Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - GJURMĖ NĖ KOHĖ!

Shkruan: Sabir KRASNIQI

      

Parathėnie e libėr tė radhės, tė 119-t, tė titulluar,  "Nė prehrin e pemėve"

 

 

GJURMĖ NĖ KOHĖ!

 

       Te jesh poet nuk ėshtė edhe aq e lehtė pasi duhet t'i shohėsh dukuritė pėrreth, dhe botėn pėrgjithėsisht, nga disa dimensione! Duhet tė veshėsh me petkun e atyre dukurive dhe t'i pėrjetosh edhe vet! Tė pėrballesh me tė mirėn e tė keqen, me gėzimet e hidhėrimet, me lumturinė e pikėllimin, me qetėsinė dhe shqetėsimet, me dhimbjet, brengat...

 

 

 

            "Nevoja e artit nuk ėshtė tė prezantojė se si duken gjėrat nė aparence, por se ēfarė kuptimi mbartin ato nė brendėsi"

Aristoteli

 

 

            Nga kopshti i mrekullueshėm, tejet kreativ, i poetit Adem Zaplluzha, nga ky burim i pashtershėm krijues, sėrish rrodhėn vargje pėrplot koloritet qė di t'i gėrshetoj aq bukur, me fijet mė tė ndjeshme estetike, vetėm njė shpirt i madh artisti dhe pėrmes tyre tė krijoj valorizim tė  pėrsosur ritmor  mes zėrit tė arsyes dhe magjisė sė ndjenjave... Po nuk thuhet kot se: "Poetėt janė si retė mbi det - thithin ujin e njelmėt, pėr tė lėshuar shiun ėmbėl".

            Te jesh poet nuk ėshtė edhe aq e lehtė pasi duhet t'i shohėsh dukuritė pėrreth, dhe botėn pėrgjithėsisht, nga disa dimensione! Duhet tė veshėsh me petkun e atyre dukurive dhe t'i pėrjetosh edhe vet! Tė pėrballesh me tė mirėn e tė keqen, me gėzimet e hidhėrimet, me lumturinė e pikėllimin, me qetėsinė dhe shqetėsimet, me dhimbjet, brengat... pėr tė nxjerr nga gjithė kėto ndjesi edhe kuptimin filozofik, estetik, psikologjik, retorik, metaforik, porosinė dhe pėrmbajtjen, pėrmes zėrit tėnd tė brendshėm, pėrmes syve tė shpirtit; tė dish tė lundrosh nė hapėsirėn e valėve krijuese, tė dish tė kapėsh ritmin e melodisė sė caktuar, tė gėrmosh nė  themelet e brendshėm pėr t'i dhėnė dimension universal vargut artistik. Dhe mu kėtė ka arritur ta bėj poeti i madh Adem Zapllluzha edhe nė kėtė libėr tė radhės, tė 119-tin, tė titulluar,  "Nė prehrin e pemėve". Kur them  poet i madh e them me plotė bindje, pa frikė se mund tė  bie nė subjektivizėm tė tepruar, pasi madhėshtor autorin e bėn puna e tij, veprat e tij, jo vetėm nga sasia, fondi i pasur krijues (118-tė tė botuara deri mė sot), por nga pėrmbajtja dhe vlerat artistike qė bartin dhe pasqyrojnė ato, tė krijuara nė njė vazhdimėsi mė shumė se gjysmėshekullore. Nuk mund tė mos e cek nė kėtė rast edhe thėnien e I. Njutnit: „Nė rast se unė kam parė mė larg se tė tjerėt, kjo ka ardhur sepse kam qėndruar mbi supet e gjigantėve“, e sup gjigant, poeti Zaplluzha, ka pasur njė kokė gjeniale, enciklopedinė e gjallė, filozofin e madh, Sokratin shqiptar, profesorin  e ndritur  Qazim Berisha.

