Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - GJURMĖ TĖ LASHTĖSISĖ PAGANE NĖ LIRIKĖN POPULLORE TĖ STRUGĖS DHE TĖ OPOJĖS (1)

Shkruan: Dr. Nuhi VINCA

      

GJURMĖ TĖ LASHTĖSISĖ PAGANE NĖ LIRIKĖN POPULLORE TĖ STRUGĖS DHE TĖ OPOJĖS (1)

 

            Dy lloj normash e botėkuptimesh u ngulitėn nė kokėn e njeriut tonė e sidomos nė shtėpi tė tij: jeta e normave dhe e botėkuptimeve fetare e ardhur dhe e imponuar pėrmes fesė dhe jeta e normave tė trashėguara, tradicionale, tė vjetra. E gjatė qe kjo luftė aq sa po zgjat edhe nė ditėt tona.

 

 

 

            Gjurmė tė lashtėsisė parakristiane hasen nė gjithė lirikėn popullore shqiptare ashtu si edhe nė shumė lirika popullore tė popujve tė tjerė. Iniciacioni i kėngėve tė dasmės, elemente lashtėsie tė kėngėve tė punės, tė vajtimit etj. Janė gjurmė pagane, por ne kėsaj here qėllimisht ndalemi te kėngėt dhe ritet e motmotit (apo festat periodike, siē i quajnė disa) ku mė sė shumti del aspekti i lashtėsisė parakristiane nė krijimin e tyre.

            Ėshtė njė veēori sa e ēuditshme aq edhe tragjike pėr shqiptarėt e kėtyre dy regjioneve (mbase nuk ėshtė vetėm pėr banorėt e kėtyre trevave), veēoria qė konsiston nė faktin se ky popull qė kur pranoi fenė islame edhe mė herėt ka ushtruar si tė thuash dy lloj normash paralelisht, nė tė njėjtėn kohė.

            Dy lloj normash e botėkuptimesh u ngulitėn nė kokėn e njeriut tonė e sidomos nė shtėpi tė tij: jeta e normave dhe e botėkuptimeve fetare e ardhur dhe e imponuar pėrmes fesė dhe jeta e normave tė trashėguara, tradicionale, tė vjetra. E gjatė qe kjo luftė aq sa po zgjat edhe nė ditėt tona. Karakteri konservator i festave dhe i kėngėve tė motmotit nuk do tė ishte aq konsekuent dhe deri diku i pamposhtur sikur festat e reja tė kishin thelbėsisht karakterin mė progresiv apo sikur t’i pėrgjigjeshin etnopsikologjisė sė popullit, gjithmonė varur dhe kushtėzuar nga rrethanat ekonomiko-shoqėrore, se “nocionet morale ndryshojnė bashkė me ndėrrimet e atyre kushteve, nė tė cilat jetojnė njerėzit” thotė Plehanovi. Kėshtu, ithtarėt e fesė islame nė regjionet, pėr tė cilat e kemi fjalėn, nė institucionin fetarxhaminė, nuk guxuan as t’i pėrmendin as t’i respektojnė, por pėrkundrazi i luftuan, por me tė ardhur nė shtėpi, bota femėrore, me tė tjerėt vazhduan t’i ushtrojnė ritet dhe t’i kėndojnė kėngėt e Ditės sė Verės, tė Nevruzit, tė Shėngjergjit, tė Eremisė, e tė Shėn Mitrit (Strugė) apo tė Verzės, Shingjergjit, Shin Kollit, Jeremisė, Bozhiqit, Plakast, Dodolisė apo Dadolisė etj. (Opojė). Ato u festuan nė vazhdimėsi shekujsh dhe festohen edhe sot.

