Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Zona e muzgut - Gruaja nė pasqyrė

Pėrgatiti dhe pėrshtati: Sabir KRASNIQI

GRUAJA NĖ PASQYRĖ    

     Diku nė mesnatė e zgjoi zhurma e thyerjes sė njė xhamit qė erdhi nga salloni... U zgjua frikshėm... ndezi dritė pranė krevatit... mblodhi veten dhe u afrua pranė derės... Dėgjoi me kujdes dhe pas pakė e hapi derėn. Njė dorė e fuqishme e mbėrtheu nga qafa...

 

 

            Miranda jetonte e vetėm nė shtėpinė lukzose qė gjendej nė Wollishofen, njė lagje shumė e njohur e Zürich-ut, me pamje piktoreske nga liqeni... Kishte ardhur si pesėvjeēare me familje nė Zvicėr, dhe pasi kishte pėrfunduar studimet, ishte punėsuar si menaxhere nė njė bankė tė njohur tė vendit. Martohet me Florin, njė ekonomist i diplomuar, dhe pas disa vitesh jetė tė lumtur martesore, Florin e godet njė sėmundje e rėnd nga e cila edhe, pas disa muajsh,  ai ndėrron jetė! Kjo e traumatizon rėndė shpirti e Mirandės! Sikur tė mos i mjaftonte e gjithė kjo, asaj i vdes edhe nėna pak muaj mė vonė... Buzėqeshja kishte kohė qė nuk ishte stacionuar nė fytyrėn dhe zemrėn e saj... Optimizmi i jetės sa vinte e zbehej... edhe vullneti pėr punėn, po ashtu... Nuk i interesonte mė as menaxhimi i saj i suksesshėm... as kapitali... E ndjente edhe ajo kėtė dobėsi, por nuk mund ta luftonte... i mungonte energjia, fuqia, dashuria pėr jetėn...  dhe e dorėzuar para kėsaj sfide, kėrkoi edhe ndihmėn e psikologes...

            E shtypi nė teledirigjues butonin Off tė TV-s dhe, e thelluar nė mendime, po shkonte drejt dhomės sė gjumit qė gjendej nė katin e dytė. Kishte kaluar mesnata... Para se ta fik dritėn e korridorit, e hodhi shikim drejt pasqyrės sė madhe dhe tė bukur qė gjendej pėrball, mu pranė dhomės sė gjumit ku dikur, pėrmes saj, sodiste me shumė ėmbėlsi pėrqafimet dhe puthjet e Florit derisa ai e bartte nė krahė pėr nė dhomėn e ėndrrave... Frikshėm klithi kur nė pasqyre, pas saj, pa njė fytyrė tė njė gruaje tjetėr qė dukej e tmerrshme - e mbuluar nė gjak... e masakruar... Ktheu kokėn prapa... nuk kishte asgjė... Shikoi sėrish pasqyrėn, fytyra nuk ishte mė aty! Fiku dritėn shpejt dhe u fut nė dhomė.

            Tė nesėrmen vizitoi sėrish psikologen dhe i tregoi pėr ndodhin e mbrėmshme e bindur se ajo qė kishte pėrjetuar, nėse nuk ishte lloj halucinacioni,  ishte njė realitet i tmerrshėm. Mjekja u pėrpoq ta qetėsoj duke e lidhur rastin me ndikimet enorm tė krizave emocionale qė e kishin goditur nga tragjeditė e njėpasnjėshme, e qė tek ajo dukshėm kishin lėnė gjurmė tė thella psikike. I dha edhe tableta qetėsimi.

 

 

            Natėn e dytė vendosi tė ik mė herėt nė botėn e gjumit, aty ku edhe gjente prehje shpirti i saj... Dyshonte se mos vallė kishte kaluar pragun e normalitetit... iluzione, halucinacione, apo ishin kėto shenjat e para tė ēmendurisė. Kishte frike se, pas humbjes sė bashkėshortit dhe nėnės, do ta humbė edhe mendjen... Dhe sėrish u ngjitė shkallėve duke u mbajtur pėr parmak hekuarsh tė dekoruar, sikur tė kėrkonte mbėshtetje dhe guxim nga ta. Kishte vendosur qė mos tė shikonte nė pasqyrė. U afrua tek dhoma e gjumit, dhe kur deshi ta fik dritėn e korridorit, sytė e tradhtuan, dhe shikimi i saj u pėrball mė pasqyrėn! Sėrish ajo fytyrė e pėrgjakur e asaj gruaje pas saj... E tmerruar nga frika u fut shpejtė nė dhomė, mbylli derėn dhe u shkreh e tėra nė vaj.

            Natėn e tretė, e thyer moralisht, shpirtėrisht e fizikisht, qėndroi nė dhomėn e fjetjes... nuk zbriti poshtė nė sallon pėr tė shikuar TV-n... as edhe lajmet e mbrėmjes qė i pėrcillte vazhdimisht!

            Diku nė mesnatė e zgjoi zhurma e thyerjes sė njė xhamit qė erdhi nga salloni... U zgjua frikshėm... ndezi dritė pranė krevatit... mblodhi veten dhe u afrua pranė derės... Dėgjoi me kujdes dhe pas pakė e hapi derėn. Njė dorė e fuqishme e mbėrtheu nga qafa... dhe mė kot pėrpiqej t'i shmangej asaj duke goditur me duar e shqelma dhe klithur e bėrtitur me sa fuqi qė kishte... dhe kur sulmuesi, qė tashme e mbante fuqishėm nga mbrapa, afroi thikėn pėr ta goditur nė qafė, ajo veē ishte  e kthyer kah pasqyra... dhe nė atė moment shikimet  e te dyve u takuan nė pasqyrė... nė vend tė fytyrės sė Mirandės, ata panė fytyrėn e masakruar tė asaj gruaje... Sulmuesi i tmerruar e lėshoi Mirandėn, dhe nė panik e sipėr, u pėrplasė mbi parmakė tė shkallėve dhe ra poshtė... ashtu i lėnduar filloi tė ik.... Miranda menjėherė alarmoi policinė tė cilėt edhe e kapėn shpejtė sulmuesin, pasi nga lėndimet e pėsuar, ai nuk kishte arritur tė lėviz edhe aq larg...

            Pėr policinė ky edhe nuk ishte njė person i panjohur! Para ca kohėsh kishte ikur nga burgu, nė tė cilin vuante dėnim tė rėnd pėr shkak tė vrasjes sė njė gruaje tjetėr...

            Dy ditė mė vonė, derisa po intervistohej nga policia pėr rastin, Miranda mbeti gojėhapur dhe e shtangur, kur nė fotografinė qė e kishte para vetės mbi tavolinė, njohu viktimėn... Ishte po ajo fytyrė e tmerrshme e asaj gruaje tė mjerė, tė cilėn e kishte masakruar ky kriminel, fytyrė qė ia shpėtoi jetėn dhe, qė nga ajo natė, nuk u paraqitė asnjėherė mė!