Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Hamit Taka

HAMIT TAKA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

HAMIT TAKA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          Hamit Taka u lind nė fshatin Vėrvė, bashkia e Konispolit. Nė Konispol ka mbaruar dhe gjimnazin me rezultate tė shkėlqyera. Pėr arsye biografike, e drejta e studimit iu dha pas 4 vjetėsh pėr mėsues matematike, profesioni bazė i jetės sė tij, tė cilin e ka ushtruar nė shkollat 9-vjeēare dhe nė tė mesme tė pėrgjithshme.

            Botimin e poezive dhe tregimeve e ka filluar qė nė gjimnaz nė gazetėn “Zėri i Rinisė”, revista “Pionieri”. Gjatė regjimit komunist, ndonėse botonte shtypin letrar, nuk pati kurajon tė paraqitej nė shtėpitė botuese pėr botimin e ndonjė libri. Pas viteve ‘90, ka botuar vetėm dy libra: “I falem fatit”, poezi pėr tė rritur dhe “Botė e ēmendur e gėzuar”, poezi pėr fėmijė. Nė shtypin e printuar dhe atė elektronik, ka botuar dhjetėra tregime e novela dhe qindra poezi.

 

 

 

 

PORTRET I NĖNĖS SIME

 

Nėna ime me ēitjane tė gjera,
Nėna ime me shaminė e bardhė,
Si jugė e butė drejt visesh tjera
Nėna ime me jelek ngjyrė allė!

Nėna ime e mpakur, e lodhur
Nė lumin e jetės si avullore
Me pesė djem, pesė universe,
Si pesė gishtat e njė dore!

Nėna ime me njė mijė halle,
E urta, e mira gjer nė dhimbje!
Ēfarė tė na bėnte pėr ditė festash,
Ēfarė tė na vishte pėr ditėlindje!

Pak sheqer e kafe lidhur komb
Nė cep tė qeskės sė lerosur
Nė pritje tė mikut aq tė bujshėm
Ruante nėna e qederosur…

I besonte punės dhe lodrės sė fatit,
I besonte rrėnjės sė thellė tė fisit
Kurorė na donte rreth babait
Si degėt e forta tė njė lisi;

Po babai im kishte gjak tė nxehtė
Dhe ne i ngjajmė atij, pėr dreq,
Tabutė i theu njė Takė rebel
Biografinė na e nxiu, na e prishi keq.

Dhe nėnėshkreta qante nė gjumė
Pėr atė plangprishės, atė shpresprerė
Dhe fatin tonė tė zi pėr lumė
Pa vajza,miq e shokė nė derė.

 

 

PERGJIGJE GRUAS

 

Letrėn, grua, nė gji e ruaj

Dhe shumė herė do ta lexoj;

Dhe po aq herė nėpėr rreshta

Njė kėngė malli do tė dėgjoj.

 

E di qė s’mėsohesh dot pa mua,

Nė tryezė shtron njė pjatė mė tepėr.

‘Ē’e humba fare”, nėnės i thua

Pastaj pret nga unė njė letėr.

 

Ndoshta ėndėrron nga unė njė letėr

Nė njė zarf tė kaltėr luleblirėsh

Me pak para pėr nėnėshkretėn

Pėr ty ca vargje xhevairėsh.

 

Po unė e di, ti pret mė shumė

Ca fjalė intime, lule malli,

Firma poshtė vėnė me buzė,

 Ku tė puthi vajza edhe djali.

 

E di se ėshtė njė ngasje e bukur

Nga njė mallė i largėt bashkėshortor,

Qė njė burrė i ėmbėl, njė shpirtvogėl,

Nuk ndjen asgjė nė kraharor.

 

Po njė burrė si unė, egoist pėr dreq,

Qė i shfryn mendimet si furtunė

Dhe zemra e tij vuan e heq,

Nuk gjen prehje as nė gjumė.

 

Tė tjera halle e zėnė gjatė ditės,

Pėrmbi dhembjen e pėrmbi mallin,

Sa njė zonjė nga ato tė elitės

Do t’i bartte ndoshta me hamallin.

 

Po mal mbi shpinė kam krenarinė,

Idenditetin tim po gjithashtu,

Sa gėrmuq shėtis nėpėr Athinė,

Kėmbėlidhur me ca tabu.

 

Se lutjen unė s’e kam mėsuar

Dhe dorėn kurrė dot s’e shtri,

Shtėpitė publike, siē u thonė

Dhe kazinotė, oh, kurrsesi.

 

Mbi gjithēka e ardhmja juaj

Mė mundon e mė sfilit,

Si hutaqi morrat nė dhe tė huaj

Rri numėroj kėtu dhrahmitė.

 

Dhe nis e shaj Zotin nė shqip,

Atė qė kurrė s’e njoha dot.

Fatin tim me dhėmbė pėrtyp,

Po zemrėn kurrė s’e mbys nė lot.