            Poezia, gjegjėsisht vepra artistike, ėshtė njė fryt i njė bashkėpunimi tė ngushtė mes objektit - veprės qė duhet krijuar, dhe subjektit krijues - pra vet artistit, qė nė fakt, ėshtė si njė lloj “autoportreti” i ndėrgjegjes estetike tė krijuesit. Akti thelbėsor i kėtij bashkėveprimi ėshtė pėrjetimi personal i dukurive pėrmes shqisave dhe ndjenjave; perceptimi i fuqishėm emocional i gjithė larmisė sė botės shqisore me tingujt, aromat, ngjyrat, lėvizjet, format e saj dhe zbėrthimi e riprodhimi estetik i kėtyre refleksioneve, dukurive tė jashtme fizike tė realitetit qė na rrethon, pėrmes botės imagjinare, duke i derdhur e fiksuar ato pėrmes  vargjeve ose figurave artistike.

            Si njė “autoportret” i ndėrgjegjes estetike, ēdo poezi, ose vepėr tjetėr artistike, nė fakt, pėrmban edhe njė pjesė tė jetės sė krijuesit, njė pjesė tė shpirtit tė tij. Edhe nė poezitė e Zaplluzhes frymojnė ndjenjat, mendimet e pėrjetimet, qė autori i ka tė freskėta nga tė gjitha periudhat e jetės dhe tė cilave u jep jetė, i materializon artistikisht, i zbukuron estetikisht, pėrmes vargjeve tė derdhur mbi letėr.

            Gjatė rrugėtimit jetėsor, vėrejmė pėrmes poezive tė tij, se autori e ka ndjek, e ka ndjerė dhe pėrjetuar peshėn e kohės, peshėn e zhvillimeve historike, politike, kulturore e shoqėrore tė atdheut, qė janė treguar shumė tė pamėshirshme, shumė tė padrejta dhe shumė tė egra, pothuajse, nė tė gjitha sferat e jetės, dhe kjo ka bėrė qė, nė pėrpėlitje me shpirtit e tij krijues,  autori tė reflektoj kėtė gjendje tė brendshme nė poezitė e tija dhe tė na jep pėrshtypjen e njė poeti tė mjerimit dhe dėshpėrimit qė, nė fakt, nuk qėndron pasi marshimi i shpirtit tė tij luftarak, por edhe rebelues ndaj dukurive pėrreth, nuk ėshtė mposhtur para asnjė sfide tė kohės! Nė vargjet e tij spikat edhe historia: burrėria, besa, guximi, trimėria, menēuria etj., si nė poezitė: "Po e hidhėron tokėn", "Gjyshi im luftėtar i disa luftėrave", apo nė poezitė: "Nėse ngjan e kundėrta", "Herė i pėrngjajmė njeriut", ku autori futet nė brendi tė shpirtit dhe, nga aty, reflekton realitetin e brendshėm psikologjik pėrmes variacioneve alegorike; ose vargjet kushtuar tragjedisė gjithėkombėtare - eksodit masiv tė shqiptarėve tė Kosovės nė periudhėn mars-qershor 1999, nė poezitė: "Herė binte shi i mrrolur", "Njė hije vdekjeprurėse", qė kanė lėnė gjurmė, jo vetėm tek poeti, por nė histori. Poeti nuk i kursen as dukuritė e shėmtuara shoqėrore - ato tė shkatėrrimit mjedisorė, si  nė poezinė "Lumin qė e njoha njėherė moti", ku atė e brenė dėmtimi i natyrės, por nuk e lėnė tė qetė as veprimet ekstreme fetare dhe ai ngre zėrin nė mbrojte tė vlerave elementare tė lirisė njerėzore - pra vet jetės, nė poezinė, "Nuk kam kohė pėr tė humbur", po e anashkaluar pėr asnjė ēastet as botėn fėmijėrore, pėr tė cilėt ai shpreh dashuri tė veēantė e qė, edhe nė realitet, kjo botė fėmijėrore ėshtė pasqyrė mė shkėlqim tė veēantė i ndjenjave dhe vlerave mė madhėshtore e mė tė pastra njerėzore, sa qė poeti i quan tė vegjlit kardinal, nė poezinė, "Tė vegjlit janė kardinal". Nė vargjet e poetit ėshtė e pranishme pėrherė edhe nostalgjia pėr vendlindje, pėr qytetin historik e piktoresk tė Prizrenit, pėr Urėn e Gurit, pėr Lumėbardhin qė gjarpėron nėn tė e qė, ai, e bartė me vete kudo, edhe nė poezinė "Nė qytetin tim",  por poeti nuk e harron asnjėherė as elementin thelbėsor tė qenies njeri, emocionin mė dinamik, ndjenjėn e thellė, energjinė e fuqishme dhe tė pafund qė depėrton deri nė poret mė tė imta tė qenies sonė, duke na rrėmbyer trupin e shpirtin - nektarin e ėmbėl tė dashurisė, dhe kėtė gjuhė tė zemrės ai e shpalos pėrmes poezive: "T'i preki yjet kah ēelin zogj", "Shikimet e tua tė largėta".

