.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Harta e mendjes (1)

Shkruan: Tony BUZAN & Barry BUZAN

Pėrktheu nga origjinali: Valdet FETAHU

       HARTA E MENDJES (1)

          Derisa mesazhi i dhėnė, apo mendimi, apo ndjenja pėrsėri e pėrjetuar kalon nga njė qelizė cerebrale nė tjetrėn qelizė cerebrale, ndėrtohet shtegu elektromagnetik biokimik. Gjithsecili shteg neurotik njihet si “gjurmė memorie”. Kėto gjurmė memorike apo harta mendore paraqesin njėrėn prej fushave mė interesante tė hulumtimeve bashkėkohore tė trurit, duke na shpjer njėherazi deri tek disa konkludime fantastike.

 

      

           Si tė pėrdoret maksimalisht Mendimi Brilant

          Potenciali i pashfrytėzuar i trurit tuaj

 

          Kėtė libėr ia kushtojmė zgjerimit tė lirisė sė inteligjencės njerėzore

 

 

            SEGMENTI 1

            ARKITEKTURA NATYRALE

 

Kushdo qė jeni, kudo qė jeni, ju – pėr t’i lexuar kėto fjalė – shfrytėzoni mė tė bukurin, mė kompleksin, mė tė ndėrlikuarin, mė tė mistershmin dhe objektin mė tė fortė tė njohur nė univers – trurin e njeriut.

 

 

         Ne jemi, si model evolutiv, tė vjetėr rrafsh 45.000 vjet, dhe tash qėndrojmė nė kufi tė revolucionit i cili do ta ndryshojė kursin e zhvillimit njerėzor. Pėr tė parėn herė gjatė tre milion e gjysmė vitesh tė vjetėr tė historisė sė inteligjencės njerėzore, kjo inteligjencė e ka kuptuar se mund ta kuptojė, analizojė dhe ta kultivojė vetveten. Duke e zbatuar veten nė vete ajo mund tė zhvillojė mėnyra tė reja tė tė menduarit tė cilat janė shumė mė fleksibile dhe mė tė fuqishme sesa mėnyra e tė menduarit tradicional tė cilat sot janė nė pėrdorim anė e kėnd botės

 

 

      Tek gjatė shekujve tė fundit ne kemi filluar tė mbledhim informacione pėr strukturėn dhe punėn e trurit tonė. Njėjtė si ngazėllimin e zbulimeve, gjithashtu edhe numrin e madh tė punimeve dhe artikujve tė publikuara pėr kėtė temė e merr impulsin e vet. Ėshtė llogaritur se nė dhjetėvjetėshin e fundit kemi akumuluar 95% tė informacioneve mbi trurin e njeriut tė mbledhura ndonjėherė deri mė tash. Edhe pse ende jemi shumė larg nga kuptueshmėria totale (gjithnjė e ma shumė jemi tė vetėdijshėm se atė qė e dimė ėshtė pjesė e vogėl e asaj tė cilėn duhet ditur), tash dimė aq shumė sa pėr ta ndryshuar – pėrgjithmonė - kėndvėshtrimin tonė ndaj tė tjerėve, dhe ndaj vetvetes.

            Atėherė cilat janė zbulimet dhe ēfarė janė pėrgjigjet nė pyetjet pasuese?

 

            1          Cilat janė komponentėt e trurit tonė?

            2          Si i trajtojmė informacionet?

            3          Cilat janė funksionet kryesore tė mendjes?

            4          Nė ēfarė mėnyre janė tė shpėrndara qendrat e ndryshme tė aftėsisė nė tru?

            5          Nė ēfarė mėnyre mėsojmė dhe ēka mė sė lehti rikujtojmė?

            6          A ėshtė truri i njeriut mjetė esencial pėr krijimin dhe kėrkimin e modeleve?

            7          Cilat janė ato teknika tė cilat zakonisht i pėrdorin njerėzit e thjeshtė, e nė veēanti sipas aftėsisė sė tyre tė kujtesės?

