Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Halil Haxhosaj

HALIL HAXHOSAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

HALIL HAXHOSAJ

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         Halil Haxhosaj lindi nė Prekolluk (Preklukaj) tė Vokshit, mė 1946. Mėsimet fillestare, shkollėn Normale dhe SHLP – Dega Gjuhė dhe letėrsi shqipe i kreu nė Gjakovė, ndėrsa Fakultetin nė Universitetin e Kosovės nė Prishtinė. Njė kohė punoi mėsues dhe arsimtar nė Cėrmjan tė Dushkajės, profesor i Gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė QAMO, nė Gjimnazin “Hajdar Dushi” dhe Shkollėn e mesme tė mjekėsisė “Hysni Zajmi” nė Gjakovė. Ėshtė edhe anėtar i Lidhjes tė Shkrimtarėve tė Kosovės, W.P.S (Shoqata e poetėve tė botės) dhe Kryesisė sė Klubit letrar “Gjon Nikollė Kazazi” nė Gjakovė.

            Me shkrime letrare ka filluar tė merret qė kur ishte nxėnės i shkollės fillore. Me shkrimet e veta ėshtė fitues i disa shpėrblimeve letrare.

            Nė vitin 2006 ka fituar ēmimin e tretė pėr kritikė letrare nė konkursin e shpallur nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė dhe gazeta “Drita” nė 75 vjetorin e lindjes sė Dritėro Agollit. Po ashtu nė Mitingun e 50-tė tė Poezisė, mbajtur nė Gjakovė 2014 fitoi Ēmimin e pare “Din Mehmeti” me veprėn poetike “Ekspozitė nė stinėn e re” si vepra mė e mire e botuar nė mes dy mitingjeve.

            Poezia e tij ėshtė e pėrkthyer nė rumanisht, gjermanisht, anglisht, italisht, polonisht, serbisht si dhe nė disa gjuhė tė tjera.

            Halil Haxhosaj shkruan poezi pėr tė rritur dhe pėr fėmijė, prozė, kritikė letrare, shkrime pėr teatėr, romane, drama, skenar pėr film e televizion dhe shkrime publicistike.

 

            Deri tash ka botuar kėto vepra:

             1 - “Damarė tė ringjallur”, poezi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovė, 1992,

             2 - “Nė kafaz me pantera”, poezi, “Rilindja”, Prishtinė, 1993.

             3 - “Kėngė tė ngrira”, poezi, “Jeta e re”, Prishtinė, 1996.

             4 - “Zėra tė grisur”, poezi, “Rilindja”, Prishtinė, 1998.

             5 - “Hija e orėligės”, poezi, “Rilindja”, Prishtinė, 2000,

             6 - “Pastaj bėhu relikt”, poezi “Rozafa”, Prishtinė, 2003,

             7 - “Umbra viselor – Hija e ėndrrave”, Bukuresht, 2004

             8 - “Pakohėsi”, tregime, “Buzuku”, Prishtinė, 2005.

             9 - “Pėrimtime letrare”, kritika letrare, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovė,  2006

            10 - “Fjalė e plagė”, poezi, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovė, 2007.

            11 - “Histori nė natėn e vranėt”, roman, “Ombra GVG”, Tiranė, 2008.

            12 - “Puhizė zemre”, Haiku shqip-anglisht, “Egnatia”, Elbasan, 2009.

            13 - “Pėrkushtime”, poezi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovė, 2009.

            14 - “Puhizė shpirti”, Haiku, NSH “Jeta e re”, Prishtinė, 2010,

            15 - “Vėshtrime nė prozėn romanore tė Petrit Palushit”, kritika, “Ombra GVG”, Tiranė, 2011.

            16 - “Kur u mėsova me dritėn”, poezi, botoi LULU, SHBA, 2011.

            17 - “Shi pa vranėsira”, tregime, botoi NSH “Jeta e re”, Prishtinė, 2011,

            18 - “Pavdekėsia e poetit”, poezi e shkrime pėr D. Mehmetin, botoi KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovė, 2011,

            19 - “Klubi letrar “Gjon Nikollė Kazazi”, Monografi”, botoi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovė, 2012,

            20 - “Lot e lakmi”, drama, NSH “Jeta e re“, Prishtinė, 2012.

            21 - “Lexime tė poezisė”, kritika letrare, NSH “Jeta e re”, Prishtinė, 2013.

            22 - “Pasi ngrihet perdja”, shkrime pėr teatėr, NSH “Jeta e re”, Prishtinė, 2013.

