Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Gjin Gjonpali

GJIN GJONPALI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

GJIN GJONPALI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

     

            U lind mė 08.07.1959 nė Nikaj, tė trevės Nikaj-Mėrtur, nė Malsinė e Gjakovės e parėquajtur Malėsia e Mirė.                                     

            Pėr shkak rrethanash politike nė sistemin diktatorial mbaroi studimet e larta 15 vjet me vonesė.                                                                            

            U diplomua  pėr Shkencat  Humane; dega Gjuhė- Letėrsi.                                                      

            Ka botuar vėllimet me poezi :                                                                   

            “Plaga e Qiellit”                                                                                     

            “Heshtje e Bardhė”                                                                                

            “Drita e Ekzistencės”                                                                                 

            Ka nė proces botimi shkrime tė tjera nė poezi dhe prozė.

 

 

 

 

 

KOKAT E PRERA

 

Po, a mund tė mendojė
E tė ėndėrrojė
A mundet
Njė kokė e prerė

Koka, qė mbart' mbi supe
Nuk ėshtė e imja
Nuk ėshtė ashtu, si Zoti e krijoi

Ajo e prera, Pėrtej
Ajo, qė nuk i duhej
Kėsaj Kohe t'pakohė
Ėshtė Koka ime

Eh !
Sa e madhe ushtria
E kokave tė prera
Dhe fantazmat e mėkatit

Kohė pas kohe
Tehut tė shpatave tė pėrgjakura
Qė kanė sunduar

Duke u ndėrruar me krim e ligėsi
Nė valle makabre shkundur mandej
Festave tė "triumfit"
N' ekstaza harbimesh, kokteilesh me orgji

 

Kokat e prera 
Nė ēengelat e Indiferencės 
Varur rrinė
Rrinė e kundrojnė
Kundrojnė e heshtin

Nė njėrin prej atyre ēengelėve
Edhe Koka ime mediton ashtu e pavarur
Po, kujt i duhet ky meditim 
Kujt ?
Veē kur pellgut tė mėkatit
Nuk i durohet mė kundėrmimi i Ligėsisė
Veē kur kutėrbimi shpėrndahet ndėr dhera
Ateherė Koha sėrish
Nė skenė thėrret Kokat e prera...
* * *

 

Po, a mund tė mendojė
E tė ėndėrrojė
A mundet
Njė kokė e prerė

Shihni atė, atje n' ēengel
Si pikon pikė-pikė
Akoma gjak tē ngrohtė
- Ėshtė Koka ime...

Edhe kur Ndryshimi i kohėrave
Kokat e prera
I thėrret nė Ringjallje
E Imja , sa vonė
Sa vonė e ka radhėn....

 

 

ĖSHTĖ  DIELLI  IM  ZOT

 

Ėshtė dielli im Zot, ėshtė dielli im

Qiellit t’kulluem  si sy vashe

Dielli fėminor si askund tjetėr

Qė zgjimin ma bėnte me fllad parajse

Nėn fluturimin ėngjėllor tė pėllumbave tė egėr

 

Ėshtė dielli im Zot, ėshtė dielli im

Diell i luleve n’plasė gurėsh tė mbime

Ar e argjend, hire me shkėlqim

Dashuri e pasosun mbi borėn e pashkrime

N’kėtė lumni krijimi pa krahasim

 

Ėshtė dielli im Zot, ėshtė dielli im

Me penel tė florinjtė, me atelie plot ngjyra

Qė nė telajo hedh ylberet mbi ujėvara

Troftat pikaloshe hyjnisht n’vallėzim

Kur zgjohen mėngjeseve nėn rrezet e  para

 

Ėshtė dielli im Zot, ėshtė dielli im

Diell i ketrave tė lajthive, gėshtenjave e arrave

I bjeshkėve gri, i luleve e lisave fillakė

I shqipeve, skifterėve e thėllėzave tė egra 

I ujqve tė vetmuar e malėsorėve fjalėpakė

 

Ėshtė dielli im Zot, ėshtė dielli im

Diell i dallėndysheve, gushėkuqėve e tenorėve bilbila

I gojfilit tė bjeshkės e vesės ndėr trėndafila

I dhelprave bishttufalake e lepujve ndėr gėmusha

I burimeve ndėr male ku pi ujė drenusha

 

Ėshtė dielli im Zot, ėshtė dielli im

Medaljon florini varun pėrmbi male

Kujtim fėminie, ėndėrr, shkėlqim

Mall i gjallė, thesarmbithesare

Mall i pėrtejmėshpirtėrashndėrvarre

 

Ėshtė dielli im Zot, ėshtė dielli im…

 

 

LIRIA E PADĖRIT

 

E  morėn nė mes tė meshės

Kur po predikonte

 

Kėmbė e duar lidhur

E torturuan ēnjerėzisht

Derisa humbi ndjenjat

Pastaj i hodhėn ujė tė ftohtė

 

Kur u pėrmend

E pyetėn :

- Padėr, ē’ kėrkon me predikim ?