            Ndėr festat e ritet depėrtuan nė masė, kėngėt pėr to e lidhur me to nuk mbeten gjithmonė masive, sepse ndėrruan edhe kushtet ekonomiko-shoqėrore qe i lindėn. Shkencėtarė tė ndryshėm, kur kanė studiuar lindjen e letėrsisė nė plan tė pėrgjithshėm, kanė pasur parasysh botėkuptimin e drejtė shkencor: materializmin historik qė shkurtimisht do tė mundė tė pėrmblidhej nė fjalėt e parafrazuara tė Plehanovit- nė historinė e njerėzimit ndryshojnė marrėdhėniet e prodhimit. Kjo e orienton edhe krijimtarinė artistike. Botėkuptimet e drejta shkencore i ka pėrqafuar edhe shkenca shqiptare. Kėshtu tani kemi njė varg studimesh qe i kanė konkretizuar kėto pikėpamje shkencore duke i bazuar nė mendimet largpamėse tė klerikėve tė marksizmit.

            Tė hedhėsh vėshtrimin mbi kėngėt e ritet e motmotit nė gjendjen e sotme, nuk ėshtė e mundur tė mos mendosh pėr lashtėsinė pagane tė burimit tė tyre, edhe pse fetė monoteiste kanė bėrė pėrpjekje duke i luftuar vazhdimisht ose duke u pėrpjekur t’i pleksin me elemente tė reja tė fesė kristiane apo islame duke dashur t’i bėjnė si festa tė tyre. Njė pjesė relativisht tė vogėl tė lirikės sė kėtyre regjimeve e pėrbėjnė kėngėt e motmotit. Ky proporcion ėshtė analog edhe me gjithė lirikėn gojore shqiptare, por me njė veēori karakteristike se dy regjionet janė mjaftė tė pasura me kėngė e rite tė kėtij lloji. Kėshtu vetėm nė Opojė u regjistruan mbi dyzet kėngė tė motmotit gjatė dy ekspeditave tė fundit (1978-1979), njė pjesė e madhe e tė cilave nuk janė publikuar nė asnjė nga burimet e deritashme folklorike. Ato ruhen nė AIA nė dosjen e Ekspeditės sė Institutit Albanologjik pranverė 1978 dhe Ekspeditėn e vjeshtės tė pėrbashkėt me Institutin e Kulturės Popullore tė Tiranės.

            Tė gjitha festat periodike apo tė motmotit ndahen nė dy grupe: nė atė tė ciklit tė beharit dhe nė ato tė ciklit dimėror. Shumica e kėtyre festave janė tė pranverės e tė verės, kurse vetėm Shėnmitri (strugė) dhe Plakast, Bozhiqi etj. Janė tė vjeshtės e tė dimrit. Nė tėrėsi, ato tė pranverės janė edhe ritet mė tė gjalla qė shoqėrohen me kėngė si edhe vlera artistike, ndėrsa ato tė dimrit e tė vjeshtės janė nė braktisje e sipėr. Kėtyre u mungojnė kėngėt ose kanė mbetur nė gjendje fort fragmentare. Tė gjitha kėngėt e motmotit ndahen nė: kėngė shumė tė lashta parakristiane e nė njė grup kėngėsh pak mė tė vonshme. Kjo vėrehet nga gjurmėt pagane tė tyre sidomos kur kėndojnė kultet e perėndive tė vegjetacionit, tė pjellorisė, tė zjarrit, tė ujit, si elemente tė pėrbashkėta ballkanike e jashtėballkanike si dhe nga specifikat e jetės siē ėshtė kurbeti, humori si elemente mė tė reja.

            Kur theksojmė se disa nga kėto kėngė tė lashta janė nė braktisje, jemi tė mendimit se tani, kur nė shtėpinė e bujkut e tė blegtorit kanė zėnė vend mjetet e shpikjet moderne qė paralajmėrojnė kohėn pėr nesėr, kėngėt e lashta tė motmotit janė ēastet e fundit. Koha e re po hyn me hov nė jetė. Ajo krijon kushte tė reja, njerėz tė rinj dhe natyrisht kėngė tė reja, por kėto qė janė, shndėrrohen nė ura lidhėse pėr tė shkuar e pėr tė shkelur me hapa tė sigurt nė njė botė tė re e mė progresive.

