Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - "HALLI" I XHA TRUSHIT

Shkruan: Pėrparim HYSI

Tregim

"HALLI" I XHA TRUSHIT

 

Por, Zoti ėshtė i madh: lart ėshtė e poshtė shikon, tė takova ty; e shkarkova hallin se, qė t'i vėmė kokė muhabetit, e di si e kemi ne, nė fshat: nuk na gjendet karari. As nė dimėr dhe as nė behar. Si zogj inkubatori. Se ka dy lloj zogjėsh,- vazhdonte xha Trushi,- zogj me koēkė dhe zogje inkubatori. Kėtyre me koēkė, u hedh njė dorė dhe i merr koēka me vete pėr kullotė. Ata tė  inkubatorit janė keq. Ciu-ciu! Ciu-ciu dhe nuk luajn nga pragu.

 

 

            E kam njohur prej kohėsh xha Trushin. Unė mėsues nė atė fshat tė largėt (epo mė tej nuk kishe se ku shkoje veē drejt e nė det) dhe ai, denbabaden aty. Unė djalth qė sa kisha vėnė brisk mbi faqe dhe ai, xha Trushi, kish hyrė nė moshėn e tretė. Tek mė shihte me atė syrin e njė vrojtuesi me pėrvojė, nuk ma kurseu "bodecin". Dhe nuk qe bodec ashtu sa tė ēikte paksa, por nga ata "bodecat qesh e ngjesh" qė i kishte mu sipėr gjuhės.

            -Digjo, dhaskal, - shpoi ai. - ma ke "njacur dorėn" ashtu kollonekthi.

            Unė po bėhesha gati si t'i vija anės kėsaj tė folmes vendēe, por ai, si burrė i zgjuar, mė erdhi nė ndihmė. Kur them e ke "njacur dorėn", ta kamte fjalėn, pėr ato faqet e njoma qė i pret, para kohe, me brisk. Aha, - gajasi,- e di si themi ne  nga kjo nahija jonė? Dhe, papritur pėrgjigjen time, tha: - Kush nxiton, lodhet shpejt. E, qė ta paēė fjalėn, ke nxituar, dhaskal.

            Nuk korret misri i njomė.  Se shkon dėm.

            Fliste, buzėn e ēonte vesh mė vesh dhe as tė linte kohė qė tė thoshe qoftė dhe njė fjalė. Kur mbaronte, thoshte: -Ore, dhaskal, se mos mė zemėrohesh muana, se jam nė moshėn e murtatit una. Mė pėrqafonte dhe tė dukej sikur tė falte gjithė qashtrinė e njė shpirti tė bardhė e tė bukur.

            Mbasi ikte, unė zija dhe analizoja ēdo fjalė tė tij: qoftė ato me "rrotulla", por dhe ato qė nuk donin shumė mend pėr t'i marrė vesh. Pra, me atė "nuk korret misri i njomė", e kish fjalėn qė unė, pėr t'u dukur pak mė i madh se ē'isha, kisha vėnė brisk mbi faqe. E vėrteta kėshtu qe. Ngaqė kisha hyrė dy-vjet parakohe nė shkollė, ndodhi qė, sa plotėsova 16-vjeē, u emėrova mėsues nė 7-vjeēare nė fshatin e xha Trushit. Xha Trushi as nuk kishte pse pyeste pėr moshėn time, se unė qeshė pėr tė si njė fshat qė duket dhe nuk kish nevojė pėr kallauz.

            Kėtė portret timin si "misėr tė njomė" e shihnin dhe tė tjerėt, por s'kishin atė "huqin" e  xha Trushit. Kėtė huq, xha Trushi ia njihte vetes, por jo vetėm ishte i ndėrgjegjshėm, po gati e brohoriste atė. Thoshte: -Aha, nėse kjo "radakja ime" mendon kėshtuna, e them troē mu nė mejdan una, se ndryshe nuk mė zė gjumi  rehat. Dhe vazhdonte: - E them dhe, ē'nxjerr nga kjo gojė, e paguan kjo "bojė". Me bojė, xha Trushi, e ka fjalėn ky "trup". Sa pėr moshė tė "murtatit", e kish fjalėn si moshė e tretė (e vdekjes).


