Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - GURI I PJEKUR SHTATĖ HERĖ

Shkruan: Gėzim LLOJDIA

      

GURI I PJEKUR SHTATĖ HERĖ

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha, "Guri i pjekur shtatė herė" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

  

 

              FRYMA E POETIT         

 

              1.

              Adem Zaplluzha ėshtė njė poet i veēantė. Marrėdhėniet e tij me poezinė do t’i pėrshkruaj si kalorėsi me kalin fluturues. Poet nuk bėhesh, lind poet.

              ”Guri i pjekur shtatė herė” i autorit kosovar shqyrton se: Muza nė vetvete pluskon nė shpirtin e njė poeti ėshtė si valė deti. Ngritjet dhe uljet e saj janė dallgė tė atij deti, qė godisnin brigjet dėshmitare. Pasqyrimi i saj na lejon tė qartėsojmė, thellėsinė brenda kėtyre kontureve, d.m.th brenda vargut, lėviz fjala e ėmbėl. Nė tė vėrtetė gjithė ky zgjatim fjalėsh pėr muzėn ka njė kuptim. Vėrtetė ajo ka njė prejardhje tė largėt, qė do tė na bėjnė tė kujtojmė shekujt, qė janė thinjur nga kujtesa jonė, por arsyetimi ėshtė se autori i kėtij botimi duke qenė tepėr i vėmendshėm ka gjetur si titull pėr kėtė libėr. Shopenhauri u ka dhėnė krijuesve 2/3 intelekt dhe shumė pak vullnet 1/3. Vetėm duke lexuar librin nė botim: ”Guri i pjekur shtatė herė” tė autorit kosovar Adem Zaplluzha kupton thėnien e Shopenhaurit pėrse u ka dhėnė krijuesve 2/3 intelekt dhe shumė pak vullnet 1/3. Psikologjia e krijimit tregon edhe natyrėn e shpirtit njerėzor.

 

              2.

              Poezia e Adem Zaplluzhės ėshtė e drejtėpėrdrejtė. Brenda njė vėllimi tė tillė shqyrton tė gjitha teknikat me tė cilat punon poeti. A ka libri frymė poeti? Frymės qė ėshtė shpjegimi pėr atė qė ne e quajmė, fuqinė mė tė madhe tė universit Fryma e parė e bukurisė hyjnore ėshtė poezia, ciklohet varg pas vargu.

              Poezia e A. Zaplluzha futet nė kėtė hulli. Dhe gjuha qė flet ėshtė gjuha e shpirtėrore poetike. Studimi gjuhėsor edhe nė rastin e kėtij botimi na ndihmon nė zbėrthimin e kodeve poetike. Gjuha qė pėrdor poeti. Gjuha e simboleve apo shprehje. Nėse poezia ėshtė pėrkufizuar si njė shtjellim mendimesh, idesh, njohurish tė brendshme. Atėherė, poetėt janė zėri i shpirtit. Poezia e A. Zaplluzha ėshtė nė kėqyrjen e parė njė ujėvarė e qetuar, por herė, herė pėrkthehet nė “shpėrthim” letrar, ku e bukura gėrshetohet me tė shėmtuarėn, e ftohta me tė ngrohtėn, dielli me shiun dhe e qara me tė qeshurėn. Poetėt janė jo vetėm krijues por edhe mendimtarė, filozofė e politikanė. Kurse poezia ėshtė si ajri, frymėmarrje pėr shpirtin. Njė marrėdhėnie tė tille me poezinė ka poeti A. Zaplluzha.

 

              3.

              Nėse poezinė e vendosim nė njė spektėr ngjyrash, ēfarė rezulton? Ngjyrimi i saj prek tė gjithė ngjyrat e kohės dhe hapėsirės. Ngjyra ėshtė njė efekt vizual. Ngjyra dhe shfaqja e tė gjitha ėshtė krijuar nė atė mėnyrė qė tė joshė shpirtin njerėzor.

