Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Gjuha ose pasqyrimi i diagnozave... (pjesa e parė)

Shkruan: Hilė LUSHAKU

www.pashtriku.org

GJUHA OSE  PASQYRIMI I DIAGNOZAVE TĖ SHOQĖRISĖ  SHQIPTARE TĖ FUNDSHEKULLIT XX NDIHMESĖ  PĖR DIAGNOSTIFIKIMIN E SHOQĖRISĖ NĖ  TROJET SHQIPTARE SOT!

(pjesa e parė)

 

 

 

Gjuha e fjalės sė vėrtetė nuk duhet tė meket e as tė dridhet kur demaskon kolltukofagė tė pandershėm...

 

 

            Gjuha e bashkimit kombėtar u zaptua nga gjuhėt sulmuese “lab”, “malok”, “grek”, “sllav”, “llaci fuc”, “ēam”, “kosovar”, “pansllavist”, “spiun”, “kriptokomunist”, “agjent”, “antishqiptar”, etj...

 

 

Asnjė shqisė nuk ka ligj tė posaēėm pėr t'u mbrojtur siē e ka gjuha. Asgjėkundi nuk shkruhet dhe as ligjėrohet se ekziston e drejta pėr tė shikuar, pėr tė shijuar, pėr tė nuhatur, pėr tė kafshuar, pėr tė dėgjuar apo pėr tė puthur. Ndryshe ndodh me gjuhėn, me mjetin qė nxjerr fjalėt, kodet e tė shprehurit. ( Nė vazhdim gjuha do tė kuptohet fjala )

Nė dokumentet pėr liritė themelore dhe tė drejtat e  njeriut ėshtė sanksionuar se ''Nuk mund tė nxirret asnjė ligj qė tė kufizojė paraprakisht lirinė e fjalės", ndėrsa nė nenin 22 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė sanksionohet se ''Liria e shprehjes ėshtė e garantuar''...

Liria e fjalės, liria e garantuar e shprehjes janė tė drejta legjitime, qė i pėrkasin vetėm gjuhės (sė folur ose tė shkruar). Pėr kėtė arsye, gjuha mbron dhe respekton vetėn vetėm e bazuar nė ligj. Zhvillimet e viteve tė fundit nė vend shtrojnė me tė drejtė pyetjen:

  • Sa e respekton gjuha ligjin dhe sa e mbron ligji gjuhėn nė Shqipėri?

Nė kohėn e monizmit mbrohej teorikisht me ligj fjala e lirė nė thėnien demagogjike: "Cilido pa frikė dhe me shkronja tė mėdha tė shkruajė se ēfarė mendon ai pėr punėn dhe pėr njerėzit"

Nė tė vėrtetė per fjalėn e "lirė" dhe tė "dėshiruar" pėr tė folur nė ato vite flasin:

  • "tė humburit e pushkatuar dhe pa varre",

  • tė burgosurit e panumėrt;

  • tė internuarit e syrgjynosur nė kėneta dhe nė zona tė thella malore etj;

  • tė dėrguarit pėr riedukim nga shtresa e intelektualėve nė gjirin e klasės punėtore, etj.

Gjuhėn "e lirė" dhe tė "mbrojtur" tė asaj periudhe e mbajnė mend mirė nėnat qė humbėn djemt guximtarė e idealistė pėr njė jetė mė tė mirė; e kujtojnė gratė gjoksthara qė mbetėn pa burra tė cilėt folėn fjalė tė lira nė radhėt e qumėshtit nė orėt e para tė pasmesnatės; etj.

Gjuha e asaj kohe, si do qė ishte, e respektoi ligjin e kohės, e ēimentoi tė drejtėn e tij dhe shumė herė abuzoi me kėtė emėr.

Pati shumė njerėz qė abuzuan me gjuhėn duke u shndėrruar nė magnetofonė tė tellallėve tė "Nėnėmadhes Parti".

Oratoria politike moralizuese, me fjalorin monoton tė gjuhės sė klasės punėtore, ishte gjuha qė kultivohej nga fėmija njė muajsh nė kopėsht e deri tek te moshuarit  e "Shqipėrisė qė s'ka pleqėri".

