Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Halil Matoshi

HALIL MATOSHI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

HALIL MATOSHI

 

 

 

         

 

             Hyrje

  

            Halil Matoshi i lindur mė 1961 nė Gmicė tė Kamenicės (Kosovė).

            Ka studiuar Filozofi-Sociologji nė Prishtinė.

            I burgosur nga regjimi komunist mė 1990 pėr angazhim politik dhe, po ashtu i marrur peng lufte mė 21 maj 1999 nga forcat serbe tė sigurisė dhe ėshtė mbajtur nė kampin e pėrqendrimit “Zabela” nė Pozarevac, Serbi njė vit, i akuzuar pėr terrorizėm, ndonėse ishte vetėm shkrimtar!

            Me profesion gazetar, shkruan kolumne politike pėr gazetėn “Koha Ditore” nė Prishtinė.

            Ka botuar edhe tregime, ese, studime letrare dhe filozofike.

            I pėrfshirė nė shumė antologji shqipe.

            Poezi tė tij janė pėrkthyer nė anglisht, gjermanisht, rumanisht, serbisht, sllovenisht, greqisht, spanjisht dhe nė gjuhėn rome.

 

            Ėshtė autor i librave:

            1.“Frymė varresh nė dallgore” (poezi), ‘bota e re” 1988;

            2.“Udhėtim nėpėr ėndėrr tė keqe” (libėr mikst), 1994;

            3.“Lajmėsi memec” (tregime);

            4. 1996; “Udhėtim nėpėr zhgjėndėrr tė keqe” (ditar lufte dhe ese) 2000;

            5..“Hija e Krishtit” (poezi), 2004;

            6.“Katedralė letre” – Njė ese pėr qytetin dhe tregime tjera; 2011;

            7. “N’zanafillė (Poezi) 2013;...

 

 

 

 

 

NATA. NJOLLAT

 

Ajo vendosi pushtetin e saj n’kto dhena

t’panjollosun prandej s’mujmė me e quejt anmiqsore

Duhet me iu dorzue

 

E pėrzė ēdo bardhėsi. Mbyt secilin zā. Mshef tė shėmtuemen si thashethānat mshef tė bukuren si Zojėn e papėrlyeme

 

S’i ka dert fjalėt e hallkut

Nata – ajo ka kuptim

nėse dielli del nesėr

ditėn me e bā

 

Siē ka kuptim flija e Jezuit

Vetėm nėse kthehet i ringjallun

Me e bā njeriun

 

Me i shplue e qartsue gjānat

 

 

 

MURI. FJALĖT

(60-vjet nga vrasja e John Fitzgerald Kennedyt)

 

Mė 26 qėrshuer 1963 n’Bradenburg “Ich bin ein Berliner” tha JFK

Fjala peshoi rand tuj e rrahė murin tridhet vjet pa nda

E bani ni vrimė plumi

Nėpėr t’cilen pėrbirohej dielli qė lindtte n’Perėndim

Dhe rrezet baheshin deklarata politike

E andrrat guxim

 

Po ajo vrimė mė 3 tetor 1990 u ba gojė

E thėrriti. Fjalėt u ēuen peshė iu vėrsulen murit si kulshedra

T’ardhuna p’ej matanė epokės sė akullnajave

Muri lakohej deri sa u shtri tek pluhuni

Hijet, ato u ēuen

Njerėz u banė dhe zateten shikimet

Nė ajrin qė vallzonte vizatoheshin shumė buzėqeshje

 

Dhe mbeten t’fosilizueme n’qiellin mi Berlin…

 

Po ajo gojė ndihet henez tek bėrtet

Edhe pas ramjes sė murit

 

Viktimat mendojnė m’nyra ma t’sofistikueme me e kalue murin

Qė mos t’i kapin pėr sė dyti…

 

Xhelatėt zgjatin ende sytė si tejqyra me pa se ēka janė tuj ba t’mbijetuemit

mos me u shpėtue pėr s’dyti…

 

22 nanduer, 2013

 

 

 

MARIMANGA. YJET

Marimanga ajo pėshtynė armaturė dhe krijon muzikėn gjeometrikisht tė matshme

 

Rrugėt i kanė shtėpi

Botėn e tyne e krijojnė me pėshtyma

Gjithēka qė s’āsht soj i tyne zatet vdekjen ndė udhė tyne

 

Lejenjoftimi i tyne nuk āsht trupi e doka si kaēadré

Po trajektoret

fishkėllima matematike

 

Vjen ni njeri dhe me ta l’viz dorėn ia zhban tanė njat univers

Ekzistencėn  dhe vizionin pėr t’ardhmen

Nga xhelozia pėr botėn e tij aq kaotike

Njeriu egoist. Ai po tė kishte duer t’zgjatuna deri n’qjellė

Yjet kish me i fshi …

 

 

 

NUSJA. TĖ BARDHAT

 

Kur del nga sh’pia e prindėvet pėr me shkue nuse

Aq e vogėl dhe e hajthme doket e zbehtė dhe e largėt

Si mizat nė televizorin qė s’ka sinjal...