              Ngjyra ėshtė njė ndjenjė e cila jetės tonė i shton ngazėllim dhe emocion. Poezia sjell edhe ngjyrat qė nuk i klasifikon dot edhe kolometria. Njė spektėr ngjyrash endet nė poezinė e A. Zaplluzha. Dominim gri. Po ta kėqyrėsh kėtė spektėr te poezia e A. Zaplluzha do tė thotė se dizajni i saj ngjyros vetėm ato fragmente, qė percepton mendimi. Hije dhe pa ngjyrė tė tjerat mbeten. Nė terr apo nė errėsira tė largėta humbasin. Kolometria e A. Zaplluzhės ka tė pėrzgjedhur ngjyrėn poetike. Endet aty afėr ose mė larg por gjithmonė atje. Tek ajo ngjyrė me reflekse, me pėrzierje ose pėrreth territorit tė saj. Kėshtu nė shumė poezi tė A. Zaplluzhės gjen shpesh tė njėjtat ngjyrim, qė poeti e quan ngjyrėn e tij tė preferuar.

 

              4.

              Analiza letrare: Poezia e” A. Zaplluzha krijon imazhin jetik nė poezi. Kėto poezi janė proces shpirtėror qė vijnė me njė kosto jo tė vogėl. Nėse do ta vinim nė njė proces kimik poezinė e kėtij poeti atėherė ēfarė do te ishte produkti i saj? Proceset kimike tė cilat nė qelizė vazhdimisht ndodhin ėshtė lėmi e biokimisė dinamike. Poezia si gjallėri shpirtėrore ėshtė pjesė e proceseve transformuese njerėzore. Materia mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar qeliza shpirtėrore gjenden nė shndėrrim tė vazhdueshėm. Jeta karakterizohet me fleksibilitet kimik .Ėshtė konsideruar formė statike, e ndėrlidhur me proceset kimike dhe lėvizjen e njeriut. Dinamika shpirtėrore ku noton poezia. Pra materia e krijuar prej saj, njė formė e ēuditshme e mjegullt si produkt rrethanash njė pikturė e rregullt apo e ērregullt, qė arrin tė mbaj gjallė dhe tė komunikoj. “Observatori i tij” ėshtė i pėrqendruar nė proceset, qė lėvizin botėn, njeriun, ndjenjat ėndrrat dhe shpesh dashuritė njerėzore tė pluskuara nė tė. Ngjajnė si krijime tė thjeshta, por janė krijime poetike me domethėnie. Nė vargjet e A. Zaplluzhės ka mendim. Poezitė janė plot tharmė. Nė thelb poezia e A. Zaplluzhės ėshtė produkt i pėrditshmėrisė tonė i jetės njerėzore dhe ndarjes, ikjes dhe moskthimit mė. Poezia e A .Zaplluzhės ėshtė njė ndenje e ēuditshme e qetė, qė befasisht tė humbet prej syve. Prurjet e kėtij poeti ke dėshirė ti rilexosh. Poeti A. Zaplluzha pikturon njė realitet, qė ekziston, aspak imagjinarė. Kėtu qėndron edhe bukuria dhe kėndvėshtrimi i poetit A. Zaplluzhės.

              Krijuesit janė artistė tė vėrtetė, qė ngrenė jetėn nė art dhe i japin asaj vlera tė vėrteta.

              Motivi i jetės, dashurisė dhe vdekjes i gjen nė krijimet e librit. Por edhe motivet shqiptare mė tepėr ndjenjat kombėtare shfaqen nė shumė poezi, me tė njėjtin kolor patriotik.

