Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - GJETHI I KĖPUTUR NĖ VJESHTĖ

Shkruan: Viktor GJINKOLAJ

      

GJETHI I KĖPUTUR NĖ VJESHTĖ

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha, "Gjethi i kėputur nė vjeshtė" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin e mirėnjohur dhe mikun tim tė nderuar Adem Zaplluzha edhe pėr kėto 10 botimet e fundit tė cilat, pa asnjė kushtėzim, ia dhuron lexuesve tė nderuar, ekskluzivisht, pėrmes web faqes www.sa-kra.ch )

 

 

 

 

 

            I FILLIKATSHĖM

                 

            Me poezinė e  poetit  prizrenas, Adem Zaplluzha jam njohur prej shumė motesh, por  pjekjen e parė  e shėnojmė, nė Takimin Poetik Kombėtarė, ’’Ora e Muzės, Lissus, 2016’’, organizuar nga Kėshilli i Qarkut Lezhė dhe Klubi i Letrave tė kėtij qyteti, nė 145 vjetorin e datėlindjes sė poetik kombėtar, ’’Gjergj Fishta’’.

            Kam ndjerė impresion tė veēantė, kur poeti nxori nga ēanta 20 vėllimet e fundit me poezi. Nuk mė kishte  ndodh  ndonjėherė, qė njė autor tė mė sajdis me  njėzetė veprat e tij.

            Adem Zaplluzha ėshtė i fillikatshėm nė historinė e letėrsisė shqipe e mė gjerė.

            Plot 159 vėllime poetike. Askush nga poetėt e deritashėm nuk i ka botuar, madje nuk kemi asnjė dėshmi  se mund tė kenė, qoftė edhe  nė dorėshkrim njė korpus tė tillė gjigant.

            Para do kohe, kur mė dėrgoi vėllimin e  njėqind e pesėdhjetė e nėntė, pėr t’a kėndua, duke mė bėrė njėherėsh dhe ofertėn e tė qenit redaktor e vlerėsova konsideratėn e mikut tim, por pyeta veten: A thua mundem me marrė pėrsipėr njė pėrgjegjėsi tė tillė?!..

            Vetėm me titujt e veprave tė tij, mund tė  kompozojmė njė poemė sepse nė secilin titull  gjen njė varg me ngarkesa emocionale e nėntekste, qė tė japin dorė tė   shpalosh shumėēka nga  stili dhe gjuha e autorit.

            Libri, ”Gjethi i kėputur nė vjeshtė”, qė i jepet nė dorė lexuesit, ėshtė vazhdim kreativ  i  gjithė opusit poetik tė autorit.

            I kompozuar me tre cikle  poetike,libri sjell  realitetin  tronditės tė shoqėrisė  shqiptare nė pėrgjithėsi nėpėrmjet njė mesazhi universal:

 

            Thėrras turmėn

            Shurdhmemecėt si gjithmonė lozin

            Njė valle tė lashtė pagane

            Mė duket se nuk kam zė

            Ose tė tjerėt

            Kanė mbetur pa tė shtatė shqisat

 

            Kjo shurdhėri e lėndon  zemrėn e poetit, i cili si pjesė e avangardės thėrret deri nė kupė tė qiellit se  koha po na len prapa e hapat e integrimit janė larg ritmit qė kėrkohet. Tani ėshtė koha pėr ta zėnė trenin e  agut tė madh.

            Autori nė kėtė cikėl shpalon edhe dukuri tė pasluftės nė Kosovė. Me tone drithėruese  kėrkon qė mos tė harrohet epika e ditėve tė pėrgjakshme tė qėndresės dhe luftės ēlirimtare ,por tė lartohet si flamur i madh pėr shqiptarinė.

 

            Pėr tė shtatėn herė

            Vritej po i njėjti njeri

            Vritej vdekja

            E cila aq krenarisht e pėrbuzte armikun

 

            Dhe vaji i zambakėve nuk diti me heshtė brigjeve tė dhunuara tė Lumėbardhit’

 

            Pastaj:

 

            I tėrė qyteti me shamia tė zeza

            Vajtonte te kambana

            Fatin e muranave qė kurrė mė nuk u ngritėn

 

            I dhemb nė thellėsi poetit tė burrėruar mes dhimbjeve dhe flakėve nė pritjet e gjata nė tė gjitha stinėt e qytetit tė tij tė lavdishėm, qytetit tė kuvendeve, tė shpresės pėr agimin e madh tė bashkimit kombėtar. Vdekja nuk e tut (tremb), Ai nuk donė tė vdes jo se i dhimbset gjaku, por se i duhet Dheut tė tij.

 

            Disa herė e pashė vdekjen me sy

            Iu zgėrdhesha dhe i thashė troē

            Sonte s’dua tė vdes i duhem atdheut tim

 

            I duhet poeti Adem Zaplluzha, Prizrenit tė tij ,vendit tė vet si qytetar e si kėngėtar, si ushtarė i vijės sė parė nė udhėn e zhvillimit e integrimit .

            Jeta vazhdon qytetit me kalldrėmet ilire, me dashurinė e madhe nė zemėr,me sy nga e ardhmja.