            23 - “Nyjėtime letrare”, vėshtrime kritike, botoi “Albanezul”, Bukuresht, 2014,

            24 - “Ekspozitė nė stinėn e re”, poezi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovė, 2014

            25 - “Puhizė pėrjetėsie”, haiku, “Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovė, 2015.

 

            Ky ėshtė libri i tij i njėzet e gjashtė. Nė dorėshkrim ka edhe disa libra tė tjerė.

            Halil Haxhosaj jeton dhe krijon nė Gjakovė.

 

 

 

 

 

QIELLI MBI MOLLĖ TĖ KUQE

 

Nata ėshtė afėr

 

Gjethet qė bien mbi jetė

Stinėn e luleve tė vyshkura sjellin

 

Bukuri e marrė

Me fustan nate veshur

Rri zgjuar nė dritare

 

Edhe tani si dikur

Rri e lodhur duke ėndėrruar

Kur hante bukėn e shpresės

Qė nė qiell shndriste dielli

Nga dritė e bardhė verbuar

 

Edhe dielli mbi Mollė tė Kuqe

Qė dikur qeshte nga gji qielli

Zbret nėpėr damarė tė mallit

 

Qielli mbi Mollė tė Kuqe

Lule tė vyshkura stine

Ende sjell nė lot

 

 

NĖ DĖRRASĖ TĖ SHKALLĖS

 

Nė dėrrasė tė shkallėve

Pika lotėsh rrokullisen

Pa pra nga sytė e syzezės

 

Blen i flokut

Mbi shpinė i derdhet

Me shikimin e tretur

Kah varrezat

 

Dėrrasat ia kapėrdijnė

Fytin e tharė

Toka e zezė

Ia pėrpin fjalėn

 

Askund nuk ka gjurmė

E dashurisė mbetur peng

 

Sivjet as vera

Nuk u kėndell

Nga vajtimet e syzezės

Sė dashuruar

 

Nė dėrrasė tė shkallėve

Tė thara

Pika lotėsh

Derdhen rrėke

 

 

QILIMI I KUQ
(Azem Shkrelit)

 

Kur aeroplani ateroi
Nė Aeroportin e Prishtinės
Shkela mbi qilimin e kuq

Tokės ia fala trup e mish
Shpirtin ma rrėmbeu qielli
Nė gjirin e vet e strehoi

Mos mė qani mė zė burrash
As me vajtore tė Rugovės
Se ju hanė shtatėqind dreqen

Asnjė ofshamė mos e gjėmoni
Se unė jam poet e kam vdekur
Pėr ēdo fjalė pėr ēdo rrokje
Pasha Besėn edhe pėr ēdo varg

Vetėm njėherė nė jetėn time qava
Kur pėr Shqipėrinė s’bėra asgjė

Asnjė lot nuk dua tė derdhet
Nė Rugovė Shkrel Pejė Prishtinė

Asnjė lot s’e dua 
Asnjė lot

 

 

AKUJT E ĒATISĖ

 

Shtrėngatė nė frymėmarrje

Akujt e ēatisė zgjasin kokėn

Deri te pragu i dritės

 

Nė sofrėn e begatisė

Lėngu i djersės derdhet

Pikė-pikė pikon

 

Akujt e ēatisė zgėrdhihen

Nė sy e zemėr kanė acarin

 

Atmosfera rri gati

Asnjė lėvizje nuk bėn

 

Para ka hijen e vet

Pas hijen e territ tė moshės

 

Nė dhomė kacafytjet

Shpėrthejnė deri te drita

 

Akujt e dimrit rriten e rriten

Derisa t’u skadojė afati

 

Pastaj edhe ēatisė

I ēlirohet frymėmarrja

 

 

ĖNDĖRRIMI I FJALĖS

 

Ėndėrrimi i fjalės doli nga miti

Braktisi mbretėrinė e ujishtes

U shtri nė logun e tribunės

 

Rrokjet me hapa tė menduar

Po vijnė me jehonėn e kaltėr

Me huqe tė mbingarkuara

 

Hapin derėn e hekurt tė shekujve

Duke jehuar klithjet e natyrės

Qė humbi shkėlqimin e vet

Bardhėsive tė dallgėve tė robėruara

Tė degdisura nėpėr visare rrugėsh

 

Ėndėrrimi i fjalės po vjen

E bashkuar me heshtjen

E shtrėnguar me pranga

Nė historinė tonė tė lashtė

Para dhe pas dy jehonave

Epokės sė Vjetėr dhe tė Re

 

