.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Hasije Selishta - Kryeziu

HASIJE SELISHTA - KRYEZIU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

HASIJE SELISHTA - KRYEZIU

 

 

 

 

          

             Hyrje

 

           Hasije Selishta Kryeziu u lind mė 13 Prill 1960 nė Kamenicė. Shkollėn fillore dhe tė mesme i kreu nė vendlindje, ndėrsa Fakultetin Juridik nė Prishtinė. Vite tė tėra punoi si juriste nė OP Xiq “Karacevė” nė Kamenicė, duke ushtruar detyrėn e pėrfaqėsueses sė Organizatės dhe Udhėheqėse e Shėrbimit Juridik. Tani ushtron detyrėn e zyrtarit ligjor nė Agjencionin Kosovar tė Pronės nė Prishtinė, ku edhe vepron e jeton.

            Ka filluar tė merret me shkrime qė nė shkollėn fillore, por librin e parė me poezi e botoi mė vitin 2005.

            Ėshtė anėtare e Lidhjes sė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

            Themeluese dhe Kryetare e Lidhjes Ndėrkombėtare tė Poetėve, Shkrimtarėve dhe Artistėve “Pegasi” Kosova deri nė janar 2013.

            Anėtare e Lidhjes Ndėrkombėtare tė Poetėve Bashėkohor ( Ėorld Poets Society).

            Nga  shkurti 2013 ėshtė themeluese dhe anėtare e Bordit Drejtues tė Lidhjes             Ndėrkombėtare tė poetėve Galaktika Poetike Atunis.

            Hasije Selishta ėshtė bashkėorganizatore e  shumė aktiviteteve dhe manifestimeve kulturore letrare nė Kosovė dhe jashtė saj si:

            -Pėr katėr vite  organizoi “100 Mijė Poetė pėr Ndryshime”nė Prishtinė, Pejė, Gjakovė, Kamenicė, Ferizaj, Preshevė etj.

            - Manifestimin kulturor nė Prishtinė mė 2012: “Poetėt e kombit apelojnė...”,

            -Manfestimin kulturor-letrar nė Dragash mė 2013  “Poezia, lidhja e globit poetik”

            -Manifestimin nė Prishtinė, Podujevė, Orllan   mė 2013 “Poetėt e diasporės apelojnė...”

            - “Poetėt i kėndojnė lirisė” 2014 , Prishtinė etj.

            Ėshtė shpėrblyer me disa ēmime nė konkurset letrare nė poezi dhe prozė ku ia vlen tė pėrmenden:

            - Pėrmbledhja e tretė me poezi, “Mbishkrim nė lėkurė”, ėshtė pėrzgjedhur nė grupin e pesė librave mė tė mirė tė botuar nė Kosovė nė vitin 2007 nga “Mitingu i Poezisė” Gjakovė.

            - Nė Kumanovė – Maqedoni (2009) nė “Takimet poetike tė Karadakut”, ēmimin e tretė pėr poezi.

            - Nė nėntor 2012, nė Pejė, mori cmimin e parė pėr poezi.

            - Mė 17 shkurt 2013, njė aktivitet nėn pėrkujdesjen e Kryetarit tė Komunės sė Klinės u nderua me cmim pėr kontributin e fuqishėm nė kuadėr tė pesė vjetorit tė Pavarėsisė sė Kosovės.

            -Ēmimin krijues Naji Naaman Literary Prize nė qershor 2014 nė Liban.

            Poezitė e saj janė pėrfshirė edhe nė disa antologji si dhe janė pėrkthyer nė anglisht, italisht, greqisht, kroatisht etj

 

 

            Veprat letrare:

 

            1. “ Edhe nėpėr varre kėndova”, 2005, poezi

            2. “Kur vdes nė mes tė largėsive”, 2005, poezi

            3. “Mbishkrim nė lėkurė”, 2006, poezi

            4. “ Pėrtej ēmendisė”, 2008, poezi.

            5. “Lule ajri” , 2009, poezi

            6. ”Fėrshėllimė floku”, 2010, prozė poetike

            7. ” Il fuoco mitico”, “Zjarri mistik”2011, poezi e pėrkthyer nė italisht

            8. “Mystical visdom”- “Urtėsi mitike”, 2011, poezi e pėrkthyer nė anglisht

            9. “Ο Ρυθμός της αναπνοής”- “Ritmi i frymėmarrjes”, 2011, poezi e pėrkthyer nė greqisht

            10. “ Da ne kaze Bog”-“ Mos thuaj Zot”, 2012, poezi e pėrkthyer nė kroatisht

            11. “Hiri Hyjnor”, 2014, roman.

