.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė (2) - Hafiz Ali Korēa

Shkruan: Mexhid YVEJSI - Gjakovė

HAFIZ  ALI  KORĒA

(1873-1956)

 

”Pėr Shqipėrinė u pėrpoqa

Rrezikova jetėn t’ime,

Nuk rrėfehet se sa hoqa

Se shteti m’i njihte krime.”

- Hafiz Ali Korēa

 

 

 

      

 Hafiz Ali Korēa lindi me 5 prill 1873 nė Korēė. Rrjedh prej njė familje fetare, intelektuale. Ėshtė djali i Iljaz efendiut, njė figurė e shquar nė qytetin e Korēės.

       Mėsimet fillestare i kreu nė vendlindje, ku krahas mėsimeve u bė hafiz, pra, e mėsoi Kur’anin pėrmendėsh, nė moshėn 12 vjeēare. Po nė vendlindje mbaroi edhe shkollėn Ibadije (tė mesmen), kurse studimet nė Stamboll.

       Nė Stamboll studioj me pėrkushtim, aty zgjeroi, thelloi dituri tė ndryshme, nė veēanti aty mėsoi gjuhėn arabe, perse, frėnge, kuptohet edhe gjuhėn turke, tė cilėn veē e dinte…

       Pėrveē mėsimeve, studimeve, Hafiz Ali Korēa ishte pėrkushtuar me dashuri tė madhe nė shėrbim tė Atdheut, ideali tė pastėr kombėtar dhe popullit shqiptar…

       Pas diplomimit nė Stambol, Hafiz Ali Korēa u kthye nė Shqipėri, ku e vazhdoi veprimtarinė e tij…

       Njė nga frytet e kėsaj veprimtarie atdhetare ishte organizimi dhe mbajtja e Kongresit Shqiptar tė Dibrės, me 23 korrik 1909, ku merrnin pjesė, ndėr tė tjerė, kėta atdhetarė tė shquar shqiptarė: Dervish Hima, Fehim Bej Zavalani, Aqif Pashė Elbasani, Abdyl Bej Ypi, Ferid Bej Ypi, Sotir Peci, Myderrizi nga Tetova, Mehmed Efendiu…

       Nė Kongresin e Dibrės fjalėn kryesore e kishte Hafiz Ali Korēa… Fjala e tij nė kėtė kuvend ka shumė rėndėsi, ka jo vetėm rėndėsi historike, arsimore, kulturore, por edhe rėndėsi politike nė gjithė Shqipėrinė Etnike…

       Nė gjithė Shqipėrinė Entike, tashmė Hafiz Ali Korēa ishte ndėr pėrkrahėsit kryesor tė alfabetit tė gjuhės shqipe…

       Kongresi i Manastirit, qė filloi punimet me 14 nėntor 1908, hyri nė histori, nė kėtė histori shėnohet edhe emri i tij…

       Hafiz Ali Korēa ishte ndėr ata atdhetarė qė pėrkrahu edhe Kongresin e Elbasanit, 2 shtator 1909, qė vuri themelet e Arsimit Kombėtar…

       Nė vitin 1916, Hafiz Aliu u emėrue Drejtor i Arsimit pėr Tiranėn, Durrėsin, Elbasanin, Dibrėn, Matin dhe Pogradecin, pra, pėr gjithė Shqipėrinė e Mesme…Ka qenė edhe Kryemyfti nė Kėshillin e Naltė tė Sheriatit nė Shkodėr…

       Po, nė Shkodėr u emėrue anėtar i Komisis Letrare, ku vepronin At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Salih Nivica, Mati Logoreci, vepruan bashkėrisht, me pėrkushtim, nė fushėn e gjuhėsisė, pėr t’mirėn e Shqipnisė…

       Nė vitet 1918-1924, Hafiz Ali Korēa ishte Kryetar i Kėshillit tė Naltė tė Sheriatit…

       Nė vitin 1925, Hafiz Aliu botoi veprėn: “Bolshevizma ēkatrrim i njerėzimit”, pėr tė cilėn bolshevikėt e Tiranės e burgosėn, e internuan nė pleqėri…

       Hafiz Ali Korēa pėr afėr gjysmė shekulli ka kontribuar shumė pėr Shqipni, nė disa lėmi…Shquhet veprimtaria e tij nė publicistikė, islamistikė, gjuhėsi, letėrsi…

 

       Disa prej veprave, ndėr tė tjera, janė:

 

1.Treqind e tri fjalėt e Imam Aliut, 1900.

2. Historija e shenjt dhe kater halifet, 1900

3. Mevludi shqip, 1900.

4. Jusufi me Zelihanė, 1900

5. Abetare, 1910

6. Alfabeti arabisht, 1914

7. Muslimanija, 1916

8. Gramatika dhe syntaksa, Shqip-Arabisht, 1916

9. Shtat ėndėrrat e Shqipėrisė, 1924

10.Bolshevizma ēkatrrim i njerėzimit, 1925

11. Kur’ani i Madhėnueshėm e thelbi tij, 1926

12.Gjylistani (Trėndafilishtja), e Sa’adiut, 1925

13.Rubaijjati (Katroret) e Umer Khajjamit, 1930…

 

       Pėrveē kėtyre veprave tė botuara nė gjuhėn shqipe, Hafiz Ali Korēa ka shkrue, ka botue, edhe shumė punime, studime, nė gjuhėt tė tjera, si turqisht, arabisht, persisht, pėr ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes shqiptare. Kėtu vlen tė pėrmenden gazetat “Sabah”, “Aksham”, “Sirati mustekim”, “Bejan ul-Hak”, qė botoheshin nė Stamboll, nė shtypin e Egjiptit, nė gazetėn “Es-Sijaset” nė shtypin e Iranit, nė “Hallaxh”…

        Edhe pse ishte luftėtar pėr liri, kur kishte shqiptar, por s’kishte Shqipėri, edhe pse ishte poet, pėrkthyes, shkrimtar, letrar, atdhetar, mėsues, myderriz, profesor, pedagog, islamolog, hartues tekstesh mėsimore-shkollore…, “Nėna Parti” nė Shqipėri, e arrestoi, e internoi…

Hafiz Ali Korēa ndrroi jetė me 31 dhjetor 1956, nė Kavajė, nė mjerim, por veprat e tij ende jetojnė, frymėzojnė…

 

           (Autori ėshtė studiues i religjioneve)