 

            Dy nuse ktheheshin nga spitali

            Me nga dy binjak nė prehėr

            Kalldrėmet ilire pranė Shatėrvanit

            Shkėlqenin si asnjėherė mė parė

 

            I shkruar me gjuhė tė pasur e me njė stil tė dallueshėm, produkti poetik i Zaplluzhės e pasuron traditėn tonė, duke sjell nė letėrsinė shqipe njė kontribut tė fillikatshėm jo vetėm nga  masa, por edhe nga  niveli artistik, motivet qė sjell e mesazhet qytetare e humaniste qė pėrcjell Autori me freskinė  qė na e sjell vjeshtėn nė kėtė vėllim, dimrin e len larg nė ftohtėsinė e vet. Ai ndjehet i ri  nė vjeshtėn e tij, larg muzgjeve e pranė Agut tė madh tė bashkimit.
            E na presim librin tjetėr me kėngė tė reja pėr pranverėn tonė.

 

Lezhė, mė 11 shtator 2017

 

 

 

 

DĖNESIN DUART E KALBURA

 

 

Kohė e vranėt pa shi

Shikoj diellin e humbur pas maleve

Njė lehje e lashtė dhe misterioze

Nuk paska tė ndalur sonte

 

Ēdo gjė ėshtė duke lehur

S’pushojnė as mjegullat e hirta

Si nėpėr faltore

Dėnesin duart e kalbura

 

Diku nė lagje qajnė nuset

Dielli nuk duket askund sot

Njė re e zezė

Paska mbuluar gjysmėn e qytetit

 

Kurse gjysma tjetėr

Pėrpėlitet nėn kėmishėn e pėrgjakur

Bari i ndrydhur ka humbur gjelbėrimin

Kudo nėpėr rrugė hinore tė thyera

 

 

SI NJĖ MAKINĖ E PĖRDORUR

 

Ajo kishte njė pamje mistike

Dukej si era e ndrydhur

Nga bishtalecat e shkurtuara

Pikonte naftalina e tejdukshme

 

Gishtat e erės kishin mbetur peng

Mes fijeve tė thyera tė flokėve

Njė djersė e akullt

Pikonte nga sytė e gėshtenjtė tė mėngjesit

 

Disa pika gjaku paskan mbetur

Mbi gjelbėrimin e turpėruar

Ajo parakalonte kalldrėmeve tė lashtė

Si njė hije e shpėrdorur

 

Thonė se kishte marr udhė

Mė duket se shkonte diku larg

Ecte mendje shthurur

Ishte nisur pėr diku askund

 

 

PRAPĖ NUK DINTE TĖ NDALEJ

 

Asnjėherė nuk e arriti cakun

I ngjante kėrmillit

Nė muret e lagshta tė dhomės

Dy hapa para dhe po aq mbrapa

 

Ishte mėsuar me zejen e fjalėve

Besonte aq shumė kashelashave

Sa qė njė ditė u shndėrruan

Nė njė gjė e gjėzė asnjanėse

 

Prapė nuk dinte tė ndalej

Sa herė qė hipte majave

Po aq herė

Me njė shpejtėsi marramendėse binte nė fund

 

Dikur vonė miku im kuptoi

Se fundi nuk kishte tė sosur

Por ishte fillimi i trishtuar

I fundosjes nė honin e pafund

 

 

DIKUR VONĖ LINDI FJALA

 

Atje nė fund ėshtė fillimi

Po ai fillim

Ku lindi fjala

Kur njeriu nuk ishte njeri

Por njė krijesė krejtėsisht tjetėr

 

Pas njėmijė ose dy mijė vjetėve

Mes gjetheve tė fishkura

E gjeti vetveten kruspull

Fetus mbi njė gjethe tė kaltėr

I cili aq shumė i ngjante fluturės

 

Kaluan edhe po aq vite

Sė pari e mėsoi ulėrimėn

Njė lloj kėnge

E cila ende kėndohet sot

Siē kėndohej nė fillimin tė gjenezės

 

Dikur vonė lindi

Nė krahėt e njė fluture tė  verdhė

Fjala e cila ende sot jeton

Mes gjetheve dhe fluturave

Jeton si njė nocion ende i pathėnė

 

 

TĖ HY OSE TĖ DALĖ

 

Asgjė nuk paska mbetur

Mbi tavolinėn e kujtimit

Vetėm dy gishta kripė

Dhe njė copė djathi i mykur

Tė cilin me vite nuk e prekėn minjtė

 

Perdet e vjetruara

Valėviten si flamujt e grisur tė luftės

Nė njė skutė tė dhomės

Lagėshtia kishte zėnė vend

Dhe lexonte njė libėr gjysmė tė grisur

 

Mbi dyshemenė e vjetėr

S’kisha ku tė shkeli nga tė ēarat

Vallja mortore e kandrave

Kurrė nuk kishte pushuar kėtu

Mbase ende dėgjohen daullet e luftės

 

Nuk jam nė gjendje tė vendos

Tė hy ose tė dalė

Nga kėto pamje fantazmagorike

Njė pasqyre pėrballė odės sė burrave

Fsheh diēka tė trishtueshme nė brendinė e saj