            8          Pėrse aq numėr i madh njerėzish dėshpėrohet para mundėsive dhe funksioneve tė trurit personal?

            9          Cila ėshtė mėnyra e pėrshtatshme dhe e natyrshme e tė menduarit?

            10        Cila ėshtė mėnyra  e pėrshtatshme dhe e natyrshme pėr t’u shprehur mendimet njerėzore?

 

            Segmenti i parė jep pėrgjigje nė tė gjitha kėto pyetje, duke ju futur nė botėn e mrekullueshme tė arkitekturės natyrale tė trurit tuaj, si nė atė qelizore, gjithashtu edhe nė makro nivelin, si dhe nė parimet themelore tė funksionimit tė trurit. Ju tregon sesi “mendjet e ndritura” i kanė shfrytėzuar shkathtėsitė tė cilat janė tė afėrta pėr tė gjithė, dhe pėrse 95% e njerėzve janė tė pakėnaqur me funksionet mendore. Nė kapitullin e fundit tė kėtij segmenti ju njohim me aftėsitė e reja tė trurit, mėnyrėn e tė menduarit tė avancuar: Mendimin Brilant, dhe nė shprehjen e saj tė natyrshme, Harta e Mendjes.

    

 

 

          TRURI I MREKULLUESHĖM

 

            Pėrmbajta

 

·                                        Hyrja

·                               Hulumtimet bashkėkohore tė trurit

·                               Fiziologjia e kujtesės dhe mėsimit

·                                       Gjestalt (tėrėsia)

·                                     Truri si makinė asociative e tė menduarit brilant

·                                     Zhvillimi historik i inteligjencės njerėzore

 

 

 

            HYRJE

 

            Ky kapitull do t’ju ēojė me shpejtėsi tė konkordit nėpėr hulumtime mė tė reja biofiziologjike dhe neurofiziologjike tė kėtij bio-kompjuteri tė mrekullueshėm - turit tė njeriut.

            Do tė zbuloni se sa qeliza trunore i posedoni dhe se si ato ndėrsjellė veprojnė nė mėnyrė habitshėm perfide dhe komplekse. Gjithashtu do tė zbuloni natyrėn e vėrtetė tė sistemit proceso-informativ tė trurit tuaj dhe do tė njiheni me zbulimet mė tė reja nė fushėn e hulumtimeve tė hemisferės sė majtė dhe tė djathtė.

            Derisa lexoni mbi funksionimin dhe natyrėn e memories suaj, si dhe pėr funksionet tjera tė rėndėsishme tė trurit tuaj, do ta kuptoni masėn e jashtėzakonshme tė potencialit dhe kapacitetit tė tij.

 

 

            HULUMTIMET BASHKĖKOHORE TĖ TRURIT

 

            Qeliza cerebrale

 

            Duke e studiuar qelizėn e trurit, Ser Ēarlls Sheringtons(Charles Sherrington), i cili konsiderohet pionier i neurofiziologjisė, ka qenė i frymėzuar pėr ta shkruar kėtė shprehje poetike:

“Truri i njeriut ėshtė depėrtim magjik nė tė cilėn miliona drugėza shndritėse enden duke  i shpėrndarė larat, lara gjithmonė tė vlershme, edhe pse jo tė njėjta, harmonin e ndryshueshme tė larave mė tė vogla. Sikur ta kishte filluar rruga e Qumėshtit njė lloj vallėzimi kozmik.”

 

 

 

           Llogaritet se nė trurin e ēdo njeriu gjenden milion miliona qeliza cerebrale (1.000.000.000.000.)

 

         Ēdo qelizė cerebrale(neuron) pėrmban kompleks gjigant elektrokimik dhe sistem shumė tė fortė tė pėrpunimit dhe transmetimit tė mikro shėnimeve tė cilat, pėrkundėr ndėrlikueshmėrisė sė saj, mund t’i vendos nė maje tė thimthit. Ēdo qelizė cerebrale duket si super-oktopod, me trup qendror dhe me dhjetėra, qindra dhe mijėra britha.

Sa ma shumė qė e zmadhojmė pamjen, e shohim se ēdo brith ėshtė si degė e ndonjė druri, e cila nė formė rrezeje fillon nga qendra e qelizės apo nukleusi. Skajet e qelizės cerebrale dendritike (tė pėrshkruara si “forma natyrale apo struktura ngjashėm me drurin”). Njė degė e veēantė e madhe dhe e gjatė, e quajtur akson, paraqet daljen kryesore pėr ēdo informacion tė cilėn e pėrcjellė qeliza e dhėnė.

Ēdo dendrit dhe akson mund tė jenė tė gjatė prej 1- 1,5 milimetra, e nėpėr sipėrfaqen e tyre me krejt gjatėsinė gjenden sytha tė vegjėl ngjashėm me kėrpudhat tė cilat quhen gjemba dendritike dhe nyjėza sinaptike.

Duke shkuar edhe mė larg nėpėr kėtė botė super-mikroskopike, shohim se ēdo gjemb dendritik/nyje sinaptike pėrmban substanca kimike tė cilat janė bartėsit kryesor tė porosive nė procesin tonė mendor.

