Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Hamit Majkovci

HAMIT MAJKOVCI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

HAMIT MAJKOVCI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            Hamit Majkovci u lind mė 21.07.1971 nė fshati Dyz, komuna e Podujevės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, kurse shkollėn e mesme ekonomike “Isa Boletini “, nė Podujevė. Gjatė vitit shkollor 1990-1991 kishte studiuar nė Fakultetin Ekonomik dhe kishte pėrfunduar vitin e parė. Pėr shkak tė aktiviteteve politike tė kohės dhe situatės sė vėshtirė u detyrua ta ndėrprenė fakultetin.

            Pas pėrfundimit tė luftės regjistroi Shkollėn e Lartė Pedagogjike, nė Universitetin e Prishtinės, Dega: Mėsimi klasor, ku dhe i ka pėrfunduar studimet.

            Qė nga  1 shtatori i vitit 1999 Hamit Majkovci, punon si mėsues nė SHFMU ”Jetullah Islami”, nė Dyz. Po ashtu ka tė pėrfunduar programin: Avancimi i Mėsimdhėnėsve tė Kosovės, nė Fakultetin e Edukimit, nė Prishtinė, ku ka marrė titullin Bachelor nė Edukim, nė Programin Fillor.

            Ka botuar tri pėrmbledhje me poezi :

            “Shpėrthimi poetik” , 2017

            “Identiteti”, 2017

            “ Shtigje jete ”, 2018

 

 

 

 

ATDHEU

 

Atdheun e mėsova

Me gjerėsinė e kufijve

Me ninullat e nėnės

E lojėrat e fėmijėve.

 

E mėsova atė...

Me pėrrallat e gjyshes

Me kėngėt pėr kreshnikėt

Zėrin e bilbilit e kėngėn e qyqes.

 

A thua ēdoherė ?!

Pas ēdo furtune

Trualli i Shqipėrisė

Duhet cunguar?!

 

Nuk duhet shumė dituri

Pėr tė ditur shumė gjėra

Sepse ne gjeneratat e sakrificės

I mėsuam nga vuajtja dhe dhembja .

 

E sa gjenerata

U sakrifikuan para meje

Dhe na treguan se ky dhe

Ėshtė fole e atyre para dhe pas meje.

 

Dhe zemra dashurinė

Nė gjak e fsheh

Pėr ty, o e dashura nėnė

Pėr ty,o i shtrenjti Atdhe

 

 

SIMBOLI I REZISTENCĖS

 

Njė jetė me dhembje

Njė jetė me krenari

Me dekada nė burg

Vetėm pėr liri.

 

Si njė urė e artė

Qė rrjedh vetėm te njė lumė

Sado qė e pengonin

Rrjedha i shtohej edhe mė shumė.

 

Nuk ndėrpritej ura

Nuk pengohej lumi

Pavarėsisht grilave

Qė i kishte burgu.

 

Nuk burgosej dėshira

As zemra e atdhetarit

Simbolit tė rezistencės

Bacė, Adem Demaēit.

 

Nga qelia e burgut

Mesazhe i dėrgonte popullit

Se pa gjakun e dėshmorėve

S'vjen liria e kombit.

 

Dhe fati e deshi

Kjo ėndėrr iu realizua

Njė jetė njė fjalė burrėrore

Me liri - pavarėsi u kurorėzua.

 

 

KĖSHTJELLA E TRIUMFIT

 

Kėshtjellė krenarie ,fjalė e pa tretur
Nė mesin e fjalėve tjera
Ti mbete heroizėm i ri
Nė mesin e krenarive tė vjetra

Mos tė harrojmė ku vėmė hapin
Ta kthejmė kokėn nga njėherė pas
Ku krenaria i flet kombit
Nė Kosovė atje nė Prekaz

Historia nga Prekazi i fletė botės
Nga ku i ka rrėnjėt liria
Nė kullėn e sakrificės
Nga trualli me burra e trima

Gjaku nė kėtė tokė i heroit me familje
U bė dritė ,lindėn jetė
Pėr liri vdekja u bė
Ringjallje e vėrtetė

 

 

NĖNA DHE ABETARJA

 

Nė periudhat historike

Kohė tė vėshtira kanė kaluar

Sa burrin, atdhetarin

Pėr liri ato e kanė gatuar.

 

Krenaria e tyre 

Ėshtė e lavdishme

Nėna dhe Abetarja

Shqipen na e mėsuan tė gjithėve.

 

Nė jetėn e tyre shpirtėrore

Pak kanė kohė tė gėzuar.

Me gjakun e fėmijėve tė Nėnės

36 shkronjat e Abetares janė shkruar.

 

Nė periudhat historike

Nė jetėn e tyre shpirtėrore

Nėna dhe Abetarja

Janė Hėna e Dielli i kėsaj toke...

 

 

JETA

 

Shumė gjėra mor vėlla

Pashė e mėsova nga jeta

Mė shumė qenė tė hidhura

Sesa tė buzėqeshura.

 

E pashė nėnėn sa vuante

Tė rriste fėmijėn

Por kur ėshtė nė pyetje atdheu

E jep ajo pėr lirinė.

 

Mėsova se edhe motra

Vuan shumė pėr vėllain

Kur e merr malli pėr tė

Edhe shkėmbin e qan.

 

Shumė gjėra moj motėr

Mėsova e pashė nė kėtė jetė

Pėr fėmijė bonjakė

Qė pak kanė kujdes

 

Mėsova se edhe prindėrit

Vuajnė e qajnė nė heshtje

Kur nė pleqėri

Mbetet pa pėrkujdesje.

 

 

RRUGĖS S' HARRIMIT

 

Nė rrugėtim ,por si hije
a e prek ,harrimi dashurinė
apo ajo shėtitė
pranverave pa lule
pėrplaset mureve te kraharorit
rrahje zemrash
tinguj tė paakorduar
imazhe te harruara
i flasin kujtesės 
e ajo sikur s'do
me i dėgjua...

 

Vėshtrime horizontit pa kufi
brigjeve te shpirtit
si dallgė e detit
kujtim vjen t'i...

 

Kėrkon te ndalėsh
dikund ...ndonjė breg
por si vala e trazuar
ikė prapė andej...
rrugė s'harrim.

 

Kot kėrkon te ndalesh
nė skaje te zemrės
se ajo pjesė...
tani ėshtė zėnė
vetėm hije ,shprese
mundesh me
mbet...