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Guri i pjekur shtatė herė"

 

 

DRUAJ SE ATĖHERĖ DO BĖHET VONĖ

 

Ende pa i mėsuar shkronjat e alfabetit

Mė vratė e mė nakatosėt

O bij tė kurvave e tė lapėrdharėve

Ēarė faji pata

Qė njė nėnė shqiptare me lindi kėshtu siē jam

 

U linda nė tokėn time

Dhe tė gjyshėrve tė mi dardanė

E dini fare mirė se nuk u shėmbėllej

Djajve tė Karpateve

Dem baba dem qava dhe kėndova shqip 

 

Sė pari na e morėt biblėn

Mjeshtėrinė e ndezjes sė zjarrit

Me mjeshtri e vodhėt

Bėtė be nė fe e zot qė s’patėt kurrė

Si ushejza depėrtuat nė gjakun tonė

 

O shporruni ikni nga erdhėt

Nuk mund tė ngopesh dot gjithmonė

Me dashurinė tonė

Njė ditė do shpėrthejmė si krateri

Druaj se atėherė do bėhet vonė

 

 

DY PERSONA NDJEKIN AUTORIN

 

Njė topth  i kuq prej bore

Dhe disa pika e gjaku

Mbi astarin e kujtesės

Nėpėr rrugė

Dėgjohen zėrat e hapave

 

Shikoj i tmerruar

Askush nuk gjendet para meje

As pas hapave tė mi

Dy persona ndjekin autorin

Njė kufomė e bardhė zgėrdheshet

 

Ajo tjetra i shėmbėllen sterrės

Shikon si sterra

Buzėqesh tradhtisht

Dhe sėrish shpėrfaqen

Nė brendinė time hijet e kufomave

 

Njėra ecėn si somnambul

Kurse tjetra pas meje hungėron

Ajo e treta nė mua

I gėrryen muret e lashtėsisė

Gėrryen nė kafkėn time historinė e fisit

 

 

VETĖM SONTE MĖ LEJONI TA PRES GJYSHIN TIM

 

Mė leni tė fle sonte

Mos m’i zgjoni ėndrrat

Dua tė fle

Dhe ta shijoj gjumin e parė

 

Nga sytė e mi burojnė

Dy liqene tė akullta

Njėri qanė kurse tjetri

Pjalmon njė det me trishtime

 

Mos mė zgjoni sonte

Ju thashė se dua tė fle

Le tė flenė me mua edhe drurėt

Le t’u ngjajnė gurėve tė murrmė

 

Mė thanė se sonte do mė vij nė ėndėrr

Njė stėrgjysh i im i largėt

Ju lutem mė zgjoni

Vetėm sonte mė lejoni ta pres gjyshin tim

 

 

ERDHĖT NJĖ DITĖ KUR VDISTE STINA

 

Mos mė ngacmoni me helmin e juaj tinėzar

Lėre gjarprin le tė fle nėn gur

Gjumi u bėnė mirė kandrave

Lėreni mos m’i trazoni kaq keq

Ėndrrat e mia tė shthurura

 

Ky fillim pranvere

Mė duket si vjeshta e vonshme

Qenkan zverdhur e shkundur

Gjethet e tė gjitha pemėve

Vetėm plepi lakuriq u shėmbėllen lejlekėve

 

Fare mirė na kujtohen ditėt

Kur na e vranė shtėrgun

Ishte dimėr

Kurse ai s’deshi

Tė dimėroj nė brigjet e diellit

 

Po ju them mos mė ngacmoni

Unė pata njė ėndėrr

Ju mė zhveshėt nga shpirti i saj

Erdhėt njė ditė kur vdiste stina

E braktisėt tė keqen si qyqja vezėt

 

 

DIMRI DHE DĖBORA E PĖRGJAKUR

 

Ishte dimėr atė vit

Mė kujtohen kėngėt e hejeve

Asnjė lejlek nuk pamė

Nėpėr ēatitė tona tė ngrira

 

Nėpėr fshatrat e largėta

Aty kėtu tek tuk

Kishin mbetur ca trumcakė

Qė i lėpinin hejet nga uria

 

Ju thashė ishte njė dimėr i egėr

Edhe njerėzit dukeshin tė tillė

Rrapet nga skamja

I kafshonin rrėnjėt e veta

 

Dimri dhe dėbora e pėrgjakur

Mbi njė trinė i shikonin delet

Qė vdisnin pėr njė kokėrr kripė

Vdisnin duke i lėpirė plagėt e dhembjes

 

Prishtinė, 27 mars 2017