            Po tė lexohen me vėmendje poezitė e Zaplluzhes, vėren se brenda tyre gėrshetohen element material, substancial, shpirtėror, mendor, kreativ, social e shoqėror, pėrmes tė cilėve mishėrohet realiteti aktual me ndjenjat dhe pėrjetimet emocionale tė autorit, dhe i gjithė ky kompleks, kjo shumanshmėri ka njė dominant rreth sė cilės pėrmblidhen gjithė pėrbėrėsit e saj qė dallojnė nga poezitė e tjera - ka botėn e thellė imagjinare dhe shumėdimensionale tė Zaplluzhės, pra botėn e nėnndėrgjegjshme, qė kalon edhe pėrtej kufijve tė sė dukshmes, logjikės racionale, pėr tu stacionuar nė pafundėsinė e parajsės shpirtėrore, aty ku ndjenjat, tė lira prej logjikės sė kodifikuara, arsyes sė kornizave tė sipėrfaqėsores tė kufizuar nga perceptimet shqisore ndaj botės objektive, shprehen me gjuhėn e pastėr engjėllore, aty ku gjendesh pėrball pasqyrės qė reflekton realitetin tėnd - dhe t'i sheh, me sytė e shpirtit, pėrtej kornizave tė sė dukshmes. Nė kėtė oazė kristalore, shpirti flet me gjuhėn e ndjesive mė tė ēiltra e mė tė pastra, gjuhė me tė cilėn nė botėn e arsyes vėshtirė mund t'i kapėsh pėrgjigjet... Kėtu gjithēka ėshtė hyjnore, sepse rrjedh natyrshėm, ashtu siē ėshtė dėshira dhe vullneti i vet shpirtit njerėzor - kėtij shpirti qė i dha bekim dhe frymė vetė Madhėshtia, prandaj poezitė e Zaplluzhės i shpėrfillin rregullat e  kornizave tė sipėrfaqėsores nėpėr tė cilat ėshtė mėsuar tė lėviz mendja jonė me sjellje, norma tė kufizuara e tė kodifikuara, ēofshin ato edhe drejtshkrimore. Nocioni se gjithēka mund tė jetė "racionalisht" e shpjegueshme ėshtė veēori e "epokės moderne", njė epoke tė kufizuar vetėm nė logjikė dhe arsye! Ėshtė absurde t'u kėrkosh poetėve t'i shpjegojnė ndjenjat e tyre, botėn imagjinare! Ndjenjat nuk shpjegohen - ato vetėm ndjehen, pėrjetohen.

            Dhe mu ky stil i tė shkruarit, pa kodifikime, i lirė nė nėnndėrgjegjen tonė, qė edhe ėshtė burim i pashterur i motivimit dhe kreativitetit krijues, e bėn edhe mė tė afėrt lexuesin me poezitė e autorit Zaplluzha, e bėn lexuesin pjesė tė poezisė, duke mos e lėne pasiv tė kaloj mbi rreshta formalisht, por duke u thelluar nė brendi tė tyre dhe mishėruar me ta. Lexuesit i duhet tė depėrtoj pėrmes vargjeve tė pasura me metafora, tė endet si njė bletė lule mė lule, qė nė fund ta shijoj nektarin e ėmbėl tė vargut tė shkruar, qė nė tė shumtėn e raste fletė mė shumė se njė shkrim i tėrė proze.