*     *    *

 

            Pak nga pak, u bėmė miq me xha Trushin. E kishte shtėpinė mu buzė "Lumit tė vdekur" dhe, tek e shihja ashtu me atė veshjen karakteristike myzeqare dhe me "nojmat" qė i  kishte nė majė  tė gjuhės, mendoja se i ndjeri JAKOV XOXA, kur shkroi atė roman epope, patjetėr ka takuar me njė "sozi" a tė ngjashėm tė xha  Trushit, siodomos pėr atė tė folme alla-myzeqarshe. Xha Trushi sa shpotitės dhe gazmor qė qe, aq dhe bujar. Atėherė, kur njoha xha Trushin, vėrtet qe ngritur kooperativa, por, ende kishin nga tri dynym, ndonjė lopė dhe pėr shpėndėt shtėpiake as qė lakoheshin kund.

            Mė pa njė mbasdite qė nxitoja sikur mė ndiqte dikush me shkop. Hapi lesėn (njė farė deriēke nė Myzeqe) dhe mė preu rrugėn duke qeshur: - Ore, po ē'hasėm po tė ndjekė qė ma ke marrė "likthi" (me nxitim)?.

            -Epo e kam goxha larg (qeshė 25 km larg shtėpisė) dhe dua tė mbrrijė pa hyrė dielli, -zura tė mbrohesha unė.

 

 

            -Po ti, mos ma bėj si ai qė tregojnė? Kėsajat i thonė: - Hajde, o baba, qė tė tregojė arat!

            Pse nuk e di unė se ku rri tija?

            Po ktheu tek xhixhaj, njome buzėn me ndonjė sapllake dhallė qė tė mbushesh me forca. Aq sa do rrish, fitoje me "vrap". Dhe, papritur miratimin tim, mė zuri prej dore dhe nė futi brenda "lesės".

            - Digjo, - bėrtiti (kjo britmė qe  pėr tė shoqen), - ka ardhur dhaskali dhe ka rrugė pėr tė bėrė. Mbushe atė sapllaken dhe, sa ta gjerbi qy, mė zėrė njė bibė se do ja nap  me vete. Se vėrtet dhe qy-ja nė fshat rron, por ėshtė nė pallat, se  ėshtė nė fshat- kasaba, qyja. Dhe shpotiti: -Fshat- kasaba; kasballi fukara!

            Unė e urova xha Trushin dhe, kur e shoqja, Vara, mė solli "peshqeshin" kaq tė rėndė, zura ta kundėrshtoja, pak me politesė, po ku mbahej dhe ku ia dilje dot me shpoti xha Trushit.

            - Me demek, - shpotiti ai,- ti mbete po "misėr i njomė". Ore ke digjuar ti se si thonė: -      Po tė ndjekin, ik. Po tė dhanė, merr. Mos mė vėrvit pleshta, muana?!

            Epo ku mundej ai me fjalė. E mora peshqeshin dhe, tek nxitoja rrugės, mendoja se  sa shpritbardhė janė kėta njerėzit e fshatit se, sado krahasuar me qytetin, heqin mundime mė shumė. Ata kurrė nuk duan qė tė mbeten "borxhėli", por, sikur kanė njė kėnaqėsi tė veēantė, nėse e kanė shlyer njė detyrim moral qė kanė mbi supe. I tillė ishte dhe xha Trushi.

            Unė, pas trivjetėsh punė, u largova nga fshati i xha Trushit, por miqėsinė e tij dhe shumė bashkėfshatarėve tė atjeshėm nuk e harrova asnjėherė dhe e ruaj dhe sot e kėsaj dite.


*     *     *

 

            Kisha  vjete pa e parė.  Kur si bekim qiellor, m'u dha para sysh. Unė e njoha menjėherė dhe, sa e pashė, bėrtita:

            -Po ku tė kam, o xha Trushi? Ky afrohej duke ēapitur ngadalė dhe, kur ndjeu duarėt e mia mbi qafė, e zbrazi: -Nga sytė nuk para shoh, po nga kjo "ēaēka" sikur jam  birinxhi. Je ti "misri njomė" i qėmotit apo e kam kabim una? Unė, vet dora, thashė me nxitim. Ho-ho. - ngau me bodecin e tij, - i paske hedhur mullės si shumė se, nga "misėr i njomė" mė je kthyer si njė "lopė barsė". Epo, domosdo, se je rritur fukara tina si nė kasaba. Tani ke rėnė nė "ēaire pa korrur" dhe ha e hidh e duaj mos lidh. Jo, po, ku pushonte me shpotitė ai.

            U ulėm nė klub dhe, pasi u ramė muhabeteve dy hunj e njė purtekė, e zbrazi "hallin" e tij. Jam nė hall, - mė tha, - dhe dua ta ndajė me tyja. Ia kisha taksur Varės una, por mė dole nė rrugė dhe po e shkarkoj gomaren tek tyja. E prita me shumė kėrshėri "hallin" e mikut dhe mendoja: ah, sikur tė kem mundėsi qė t'ia pėrgjysmoj apo t'ia heqė hallin qė ka mbi supe.