 

Oh, veē njė gjė kuptova mirė

Dhe sot ndihem shumė i pasur,

Sa shumė u dashka larg Atdheu

Dhe po aq ti, grua e dashur.

 

 

VAJZAT ĒAME

 

Gjeshtėr e lulėzuar buzė lumit duket

Shtati juaj i hedhur, vajza tė Ēamėrisė

Nė ujėrat e gjolit nga zilia zanat futen

Kur nė sy ju ndizet shkėndi e dashurisė;

 

Buzėqeshja juaj, e freskėt e kristaltė

Me gurgullima krojesh djelmoshave u ngjan;

Borė e pastėr duart, tė bardha zambak, 

Dy buzėt kur puthin, tė ėmbla koralė;

 

Njė notė hyjnore puthja juaj e kulluar

Ajo tė magjeps, tė deh ajo aq shumė

Sytė tuaj tė ndezur-dy yje flakėruar

Nė dashuritė tuaja dikur humbisja unė;

 

Si gjeshtėr qė jepet nga era buzė lumit

Nė valle dridheni, belhollat vajza  came,

Djemve qė joshen nga shikimet, parfumet

Fresk e tufane u bėni me ēitjane…

 

 

AZILKERKUESI

 

Mbase unė sonte nuk do tė vij

Ti fike dritėn kur tė biesh.

E di se shtrati tė duket varr

Po sqetullat prapė ti mund t’i lyesh.

 

Mbase as nesėr nė portė s’do tė trokas,

Ti darkėn mos e lėrė tė shtruar

Dhe djalit, kur ta vėsh nė gjumė,

Pėrralla tė frikshme mos t’i thuash.

 

Mbase papritur kaloj kufirin

Si njė skllav i arratisur nga padroni

Dhe nė tokė tė huaj rrėshqas e bie

Buzė  njė gremine e buzė njė honi.

 

Mbase i dehur nė kabare

Ndeshem keqas me njė zezak a bjond,

Mbase diku nė njė skutė tė errėt

Pusi mė zė njė vagabond;

 

Mbase nė njė sofėr tė pa shtruar

Pėrtyp kotheren e urisė

A fillikat i vetėm nė njė tren

Rend mesnatės drejt lirisė;

 

Mban ky kurmi i tė varfrit

Dhe qafė e tij si qafė e djallit…

Veē kudo qofsha, nė parajsė a ferr

Unė sonte fle nė shtrat tė mallit.

 

 

DO TE NGREJ NE KRAH

 

Nga shtėpizė e vjetėr
S’po ngroh mė zjarr i nėnės,
Mbi ēatinė me rrasa
Pėrthyhet dritė e hėnės,

Vjen e zbetė tek unė
Rezja nė dritare
Vetmia, thotė zėmekur,
E treti nėnėn fare.

Pranė vatrės nėna
Kėrruset e mėrdhinė.
I nis mallin e thekur
Gėzof t’ia vesh shtėpinė;

Oh, puthmė, moj nėna ime,
Nė ėndėrr dhe nė gjumė,
Nė gushė e faqe puthja-
Dallgė e bardhė shkumė;

Ke parė, ti, luzma bletėsh
Mbledhur degės nė pyll,
Ashtu i ndjej unė netėsh
Sytė kur i mbyll;

Ah, moj nėnė, nėnė!
Sė shpejti mbėrri atje
Do tė ngre nė krahė
Si era grurin ngre!

 

 

ME FAL

 

Mė fal! Udhėn s’ta shtrova dot me lule.

 S’u bėra dot as lider as VIP as ofiqar.

Unė di vetėm tė lėroj atje ku dielli ulet

Mėngjesin tė rrėnjos nė sytė e tu tė larė.

 

Mė fal! S’tė shėtita dot ty nėpėr botė.

Bile unė s’di as ku bie Polinezia.

Lidhjen tonė tė pandarė di ta mbroj fort

Dhe humbas plot besim nė ėndrrat e mia.

 

Mė fal! Fatin Zoti na e bėn dhuratė.

Horoskopin e yjeve asnjė herė s’e kam lexuar.

Kujtoj mbrėmjet kur ti ngre kokėn lartė

Trupin ma lėronin duart e tua shtrėnguar.

 

Mė fal! S’tė ēova dot nė Tokėn e Premtuar.

Si Magelani s’i erdha rrotull botės.

Nėn hijen e agimit vargjet i kam shkruar

Zbathur kam ecur nė zemėr tė tokės.

 

Mė fal! Pėr ditėt tona rutinė e pa jetė.

Pėr netėt plot trishtim e brenga shumė.

Tė lutem, mos kujto furtunat, lotėt e shkretė,

Mos i kujto mė fjalėt qė tė thoja unė.

 

Kujto ti ditėt e pakta plot me dashuri!

Gėzimet qė na mbushnin shpirtin i kujto!

Rrugėn tonė ku ecėm plot guxim e gjallėri

Bekoje, e dashur, kurrė mos e harro!