.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Burimi ndikues i hajmalive dhe talismanve

Shkruan: Sabir KRASNIQI

    BURIMI NDIKUES I HAJMALIVE DHE TALISMANVE

 

        Nė botė gjithēka lėvizė. Asgjė nuk ėshtė e qetė. Lėvizja ėshtė relative, qetėsi vetėm nė dukej relative. Relative ėshtė gjithashtu gjithēka qė ne perceptojmė nėpėrmjet shqisave tona, kurse absolute ėshtė vetėm ajo qė mund ta kuptojmė me ndodhitė e drejtpėrdrejta mistike. Pikėrisht pėr kėto arsyeje, pasi shqisat tona na mashtrojnė pandėrprerė, bota e jashtme na paraqitet nė kėtė apo atė trajtė, kėshtu qė dukuritė natyrore nuk mund t’i definojmė dhe sqarojmė nė esencėn e plotė tė tyre.

           

            Pa marrė parasysh se sa njeriu ėshtė materialisht i orientuar dhe nė jetėn e pėrditshme i drejtuar kah mendimet e logjikshme, gjykimet racionale etj. prapėseprapė nė thellėsitė e shpirtit tė tij fshihet njė dozė e misteriozitetit.

            Njeriu modern me admirim ndjek zhvillimet gjigante tė shkencės dhe nuk pranon, ose nuk do tė pranojė, kurrfarė dukurie transcendentale, edhe pse ato ndonjėherė janė mjaft bindėse. Kjo, megjithatė, nuk i pengon atij qė edhe sot, si para disa mijėra vjetėsh, tė lidhet ngushtė me disa dukuri, tė cilat, nė biseda formale, vlerėsohen si marrėzi supersticioze (besime tė kota). Dallimi qėndron nė atė se kėto dukuri mė herėt ishin tė njohura dhe tė pranuara, kurse sot njeriu i “intelektualizuar” turpėrohet nga vetvetja pėr to e tė mos flasim se si do tė dukej nė sytė e tė tjerėve. Mirėpo, pavarėsisht nga kjo, po ky njeri i shekullit XXI ende me xhelozi ruan shaminė, unazėn, zinxhirin, fotografinė apo imtėsi tė tjera, tė cilat ia dhuron ndonjė familjarė, ndonjė mik, ndonjė shok, apo edhe dashnori/ja, pėr t’i sjellė atij, kujtim, fat, disponim, dashuri, lumturi etj.

            Tė gjitha kėto imtėsira janė tė njohura me emrin: hajmali, amulet, talisman etj. Hajmalitė kanė pėr qėllim qė personin pėrkatės ta ruajnė nga tė kėqijat, fatkeqėsitė, sėmundjet; t’i sjellin fat, lumturi, dashuri etj. krejtėsisht ėshtė e parėndėsishme se ēfarė ėshtė ky send - a ėshtė ndonjė simbol, pjesė e rrobave, qime floku, stoli ari, thua, gurė i ēmuar, lodėr fėmijėsh ose diēka tjetėr. Kryesorja ėshtė se me ēfarė qėllimi i ėshtė dedikuar personit pėrkatės.

            Shpesh na ndodh qė ndonjė send tė blerė nga personat, tė cilėt kanė qenė tė detyruar nga nevoja e jetės ta shesin, ta zėmė: orė, pallto etj., tė na sjellin pengesa tė ndryshme nė jetėn e pėrditshme, nė punė ose tė na humbin fare. Pėr kėtė arsye, shumė njerėz edhe nuk blejnė gjėra tė tilla, pavarėsisht nga ēmimi i ulėt i tyre; sepse i konsiderojnė si gjėra “ters”.

            Populli kėtė dukuri e njeh dhe e ēmon, sepse nė shumė vendime tė veta shėrbehet mė shpesh me instinkte tė lindura se sa me kuptimin dhe logjikėn.