            Poeti Zaplluzha, ēėshtjen e shtruar tė vargut nuk e shpreh pėr tė krijuar formalisht, por ai ka rimtin e caktuar tė rrjedhės, simbolikėn e thellė, magjinė e fjalės, fjalorin e tij tė pasur, madhėshtinė e metaforės, metrikėn e kohės, intonacionin qė di tė jetė edhe i ashpėr po edhe i butė, ka figurat, koloritetin dhe shkathtėsinė pėr t'iu dhėnė kuptim e jetė vargjeve tė tij.

            Edhe nė kėtė pėrmbledhje tė tij poetike, por edhe nė ato tė hershme, poeti Zaplluzha, pėrpiqet qė lexuesit t'i jap diēka mė shumė e mė pėrtej mendimit tė rėndomtė, ai kalon pėrtej caqeve tė tė kuptuarit logjik pėr ta pasqyruar realitetin e transformuar, qė nė gjuhėn e estetikės quhet art.

            Veprėn me poezi, "Nė prehrin e pemėve", autori e ndanė nė tri cikle: cikli i parė - "Kur shiu i zgjatė duart", cikli i dytė - "Mbetėm si tingujt e metaforės" dhe cikli i tretė - "Shoh se si pėrpėliten eshtrat", brenda tė cilėve janė tė pėrmbledhura 69 poezi.

            Qėllimisht nuk kam bartur vargje nga poezitė, siē ndodhė zakonisht nė parathėnie librash, pėr tė komentuar pėrmbajtjen dhe mesazhet e tyre nė mėnyrė mė tė hollėsishme, se do mė duhej vėrtet shumė kohė, pasi nė secilin rresht, tė poetit tė madh Zaplluzha, ėshtė e shkrirė njė histori! Kėtė po ua lė lexuesve tė nderuar dhe tė etur pėr fjalėn e shkruar qė ta lexojnė, shijojnė, pėrjetojnė dhe interpretojnė secili nė mėnyrėn e vet, pasi secila qenie ėshtė njė unikat nė vete.

           Thuhet se jeta ėshtė njė rrugėtim! Rrugėtim nga njė skaj, nė tjetrin! Proces i natyrshėm i ligjit universal... Shumėkush kėtė rrugėtim e mat me hapa! Shumė tė tjerė e peshojnė me kohė -  sekonda, orė, ditė, vite tė llogaritura nė kalendarė... por edhe tė tillė qė e kalojnė tė zhytur nė melankoli! Adem Zaplluzha kėtė rrugėtim jete ėshtė duke e matur e peshuar me GJURMĖ - gjurmė tė trasuara me bardhėsinė e  shpirtit dhe ngrohtėsinė e zemrės, gjurmė tė trasuara me fuqinė e mendjes dhe mprehtėsinė e penės, gjurmė tė trasuara me vlerat mė tė larta, mė tė pastra e mė tė ēmuara: artistike, intelektuale, shoqėrore e njerėzore -  gjurmė qė mbesin nė kohė pėrjetėsisht.

 

            "Arti ėshtė krijuar qė tė pėrjetohet e jo tė kuptohet. Andaj, ēdo herė artet, kur dėshirojnė tė jenė tė kuptueshėm, ēdoherė thonė budallallėqe"

Drajzeri

 

 

 

 

Poezi nga libri "Nė prehrin e pemėve"

 

 

HĖNA E MEKUR

 

Ėshtė mėngjesi

Kurse unė kam frikė nga errėsira

Njė diell i mrroltė si statuja e ngrirė

Mė rri mbi rrashtėn drobitur

 

Pamjet surrealiste tė barit tė verdhė

Duken tepėr frikėsuese

Hėna e re shikon nga lartėsitė

Se si shkrihet

Ngjyera e portokalltė e diellit

 

Njė copė e madhe prej mjegulle

Vrapon shėtitoreve

Pas qeshjes sė perėndeshės sė gurtė

Mermeri i kuq i shikon gladiatorėt qė vdesin

 

Shiu i ngrohtė sėrish pikon mbi trėndafilat

Kah ēelin dhembje

Hėna e mekur nga udhėtimet e gjata

I kėput lulet e fishkura tė Lumėbardhit

 

 

OSE I LUTEJ ERĖS SĖ VERBĖT

 

