.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Ēfarė ėshtė "virusi i derrave"?

Shkruan: Edison MYRTEZI

www.hermesnews.org

            ĒFARĖ ĖSHTĖ "VIRUSI I DERRAVE'?

 

            Normalisht, viruset e gripit tė derrave nuk i infektojnė njerėzit. Nė rastet kur kjo gjė ndodh, atėherė vjen si rezultat i kontaktit tė drejtėpėrdrejtė me kafshėt e sėmura.

 

 
            Si njerėzit dhe derrat preken nga gripi qė shkakton ethe tė menjėhershme, kollė tė fortė, teshtima, letargji dhe veēanėrisht mungesė tė theksuar tė oreksit.


            Derrat nė tė shumtėn e rasteve nuk ngordhin nga gripi; viruset e gripit tė tyre shkaktojnė njė numėr tė madh tė sėmurėsh, por numėr tė vogėl ngordhjesh. Viruset mė tė zakonshme tė gripit tė derrave janė ato tė nėntipeve A H1N1 dhe H3N2.


            Ėshtė e mundur qė rritja e numrit tė njerėzve tė infektuar tė jetė rezultat i pėrmirėsimit tė sistemit tė raportimit tė kėtyre rasteve qė mund tė kenė kaluar pa u vėnė re mė parė, por Qendra amerikane pėr Parandalimin dhe Kontrollin e Sėmundjeve vlerėson se "ndryshimet gjenetike tė viruseve tė gripit tė derrave dhe faktorė tė tjerė mund tė jenė gjithashtu shkaku i rritjes sė numrit tė tė prekurve gjatė kohėve tė fundit".


            Qė prej marsit tė vitit 2009, nė SHBA dhe ndėrkombėtarisht u identifikua njė numėr i konfirmuar i infektimit tė njerėzve me virusin H1N1 tė gripit tė derrave.

 
            Dy rastet mė tė fundit ishin dy 16-vjeēarė, nxėnės tė sė njėjtės shkollė nė San Antonio, dhe njė baba dhe vajza e tij nė Kaliforni, sipas autoriteteve tė shėndetėsisė. Virusi A H1N1 pėrmban njė ADN tipike me viruset e shpendėve, derrave dhe njeriut, duke pėrfshirė edhe elementė tė viruseve europiane dhe aziatike tė derrave.

 
            Epidemiologėt prej vitesh kanė paralajmėruar se do tė jetė vetėm ēėshtje kohe kur do tė shfaqej njė vatėr e re e rrezikshme e gripit qė mund tė shkaktonte miliona tė vdekur nė tė gjithė botėn. Pandemitė e gripit, historikisht kanė ndodhur tre herė brenda njė shekulli dhe bota nuk ėshtė pėrballur me njė situatė tė tillė prej mė shumė se 40 vjetėsh.


            Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) vlerėson se nė skenarin mė tė mirė tė njė situate tė tillė, pandemia e radhės mund tė shkaktonte vdekjen e tė paktėn 7 milionė personave, ndėrsa dhjetėra milionė tė tjerė do tė shtroheshin nė spitale.

 


            A ka njė vaksine kundėr kėtij virusi?


            Aktualisht ekziston vetėm njė vaksinė qė u jepet derrave pėr tė parandaluar sėmundjen e tyre, por ende nuk ekziston njė vaksinė pėr mbrojtjen e njeriut nga gripi i derrave.


            Nėse vaksinohem kundėr gripit, jam i mbrojtur?


            Jo. Viruset H1N1 tė gripit tė derrave janė shumė tė ndryshėm nga viruset H1N1 tė gripit tė njeriut dhe pėr kėtė arsye vaksinat pėr parandalimin e gripit te njerėzit nuk do tė siguronin mbrojtje nga kėto viruse.


            Viruset e gripit tė derrave nuk transmetohen pėrmes ushqimit, domethėnė njerėzit nuk infektohen dhe nuk preken nga gripi i derrave pėr shkak tė konsumimit tė mishit tė derrit.


            Simptomat


            Simptomat e gripi tė derrave janė tė ngjashme me ato tė gripit tė zakonshėm me njė shfaqje tė menjėhershme tė etheve, letargjisė, mungesės sė oreksit dhe kollės.


            Ndėrkohė disa persona tė prekur nga gripi i derrave kanė raportuar gjithashtu pėr rrjedhje tė hundėve, dhimbje tė fytit, tė pėrziera, tė vjella dhe diarre.


            Si transmetohet?


            Transmetimi nga njeriu te njeriu i virusit tė gripit tė derrave besohet se ndodh njėlloj si edhe transmetimi i gripeve tė zakonshme tė stinės, kryesisht pėrmes teshtimės, kollitjes. Njerėzit mund tė infektohen gjithashtu edhe duke prekur diēka qė ėshtė bartėse e virusit tė gripit tė derrave dhe prekjes mė pas tė buzėve apo hundėve.

           

            Pjesa mė e madhe e viruseve tė gripit tė derrave janė trajtuar me ilaēe kundėr viruseve. Virusi i zbuluar nė pjesėn mė tė madhe tė tė prekurve nga gripi i derrave nė SHBA duke se i reziston amantadinės dhe rimantadinės, por ndėrkohė reagon ndaj zanamivirit ose oltamivirit (Tamiflu).


            Pandemia me e njohur, ishte njė vatėr e gripit tė derrave e zbuluar nė vitin 1976 nė mesin e rekrutėve tė ushtrisė, qė pushtoi faqet e para tė shtypit tė kohės. Tė shqetėsuar se nė duart e tyre kishin fillimin e njė pandemie, zyrtarėt amerikanė urdhėruan prodhimin e vaksinės kundėr gripit tė derrave dhe ndėrkohė nisi njė program i gjerė imunizimi, ku u vaksinuan mė shumė se 40 milionė njerėz. Por kjo epidemi nuk u shndėrrua nė pandemi dhe u zhduk nė mėnyrė tė mistershme.

            Glaxo, kerkon te rrisė prodhimin e ilaēeve kundėr virusit


            'GlaxoSmithKline Plc', kompania e dytė mė e madhe pėr prodhimin e ilaēeve nė botė, po shqyrton nė mėnyrė urgjente tė gjitha mėnyrat pėr rritjen e prodhimit tė 'Relenza'-s, njė nga dy ilaēet kundėr virusit vdekjeprurės . Sėmundja deri tani ka shkaktuar 149 viktima ne Meksike.

 

 

HermesNews ©2009