.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Populli shqiptar nga lashtėsia

Shkruan: Flori BRUQI

            POPULLI SHQIPTAR NGA LASHTĖSIA

 

 

Libri  i autorit Flori Bruqi, „Guxim shqiptar“, u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

„Literaturė“

 

     

            Pirro (296-272) para Krishtit. Pirroja ishte, ndoshta Su-ndimtari mė i shquar i Epirit. Ai, si pasardhės i largėt i Akilit, ishte i biri i Akidit. Kushėriri i Aleksandrit tė Molosisė, qė sundoi Molosėt e Janinės. Fatkeqėsisht, Akidi u ngatėrrua nė grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjed­hojė, nė fillim humbi mbretėrinė e pastaj edhe jetėn nė vitin 313 para Kr. I biri tij, Pirroja nė atė kohė vetėm 6 vjeē, u shpėtua nga Glaukia, Princi i fisit Ilir tė Taulantėve. Nė moshė tė re ai hipi nė fron pėr njė kohė tė shkurtėr, por u rrėzua prej tij dhe filloi karrierėn ushtarake me Antigonin e Maqedonisė, Komandantin veteran qė kishte shėrbyer me Aleksandrin e Madh. Nė njėrėn nga betejat, ai u kap rob dhe u dėrgua si peng nė Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha pėr grua tė bijėn, dhe nė vitin 296 para Krishtit dhe e vuri pėrsėri nė fronin e mbretėrisė sė tij. Pirroja gėzonte nam pėr fisnikėrinė dhe trimėrinė e tij nė beteja. Epirotėt e quanin “Shqiponjė”.

Sipas njė tradite Shqiptare, pretendohet se emri “Shq­iptar” (Bij tė Shqipes) e ka origjinėn nga thėnia e Pirros. Kur dikush lavdėronte zhdėrvjelltėsinė e lėvizjes sė trupave tė tij, ai i pėrgjigjej me krenari se njė gjė e tille ishte normale, pasi ushtaret e tij ishin “Bijtė e Shqipes”, kėshtu qė lėvizjet e tyre, natyrisht u shėmbėllenin fluturimeve tė madhėrishme tė mbretit tė shpendėve.

Sipas njė versioni tjetėr, disi tė ndryshėm, kur trupat e tij thurnin lėvdata sulmeve tė tij tė guximshme e tė shpejta, dhe e quanin “Shqiponjė” ai u pėrgjigjej se ata ishin flatrat e tij, qė bėnin tė mundur fluturimin e shpejtė tė shqiponjės.

Thuhet se kjo ēoi nė adoptimin e kėtij emri, tė cilin populli shqiptar e pėrdor edhe sot e kėsaj dite. Pra, jo “ALBANĖ”, por “Shqiptarė” ose “Bij tė Shqipes”.

Pikėrisht nė kėtė kohė, kolonitė e Korfuzit e tė ishujve tė tjerė nė Detin Jon, nisen ta thėrrisnin fqinjin e tyre nė konti­nent “Epir” (Tokė nė kontinent), pėr tė dalluar atė nga banesa e tyre ishullore. Gradualisht historianėt grekė e nxorėn jashtė pėrdorimi termin “Molosia” dhe zunė tė pėrdornin emėrtime tė tilla si “Mbretėria e Epirit” ose “Pirroja i Epirit”.

Sidoqoftė, ky ndryshim emri nuk ndikoi nė karakterin Pellazg, apo Shqiptar tė asaj krahinė. Epiri u shtri nė jug deri nė gjirin e Ambrakisė (Artės). Nė fakt, Gjeografi grek Straboni, shkruante se “pėr arkananiasit, qė janė grek, kurse nė tė majtė ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, qė janė Epirotė”.

Pra, Straboni bėnte dallimin midis epirotėve dhe grekėve. Ambrakia dikur kishte qenė njė qytet i lulėzuar, mirėpo tani ishte rrėnuar. Pirroja “e zbukuroi atė mė shumė se ēdo njeri tjetėr dhe e bėri rezidencėn e tij Mbretėrore. Pirroja njihej nga tė gjithė si njė princ i madh dhe i mirė. Ai zgjeroi territorin e vet duke lidhur ishullin e Korfuzit dhe krahinat e Maqedonisė. Nė atė atmosferė, ku mbizotėronte Lufta e vazhdueshme pėr pushtet midis Princave krahinorė dhe me ata kufij shumė tė luhatshėm, qė pėrcaktonin juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshėm dhe i pėrjetshėm; thuhet se gjatė njė beteje me farefisin e vet maqedon, ushtarėve maqedonas u bėri aq shumė pėrshtypje shėmbėllimi i Pirros me Aleksandrin e Madh, sa qė braktisėn Mbretin e tyre dhe u bashkuan me tė.