Mbi ēatitė e mykura

Qėndronte mendueshėm portreti i erės

Ajo sėrish i pėrtypte mjegullat e brymta

Nga gjuha e ullukėve si trishtimi

Pikonte rrėshira e verdhė

 

Kudo nėpėr lagje vraponte sterra

Era i kishte hapur krahėt

Dhe i pėrqafonte lulet kah ēelnin

Nga njė copė tė dhembjes sė verdhė

E shiu rigonte si i ēmendur

Nė pėrparėsen e mbrėmjes

 

Kudo trishtim nėpėr rrugėt e zhveshura

Kėpucėt e kaltra tė stinės

I arnonte mėngjesi

Dielli surrealist mbi pullazin e kujtesės

Shikonte tėrė pikėllim

Se si kėputeshin degėt e mjegullave

 

Sėrish njė hėnė e re qante nėn ullinj

Nga degėt e thyera

Si loti i trishtė ēurgonte vaji

Bari rrinte ulur nė gjunjė

Ose i lutej erės sė verbėt

Ose kishte harruar se si luteshin njerėzit

 

 

NUK DI SE KU JAM SOT

 

Njė tingull i zbrazėt

Derdhej nga buzėt e njoma tė gjetheve

Pranvera si kali i harlisur

Vraponte kah e nesėrmja

Nėpėr rrugicat e ngushta tė kujtesės

Dėneste malli i atdheut

 

Nuk di se ku jam sot

I kujt ėshtė ky qytet qė mė shikon

Me sytė e huaja tė stinės

Shiu nuk di tė pushoj kurrsesi

Mbi ēatinė e dhembjeve

Shpalosen kujtimet

 

Ky pėrmallim e shurdhtė

Frikshėm mė shikon

Me sytė e huaj tė dimrit

Lejlekėt paskan ikur shumė herėt sonte

Me tėrė frikė dridhet bari i verdhė

 

Ēfarė tė bėjė me duart e mia

Qė po ma ngacmojnė trupin e ngrirė

Njė shi idhnak

Derdhet nga shtambat e thyera

Kush i shqeu sonte kėto mjegulla tė arnuara

 

 

KUR SHIU I ZGJATĖ DUART

 

Asnjė zog i verbėr nate

Nuk paska mbetur

Nė kėtė rrah

Kanė ikur kanjushat e verdha

Kush kėndoi mbrėmė

Mbi degėt e kėputur tė vetmisė

 

Hėna ishte ulur nė shtrojerė

Dhe dėneste se jetime

Sytė e verdha tė trėndafilit

Kishin marr njė ngjyrė tjetėr

Ngjyrė tė murrmė trishtimi

 

Te portat e jashtme s’dėgjohen zėrat

Askush mė nuk troket

Nė dhomėn time tė fjetjes hijet lozin

Njė valle tė lashtė pagane

Lozin pėr nder tė perėndive tė vdekur

 

Nė gjumin e rrapeve tė moēėm

Kėndojnė zgėrbonjat

Era e fortė

Hynė nėpėr dhomat e trishtimit

Kurse shiu i zgjatė dua

Te portat e jashtme

Dėgjohen tė trokitura

 

 

LUKUNITĖ E ZEZA TĖ UJQĖRVE

 

Si nga nėntoka

Mė vijnė zėrat e lashtėsisė

Vijnė edhe hingėllimat e kalorėsve

Tė apokalipsit

Katėr kuaj tė zi i pėrngjajnė etjes

Sytė e verdhė trishtimit urisė

 

Njė hije e thyer nė qindra copėza

Rrokulliste tėrmal luadhit

Kurse lumi i ēmendur hungėron

Si njė bishė e plagosur

Nė peharin e skamjes

Vdesin zogjtė e mbrėmė tė stinės

 

Njė lule e verdhė

Posa ēeli trishtim mbi njė gur

Nė shpirtin e kafshatės sė mykur

Veē kanė filluar tė vdesin shpresat

Nėpėr qiellin e brymtė tė atdheut

Hungėrojnė

Tmerrėsisht hungėrojnė

Lukunitė e zeza tė ujqėrve