Paqėsor ėshtė ėndėrrimi i saj

Nė tryezėn e bisedave troē

Nė atė dhe kėtė kohė tonėn

Qė po i dalin rrudhat e rritės

Besės sė dhėnė pellazge e ilire

 

Ėndėrrimi i fjalės ngadhėnjen

Kur e mbėltojnė bijtė e vet

 

 

NĖ KAFENENĖ E JETĖS

(Din Mehmetit)

 

Nė kafenenė e jetės
Nė tavolinėn pėrballė dritės
Rri e shikoj kah hyrja

Para meje mbi tavolinė
Veprat me vargje frymojnė
Vaje tė shiut rėnkojnė

Jashtė fryn erė e rreptė
Qielli derdh lot rrėke
Natyra qulloset
Deri nė palcė

Vajet e shiut dėnesin e vajtojnė
Nė kafenenė e jetės
Bashkė me mua e mysafirėt

 

 

PIKTURA

 

Ngjyrė mbi ngjyrė

Deri nė thellėsi

Kapėrdije pa tollovi

 

Rrugė mbi vija bashkuar

Nė kėrthizėn e lotit

Qė pikon nga tėmbli

 

Ngjyrė gjaku nė brendėsi

Ngjyrė gjaku nė format

 

E zeza zezonė motesh

Kalendar i historisė

 

Nė ballė tė krenarisė

Varė nė pikė dhimbjesh

Pikturon frymėzimin

 

Piktura ngjyrė mbi ngjyrime

Pasqyrė e historisė jetėsore

 

 

NĖN TASTIERĖ

 

Disa herė mė shtanget dora

Gishtat rrinė tė ngurtėsuar

Mbi tastierėn e shkronjave

Tė jetės sė stinės time

 

As gek as mek nuk bėjnė

Lėpihen e zgėrdhihen

Duke shikuar kėndin e vet

 

Dikur fryn erė e re

E shpalos atmosferėn

E ngroh kėndin tjetėr

 

Titulli i shkrimit buzėqesh

Shkronjat dalin tė nusėruara

Radhėt mbushin faqet e veta

 

 

LOT MBI VARR 
(Ali Podrimjes)

 

Enigmėn e bėre mike nė Lodeve
Gjėma dėnesje ofshama ēudira
Nė Prishtinė Gjakovė e shqiptari

Nė vargje figura e jetės

U shndėrrove nė aromė e poezi
Me enigmėn mike u dashurove

Edhe retė e Alpeve zbritėn poshtė
Mbi kokat e vajtoreve lotojnė
Shndėrruar nė figura e metafora

Shumė rrokullisje dhimbjesh dėgjohen
Rreth e rrotull fishkėllimė e acartė
Lumit ia solle diagnozėn 
Nė Francė e nė Paris

Diku nga palėt e qiellit atje lartė
Sytė shikojnė turmėn e mendohen
Ali Podrimja nga Ura e Fshejtė kėrceu

Nga eshtrat e varrezave tė mbushura me lot
Dėgjohen nga larg klithje tė mallshme 
Poeti me Lum Lumin gjithmonė ėshtė gjallė

Festat krenohen pėrmallshėm mbi tokė

 

 

SYRI  PĖSHPĖRIT

 

Para se tė pikojė loti

Syri pėshpėrit me ofshamė

Tym i zi del nga balada

Heshtas pėrhapet nė dhomė

 

Dritares i ndihet gulēima

Derės krrokamė zėrash

Korridori del nė tarracė

 

Shi i shigjetuar bie

Nė llėrėn e dorės shihet

Nishani i autoktonisė

 

Harku i Urės sė Drinit tė Bardhė

Pikon pandarė bardh si bora

I njomė faqet e vjetėrsisė

Rozafės i hapen qerpikėt

 

Syri nuk pėshpėrit mė

Rri hapur dhe rrėfen

Tė bėmat qė zymtonin

Historinė e Vjetėr

Historinė e Re

 

 

SYRI  PĖSHPĖRIT

 

Para se tė pikojė loti

Syri pėshpėrit me ofshamė

Tym i zi del nga balada

Heshtas pėrhapet nė dhomė

 

Dritares i ndihet gulēima

Derės krrokamė zėrash

Korridori del nė tarracė

 

Shi i shigjetuar bie

Nė llėrėn e dorės shihet

Nishani i autoktonisė

 

Harku i Urės sė Drinit tė Bardhė

Pikon pandarė bardh si bora

I njomė faqet e vjetėrsisė

Rozafės i hapen qerpikėt

 

Syri nuk pėshpėrit mė

Rri hapur dhe rrėfen

Tė bėmat qė zymtonin

Historinė e Vjetėr

Historinė e Re