Dhe vėrtet, kur maqedonėt rrėzuan nga froni mbretin e tyre tė pazot, Demetrin, ata e ftuan Pirron qė tė sundonte edhe mbi Maqedoninė. Mirėpo, brenda shtatė muajsh, ai kuptoi se maqedonėt krenarė do tė preferonin mė mirė qė sundimtari mė i keq maqedonas ishte mė i mirė se sa ai jomaqedonas. Prandaj hoqi dorė vullnetarisht nga froni nė Vitin 287 para Kr. Pirroja ėndėrronte tė ngrinte njė perandori nė perėndim, tė ngjashme me atė tė propozuar 40 vjet mė parė nga kushėriri i atit tė tij, Aleksandėr Molosi.

Roma, qė tradicionalisht konsiderohet e themeluar nė vitin 753 p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qyteti-shtet mė i fuqishmi nė Itali, dhe me pas kishte bashkuar grupet e ndryshme nė njė konfederatė nėn udhėheqjen Romake. Si rrjedhojė, ajo ishte bėrė gati njė republike e bashkuar, mjaft e fuqishme.

Pushtimi i galėve, apo i keltėve, vėrshoi nga Veriu rreth Vitit 400 para Kr. duke e shkatėrruar Romėn pjesėrisht me anė tė njė zjarri nė vitin 390 para Kr. dhe duke dominuar nė pjesė tė madhe tė Italisė pėr njėfarė kohe. Luftėrat samnite tė viteve 326-312 para Kr. dhe 299-291 para Kr. sapo kishin pėrfunduar, kur Pirroja nisi tė hidhte njė sy nga Perėndimi, i frymėzuar ndoshta nga ura portative qė kishte ngritur mbi Helespont persiani Kserksi 200 vjet mė parė, Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari qė konceptoi njė urė tė ngjashme pėrmes Adriatikut nė pikėn e tij mė tė ngushtė, nė ngushticėn e Otrantos.

Rasti i volitshėm erdhi nė vitin 282 para Kr. Qyteti i pasur tregtar i Tarentit (Taranto) nė jug tė Italisė, njė koloni Spartane, e kishte halė nė sy flotėn Romake nė portin e vet (gjė qė binte nė kundėrshti me marrėveshjen), kėrkoi ndihme nga Pirroja. Pa pritur qė tė zgjidhte problemet inxhinierie tė urės, ai shfrytėzoi metodėn konvencionale, duke kaluar me anije pėrmes Adriatikut 25.000 trupa. Pėrveē 3000 kalorėsve, ai mori dhe 19 elefantė lufte, kafshė gjigante, tė cilat italianėt i shihnin pėr herė tė parė. Kur panė ushtrinė romake tek i afrohej Tarentit, i dhanė Pir­ros komandėn supreme tė forcave antiromake, duke preferuar qė mė mirė t’i nėnshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakeve Barbarė.

Nė fillim, Pirroja i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit, duke i kėrkuar qė tė vepronte si arbitėr midis Romės dhe Tar­entit. Mirėpo, konsulli ia preu shkurt duke i thėnė qė tė shihte punėt e veta dhe tė kthehej nė Epir.

Kur prapavija romake kapi njė spiun Epirot, Levini i tre­goi atij legjioni gjatė njė loje stėrvitore dhe pastaj e lėshoi qė t’i thoshte Pirros se, nėse e brente kureshtja pėr ushtarėt dhe taktikat romake, duhej tė shkonte e t’i shihte me sytė e vet.

Nė betejėn qė u zhvillua mė pas, nė Heraklea, afėr Tar­entit (280 para Kr.), Pirroja u ndesh me njė ushtri Romake dy herė mė tė madhe se ushtria e tij dhe doli Fitimtar. Mirėpo, ai humbi aq shumė oficerė dhe ushtarė, sa qė thirri: “Edhe njė betejė tjetėr si kjo dhe mė duhet tė kthehem vetėm nė Epir”. Prej kėtej lindi edhe shprehja “Fitore si e Pirros”. Ky ishte kontakti i parė ushtarak i Romės me Botėn Greke nė lindje. Por jo edhe i fundit. Duke shpresuar pėr paqen dhe Lirinė e bashkėsive greke nė Itali, Pirroja dėrgoi nė Romė ministrin e tij mė tė zot nė artin e oratorisė, Linean. Kujtesa fenomenale e kėtij tė dėrguari, e habiti Plinin, pasi qė ai “Kishte fiksuar emrat e senatorėve dhe tė kalorėsve romakė vetėm njė ditė pas mbėrritjes nė Romė. Por, Roma nuk pranoi tė hynte nė bised­ime, andaj Pirroja marshoi drejt kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Nė pamundėsi qė ta pushtonte qytetin, ai u kthye mbrapshtė qė tė kalonte dimrin nė Jug. Gjatė rrugės, lėshoi robėrit romakė, tė veshur e tė mbathur dhe me para, duke u thėnė qė tė ndėrmjetėsonin pėr paqe nė emėr tė tij. Ndėrkohė qė Kartagjena pranoi t’i vinte nė ndihmė Romės me njė aleance ushtarake, duke shpresuar qė tė zgjeronte zotimet e saj nė Sicili. Kjo e alarmoi shumė koloninė greke tė Sirakuzes, e cila iu lut Pirros pėr ndihmė ushtarake kundėr Kartagjenės. Pirroja nuk priste qė t’i thoshin 2 herė. Ai u hodh nė Sicili nė vitin 278 para Kr. dhe me strategjinė e tij tė shkėlqyer arriti t’ua rimerrte Kartagjenasve pjesėn mė tė madhe tė ishullit.