            Kėngėt e motmotit, sidomos ato tė botės bujqėsore apo fushave tė tjera, flasin pėr njė kohė tė lashtė, atėherė kur tė menduarit pėr fenomenet e natyrės e tė jetės bashkė me mėnyrėn e prodhimit material ishin nė njė shkallė tė ulėt, tė pazhvilluar. Atėherė nė mendjen e njeriut lindi mistika dhe fantastikja, pra njė bindje pagane.

            Edhe njeriut tė kėtyre anėve, si ēdokujt tjetėr nė rruzullin tokėsor, nė stadin pėrkatės tė zhvillimit, i gjetur kėsisoj para fenomeneve tė pakapshme tė natyrės si dhe para shumė nocioneve abstrakte tė jetės e tė vdekjes, i lindi dėshira qė t’i lutet lules sė parė nė Ditėn e Verės (13 mars) e t’i thotė:

            Kukureku i roj

            Rumi sojt e moj,

            Niēin e ni vjet,

            Kurxho mos m’i xhet’!.

            (Strugė)

            Ose nė ditėn e Eremisė tė shkojė pėr t’u larė nė Drinin akoma tė ftohtė, (mė 14 maj) e t’i pėshpėrit gjithė mistikė:

            Ujt teposht, shndeti terma….etj.

            (Strugė)

            Ndėrsa nė Opojė vajzat dalin nė natyrė, buzė lumit krehin flokėt duke thėnė:

            Si uji xhi shkon teposhtė,

            Pėrpjetė flokt e mija shkofshin!

            Sikur uji i visė xhi rritet e hec

            Ē’ashtu flokėt e mija u rritshin shpejt!

            (Opojė)

            Tė rinjtė e tė rejat ndezin zjarrin, lidhin belin e kokėn qė tė mos kenė dhembje verės nė punė: djemtė venė “Potka” nėpėr livadhe qė tė marrė mbarė bereqeti. Barinjtė nė ditėn e kryemotit, nė ditėn e Verzės po edhe nė bagėtinė nė natyrė me krunde, barishte me kripė.

 

 

            Pra tė gjitha kėto edhe nė folklorin tonė zbulojnė gjurmė tė besimit nė kulte pagane tė pjellorisė. Me kėso kėngė nuk kėnaqet shija estetike, por nė radhė tė parė kėndohen ata qė i duhen mė sė shumti pėr punė: sytė, aftėsitė e tė menduarit. Pra ndillet shėndeti, dobia, utilitariteti. Karakteri i punės dhe ai utilitar manifestohet edhe te fjalėt qė ndihen nga kopshtarėt struganė, kur dy veta, me kashtėn e thekrės ndėr sqetull dhe me sėpatėn nė duar, u afrohen pemėve njė nga njė dhe u thonė dialogun e njohur: ( A ta pres?- Jo, se bon me thes. A ta hosh?-Po se bon me kosh. A t’i sojll?- Mo se bon me kojll).

            Ndėr kėngėt mė tė lashta tė momentit nuk janė primare vlerat estetike si qėllim i kėngėtarit tė popullit. Primare janė komponentėt e tjera qė zanafillėn e kanė nė vetėdijen e njerėzve qė jetojnė nė gjirin e shoqėrisė, udhėhequr me botėkuptimet e shoqėrisė pėrkatėse.

            Prandaj, kėto kėngė janė studiuar mė shumė me qasje jashtė letrare, me qasje qė kapin relacionin letėrsi-shoqėrireligjion e relacione tė tjera, fort pak, pra, ose gati aspak nė aspektin estetik.

