.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Hasan M Shahinaj

HASAN M. SHAHINAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

HASAN M. SHAHINAJ

 

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

           Hasan M. Shahinaj ka mbaruar UT-nė me diplomėn "Dalluar" mė 1970- ėn, degėn e gjuhė-letėrsisė shqiptare, si dhe kursin e gazetarisė me dėshminė pėrkatėse. Zotėron gjuhėt frėnge, ruse e maqedonase.

            Ka punuar redaktor nė gazetėn "Mėsuesi", mė pas mėsues nė rrethin e Dibrės e tė Bulqizės; prej vitit 1989 shėrben arsimtar nė rrethin e Durrėsit, nė qytezėn Sallmonaj tė Shijakut, shkolla "Bajram Curri" nė Plazh tė Durrėsit, ku atje del nė pension pleqėrie nė vitin 2014.

         Krahas veprimtarisė publicistike tė pandėrprerė, ka botuar vėllimin poetik me titull "Virgjėri e pa faj", maj 1998. Nė vitin 1999 boton vėllimin e dytė me lirika  "Struga magjike", si dhe ka dorėshkrime tė tjera pėr fėmijė e tė rritur nė poezi e prozė.

            Ai ka vite qė drejton gazetėn lokale "Golloborda", ku ėshtė edhe kryeredaktor i saj.

            Hasan M. Shahinaj ėshtė  anėtar i Klubit  tė Shkrimtarėve e Artistėve tė qytetit  Durrės.

 

 

 

 

DIELLI

 

Lindi, lindi dhe sot universali Dielli…

Ja ia shoh tė madhin sy pėrsipėr

Kodrės, te Vilė e ish –mbretit;

Porsi e bukura dhe e papėrsėritshmja

Afėrditė nga valėt e argjenda tė detit…

Lind, veē lind pėrditė

E mos pėrėndo ti kurrė,

O Diell jetėdhėnės, se pa ty s’ka jetė

E s’ka etė!...

 

 

NO KOMENT …

 

Atje, atje mes udhės

Gėzhoja dhe vetėm gėzhoja,

Pashė degė ullinjsh tė thyera,

Vreshta tė ē’vrigjėruara,

Tė djegura;

s’kėndon as pulė, as kėndes.

(m’u kujtua lashtėsi e Apollonit,

Athinasė, Budės…

koka e delfintė e Dante Aligerit)

Ē’spjegim ka e sotmja, vėllezėr

siamezė,

furi e padndalė e barotit dhe furtunės?

 

 

KEQADASHĖSVE

 

Plaēin, plaēin

keqadashėsit e mi,

tė vjetėr e tė rinj

Ngado qė tė vinė

toka, deti, ajri…

Pse qesėndisė ti miku

im Bahri?

Le tė provojnė, pra,

tė Makbethit gjumė tani…

 

 

PIGMENTI

 

Nė sytė e Brikenės

shoh detin qė shkumbėzon,

qiellin qė kaltėron.

Brikena,

Brikena….

qielli,

toka,

deti dhe hėna;

blero mal e prill e maj

qė kemi sytė e saj!