 

 

 

 

HESHTJA E PORTAVE

 

Te porta e parė

hijesove diellin

ngrite kokėn lart

ec drejt portės sė dytė

 

Pa u hamendėsuar

digje Shpirtin e copėtuar

hirin

tokėn  e premtuar ruaje

tė mos e vjedhin ata

 

Te porta e dytė

ndrydhet  dhembja

dielli le tė djegė

Frymėn e shenjtė

  

Vetėm himnin  e zhurmshėm

korin e Kishės

mos e dėgjo

Shpirti portė nuk ka

 

Te porta e tretė

rrėshqet shkėmbi nga ata

si  pritė nga qielli

furtune marrin  gjethet

e lėna shkretė

tė lutem merrmė edhe mua

kudo qė tė jesh

 

Zėri yt nė errėsirė

nga tė lehurat e qenve

ėndrra nė pikė tė ditės

si tė mos mėsohet

 

Te porta e katėrt

njė e dehur

edhe mė tej  nė ēmendi

duke na gjykuar

neve  tė pandehurit

pėr dehje

 

 

ĒT’JU THEM

 

Ē t’ ju them juve

tė pagjumėve

tė kėrrusur nga dhembja

e ndrydhur nga vuajtja

stėrlodhur nga uria

e kalibardėve

 

Si ti shikoj lotėt

si ujėvarė e heshtur

po ecė trupit tim

ndėr shekuj

grabitė buzėqeshjet

e tė urtit

 

Ē’tė bėjė me sytė e tyre

mbushur plot mall

e verbuar nga errėsira

kot do t’i prek dielli

zgjatja e shekujve

vuajtjet pėrzien

 

E kur tė zgjohen

tė shtypurit

njė grusht dashuri

me dhembje i pėrzier

do tė qeshem si fėmija

duke u rilindur

 

 

HIMNI I SHENJTĖ

  

Ftohtė

furtuna hyri nė asht

u tmerrua

pėr herė tė parė u mbėshtoll

nė pėlhurėn e kuanteve tė universit

pėr ta ndalur hovin

 

Nė akull

gėrsheta e vjetėr u shprish

floku  thinjur

shkulur

era  e barti

gabimisht ishte gėrshetuar

 

 

IKA NĖ QIEJT E MI

 

Nė qiellin e parė

pashė flokun e shprishur

bartej prej njė reje nė tjetrėn

mė pas fluturoi nė tokė

drejt njė ferr

thinjat mbėshtilleshin

Serapis Bej

i preku me ngjyrėn e verdhė

 

Nė qiellin e dytė

mėkatet e tij mė ndiqnin

pa e parė

se rrezja e parė e El Morjes

ishte humbur

mbuluar me dheun e vetmisė

  

Nė qiellin e tretė

ende pėrndjekėsha

donte t’mė  mbushte mistere

 

Zot

ruaje virgjėrinė e pėrjetshme

edhe nė fundjetė

t’mos e pėrkund

era e kufomės sė marrosur

por si atėherė

tė flas nė origjinalitet

 

Nė qiellin e tretė

mbeta vetėm

pa iu trembur

errėsirės

egėrsisė

hėnės se do tė zhduket

 

U afrova edhe mė afėr qiellit

qė ta ndjej erėn e tij tė lirė

kupė e qiellit mė bėn nder

mė paralajmėron

rikthimin

pastaj vazhdimin

nė qiellin e katėrt...

 

 

PĖR PARAJSĖ JAM VONUAR

 

Rritėn tėnde s’e pashė

e belbėzimin tėnd ndjej

se si mė afrohet

me trupin prej engjėlli

 

Duke ikur nga shtrėngata

Hadi

ashtu e  buzėqeshur

himn shushurime pagėzon

S’ta ndjeva gėzimin

ike pa u ngushėlluar nga vaji

je rritur

ndoshta edhe dashuruar

 

Pėrgatis pajėn tėnde

pėr fejesė

me gėrshetėn fije fije

qėndis lule

 

Kam mall tė vij tek ti

nė dasmėn tėnde

valsin me engjėj

tė ik prej korbit qė mė nxin sytė

 

Besova nė ditėn e madhe

do tė vinte shpejt

tė mė prisje duar hapur

apo ndoshta pėr parajsė jam vonuar

 

 

TYMOSJE HYJNORE

 

Letrėn e bardhė

qielli e kishte lexuar

lotuar

puthur

shkėlqyer me diell

yll

hėnė

 

Bardhėsinė

nuk e kishte humbur

verdhėsia

 

Aty ku e ka puthur qielli

me dhembje

pa frikė

vjen nė Unin tim

bardh

ngrohtė

heshtur

 

Nė trupin tim

harliset

pa humbur

nė thellėsinė e mallit

laget

nga tė pagjumėt

 

Ē’tymosje

unė e qielli

tė pavdekshėm

qajmė

puthemi

lutemi

 

Letra e bardhė

hyjnore

pranė meje

qiellit

rri varur

 

 

HIMNI I QIELLIT

 

Aromė e egėr

pėrskuqet

diēka prej femre

prish

ligjin e heshtjes

 

Shtrydh ankthin

nga trupi

tė dalin djajtė

harlisur

tė vetvriten

nga ftohtėsia

edhe atėherė

kur jam tėrbuar

ēoroditur

 

Parandjenja u afrua

pėr tė zbavitur

mėngjesin e dhjetorit

kėndoi

himnin e ftohtė

tė qiellit

 

Varfėrinė e shthurjes

shpall pa dhembje

e lodhur

nga zhgėnjimi

pirgut tė qiellit

afrohem

qė t’i mbetem besnik

trupit tim prej hiri