            Kėnga -Maj maj kokomaj/Rrjotmi fjokėt sa t’i mbaj/ Pėr nji jav’ sa ni stav’, Pėr njė muj sa nji duj/ Pėr nji vjet sa ni qep/ Sa bishti i kalit/ Sa litari samarit/ Sa usha pazarit/ etj., - bėn pėrjashtime nga grupi i tillė sepse, siē ėshtė thėnė edhe nga njė studiues tjetėr, kjo del si njėra nga variantet mė tė bukura nė llojin e vet nė gjithė lirikėn shqipe e qė lidhet me ritin e “kullotjes sė flokėve gjatė ditėve tė festave pranverore nga ana e vashave strugane. Kur e theksojmė faktin se kėngėt e motmotit nuk shquhen shumė pėr vlerat estetike, nuk mohojnė kėto vlera edhe pėr disa kėngė relativisht mė tė reja se ato me gjurmė tė lashta pagane. E tillė b.f. ėshtė kėnga e Majit qė u citua mė lart dhe ajo e mbledhjes sė luleve pėr ditėn e verės, nė tė cilat vėrehen elemente poetike tė njė niveli pak mė tė lartė. Nė kėto kėngė ėshtė e pranishme njė ndjenjė e ngrohtė qė qarkullon nėpėr vargje e ka shprehje figurative tė qėlluara.

            Kėnga e luleve ėshtė e pėrhapur mjaft. Dihet se nga kjo kėngė u frymėzua L. Poradeci. Siē na njofton Dh. Shuteriqi nė veprėn e tij “Nėpėr shekuj letrare” (Tr. 1973, f.12 e 13) variantin e kėsaj kėnge e gjejmė edhe

ndėr arbėreshė:

            N’ėshtė gjarpėri qė u zu

            Kanė barėra fushat;

            N’ėshtė dora qė e ngau

            Atė dorė ajo e do…

            Pas kėsaj strofe vijon ky komentim:

            Vargjet e fundit tė kėsaj kėnge janė njėlloj me vargjet e fundit tė njė kėnge tė viseve tona qė edhe sot dėgjohet nė fshatrat e Pogradecit: ”N’e zu gjarpėri u shėroftė/ N’e zu trimi u trashėgoftė". Kjo e Pogradecit ėshtė kėngė pranverore, kėngė lulesh si i thonė, e cila me sa kemi gjurmuar ka tė bėjė me kėngėt rituale tė ringjalljes sė natyrės nė pranverė dhe kėndohen ndėr festa si Pashka dhe Dita e verės”. Qasjet e shumta tė studiuesve ndaj riteve e tė kėngėve tė motmotit janė pėrqendruar mė shumė nė jetėn rituale tė tyre se sa nė atė estetike pėr arsye se ėshtė menduar se mungojnė vlerat e njėmendta estetike. Prandaj, kėto janė vėshtruar nga aspekti etnologjik. Por, grupi tjetėr i kėngėve qė pėr nga pėrmbajtja, japin tė kuptosh se janė krijime postpaganike, aspak nuk pėrkon me kėtė konstatim mohues vlerash.

            Kėshtu, kėngėt e regjistruara nga gratė e moshuara edhe nė Opojė, pos dy-tri kėngėve qė u veneruan nė Strugė, flasin vetė bindshėm si fakt i gjallė estetik. Tė tilla i konsiderojmė disa kėngė motmoti tė festave tė Ditės sė Verės dhe tė Shingjergjit apo Eremisė si ėshtė cikli i tetė kėngėve qė fillojnė me vargun botė e tokės tonė e sidomos kėnga e Verzės qė nis me vargun: po kėndon bilbili, tė cilat i shėnuam nė Kuk dhe nė Pllavė tė Opojės (1978-1979). Ja si duket ky fakt estetik:

            Po kėndon bilbili

            Po kėndon no ferr:

            Kėndo tė lumtė goja

            Se dolėm no ver!

            Po kėndon bilbili

            Nopor fush t’gjona:

            Kėndo, bilbil, kėndo

            Se verza- e jona.

            Po kėndon bilbili

            Po kėndon tu dera:

            Kėndo, bilbil, kėndo

            Se na erdh pranvera!

            Kėnga “Po kėndon bilbili” paraqet njė pikturė tė gjallė e realiste nga jeta rituale rurale apostrofuar bilbilit, shpendit aq tė kėnduar nė poezinė e shkruar tė romantikėve tė tė gjitha kombeve. Por, kėtu vargjet na dalin tė gdhendura e tė gjetura nga ēdo gjė e tepėrt.

 

            Vazhdon...

 

     (2)