            Me zhvillimin e kulturės materialiste dhe tė civilizimit bashkėkohorė, kėto instinkte tė lindura gjithnjė e mė shpesh lihen nė prapavijė. Ėshtė dukuri shumė e vjetėr dhe me arsye psikologjike qė gjatė shitblerjes sė tokės ose tė ndonjė gjėje tjetėr, tė shtrihet dora dhe tė thuhet: “Tė qoftė hallall!” Kjo fjali ka forcė tė madhe magjike (psikologjike), sepse me fat dhe terse ndeshemi gjithkund, nė ēdo hap. Nė natyrė asgjė nuk ndodh rastėsisht, prandaj as kjo pėr tė cilėn u fol mė lartė. Sė kėndejmi, duke filluar nga hajmalitė e ndryshme e deri tė gjėrat mė tė llojllojshme, qė i pėrdorim gjatė jetės sė pėrditshme, secili e ka fatin e vet, historinė e vet dhe secili send, nė rrethana, po e quaj magjike, mund tė ndikoj.

            Nė botė gjithēka lėvizė. Asgjė nuk ėshtė e qetė. Lėvizja ėshtė relative, qetėsi vetėm nė dukej relative. Relative ėshtė gjithashtu gjithēka qė ne perceptojmė nėpėrmjet shqisave tona, kurse absolute ėshtė vetėm ajo qė mund ta kuptojmė me ndodhitė e drejtpėrdrejta mistike. Pikėrisht pėr kėto arsyeje, pasi shqisat tona na mashtrojnė pandėrprerė, bota e jashtme na paraqitet nė kėtė apo atė trajtė, kėshtu qė dukuritė natyrore nuk mund t’i definojmė dhe sqarojmė nė esencėn e plotė tė tyre. Duhet tė pranohet se shkenca, decenieve tė fundit, ėshtė larguar nga kėto dukuri dhe sado qė pėrpiqet tė gjejė shkakun e fundit, pas secilės “zgjidhje” tė re tė problemit lajmėrohen me qindra enigma tė reja.

            Njeriu, gjithnjė e mė shumė po largohet nga ajo qė ėshtė themelore dhe mė e rėndėsishme, qė tė humb nė labirintin sekondar tė pakuptimtė tė gjėrave. Sot e dimė se secila pjesė e materies nuk pėrbėhet vetėm nga  molekulat dhe atomet, si pjesė pėrfundimtare e mė tė imta tė saj, por se edhe secili atom pėr vete duhet tė konsiderohet si njė botė e veēantė. Fjala “atom” qė nė greqisht do tė thotė “i pandarė” nuk ėshtė mė qėndrueshme. Atomi pėrbehet edhe nga protonet, elektronet dhe grimcat  tjera. Marrėdhėniet midis tyre, pozicioni dhe lėvizja i pėrngjajnė Sistemit Diellor nė miniaturė. Ėshtė llogaritur se protoni pozitivisht i elektrizuar ka diametrin i cili ėshtė disa miliona herė mė i vogėl se milimetri, ndėrsa elektronet e ngarkuara negativisht, qė nė shtigjet e pėrcaktuara rrotullohen rreth tij, janė edhe 1800 herė mė tė vogla. Sipas kėsaj, atė qė shqisat tona e perceptojnė si materie tė ngurtė, ajo nė realitet krijohet nga njė sėrė vrimash, nė tė cilat materia pothuaj as qė vjen nė konsideratė. Kėto mes hapėsira paraqesin njė fushė tė posaēme tė energjisė rrezatuese, e cila rrjedh nga lėvizjet e elektroneve. Rezultatet e fundit shkencore lidhur me dekompozimin e atomit, kanė rėndėsi tė posaēme, veēanėrisht pėr t’u kuptuar mė mirė rrezatimet e ndryshme. Kėto kėrkime tė reja na argumentojnė se gjėrat tė “vdekura”, nė kuptim tė plotė tė kėsaj fjale, as qė ka dhe se secila pjesė dhe secili lloj i materies ka zhvillim tė posaēėm tė jetės, i cili i varur nga veprimet dinamike tė energjisė sė gjithmbarshme tė natyrės.

            Ngase tė gjitha gjėrat u janė tė nėnshtruara lėvizjve tė pandėrprera tė grimcave, ato pranojnė dhe emetojnė energji si dhe ndikojnė reciprokisht nė rrezatime tė shumėllojshme, kėshtu qė edhe gjėrat e vdekura janė nė gjendje qė tė t’i thithin rrezatimet e rrethit, atė energji tė absorbuar ato mund ta mbajnė, ta transformojnė dhe nė rastet e dhėna, ta emetojnė.