- “ Lirinė e Zotit pėr tė gjithė !”

 

 “ Kėrkoka Liri “ - nėnqeshi hetuesi

Ha,ha,hah, mandej u shqye n’ gaz:

“Kėrkon jetėn e kafshėve tė egra

- Futeni n’ kafaz !”

 

Sėrish e torturuan

Derisa humbi ndjenjat

Sėrish i hodhėn ujė tė ftohtė

Pritėn tė pėrmendet

Ta pyesnin prapė, ē’ kėrkonte

 

Kishte heshtur

Kishte fituar lirinė e pėrbotshme…

 

 

NĖ FUND NJĖ STREHĖ…

 

T’i biesh pėrqark botės

Ndėr varre

Tė shkosh e tė rrėmosh

Pėr sapak tė vėrtetė

E tė jesh mundim kotė

 

Pas provės, tmerreve e anktheve

Ta vėsh qenien

Nė pėrgjumjen e maces

Por nė agoni mbijetese                

Tė vetkafshohesh si ujk i uritur                                                   

 

Tė kesh pushuar garėn

Si tė pa rėndėsishme

Se ke kuptuar mė nė fund

Se edhe Fitorja

Nuk tė ēon askund

 

Tė  vetmosh mospėrfillės

Pėr  turmat

E zemruara, a tė qeta

S’ tė lipset mendje turme

Me vegime tė zbehta

* * *

 

T’i biesh pėrqark botės

Dhe ndėr varre

Tė shkosh e tė rrėmosh

Njė strehė ku tė vdesin ėndėrrat

Sa dallėndyshja, t’arrish tė ndėrtosh…

 

 

KUR ĒELIN SYTHET E PARA NĖ NIKAJ

 

Kur ēelin sythet e para nė Nikaj

Me tyl tė florinjtė Dielli

Hyjnisht e mbulon natyrėn virgjine

Lumi, dritė e vale, poshtė pėrflaket

Nėn valsin ujor tė troftave pikaloshe

Dhe e Bukura e Dheut diku tek njė qoshe

Lahet me vesė e krihet me rreze

Nėn harkun fluturues me rrethrrotullim 

Tė pėllumbave tė egėr nėn qiellin alpin

 

Kur ēelin sythet e para nė Nikaj

Vajzat e Mėrturit

Ma t’bukrat vajza

Qė t’sheh drita e synit

Me kėmisha tė bardha

Dalin ndėr kopshtie

Mbjellin trėndafila,e fshehtas

I pagėzojnė me emna djemsh

Prej fisit tė Nikajve

E secilit  i kėndojnė

Nga njė kėngė dashurie

 

Kur ēelin sythet e para nė Nikaj

Shpateve  tė malit  me brymė

Nėpėr mjegullėn qė davaritet ngadalė

Nėn kėngė bilbilash

Dirgjet drenusha

Pi, e shuan etjen

Ndėr tė kthjelltat burime

Ku e freskon ama e borės sė shkrime

 

Kur ēelin sythet e para nė Nikaj

Njė fllad Jezusian

Fryn pėrmbi Nikaj- Mėrtur

Shpėrndahet si bekim

Rudinave, livadheve, pyjeve

Mbi ēatitė e shtėpive tymuese

Bjeshkėve hijerėnda mbuluar me borė

Fryn e shpėrndahet si tash dymijė e sa vjet

Thellė e thellė shpirtnave malsorė

 

Kur ēelin  sythet e para nė Nikaj

Simfonia qiellore luhet

 

Nė kosheret e bletėve

Shkrin pikė-pikė  bora majave

E fryhen burimet

Me ujė borėn e ortekėve

Riciklohet shenjtnisht jeta

Nė trungun trashėgimtar

Tė fisit tė Lekėve

 

Kur ēelin sythet e para nė Nikaj

Ah, kur ēelin sythet e para

Si askund tjetėr

Nė Nikaj

Kurēelinsythet e para….