Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Griselda Doka

GRISELDA DOKA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

GRISELDA DOKA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          Griselda Doka lindi mė 16 prill 1984 nė Tėrpan (Berat). Aktualisht ėshtė doktorante pranė Universitetit tė Kalabrisė pėr studime letrare, gjuhėsore, filologjike dhe tė shkencave tė pėrkthimit.

            Interesat e saj shkencore kanė tė bėjnė kryesisht me gjuhėn dhe letėrsinė shqipe, shkencėn e pėrkthimit, letėrsinė e mėrgimit, me njė fokus tė veēantė mbi autorėt me origjinė shqiptare. Ka planifikuar dhe po ēon pėrpara - sė bashku me tė tjerė qė besojnė se ende ėshtė e mundur tė gjurmohet poezia e mirė - Konkursin Letrar Ndėrkombėtar pėr Poezinė e Mėrgimit "Attraverso l’Italia".  

            Aktive nė fushėn e kulturės, organizon takime dhe bėn pjesė nė disa juri letrare. Utopia e vetme dhe e palodhur pėr tė ėshtė poezia, e cila e shoqėron pėrditė. Shkruan pėr tė mos e shkėputur fillin me botėn e saj tė brendshme, por mbi tė gjitha  lexon dhe  jeton poezinė.

            Pėrmbledhja e saj e parė Soglie (Pragje) ėshtė botuar nga Aletti Editore. Nė korrik tė kėtij viti doli nė dritė vėllimi i saj i parė dygjuhėsh "Solo brevi domande esiliate" (Vetėm disa pyetje tė mėrguara), Fara Editore 2015.

            Ka marrė pjesė dhe disa ēmime nė konkurse letrare kombėtare dhe ndėrkombėtare. Poezi tė tjera janė botuar nė antologji tė ndryshme, revista dhe nė internet.

 

 

 

 

 

I

 

Mund edhe tė vdisja

siē kam bėrė herė tė tjera

dhe asgjė s’mėsova

pėrveēse jetėn qė mungon

dhe ajri i njėjtė do tė jetė gjithmonė

vetėm sytė e mi

do tė shndėrrohen

nė njė kristal tė ri

dritė e papėrshtatshme

e shtėnė nė muzg

 

 

II

 

Kundėrmonte erė vdekje

barku yt

kur si re pranverore

rridhja brenda teje

ti nuk e mban mend

gjithė dredha arratisja

nė muzgun e zbehtė

gurė tė thepisur

ta qėndisnin udhėn

kur arnoje

fustanin e bardhė

qė kurrė nuk do e kishe veshur

brenda syve njė mijė pyetje

tė kruspullosura mė pas nė duart e plakave tė fshatit

shndėrrohej nė refren

e bija e partizanit

vajza e premtuar

tregtisė sė re

tė njė vendi qė prodhonte

sapun tė zi

qumėshtpluhur

dhe shumė municione

me krenari

njė rrip i ngushtė

i jepte formėn fustanit poljestėr

i kaltėr

njėlloj si tė tjerat

i hoqe kėpucėt

pas pragut prej guri

asnjė dorė pėr tė ta lyer ballin

me mjaltė

as oriz

as grurė

tė prisnin

nė fejzat e hundės era therėse e rakisė

ngrinte dolli pėr tė sapoardhurėn

plaku i shtėpisė

dhe tė rinjtė kthenin me fund

fėmijėt qė do tė vinin

dhe fatet e Partisė

qė sė shpejti do ta bėnin

kėtė vend

nė mė tė lulėzuarin e botės

disa thoshin

se mė mirė se kėshtu

nuk mund tė urohej

e mėsove shpejt

artin e heshtjes

dhe kurrė nuk u pėrgjigje

se ēka ndodhi mė pas

dhe atyre para teje

dhe tė tjerave si ti

asnjė pėrgjigje

notojnė mbi gjuhėn time

vetėm disa pyetje tė shkurtra tė mėrguara

pse zvarritej pėrdhč ajo

mė e vogla e shtėpisė

edhe kur nuk fėrkonte me leckė

apo lustronte

dhe pastronte

dyshemenė prej ēimentoje

duhet tė isha bėrė kurvė

mėrmėriste

me tre burra nė shtėpi

qė me besnikėri

pėrkujdeset edhe sot

nuse e re me flokė kaēurrela

me buzė dhe gjinj tė fryrė

si ftonj tė rėnduar

mbi degėn e hollė

kaq shumė bien nė sy

mbi trupin tėnd tė imėt

ai pėrkulej

pėr tė tė shtrėnguar pas vetes

krenar ndėrsa sy tė egėr atėror

e mėsonin tė shpresonte

dhe tė bėnte sikur ia kishte dalė

 

 

III

 

Do t'i duhej njė magji gjumi

kujtesės brejtėse

pėr tė harruar pėr njė ēast

se cilėt kemi qenė

nė atė cep bote

ku i ngrirė mbeti fluturimi i shqiponjės

shumė i lartė qielli

shumė e ulėt toka

do tė duhej t’u nxjerrim lėmyshkun ėndrrave

tė rapsodėve tė fundit

qė panė t’u kėputej

teli i lahutės

dhe ranė nė gjumė me kėngėn e tymosur nė buzė

nevojitet t’i hipnotizojmė shtegtarėt e caqeve tė ėmbla

 

ku i lartė nuk ėshtė ēmimi i biletės

por i emrit tė qepur pas shpine

kronikė e qelbur pėr ta pėshtyrė me llumin e kafesė

do tė duhej tė harronim ata qė nuk dimė se jemi

t'i ndrydhim kujtimet

tė bardha shkume

tė kuqe gjaku

e tė ecim nė udhė tė njohura

me shijen e agimit

dhe tė faljes

 

 

IV

 

Nuk e dimė nėse sikleti

vjen

nga ēka u dha

ose nga ēka  u hoq

grua qė lind dhimbjen

mos mallko

fajet janė gjithmonė jetime

dhe ushqehen me motra hermafrodite

 tė shpėrndara nė kopshtin e pseve

dikush pėrgjon

njė tjetėr kėrcėnon

nė gjuhėn njerkė

Parajsa nuk na nxė

 

 

V

 

E pagova shtrenjtė

ecjen time

afėr vullkanit

ku janė tė ndaluara

veprimet e jashtėzakonshme

dhe hapat e rrėmbyera

thelbėsorja ėshtė njė petk hiri

qė avullon ngadalė

me kalimin e erės

unė shkėputem

nga hijezimet anonime

nga kush bėri be tė rreme

pėr tė mbrojtur emrin tim

nga kush flijoi atė pak dashuri

nėn darėn e frikės

jam ai bakshish krenarie

ēka mbetet nga trupi

pas terrorit

dhe dinjitetit tė shitur

jam droēka e gjakut

qė kurrė nuk do tė qajė

nga paburrėria

dhe kurrė nuk do ta pėshtyjė

shkėndijėn

e harruar

do tė kėrkoj ende duar mike

sepse unė jam njė nga ato tre shpirtrat

qė shkėputet

nė emėr tė zjarrit

dhe tė kurajės