Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Kulturė 7 - "HARTA" E MIRĖNJOHJES

Shkruan: Pėrparim HYSI

      

"HARTA" E MIRĖNJOHJES

(ese)

 

Nuk ka ndjenjė mė tė bukur se mirėnjohja. Mirėnjohja ėshtė tipar i njerėzve me dinjitet. E kundėrta e mirėnjohjes, ėshtė mosmirėnjohja. Nga mirėnjohja tek mosmirėnjohja ėshtė veē njė pe i hollė qė i ndanė.

 

 

 

Nuk ka ndjenjė mė tė bukur se mirėnjohja. Mirėnjohja ėshtė tipar i njerėzve me dinjitet. E kundėrta e mirėnjohjes, ėshtė mosmirėnjohja. Nga mirėnjohja tek mosmirėnjohja ėshtė veē njė pe i hollė qė i ndanė. Se sa vlerė ka mirėnjohja pėr njerinė, e ka thėnė me kohė IMMANUEL KANTI:- Mosmirėnjohja ėshtė mė e liga e poshtėrsive! Pak mė vonė se KANTI. LUDWIG van BEET'HOVEN, tė cilit ia hėngri shpirtin i nipi duke u treguar mosmirėnjohės pėr gjithė atė kujdes e dashuri qė tregoi BEET'HOVENI pėr tė, e la me shkrim postulatin: - Po bėre mirė, do ta paguash me lot!!!

 

*  *  *

 

Pak nga pak, dua ta ndėrtoj "hartėn" e mirėnjohjes me shembuj nga historia e letėrsia dhe nga pėrvoja (tani po shkoj drejt tė tetėdhjetave dhe mė kanė parė sytė jo pak). PUSHKINI tek "Vajza e Kapitenit" ka njė fragment ku reklamohet mirėnjohja. Saveliēi, ēifuti qė i shėrbente Zotnisė, i thotė PUGAĒOVIT, ku ky, rebel ndaj Carit, po i vinte nė satėr pronarėt: -E harrove atė peliēen prej lėkure? Dhe zemra e "rebelit" PUGAĒOV u zbutė. NIKOLLAJ GOGOL tek "TARAS BULBA" ka dhe ky njė rast tė madh mirėnjohjeje. TARAS BULBA, heroi homonim i romanit, ėshtė Ataman dhe me detashmentin e tij prej kozakėsh, kanė vendosur qė tė "provojnė" shpatat mbi ēifutėt. Por aty ėshtė dhe ēifuti JANKEL qė i thotė Atamanit: - Po si do mė vrisni mua, kur unė ju kam shpėtuar xhaxhanė? Atamani u thye dhe i tha: - E sheh atė karrocėn jashtė fushimit? Atje, poshtė asaj karroce fshihu. Dhe, ndėrsa Jankeli andej e mbajti frymėn, Atamani i priu repartit pėr nė SEĒ ku jo vetėm "provuan shpatat", por bėnė dhe pogrome ndaj komunitetit ēifut.

Kur po kthehej, ATAMANI hodhi sytė nga karroca. JANKELI nuk mund tė bėnte pėrjashtim se e "thėrriste gjaku", mu poshtė karrocės kishte hapur dyqan qė shiste "ēerte". Atamani mezi mbajti tė qeshurit, por "mikun" e shpėtoi. Dhe kush? TARAS BULBA qė vrau djalin e tij, ANDREI, se "tradhtoi"...

 

                                                                       *  *  *

 

Diktatorėt nuk e njohin mirėnjohjen. Pėrkundrazi: janė shumė mosmirėnjohės. STALININ e shpėtuan nga ndėshkimi (LENINI kish dhėnė porosi qė tė shikoheshim grindjet STALIN -TROCKI), dy anėtarė tė Byrosė Politike tė asaj kohe: KAMENIEVI dhe ZINOVIEVI, tė dy, sado ēifutė si TROCKI, votuan pro STALINIT. Mė tej, TROCKIN e pėrzunė dhe sosi nė MEKSIKĖ, ku, me porosi tė STALINIT, e vranė. Dy mirėnjohėsit e tij, STALINI i vuri para togės sė pushkatimit. Njerėzit e "afėrm" tė STALINIT (ai nuk ka patur, historikisht, tė tillė), i thėrrisnin, nė intimitet: KOBA!

KOBA, - bėrtiti njėri prej fatkeqėve, - e njeh mirėnjohjen ti?

- E njoh, - tha qetė-qetė mosmirėnjohėsi, - ėshtė ajo sėmundja e ligė e qenit!!!

Dhe njė diktator tjetėr: ENVERI "YNĖ"!

