Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Hamdi E Muēa

HAMDI ERJON MUĒA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

HAMDI ERJON MUĒA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            Hamdi Erjon Muēa lindi nė Durrės mė 6 Janar 1978. Tani banon nė Pisa, Itali.

            Ka botuar katėr libra: romanin "Vrasėsi i Shpirtrave" (Ombra gvg 2010), vėllimin me novela dhe tregime  "Besimi Komunist" (Ombra Gvg 2012), vėllimin me tregime dhe novela "Ēanta e mistershme" (Faik Konica Prishtinč 2014)  dhe Romanin  "Iluzion Optik" (Ada 2014).

 

 

 

 

82

 

Me djegie librash nisi mesjeta,

ē'ka ishte letėr e shkruar,

nė zjarr menjėherė.

Me libra tė shkrumbuar,

erdhi ēdo diktaturė njerėzore,

e pas flakės sė librave,

diktatura do lindin ēdo herė.

 

Kall frikė libri,

pėrbindėsh me flatra,

fantazmė qė tmerron,

jo vetėm natėn.

Ndaj satrapėt,

duke sakrifikuar,

Prometeun njerėzor,

pėrvetėsuan flakėn.

 

 

 83

 

Nuk ka kalorės fisnikė,

as nė ditė tė kthejllėta,

e as nėn stuhi.

Jemi njė tufė kėmbėsorėsh,

Qė rropaten nė llumin e gjenezės,

nga dita e parė,

e deri nė pafundėsi...

 

Jemi gėnjeshtarė,

tė vetėgėnjyer matrapazė,

boshėsi ėndrrash shesim.

E ndėrsa merremi me ngritje,

ose ulje ēmimesh fiktive,

Fėmijėt e tė nesėrmes vdesin.

 

...Vdesin...

Ndoshta ne i vrasim...

Ose kanė lindur tė vdekur....

Mallėngjehemi gati siqerisht,

kur pėrballemi me kufomėn e ngrirė,

me vėshtrimin e zbardhur,

drejtė tė ardhmes mekur....

 

 

84

 

Kapėrdijmė monotoninė e njėtrajtėshme,

tė plogėsht,

tė ditėve tona,

pas mbllaēitjes me molarė tė krimbur,

tė ngulur fort,

nė nofullat e kohės.

 

Ripėrtypim projekte afatgjata,

tė mykura nga lagėshtia mendore e shekujve,

mbajmė sytė mbyllur,

tė pėrqėndruar nė ėndrra shėtitėse,

e humbim tė shumtėn e rrezeve,

tė diellit ngrohės.

 

Disa humbin nė labirinte,

duke kėrkuar lumturinė,

me ēdo kusht,

disa humbasin udhėve tė tokės,

nė arrati tė pėrhershme,

pėr tė mbijetuar.

 

Disa tė tjerė humbasin pas fjalimeve,

boshėsive pompoze tė ekspozuar,

ndėr veshė pa dėgjim,

tė tjerė kanė humbur tek shkėlqimi,

i bizhuve tė shenjta qė ndrijnė nė qafa,

nė kyēe, mes gishtrinjėve nė duar.

 

 

85

 

Nuk ka asgjė tė re,

nė kėtė botė moderne,

me kohė tė plakur,

nuk habitem mė nga asgjė,

nė kėtė mbipopullim tė pėrgjakur....

 

Nuk mė frikėsojnė kėrrcėnimet,

me tmerre e me vdekje,

ferrin qė rrezikoj e parajsėn qė humb,

ka mijra vjet po e njėjta shfaqje,

e teatrit lėvizės tė botės sė ndalur nė dhunė...

 

Nuk derdh mė tė pavlerė lot,

ujė tė kripur deti ka plot,

vajtimet njė ditė do shteronin

shkretizmin....,

askush nuk e ndal dot.

 

Nuk mė habit as grykėsia,

nuk i urrej vdektarėt e gjallė,

edhe unė jam njė prej tyre,

veēse skam fat,

skam gjetur asgjė pėr ta marrė.

 

I respektoj gati nė adhurim teologėt,

imamė, priftėrij...,

pjesė e njė race tė mirė,

lypėsi i kėrkon lėmoshė me pėrultėsi,

e ata i japin bekim me shprit dėlirė....

 

 

86

 

Kryqi i fundit u thye,

I vjetruar mbi peshėn e vet.

Dy tė tjerėt nuk u mbajtėn aq gjatė,

Mbi ta rėnduan deri vonė dy kufoma,

dy skeletė.....

 

Kryqi mbeti ngrehur,

I kryqėzuari u ringjall...

Askush nuk u kujtua mė pėr tė,

e ajo vegėl druri mbeti harruar,

Mbi atė kodėr-mal.....

 

Nuk e di nė bėri zhurmė,

Apo u rrėzua nė qetėsi...

Askush nuk e priste,

Patėn harruar ta pėrgjonin.

As njerėz as qiri....

 

Kur u zgjuam, gjetėm,

Shpuar nga tė gjitha anėt,

Tej pėr tej

Njė pirg me dru tė vjetėr,

Nuk u thanė as fjalė tė shenjta,

As vajtime nuk pati.

U dėgjua veē njė zė i vrazhdė:

Merreni dhe digjeni kėtė dru,

Nuk vlen pėr asgjė tjetėr.....