Gjemba dendritike apo nyjėza sinaptike nga njė qelizė cerebrale do tė bashkohet me nyjėzėn sinaptike tė qelizės cerebrale tjetėr, dhe derisa impulsi elektrik udhėton nėpėr qelizėn cerebrale, substancat kimike pėr njė minutė barten pėrmes hapėsirės nė mes tė qelizave, kjo hapėsirė ėshtė e mbushur me lėng. Kjo hapėsirė quhet jaz sinaptik.

Substancat kimike bartėn nė sipėrfaqen pranuese, duke krijuar kėshtu impulsin i cili udhėton nėpėr qelizėn cerebrale marrėse.

Edhe pse e ilustruar thjesht, kaskada biokimeke e informacioneve tė cilat kalojnė nėpėr sinaps ėshtė tmerrshėm inspiruese me ndėrlikueshmėrinė dhe madhėsinė e vet. Kėto janė, nė pėrpjesėtime mikroskopike, ujėvarat e Niagares.

 

 

 

 

 

Qeliza cerebrale mund tė pranojė impulse nga njėqind mijė pika tė jashtme pėr ēdo sekondė. Ngjashėm me centralen e madhe telefonike, qeliza pėrnjėherė mund tė llogaritė, mikrosekondė pėr mikrosekondė, shumėn e tė dhėnave tė tė gjitha informacioneve tė pranuara, e mandej t’i orientojė nė rrugėn e kėrkuar.

Derisa mesazhi i dhėnė, apo mendimi, apo ndjenja pėrsėri e pėrjetuar kalon nga njė qelizė cerebrale nė tjetrėn qelizė cerebrale, ndėrtohet shtegu elektromagnetik biokimik. Gjithsecili shteg neurotik njihet si “gjurmė memorie”. Kėto gjurmė memorike apo harta mendore paraqesin njėrėn prej fushave mė interesante tė hulumtimeve bashkėkohore tė trurit, duke na shpjer njėherazi deri tek disa konkludime fantastike.

 

 

 

 

 

 

 

           Ēdoherė kur diēka  mendoni, rezistenca biokimike-elektromagnetike pėrgjatė shtegut nėpėr tė cilin bartet ai mendim, zvogėlohet. Kjo ėshtė sikur tė pėrpiqeni ta pastroni shtegun nė pyll. Pėr tė parėn herė kjo paraqet luftėn, sepse duhet tė luftoni pėr kalimin e juaj nėpėr shkurre. Herėn tjetėr kur tė kaloni nėpėr shtegun e njėjtė, do ta keni shumė mė lehtė pėr shkak tė pastrimit tė cilin e keni bėrė mė herėt. Sa ma shpesh qė kaloni nėpėr atė shteg, do tė hasni nė rezistencė gjithnjė e mė tė vogėl, derisa, pas shumė pėrsėritjesh, mos ta keni rrugėn e gjerė e tė rrashtė, e cila kėrkon fare pak apo aspak pastrim. Fenomeni i njėjtė ngjanė edhe nė trurin e juaj: sa ma shumė qė i pėrsėritni mėsimet apo hartat e mendimeve, hasni nė rezistencė gjithnjė e mė tė vogėl. Prandaj, duke pasur nė kėtė rėndėsi enorme, vetėm pėrsėritja e rritė supozimin e pėrsėritjes. Me fjalė tjera, sa ma shpesh qė njė “ngjarje mendore” ngjanė, supozimi bėhet mė i madh se ajo do tė pėrsėritet.

 

 

         Le t’i kthehemi analogjisė me pyllin, pėrdorimi i pėrsėritur i mban shtigjet tė shkelura, duke e pėrkrahur nė kėtė mėnyrė “qarkullimin”e mėtutjeshėm. Sa ma shumė rrugė dhe shtigje qė shkelni dhe pėrdorni, po aq tė menduarit e juaj to tė jetė mė i qartė, mė i shpejtė dhe mė efikas. Kufijtė e inteligjencės njerėzore janė, nė shumė mėnyra, nė lidhshmėri me aftėsitė e trurit t’i sajoj dhe t’i pėrdorė shembujt e kėtillė.

 

 

         Pesė qeliza cerebrale tė cilat tregojnė njė pjesė tė “kontakteve tė neuroneve” nė tru. Kjo fotografi ėshtė thjeshtėsuar njėmijė herė dhe paraqet njė pjesė mikroskopike tė trurit.

 

         Vazhdon...

 

     (2)