Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Halit Batjari

HALIT BATJARI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

HALIT BATJARI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

        U lind mė 9/05/1946 ne fshatin Zgatar, Dragash. Katėr klasė tė fillores i ka krye nė tre fshatra tė Opojės, ndėrsa klasėn e V-VIII nė shkollė" M. Bakiu" nė Prizren. Gjimnazin e ka kryer po ashtu nė Prizren. Ka studiuar nė Beograd. Nė gjimnaz ka qenė aktiv nė orėt letrare. Ka punuar nė Elektro- Kosovė dhe kam shkrua poezi nė gazetėn me po tė njėjtin emėr. Me 2016 ka botuar librin “Ēdo ditė nga njė kujtim shfletoj” - poezi. Ka nė pėrgatitje edhe njė libėr tjetėr i cili sė shpejti do ta sheh dritėn e botimit.

 

 

 

 

NE PRITJE

 

...Pa gdhirė u zgjova i tramengur,
Porta e mbyllur priste ta hap dikush!
Errėsirė  qė vret pa u hamendur,
Shiu i dendur,me lag si nen dush.

Hapa portėn, s'ka njeri.
Po pres koha duhet te parakaloj
E armatosur deri nė dhėmb,
Shpirti mu trembe.

Ajo kishte kalua pa u vėrejte e lėnduar nga armėt e veta!

Edhe nė errėsirė s'u ndal sonte!
Nga gjumi i rėnd kėtė bote ta 
Zgjonte...

Pritje je me ankth: "Hanibal ante portas"
Dikush bėrtiti  nga frika .
Porta s'do tė hapet, dėgjohen hapat e rende!

Arriti dhembja nė zemėr si duket e zeze...nga Afrika !

 

 

NJE KAPTINE E JETES

 

Ne cilėn kaptine tė jetės,
Me thuaj, te te kėrkoj ?
Pas murit ndarės tė vdekjes !
Si mund te tė pėrqafoj ?

Nese je ne boten e amshimit 
Se do shkosh asnjėherė s'ma the,
Sot, unė ne buze tė rrėnimit,
Pėr vetmi u bėra pre...

Nėse je duke pushuar,
Ne parajsėn me lule plot,
Hape zemrėn pėr t'u bashkuar,
Nga gėzimi, tė derdhi lot !

Nėse je nė kaptinė tė asaj bote,
Mbushur, pleq, plaka e rini,
Me mburr fytyra jote,
Me shton nė zemėr krenari...

 

 

DRITĖ ENGJĖLLORE

 

Thesar i ruajtur brenda,shkronjat varg,
Lumėbardhi sot i gėzuar rrjedhės 
Shpejtohet,
Drini i bardh te porta e pret,
Si ēdo ditė pėrqafohet
Me pishtarin e vet.

Rrugėn ia ndriēon,
Pėrshėndetje nga puset,shėndet
Rrapi legjende nė shtrat Lumėbardhit me shpirt !

Rrėnjėt e kalasė antike, qyteti krenar,
Zgjohu pari, shėroni kėto plage !

Pishtar nė ēdo cep, errėsire kapluar,
Vjetėrsi n'Cvilen,
Qytet i tjetėrsuar, ndihma mungon...

Shkronjat vuajnė,qirinjtė po fiken,
Ardhmėria po lėkundet.
Margaritarėt shpirtėror nė horizontin e zymtė.

E lumja breshka me shtėpinė e vet?!
Ndihme s’kėrkon, rrebeshi po afrohet.
Pishtarėve nė kėto ane drita po u zbehet...

 

 

TE LUTEM

 

Mos u trazo nė shpirt nėse sonte s'do te vij,
Ditėn e nesėrme tė lutem me pritė,
Muzg i errėt nė kėtė shtėpi,
Do pres dielli sapo tė shndritė.

Mos u rrėqeth nėse mė sheh tė kėrrusur,
Kaluan ca vite e ne nuk u pamė,
Nėn njė hije tė rėnd gjithnjė isha strukur,
Jetėn tonė tė lumtur,pėrgjysmė na e ndanė.

Mos u trishto tė lutem,
Nėse me sheh tė pikėlluar,
Sonte do tė ngutem,
Me tė pėrqafuar.

Ne na ndajnė dy bota pak sa te ēuditshme ,
Mua tė gjorin dielli mė djeg si me saē,
Ditė e natė tė renda e shumė tė mėrzitshme,
Jeta mė ėshtė rėnduar,nuk pėrfundon me kaq.

Njė ditė u nisa tė tė vizatoj,
Si mund tė tė gjeje nė atė botė tjetėr,
S'ke as telefon qė tė tė kėrkoj,
Nuk mund tė ec,jam nė moshė tė vjetėr.

Andaj u pendova, u ktheva nė shtėpi,
Mora foton tende, pak sa tė bisedoj,
Pėrballė me rrinte shoqja vetmi,
Nga e cila kurrė, nuk mund tė shpėtoj.

 

 

TE QENDROJ PRANE

 

Sot nė kėtė ditė tė bekuar,
Zgjohu,tė lutem e mė prit,
Nga ky muzg pėr tė shpėtuar,
Falmi kėsaj zemre njė cik dritė.

Ti e heshtur por me buzagaz ,
Me shikon nė kėta sy tė pėrlotur
Me thuaj vrerin, ku ta zbraz,
Me ngushėllo, dua tė pėlcas...

Pranė mė ke, asgjė s'mė flet,
S'kam njeri, qė tė bisedoj,
Mungesa jote shume mė vret,
Vetmia e rendė do me rrėnoj!

Sot nė kėtė ditė tė bekuar,
Po pres tė ma thua njė fjalė,
Unė, me kėtė jetė tė ngatruar,
Me thuaj: Si mund t'ja dalė...

Pranė me ke dhe tė shqetėsuar,
Zgjohu tė lutem mė pėrshėndet!
Shpirt e zemėr nė gurė tė shndėrruar,
Mungesa jote ēdo ditė mė vret!

Me fale...
Nuk erdha me tė shqetėsua,
Erdha sot ta shfryej kėtė mallė,
Nė kėtė pranverė tė lulėzuar,
Qė zemrėn ma kall.

E thura njė kurore me lule vetėm pėr ty,
Do tė lėshoj mbi varrin tėnd tė heshtur,
Muzg, errėsirė ēdo ditė nė kėta sy,
Mė rėndon parreshtur...

Nga se s'ma the edhe njė fjalė,
Do kthehem kokulur nė shtėpi,
Duke tė pėrkujtuar thellė me mall,
Duke u pėrballur
me tė shkretėn VETMI...