Fatkeqėsisht, ai u pėrpoq tė sundonte mbi kėta grekė liri­dashės po aq arbitrarisht sa edhe Ptolemeu mbi Egjiptin, prandaj grekėt nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhėn poshtė ofertėn e tij qė tė bėhej mbreti i tyre: disa prej tyre preferonin mė mirė Kartagjenėn sesa regjimin ushtarak. Dionisi i Halikarnasit, qė duhej tė ishte ndikuar si historian nga origjina e tij greke dhe nga ambienti romak ku jetonte, i hodhi fajin Pirros. Ai shkruante se Pirroja u soll nė mėnyrė arrogante e tiranike, ashtu si shtypėsit e tyre italianė, duke konfiskuar pasuritė dhe duke shpėrndarė ofiqe tė larta pėr miqtė e kapitenėt e tij.

Ai internoi, e madje ekzekutoi njerėz tė shquar me akuza tė sajuara; fyeu ndjenjat e Popullatės duke plaēkitur thesaret e paruajtura nė tempujt e tyre. Kur u tėrhoq nė drejtim tė Tarentit, erėrat e tėrbuara shkatėrruan disa nga anijet e tij, midis tė cilave edhe ato qė bartnin thesarin e popullit. Me gjithė avantazhet e shumta qė kishte, Pirroja e humbi betejėn tjetėr “pėr shkak tė zemėrimit tė perėndeshės”. Kjo ishte beteja jopėrfundimtare e Bevenetos.

Pas kėsaj, nė vitin 275 para Kr., ai u kthye nė atdhe, duke lėnė pas njė garnizon nė Tarent, por duke e lėnė nė Itali, nė duart e Romakėve. Jo vetėm Epiri, por edhe Greqia dhe gjithė Lindja po bėheshin tashmė tė vetėdijshėm pėr fuqinė e re qė po ngrihej nė Perėndim.

Edhe Ptolemi i Egjiptit po pėrpiqej tė zgjeronte kufijtė e tij. I pakėnaqur me kontrollin e rrugėve detare nė Egje, ai nxiti kryengritje nė Greqi e Maqedoni. Nė fakt, Pirros iu mbush mendja fare lehtė pėr tė pushtuar Maqedoninė nga perėndimi, por kjo nuk dha ndonjė rezultat tė madh. Ndėrkohe, ILIRINĖ nuk mund ta sulmonte, pasi mbreti i saj Glaukia,e kishte stre­huar qė tė vogėl dhe e kishte ndihmuar tė hipte nė fronin e MOLOSISĖ, qė nė moshėn 12 vjeēare. Kėshtu, ai i drejtoi armėt kundėr Greqisė. Depėrtoi nė lindje deri nė Argosin e Peloponezit dhe u step nga frika kur pa argivet qė nuk donin ta pranonin brenda mureve tė qytetit. Pikėrisht aty, nė Argosin pellazg, nė vitin 272 para Kr., karriera e tij do merrte fund. Ashtu si heroi i tij, Aleksandri i Madh, qė e kishte mbyllur karrierėn e tij tė shkėlqyer nė mėnyrė aq tė lavdishme, me turp nė muret e Argosit, kur njė grua e zemėruar do t’i hidhte njė tjegull nga ēatia e do ta linte tė vdekur nė vend!

Nė veprėn e tij “Historia Natyrore”, Plini shkroi pėr njė dukuri shumė tė pazakontė qė ndodhi nė Romė. “Dita qė Vdiq Pirroja; kokat e prera tė kafshėve tė flijuara, rrokullisen nė tokė, duke lėpirė gjakun e tyre; shenjė kjo jashtėzakonisht e mbarė”. Njė bust, tė cilin studiuesit e identifikojnė si me atė tė Pirros, u gjet nė Herkulan, rrėzė malit tė Vezuvit, dhe ruhet nė Muzeun Arkeologjik Kombėtar tė Napolit.

 

 

            Pjesė nga libri “Guxim shqiptar”