motrės, tani qė Ana s'ishte mė, Silva si'llej me ta me shumė kujdes, si me diēka tė rrėshqitshme dhe tė thyeshme lehtė .

     — Kėtu, Viktor, — tha me zė tė ėmbėl. Ai mėrmėriti njė si pėrshėndetje dhe, pa i dhėnė as dorėn, trokiti te dera.

E kishte humbur fare, tha ajo me vete duke ecur drejt zyrės sė saj. Do tė ishte fyer prej kujtdo nga njė sjellje e tille, por jo prej tij.

      — Mirėmėngjes, — tha duk e hapur derė n e zyrės.

      — Mirėmėngjes, Silva, — tha shefi.

 

Shqiptimi i emrit tė saj pas fjalės «mirėmėngjes»- tre­gonte se  ai as qė ia kishte vėnė re vonesėn. Megjithatė, ndėrsa vinte pardėsynė nė mbajtėse, Silva tha:

— U vonova pak.

Linda, shoqja e zyrės, qė e ndiqte me njė vėshtrim tė gėzueshėm qė nga tryeza e saj e punės, gjeti rastin t'i shkelte syrin. Ajo kishte ndėrruar krehjen e flokėve dhe kėshtu dukej akoma mė simpatike. Ajo ėshtė njėzet e tre vjeēe, mendoi Silva, ndėrsa hapte sirtarėt pėr tė nxjerrė dosjet, ē'i duhet tė duket mė e re?

Nė zyrė zotėroi heshtja. Kjo ishte koha e orarit zyr­tar, kur heshtja dukej mė e padurueshme, ngaqė njerėzit akoma s'kishin pasur mundėsi tė kėmbenin dy fjalė pėr dļtėn e djeshme, apo pėr diēka qė nuk u durohej sa ta thoshin. Nga dritaret e larta barok hynte njė nga ato lloj ndriēimesh tė permbajtura, qė duket sikur gjithė tepri­met apo tekat e motit i lėnė pėrjashta xhamave, duke le­juar brenda vetėm atė qė ėshtė e nevojshme pėr njė zy­rė. Balli i shefit, i lėmuar, i zgjeruar paksa nga sprapsja e flokėve, ishte i palėvizshėm, mbi tryezė anash saj, Sil­va, pothuajse e ndiente fizikisht padurimin e profilit tė Lindas pėr t'u kthyer nga ajo.

Njė padurim tė tillė mėngjeseve ajo arrinte t’i a ka­lonte edhe Silvės, kėshtu qė tė dyja bashkė mezi e prisnin, pas ēdo tingėllimi tė ziles sė telefonit apo trokitjeve tė derės, qė shefi tė ngrihej e tė thoshte: po mė thėrasin. Pastaj pak kohė pasi ai dilte, e ndienin dhe vetė se padu­rimi i tyre s'kishte qenė dhe aq i pėrligjur dhe nga mun­gesa e shefit s'ndryshonte ndonjė gjė e madhe nė zyrė. Madje, kur nė pėrgjithėsi shefat ishin nė mbledhje dhe nga zyrat fqinje vinte ndokush pėr tė bėirė njė ēikė mu-habet, kishte raste qė Silva, bile dhe Linda, bėheshin ner­voze dhe mezi prisnin qė njerėzit tė largoheshin pėr tė vazhduar punėn. Megjithatė kjo pėrvojė e pėrsėritur nuk i pengonte t'i shijonin ēdo here, po me atė kėnaqėsi, ēas­tet e para, kur shefi i linte vetėm .

Telefoni ra disa herė, por asnjėherė shefi nuk shqip­toi fjalėt «po vij». Ai u ngrit e doli vetė, atėherė kur ato e kishin humbur shpresėn se do tė ikte.

       — Uf, — tha Linda, porsa, ai doli. — Sot s'po mė punohet hiē.

       — Ky model flokėsh tė shkon shumė, — tha Silva. Fytyra e Lindės shkėlqeu e gjitha.

       — Vėrtet?

       — Kur hyra nė mėngjes, thashė me vete: ē'ishte nevoja qė tė duket akoma mė e re se ē'ėshtė?

       — O, s'jam edhe aq e re sa ē'e ben ti.

       — O zot, — tha Silva, — sa e pangopur qė je. Nė qoftė se ty s'tė duket vetja e re, atėherė ē'do tė thosha unė?

 

 

Linda e pa ngultas.

— Megjithatė unė do tė kėmbehesha me gjithė qejf me ty.