ENVER HOXHA qe nxėnės nė LICEUN FRANCEZ tė KORĒĖS. Nė tė njėjtėn kohė me tė, mbaroi LICEUN edhe nxėnėsi HILMI QAZIM HYSI nga VĖRZHEZHA e SKRAPARIT. As e di fare se si mundi ENVER HOXHA tė merrte tė drejtė studimi pėr nė MON PELJE tė FRANCĖS. Se unė flas e shkruaj vetėm pėr gjėra qė di. Dhe di qė HILMI HYSI ėshtė xhaxhai im qė, pse qe laureat, u thirr nė audiencė tet a tet nga ish-ministri i ARSIMIT, MIRASH IVANAJ dhe iu dha bursė shteti pėr nė MON PELJE nė fakultetin juridik. Pra, sado nė degė tė ndryshme, shokėt e LICEUT qenė bashkė. Siē duket, edhe kur HILIMI HYSI ushtronte detyrėn e gjykatėsit nė TIRANĖ, shokėt e mbanin miqėsinė. Kishte njė pėrkim nė kėtė mes: HILMI HYSI qe martuar me MYNEVER SKRAPARIN, ish- nxėnėse e "NANA Mbretneshė" qė qe, bashkėshoqe, me DELIKATEN me tė cilėn flirtonte ENVERI nėn hundėn e fashistėve.


*  *  *

 

Vjeshta e vitit 1947, HILMI HYSIN, e zuri nė Gjirokastėr si kryetar tė asaj gjykate. Papritur e pakujtuar, jo vetėm e arrestojnė, por dhe e "grupojnė" me Grupin e dytė tė Deputetėve me RIZA DANIN e CO... dhe, pas njė gjyqi fars made in BEDRI SPAHIU, e pushkatojnė nė moshėn 35-vjeē duke lėnė jetime dy vajza tė mitura: njėrėn 6 dhe tjetrėn 4-vjeē. Bashkėshorten, shoqen e DELIKATES, e heqin familjarisht nga Tirana dhe e degėdisin nė njė fshat tė Lushnjes. Po ē'hyn kėtu mirėnjohja ? Nė ndihmė, pėr ta hedhur nė "hartė", vjen vet ENVER HOXHA qė pohon me gojėn e tij. Ky pohim qė na "zgjoi dhe ne nga gjumi", ndodhi shumė vonė: kur fantazma e BANKOS nuk po e linte tė qetė dhe, pėr tė "shpėtuar" pak nga krimi, tek retushonte njė nga veprat e tij, shkruan: "... kur fashistėt mė kėrkonin me qiri nė dorė, nė klandestinitet, jashtė Tiranės, unė nėn hundėn e tyre, mu nė mes tyre kaloja me biēikletė me Delikaten. Do tė thoni ju: - Po si ishte e mundur? Dhe po vet sqaronte: - A e kini parė njė fotografi timen me syze e mustaqe nė Muzeun e Luftės? Atė fotografi ma ka bėrė QEMAL STAFA. Syzet dhe mustaqet i lashė se doja t'i ngjaja atij qė mė dha letėr-njoftimin.

Do tė thoni ju: - Po si quhej ai miku apo shoku qė iu dha letėr-njoftimin?

Aha, emrin nuk "ia mbaj mend", por mbiemrin e kishte HYSI!!! Dhe Delikates ia dha bashkėshortja e tij: VERA (shkurtimi i emrit MYNEVER) dhe, prej asaj kohe, nė shtėpi Nexhmijes i thėrresim VERA!!! A ka mosmirėnjohje mė tė ligė se sa kaq? I shpėtoi kokėn gjatė luftės dhe i mori jetėn nė kohėn e paqes. Vetėm e vetėm se mos i demaskohej "trimėria" nė kohėn e fashizmit.

 


    Dhe pėr ta bėrė mė tė prekshme "hartėn". Pa modesti tė rreme, ngaqė jam pakėz poet, kam shkruar: - Po harrova tė ligėn, tė mė nxjerrin njėrin sy. Po harrova tė mirėn, tė m'i nxjerin qė tė dy. Unė e kam rrokur mirėnjohjen de, ndaj po e bėj kėtė "hartė". Kam qenė njė mėsues i rreptė, por i drejtė. Do tė skuqesha po tė gėnjeja: kam pėrdorur dhe pėllėmbėn. Nė dyzet e ca vjet qė kam punuar nuk gjen qoftė dhe njė nxėnės qė tė thotė njė fjalė tė keqe pėr mua dhe kjo mė bėn qė tė ndihem mirė.