 

Stimulon gjijtė me fije kashte si me krrabza ari me i prishė magjitė...

Thithkat i dalin jashtė kėmishe t’kuqrremta si dy karrabishta qė sapo dalin nga ftojtė

 

...me i ndjek shtrigat...

 

Sipas ni tradite ballkanike sa mosha e kohės

Qikes i ngjesin kanėn, qė floku i saj tė derdhė rrufe mbi demonėt

I ngjesin t’bardhė zhive, me e ba fluide syni i lig mos me e pa...

 

Me fitue hapėsinen e saj kryfjalė me u ba nė fjalinė: Sonte kemi darsėm!

 

Sa vjen e afrohet te sh’pia e burrit ajo rritet, pėrflaket – mbledh rrezet pėrreth

Diskriminon imazhet, fytyrat tjera doken t’shėmtueme, rrallon ajrin me u doktė rrezėlluese

Mashalla* ... Erdhi nusja...

Turma ngrihet para ni mumje tė ngrime p’ej shekujsh...

Pastaj imazhet dhe fytyrat struken nė jetėt e tyne

Ajo heq teshat, e bardha dhe ēliron ni trup grueje

 

Mbetėt e brishtė dhe e zbehtė si hānė e plotė...

Veē se tash āsht vetė magjia!

 

* Mashalla; Arabizėm i ardhun n’Ballkan p’ej otomanvet, qė s’ka ni pėrkthim libresk por vetėm interpretime: N’dorė t’Zotit; Me hirin e Zotit; Mos t’paftė syni i lig!

 

 

 

KAMPI I PĖRQENDRIMIT. NI PAMJE

 

Oficeri me katėr gardianė sapo kishte marrė ndėrrimin e natės

Dhe mbante syza me xham tė trashė

Dredha lėkure t’u hiqte tė internuemve e kishte pėr detyrim

 

Pengjet gėrvishtnin muret me ofshama

Njani p’ej tyne mbante syza poashtu -

Syza tė trasha me dioptri t’madhe

I frikėsuem se i thehen p’ej rėnkimevet

I paloi dhe i futi nė xhep…

 

Nga trysnia e britmave druente se i thyheshin syzat

Oficeri poashtu,

I hoqi dhe i futi nė xhep

 

Masanej ata dy si nėpėr mjegull panė vetjet e tyne

Tė defigurueme dhe s’kuptuen ma cili tė ishte mizori

cili njeriu

 

Muret rėnkonin e ēaheshin

Dhe mendja u rrinte dyve tek syzat

Qysh me i ruejt sytė e ballit

Tuj e mbajtun pamjen e sho’shojt tė palueme nė xhep

Si diēka delikate e t’shtréjtė

 

Sapo zallamahia pushoi

Ata dy nxorren syzat me pa…

I fshinė me cepin e cohes p’ej kadifje

 

Tashma botėt e tyne njerėzore ishin fundosė dhe po afroheshin

T’strukun nė nji qoshe u panė t’pėrqafuem…

 

Vunė syzat dhe secili u nis nė punė tė vet…

Pa bza...

 

“Zabela” – Pozarevac, 1999

 

 

 

GRAHMA E FUNDIT. LAJMET

 

Nata āsht shndrrue n’veshė

E ditės i āsht ngulė ni shigjetė parake n’sy

 

Radioja e vjetėr ciaste si qen i uritun ose po qante

Loti i āsht ngurue i āsht bā fjalė…

 

Dėgjoj lajme. Nė tāna gjuhėt botnore

Indoeuropiane dhe sllave;

Masanej armenisht e kirgizisht…

E n’gjuhė t’zhdukuna si etruske, ilire e vllahishte...

 

Lajmi qė e pres nuk po vjen as sonte…

 

E kthej rrotullėn e radios nė valė tė gjata

Qė t’ia shkurtoj udhėn lajmėsit

Ta za funin e luftės

Kjoftė nė arabisht, kinezisht apo zullu…

 

Tė tanė flisnin pėr gjana t’pakuptueshme pėr mue

Ose thjesht pėr luftėn qė vazhdonte…

 

Prap sjell njat dreq rrotulle nė FM

Nga botėt vijshin sall mbllaēitje tash e mot

Valėt e radios zunė myshk…

 

E pėrplas pėr dhe poende dėrdėllinte

E shkėrmoēun: Luftė…Luft, Luf, lu, l…

 

Rrotela t’sames

Nalne ma njat mut lufte

E shihni qė e dhiet krejt

 

Sapo menoja pėr mnyrėn ma mizore

Tė ndėshkimit tė zotave tė luftės: p.sh. me ja u lidhė zorrėn e trashė nye!

M’u ba sikur radioja u pehat dhe lshoi grahmėn e fundit

(mos po fliste pėr fundin e luftės m’u n’atė ēast!?)

 

Maj, 1999