            Po hė,- i thashė,- ē'hall tė ka gjetur?


*    *   *

 

            Mė tha ajo, imja(gruaja) muana. -Kemi njė dy muaj qė nuk kemi haber nga ēupat. Pa hidhu njė vrap se fundmaji ėshtė, ne, po kėtoēika punėz, si nė terezi i kemi. Ēapu se tė gjallė janė dhe ata dhe mund tė kenė dhe ndonjė hall.

            E, ē'ta njac? Vesha ato rrobat qė mbaj nė sėndyq dhe kėmbėt e lehta e faqebardhė tek ēupa e madhe. Berihaj ēupa nga malli, nga nipojt e mbesat (ka gjashtė, shqyr zotit) dhe, tek u shtruam muhabetin pas drekės, i them dhėndėrrit: - Ore, po si i kini punėt me ekonominė? Se ekonomia ėshtė jeta.

            -Opo lėre mos e nga, - mallkoi ai. Nėse nuk bie shi kėto dy-tri ditė, ėshtė mė mirė tė vras veten se kam derdhur njėmilion lekė pėr frasulen dhe bostan dhe mbetėn, u thanė atje nė arė. Domethėnė, njė nė dorė. Mė mbeti e ngrėna mu nė fyt. Ika i mėrzitur nga qy, i madhi, dhe, sa ēapa hidhja pėr tė shkuar tek ēupa tjetėr, i lutesha Zotit qė tė lėshonte shi sa pėr bostanin e frasulen, por dhe pėr dhėndėrrin qė do bėnte hatanė: do vriste veten?!!!

            Aty nga darka sosa nė shtėpinė e ēupės sė vogėl. Kjo katėr fėmijė ka. Si me porosi: dy djem e dy goca. Tė mbarė fėmijėt, por dhe cuca me gjithė dhėndėr. Mė vret Zoti tė ankohem.  E, qė thuaj tina, edhe kėtuna gostia, gosti si punė e asaj thėnies nga ana juaj (xha Trushi e di qė jam bektashi) qė thotė: " Qejf, or qejf, qė bėn Dervishi, pi raki, ha tule mishi". Mirėpo kjo ngrėnia ime qe si puna e asaj qemanes  sė Nastradinit qė avazin e kishte mė mbrapa. Tek rrinim, pas darke me dhėndėrrin (epo gjuha shkon ku dhėmb dhėmbi), e pyeta: - Si dukeni me kėto punėrat e bujqėsisė?

            Oi,- zuri tė qahej ai, - nėse bie shi, unė do vete tė varem mu aty tek kumbulla nė oborr. Kam korrur tė gjithė jonxhėn dhe, nėse kalbet ajo nga shiu, unė mbeta fukara: me gjisht nė gojė.

            Tė thotė tjetri hallin dhe zėre se tė vė samarin mbi kurriz. Shkurt muhabeti, mbeti xha Trushi, tėrė natėn zgjuar dhe i lutesha Zotit qė tė mbante dorėn dhe mos lėshonte pikėshiu se m'i prishej jonxha e korrur dhėndrrit tė vogėl. Kur u zgjova, u bėra fresk dhe i dhashė karar: bie nuk bie shi, njė "xhenaze" e kam (kėshtu vendosa t'i them asaj, simes, una). Por, Zoti ėshtė i madh: lart ėshtė e poshtė shikon, tė takova ty; e shkarkova hallin se, qė t'i vėmė kokė muhabetit, e di si e kemi ne, nė fshat: nuk na gjendet karari. As nė dimėr dhe as nė behar. Si zogj inkubatori. Se ka dy lloj zogjėsh,- vazhdonte xha Trushi,- zogj me koēkė dhe zogje inkubatori. Kėtyre me koēkė, u hedh njė dorė dhe i merr koēka me vete pėr kullotė. Ata tė  inkubatorit janė keq. Ciu-ciu! Ciu-ciu dhe nuk luajn nga pragu. Kėshtu dhe ne: ciu-ciu. Si dhėndurrėt e mi... Dhe prapė qeshi. Epo fabrikė pa ēati, hesapi. Tani, si u "ēlirova" nga ky hall i xha Trushit, e pėrqafova edhe mė ngrohtė dhe tėrė rrugės, deri sa po e pėrcjell kėtė hall mbi ju, shpotia e tij  mė rri mbi buzė. Qofsh, i gėzuar, Xha TRUSHI! O babaxhan si gjithė  njerėzit nga MYZEQEJA!

                                                         

Tiranė, 21 maj 2017