            Energjia e gjithmbarshme natyrore pėrshkon nė masė mė tė madhe ose mė tė vogėl gjithēka qė ndodhet nė natyrė, pavarėsisht nė janė qenie tė gjalla apo tė vdekura. Flora dhe fauna nė tėrėsi si dhe bota minerale nė pjesėt e veta mė tė imta, paraqesin ndėrtim dhe parim tė njėjtė tė ndikimit. Vetėm nga numri i radhitjeve, distancės nė mes vete dhe shpejtėsisė sė rrotullimit tė elektroneve rreth bėrthamės qendrore  nė atom, varet se a do kemi para vetės bakėr, ar, natrium,karbon apo ndonjė element tjetėr, kėshtu qė gjatė diferencimit tė mėvonshėm, nėn ndikimin e faktorėve tė shumėt, arrihet deri te materia organike. Gjithashtu, nė kėtė vijė, ligjeve tė njejta tė natyrės u nėnshtrohen edhe materiet organike edhe ato inorganike. Pasi qė ēdo ndodhi dhe ēdo proces natyror ėshtė i bashkuar nė mėnyrė tė pashmangshme me pranimin dhe emetimin e energjisė, kėshtu ēdo send, nė dukje i vdekur, ku bėjnė pjesė edhe hajmalitė dhe talismanėt, detyrohen t’i nėnshtrohen, mė shumė a mė pak, ndikimit tė asaj energjie, me tė cilin vjen nė kontakt. Objekti pėrkatės (pra edhe hajmalitė dhe talismanėt), mbushet, ngarkohet me sasi tė mjaftueshme nga ajo energji, ndikim tė sė cilės i ėshtė ekspozuar. Ajo energji (e bartur) mund tė mbetet latente, por, nė rrethana tė caktuara dhe nė kushte tė volitshme, mund tė transformohet dhe tė bėhet aktive, siē ndodh nė rastet e operacioneve tė ndryshme magjike.

            Personat sensibilė, gjatė kontaktit me gjėra tė tilla, janė nė gjendje qė atė energji tė akumuluar tė atij objekti, ta shndėrrojnė nė paraqitje vizuale dhe nė kėtė mėnyrė, nėpėrmjet “shqisės sė gjashtė”, ta lexojnė apo ta shohin gjithė historikun e tij. Sot, nė kohėn e zbulimeve tė ndryshme elektronike, kėto dukuri nuk duhet tė na duken tė ēuditshme apo fantastike, nė mėnyrė tė njėjtė sikurse energjia e emetuar pėrmes radio valėve apo valėve e formave tjera rrezatuese, qė bartėn nėpėr eter, qė nė radioaparatet pranuese tė shndėrrohen nė zė, fotografi, dritė etj., po kėshtu edhe truri ynė mundet qė nė rastet e volitshme tė shėrbej si psikodetektor,  cili nė vetėdijen tonė, energjinė e pranuar mund ta shndėrrojė nė ndjenė, pėrfytyrim, zė, fotografi etj.

            Tė gjitha dėshirat dhe mendimet tona paraqesin energjinė, e cila aq sa ėshtė e fortė, po aq nxit ndjeshmėri tė pastėr dhe tė fortė. Por, nė qoftė se ato janė nė konflikt mes veti, gjithsesi vjen deri te disharmonia dhe atėherė edhe rrezatimet e tyre do tė jenė tė parregullta dhe tė shkėputura, ashtu qė edhe nė rreth do tė ndikojnė nė mėnyrė antipatike.

            Tempoja e jetės sonė ėshtė shumė e shpejtė, automatike dhe e ngarkuar me mendime materialiste, sa qė njeriu sot as qė e konsideron tė nevojshme qė edhe kujdesin mė tė vogėl t’ia kushtoj asaj qė nuk pėrputhet me mėnyrėn e rėndomtė tė tė kuptuarit dhe tė gjykimit tė tij. Megjithatė, nė qoftė se dikush gjendet qė, i shtyrė nga vullneti i tij i mirė, do tė mundohet qė nė kėto dukuri “irracionale” tė jap pak dritė e kuptim, atėherė nė mėnyrė tė ēuditshme do tė hasi nė mungesė tė madhe tolerance dhe nė gjykime abuzuese tė masės, sa qė gjithsesi do tė jetė i detyruar tė tejkalojė dėshirėn e vullnetin e vet pėr punė tė mėtutjeshme.