— Si? — ia beri Silva dhe, pa e ditur as vetė pse, ndjeu qė u skuq lehtė. Linda buzėqeshi.

       — Thashė se do tė kėmbehesha me gjithė qejf me ty.

       — Ah, ja ē'na doli, — ia beri Silva. — Mos u bėj e pasinqertė, Linda

      — Jo, — nguli kėmbė tjetra. — Jam krejtėsisht e sinqertė nė ato qė thashė. Silva e ndiente se e skuqura nuk i kishte iku  ako­ma nga fytyra. Ē'ėshtė ky budallallėk, tha me vete.

 

Pėr fat tė mire u hap dera dhe hyri njė protoko­lliste e shėndoshė duke thėnė «brrr sa ftohtė!» Ajo vuri dorėn te kaloriferi dhe tundi kokėn.

— Te ju kaloriferėt ngrohin mire, kurse ne u thamė sė ftohti. Ku e keni shefin?

  — Besoj se do tė kthehet shpejt, — tha Linda. — T'i them gjė?

— Jo, vij prapė mė vonė, — tha ajo dhe doli.

Linda ndoqi me sy derėn gjersa u mbyll dhe u kthye nga Silva.

      — Sado e ēuditshme qė tė duket, jam krejt e sinqertė nė atė qė thashė, — tha ajo. — Megjithėse dhe aq e ēuditshme nuk duket.

       — Lėre mė mire kėtė bisedė, — tha Silva, kurse me vete shtoi: O zot. S'di as vetė ē'flas.

      — E pse? — ia bari Linda me njė ankim pėrkėdhelės. Nė derė trokitėn pėrsėri. Krejt shkujdesshėm dhe pa arritur qė ato tė thoshin «hyr», dikush e hapi derėn.

 

— Komunistėt, nė orėn dhjetė, mbledhje partie, — tha njė kokė, trupi i tė cilit kishte mbetur jashtė dere.

— Ah, po te ju s'ka komunistė. mė falni. Dera u mbyll me po atė zhurmė qė u hap, dhe dy-tri herė nė korridor u dėgjua zėri i tij: «Komunistėt, nė orėn dhjetė, mbledhje e shkurtėr partie.»-Dera u hap dhe hyri shefi mė i zymtė se zakonisht.

            Kėshtu bėhej gjithmonė, sa herė qė lajmėrohej papritur pėr ndonjė mbledhje partie gjatė orarit zyrtar. Ai nuk ishte anėtar partie dhe tė gjithė e dinin se e kishte harengė kėtė gjė. Ē'e do, se kam atė «tė kuqen», u thoshte miqve tė tij pėr teserėn e Partisė, sa herė qė bėhej fjalė pėr mundėsinė e emėrimit tė tij nė ndonjė post tė rėndėsishėm. Por gjatė jetės sė pėrditshme nė zyrė, i rrėmbyer nga ritmi i punės, nga urdhrat qė u jepte vartėsve dhe nga vetė pozita e tij si shef, jo vetėm  ai vetė, por kishte pėr­shtypjen se edhe tė tjerėt, e harronin mosqenien e tij nė Parti. Mirėpo ja, vinte njė ēast i tillė, kur nė korridor dikush lajmėronte: «Komunistėt nė mbledhje tė Parti­sė» dhe ai e ndiente veten keq. Gjatė gjithė kohės qė vazhdonte mbledhja e Partisė, ishte nė njė siklet  ė madh; ēdo njeri qė e shikonte, i dukej sikur do tė habitej me tė (nė tė vėrtetė kjo kishte ndodhur disa herė). «Po ti , s'paske shkuar nė mbledhje? Ah, po ti s'je anėtar, mė fal.»

Kėto ishin caste me tė vėrtetė tė vėshtira pėr tė. S'dinte ē'tė bėnte. Qė tė mos binte nė sy, ikte, vėrtitej korridoreve, nganjėherė zhdukej fare nga zyra. Akoma mė keq e ndiente veten nė mbledhjet e hapura tė Par­tisė, kur nė pjesėn e dytė tė mbledhjes sekretari i orga­nizatės thoshte: tani shokėt pa parti tė na falin, se kė­mi ca problčme tė brendshme. Nė atė ēast s'e donte ve­ten. Dilte kokulur bashkė me tė tjerėt, me njė pėrzierje dėshpėrimi e fyerjeje nė fytyrė, sikur tė thoshte: mė mi­re tė mos na kishin ftuar fare. Dhe dy-tri dite pas kėsaj e ndiente veten si tė vrarė.