Abuzimin mė tė madh po e bėn gjuha e papagallėve tė sotėm pėr atė periudhė tė pėrgjakur e tė squllur nga djersa e mundimeve tė prindėrve, vėllezėrve dhe motrave tona. Gjuha e ndershme e tė gjallėve tė atyre kohrave ka obligimin dhe detyrimin mė tė madh moral e atdhetar pėr tė pėrjetuar nė disqe, nė celuloid, nė letra tė shkruara apo nė magnetofonė, tė vėrtetėn qindravjeēare tė jetuar prej shqiptarėve, larg pasioneve, por pėr t'i shėrbyer historisė sė dhimbshme tė bijve tė shqipes, bashkimit dhe vėllazėrimit tė njerėzve tė njė gjaku dhe tė njė gjuhe.

I ashtuquajturi "pluralizėm" e "pluripartizėm", e ashtuquajtura "demokraci perėndimore" nė Shqipėri, u duk se do tė vendoste raporte tė reja ndėrmjet gjuhės dhe ligjit, ndėrmjet fjalės dhe mendimit, etj.

Ekziston njė fakt i vėrtetė se sot flasin tė gjithė, flasin pėr ēdo gjė, flasin pėr secilin, madje edhe shajnė, kritikojnė ēmendurisht pa kurrfarė frike dhe etike. Tė gjithė duket sikur kėrkojnė shtetin ligjor, ēirren e grihen pėr ligjin, ankohen pėrse nuk zbatohen ligjet pėr rendin, qetėsinė, pronėn, mbrojtjen e jetės, tė drejtėn e fjalės, e tė tjera e tė tjera.

  • Por sa tė vėrteta thotė  dhe sa tė drejtė ka gjuha e sotme?

  • Sa e respekton fjala e lirė ligjin dhe sa ndihmon fjala e garantuar zbatimin e ligjit dhe respektimin e sė drejtės sė fjalės?

 

Pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve janė pėrjetuar me dhimbje nė kėtė dekadė tė fundshekullit tė njėzetė.

Gjuha dehėse e fillimit tė dhjetėvjeēarit tė fundit shpalosi bujshėm me terma tė varakosura pranverėn e shumėndėrruar pėr shqiptarėt, aq sa teoria e “nivelit zero” i nxiti ata tė veprojnė me metodėn e aksionit pėr tė pėrmbysur e shkatėrruar gjithēka tė bėrė pėr pesė dekada. Kjo bėri tė fshihen nga kujtesa e nga fjalori i gjuhės shqipe fjalėt "morri e mushkonja, malarja e tuberkulozi, kėneta e pylli, analfabetizmi e padituria, varfėria e skamja, penda e qeve dhe traktori i parė, rrugėt e kafshėve e dhiaret, kasollet me baltė e stanet, etj"...

Gjuha propagandistike droguese i errėsoi sytė e shkatėrrimtarėve, skllevėr tė fjalės demagogjike, pėrpara gllabėronjėsve tė ekonomisė kombėtare, qė me metoda monstruoze pėrvetėsuan dhe vodhėn mundin e tė gjithė popullit dhe me gjuhė xhambazėsh filluan tė mburren si klasa e re kapitaliste, e krijuar dhe e fuqizuar vetėm pėr pesė-gjashtė vjet.

Gjuha e avokatėve tė krimit mori nė mbrojtje vrasėsit.

Gjuha e prokurorėve artikuloi nene me dėnime minimale, ndėrsa gjuha e gjykatėsve nuk dha vendosmėrisht vendime tė sakta nė emėr tė popullit.

Gjuha e pushtetarėve gjeti emėrues tė pėrbashkėt me kontrabandistėt e naftės, tė cigareve, kafesė e pijeve alkoolike, etj.

Gjuha e punės u zėvėndėsua nga fjalėt vjedhje, grabitje nga persona tė armatosur e me maska, gjobė me letra, rrėmbime personi me qėllime pėrfitimi.

Gjuha e etikės qytetare u zėvėndėsua nga gjuha luftarake e luftės partiake.

Gjuha e diversitetit politik krijoi fjalorin e fyerjes nė shtyp.