Kishte ardhur demokracia dhe mua, nė vitet e fundit tė punės, mė gjeti si inspektor nė Drejtorinė Arsimore tė Fierit. Kisha dalė pėr makinė se kisha mbledhje nė Ministrinė e Arsimit. U afrua njė veturė dhe mė qėndroi tek kėmbėt. Hedh sytė dhe shoh: shofer njė ish-nxėnės i im qė, pėr ca "kalamallėqe tė vogla", por ndėshkoheshin rreptė nė ato kohė dhe kish bėrė dhe burg. Shoferi foli: - Profesor, hip se do paguash atė burgun tim. Jo vetėm mė ēoi nė Tiranė, por mė priti deri sa mbarova punė dhe mė ktheu nė shtėpi. Kurrė nuk e kam ndjerė veten mė tė lumtur se sa atė ditė. Bėhej 100-vjetori i shkollės ku kam filluar punėn si mėsues dhe, nga tė gjithė, unė qėllova gjallė. Nxėnėsit e parė tė mi: qė tė gjithė nė pension dhe unė, pothuaj, nė njė moshė me ta. Duar qė zgjateshin dhe nxėnėset femra njė nga njė puthnin me mall. Por nuk dua tė harroj qė, njėra, duke menduar se mėsuesi i saj u plak, nxori nga ēanta njė palė ēorape leshi,  tė shoqėruar dhe me papuēe leshi dhe nuk dua tė shtoj dhurata tė tjera qė mė pėrlotėn.

Isha nė klub nė Fier (kam vjete nė Tiranė) dhe dikush bėrtiti: - Uh, profesori! U pėrqafova: qe njė nga ata paksa "rebelat", por tani qe bėrė goxha djalė dhe mė tha: - Nuk ke nga ia mban? Do vemė tė hamė njė drekė. E falnderova, nė pamundėsi t'i plotėsoja dėshirėn, por ai jo vetėm nuk u nda, por nxori njezet mijė leksh dhe mė tha: - Zėre se tė dhashė njė kafe dhe dėgjo, profesor, nėse ke nevojė tė lyesh shtėpinė, ky ėshtė numri im. Kam njė kompani qė lyej. E pėrqafova fort, kėtė "xhagajdur" qė nuk linte dy gurė bashkė.

 

 *   *   *

 

Tė shtunėn e kėtij pas tėrmeti isha nė Fier, se mė vdiq njė koleg. U nisa me ngutė se qe njė njeri i ndershėm qė nuk kishte shok. Pasi e pėrcolla mikun nė banesėn e fundit, mbasdite duhet tė kthehesha nė Tiranė se imeshoqe qe e vetme dhe gjysmė e traumatizuar. Pak vonė pėr tė gjetur makinė, por ja tek vjen ish-nxėnėsi im, KADRI BILALI qė mė tha: - Profesor, do tė ēoj unė. U mundova ta kundėrshtoja me politesė, por ai jo vetėm e bėri rrugėn, enkas pėr mua, por mė zbriti mu tek dera e shtėpisė.. Kur mbėrrita nė shtėpi, i bėra njė mesazh falėnderimi ku theksoj se mė futi nė borxh me atė shėrbim aq njerėzor! KADRI BILALI banon nė Fier dhe ėshtė noter nė qytetin e BALLSHIT. Ka qenė nxėnėsi im nė vitin e largėt 1968. Ėshtė sinjifikativ mesazhi i tij dhe ndaj po e sjell tė plotė:

Pėrshėndetje, profesor!

Sinqerisht, borxhi para teje jam unė dhe, ndoshta, gjithė nxėnėsit e tu. Personai ju dhe AI qė pėrcollėm dje (ėshtė fjala pėr kolegun e ndjerė, tė mirin KOZMA BLIDO, qė, pėr fat tė keq, janė tė pakėt). Ju kini qenė dhe do tė mbeteni udhėrrėfyesit e vėrtetė tė njerėzve tė mirė nė jetė. Ju kini lėnė shpirtin pėr ne. Sinqerisht, ju hapėt njė dritare, pėrmjet sė cilės, ne filluam ta shikojmė botėn ndryshe: me shkėlqim dhe me ngjyra, ashtu siē paraqitet bota nė artin e letėrsisė. Nga goja juaj dėgjuam pėr herė tė parė se ka njė Shekspir qė ka shkruar "HAMLET", "OTELLO", "MAKBETH" dhe tė tjerė autorė qė programi i asaj kohe i prekte pėrciptas apo hiē fare..

E quaj veten me fat qė kam qenė dhe mbetem nxėnėsi juaj. Ndjej kėnaqėsi ēdo ēast qė kaloj me ju. Tė uroj jetė tė gjatė me gjithė familje. Jini i mirėpritur nė ēdo kohė.


Fier, mė 2 dhjetor 2019

 

 

Pas kėtij mesazhi kaq prekės si shenjė mirėnjohje, nuk mund tė rrija pa shkruar, kur bota ėshtė bėrė "polare". Aq mė tepėr ėshtė e prekshme kjo hartė ku mirėnjohja ėshtė temė e ditės, pėr shkaqe kaq alarmante siē ėshtė kjo javė kaq e traumatizur apo javė sizmike qė vazhdon.

 

Tiranė, 3 dhjetor 2019