Ja, dhe tani po trazonte gjithė nervozizėm letrat mbi tryezė.

       — Ku ėshtė materiali i zyrės sė planit? — tha mė nė fund.

       — Atje duhet ta keni, — u pėrgjigj Linda, me zė tė bute.

 

Kuptohej menjėherė q ė nuk kėrkonte asnjė material, sepse sirtarėt e tryezės sė tij u hapėn e u mbyllėn pa as­njė kriter. Mė nė fund  prej njėrit prej tyre, nxori pa­ketėn e cigareve si edhe ēakmakun, qė kushedi pse i pėl­qente ta mbante nė sirtar, vuri njė cigare nė gojė dhe, pa e ndezur, doli nga zyra.

— Ėshtė bėrė tym, — tha Linda.

Silva doli pėr tė ēuar njė material te sekretarj  e mi­nistrit. Nė korridore kishte qetėsi. Njė telefon qė s'e ngrinte kush, binte vazhdimisht pas derės sė njė zyre. Me siguri, i zoti i tij qe nė mbledhje .

Kur u kthye nė zyrė, atje ishte Ariani. Buzėqeshnin tė dy me Lindėn pėr diēka qė porsa e kishin thėnė. Per­se nuk shoqėrohen bashkė? mendoi Silva. Do tė ishte njė ēift i bukur.

— Po i tregoja pėr shefin, — tha Linda. — Pėr ner­vat qė i hipin sa herė ka mbledhje partie. — Sot mbledhja e Partisė mė duket se ėshtė pėr pu­nėn e Kinės, — tha Ariani .

       — Vėrtet? — ia beri Linda.

      — Kėshtu mė duket. Diku nė korridor dėgjohej njė pėrplasje e mbytur dyersh.  Njė telefon, ndoshta ai qė kishte dėgjuar Silva, vazhdonte tė binte nė largėsi.

      — Domethėnė tė gjitha ato qė janė folur kohėt e fundit pėr prishjen me Kinėn janė tė vėrteta, — tha Lin­da.

     — Me sa duket, — u pėrgjigj Ariani. Silva vėshtronte mendueshėm syprinėn e tryezės. — Njė prishje kaq e qetė, — tha ajo. — Sa e ēudit­shme.

 

Ariani u mat tė thoshte diēka, por nė atė ēast u hap dera dhe hyri Simon Dersha, qė punonte nė zyrėn fqinje.

       — Ka mundėsi tė telefonoj? — tha ai. — Telefoni ynė ėshtė prishur.

      — Telefononi, — tha Silva. Ajo deshi tė kthente kokėn nga Ariani, pėr  tė vazhduar bisedėn, por u kujtua se ajo bisedė nuk mund tė vazhdonte nė prani tė Simo  Der­shės. Megjithėse fqinjė me zyrėn e tyre, ai kishte qenė pėr ta njė njeri i huaj, prania e tė cilit binte nė sy vetėm ditėn e ndarjes sė rrogave, kur, i ulur nė njė karrige, pėr­bri llogaritarit, i mbante ēdo punonjėsi kuotėn e Bashki­meve Profesionale. Ai s'ishte as i mire, as i keq pėr ta, megjithatė nė sytė e tij s'kishe qejf t ė bisedohej pėr

asgjė. Ja dhe tani, Silva e ndiqte me sy krahun e tij qė po formonte numrin, duke e ndier se edhe sytė e Lin­des e tė Arianit vėshtronin me tė njėjtėn mėnyrė.

— Simon, paske bėrė kostum tė ri, — tha Linda. — E gėzofsh!

       — Falemnderit, — tha tjetri, me dorezėn e telefonit te goja. — E kam pasur prej kohėsh.

       — S'ta kemi pare asnjėherė.

Ai beri njė si buzėqeshje naziqe, duke ulur kokėn poshtė. Kostumi blu i errėt ia bėnte edhe mė tė vrarė ngjyrėn e fytyrės.

Ishte hera e pare qė Silva po e shikonte me vėrejtje atė njeri. Ai kishte qenė pėr tė njė njeri i mbyllur, mes­kin, dhe asaj i vinte gati ēudi tani pėr atė fytyrė tė hir­nosur, qė dukej menjėherė se mund tė kishte kaluar njė natė pa gjumė e nėpėr tė cilėn vetonte herė pas here njė motiv lumturie. Dashuri? mendoi Silva gati me neveri, pothuajse e fyer, qė dashuria dhe Simon Dersha mund tė pėrziheshin njė dit e bashkė.

 

Pjesė nga novela “Gjakftohtėsia”