Gjuha e pajtimit dhe mirėkuptimit tė krijesave njerėzore u shndėrrua nė gjuhė horrash e rrugaēėsh qė tregojnė grushtet dhe kėrleshin leshrat e yndyrosura prej djersės e pluhurit tė squllur nga avujt e lokaleve.

Gjuha e zgjidhjes ligjore tė konflikteve sociale, e halleve dhe shqetėsimeve tė popullit, u zėvėndėsua nga gjuha e vetėgjykimit.

Gjuha e sė drejtės u mbyt nga gjuhėgjatėt, kurse gjuha e kėrkesave tė ligjshme u shurdhua nga  ulurimat e gjuhėujqėrve qė shqyejnė e hanė me britma vetėm pėr vete.

Gjuha e ndihmės dhe e vėllazėrimit u harrua dhe u shfaq gjuha e "gabit”, qė do tė thotė gjuha e lypsarit, e dorėshtririt para tė kamurit vendas , dikur barktharė, dhe tė huajt qė ka ardhur vetėm pėr "tė falur".

Gjuha e nderit tė kombit, gjuha e amaneteve tė dėshmorėve tė atdheut, gjuha e heronjve tė punės, gjuha e historisė sė popullit, gjuha e demokratėve idealistėve u pluhuros nga gjuha tymnajė e megallomanėve  gjuhė-kashtėtharė.

Gjuha e zotimeve tė dikurshme, pėr realizime planesh e pritje me triumfalizėm tė festave kombėtare u pėrdor pėr komedi dhe estradė. Nė vend tė saj lulėzoi gjuha e premtimeve tė qeveritarėve, gjuha e deklarimeve pompoze e triumfaliste pėr takimet me njėrin a me tjetrin personalitet tė huaj qė do t'i akordonte Shqipėrisė ndihmė "tej dhe kėtej"

Gjuha e respektuar e njerėzve tė mendjes e tė penės, gjuha e pasur dhe e pastėr e popullit, gjuha e artistėve, etj. u spostuan nga uragani i gjuhės sė politikanėve dhe shtetarėve mendjeshterpė, qė e privatizuan gjuhėn dhe ekranin e televizionit, duke pėrdorur gjuhėn e tyre klanore, partiake apo gjuhėn e fajdexhiut e tė bisnesmenit politik.

Gjuha qė nuk i bėri serenata gjuhės sė shtetit “shtet '', u gjymtua, u ndėshkua, u dėnua, u poshtėrua, madje u pėrgatiten premisa pėr ta bėrė edhe tė harruar.

Gjuha qė tingelloi me sarkazėm pėr tė mbrojtur shtatin e ''Nėnės Shqipėri'' nga ējerrja e shqyerja e veshjes sė shtatit dhe qė lakuriqėsoi politikat zhveshėse tė gjuhės sė hijenave  dhe tė “ligjit e tė Maliqit'' u ndėshkua barbarisht nga gjuha predikuese ''mos bėj siē bėj unė, por bėj ē'farė tė them unė ".

Gjuha e gazetarėve qė kritikoi shtetin u penalizua dhe u izolua. "Gojėt e gjuhėshkruarėve" (kupto redaksitė), qė artikulonin pakėnaqesitė, u shkrumbuan nga zjarri i zjarrėvėnėsve qė vepronin me ndjenjėn e inkuizitorėve.

Gjuha e folur u ndėshkua me dhunė, kurse gjuhėtarėt u ndėshkuan me burg. Gjuha " kryeneēe " u gjakos pėr t’u treguar gjuhėve tė tjera se gjuha e gjatė shkurtohet kur nxirret jashte gojės.

Dy (pa) fytyrėsia nė gjuhėn e politikanėve dhe tė pushtetarėve ėshtė tipari mė negativ i fjalės shqipe nė kėtė fund shekulli. Ndryshe flitet paradite, ndryshe bėhet koment pasdite. U premtua ēeku i bardhė, u fol pėr zhvillim galopant, pėr ekonomi tregu, u zbukuruan fjalėt me thirrjet "e duam Shqipėrinė si Evropa", "jemi nė Evropė", "Shqipėria ėshtė nė Perėndim", "nė qeverisim, bota na ndihmon", "do tė shkojmė e do tė vijmė lirisht nė tė gjithė botėn", etj., por ndryshe tha dhe ndryshe bėri gjuha e disa shqiptarėve.

Gjuha e holluar  nga propaganda dhe premtimet elektorale mori formėn e gjuhės sė dhelprės dhe ropi me lėvdata edhe pjesėn e tė ndenjurave tė shqiptarėve qė u dehėn me premtime dhe ėndrra princeshash lėkurėbuta.

Gjuha e popullit tė hedhur nė pistėn e konkurencės filloi ndeshjen me gjuhėn e padronėve tė ankandeve.

Gjuha e ndrojtur dhe e turpit shpėrtheu si rrėnjėt e gramit dhe artikuloi si hithra "s'kam asnjė te ardhur" , "dua asistencė ", "dua pune ", " kam fėmijėt pa bukė ".

Gjuha e lypsarėve ngjalli sinfoninė e gjuhės dhimbėse qė lyp "m’fal ndonjė send zotni", "fali fukarait, fali sakatit, mė fal dy lek hej ta ēoftė zoti shėndet pėr kalamajtė", "ma jep edhe kėsaj rradhe buken me liste, se pres do lek prej vajzės qė e kam me punė nė Itali ", "mė jep …., me fal…, jam lypės".

Gjuha e "tė aftėve" zgjidhi torbėn e fjalorit tė pronės dhe foli me tone urdhėruese pėr tė realizuar reciprocitetin "ta jap, por mė jep kaq… ", " tė takon prona por duhet tė mė japėsh pjesėn"," bėje se e rregullojmė kėtė punė bashkė", etj.

Fjala “bisnes”, gjuha “fajde”, gjuha “kredi”, gjuha konkurencė e lirė  pasuroi fjalorin e shqipes dhe mbushi xhepat e bosėve tė rinj, tė cilėve mjegullnaja e lekut u errėsoi sytė. Me fjalet atdhe dhe komb gjuha "rren popullin , e frymėn ia zen n'gjak", ka shkruar Mjeda tek "Juda Makabe", i cili me gjuhėn alegorike pėr tragjedinė shqiptare tė dhjetėvjeēarit tė parė tė shekullit qė po mbyllim, me ndjesinė kombėtare nė shpirt dhe me gjuhėn lutėse klithi ".. O perėndi a ndjeve ? Tradhėtarėt na lanė pa Atdhe ."

Gjuha ankuese e plot halle qė ra nė vesh tė shurdhėr zurri kallo duke kėrkuar qetėsi, punė, emigracion tė rregullt, drejtėsi, ligj dhe demokraci perėndimore.

Gjuha e zhgėnjyer nga premtimet dhe nga pėrgjigjet "ke tė drejte ", u ēngjyros nga besimi pėr flamurėt e pėr programet dhe u mpi duke brohoritur "urra ", si dikur.

Gjuha fshikulluese e hallexhinjėve tė mashtruar u injorua nga indiferenca e gjuhės "le tė flasė sa tė doje e tė plasė morraxhiu qė nuk e ka mbushur kurrė barkun me pėrshesh me ujė tė valuar".

Gjuha e reklamės eklipsoi fjalėt e bukura dhe u zėvėndėsua me fjalė tė huaja.

Gjuha e ofertave pėr vende pune, nė firmat e huaja, nė mė tė shumtėn kėrkon vajza 16-18 vjeēare, tė paraqitshme dhe mundėsisht me kulturė perėndimore.

Gjuha e profesionistėve dhe e njerėzve tė aftė ia la vendin gjuhės sė meritokracisė partiake, gjuhės sė militantėve ulėritės, gjuhės dialektore krahinore apo gjuhės klanore tė grupeve qė bėjnė grupazhe pėr tė uzurpuar paturpėsisht ēdo gjė tė dėshiruar prej tyre.

Gjuha e diversitetit tė mendimeve ndezi luftėn politike aq ashpėr, aq sa shqiptarėt e pamėsuar me gjuhė tė tilla, mendojnė frikshėm se gjithēka flitet ėshtė, ose do tė bėhet, sikurse deklarohet, dhe besojnė se ato janė reale, sikurse besonin dikur njerėzit e padijes se ēfarė shfaqej nė ekranin e kinemasė ishte e vėrtetė dhe jo loje artistike.

 

 Vazhdon...