Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Haxhi Muhaxheri

HAXHI MUHAXHERI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

HAXHI MUHAXHERI

 

 

 

 

         

 

             Hyrje

  

            Shkollėn fillore e ka kryer nė Gllogjan tė Pejės, tė mesmen nė Klinė, ndėrsa studimet i ka vijuar nė Universitetin e Prishtinės.

            Haxhi Muhaxheri ka qenė kryetar i Shoqatės sė Letrarėve tė Rinj tė Kosovės, editor i Shtėpisė Botuese “Pena”, kryeredaktorė i tė parės revistė erotike “Amori” dhe botues i revistės “Alberos” (erotike).

            Mė pastaj, ka botuar edhe tri revista tjera, si: “Pena”(letrare), “Dėshira” (pėr familje) dhe “Fanari” (pėr tė rinj). Pėr mungesė fondi, botimi i kėtyre tri revistave ėshtė ndėrprerė pas daljes sė numrit tė parė.

            Haxhiu ka marrė ēmimet e para pėr poezi nė "Takimet e Gjeēovit" nė Zym dhe nė "Sofra poetike" nė Drenas.

            Jeton dhe krijon nė Austri.

 

            Huazuar nga Wikipeda

 

 

 

 

 EJA

 

Qė moti i jam falur vetmisė

E gjumi mėrguar mė ka

Shtigjeve tė dhembjes

Bashkė me ėndrrat

Dhe kujtimet pėr ty e dashur

 

Kot dergjem nė planetin e pritjes

Edhe lutjet e kanė humbur kuptimin

Ato as zoti mė nuk i merr vesh

Damarėt e zemrės mi dogji malli

E ēmenduria  pamėshirshėm mė pushton

 

Harroj tė gjitha dhe eja rrezja ime

Ndizi edhe njėherė motorėt e shpirtit tim

Zjarri i dashurisė le ta ngrohe gjithė botėn

Tė puthemi te lozim te duhemi

Me afshin e dikurshėm deri ne agim

 

 

KOSOVĖS

 

Emrin lakuar ta kanė ndėr shekuj

Pritė tė zinin keqas djalli e i biri

Po ti stuhive u bėje ballė

Me lutjen pėr tė madhin

Pėr atė bimė dardane

Kėngėn e mortit ktheve nė kėngė lavdie

Kosova ime diell (i)lirie

 

 

NE DHE LISAT

 

Kemi diēka tė pėrbashkėt

Rrėnjėt thellė nė tokė

Kokėn lart nė qiell!

 

Lisat lėshojnė shtatin

Ne rrisim hapin

 

Ata i pėrkund era e moteve

Fėmijėt tonė

Djepat me ninullat e lokeve

 

Lisat puthin qiellin

Ne lutemi pėr diellin

Tė sotmen dashuri

Tė ardhmen lumturi

 

Ata bartin historinė e moshės

Nė kujtimet e trishtė

Tė kohėve me grip

 

Tokėn tonė

E madhėrojnė lisat

Shekujve

E zbardhin plisat

  

 

LISAT DHE PLISAT

 

Askush mund t‘i numėroj lisat

Askush mund t‘i pėrulė plisat

 

Me lisat flasin legjendat

Me plisat flet historia

 

Nė gjokset tona

Shpesh u thyen stuhitė

Qė mos tė na priteshin lisat

Tė mos na hiqeshin plisat

  

 

POETI

 

Fle me tė gjitha tė dashurat

dhe zgjohet bashkė me dritėn

Pėr ta zėnė frymėzimin e parė

 

Merr Udhėn e Qumėshtit

gjuhėn e yjve mėson

 

Pėr vrimė tė gjilpėrės

Pėrbiron detin

nė kėrkim

tė fjalės sė pa thėnė

 

njė kėngė e re po vjen

 

 

ZGJOHU POET 

 

Nuk jam engjėll 

Nė tempullin e durimit

As memec i pėrgjumur 

 

Zotin mallkoj 

Qė as kokėn e ktheu

Kur Ti 

Kosovės ia lidhje plagėt  

 

Zgjohu poet 

Se pėrsėri 

Mund tė „Tkurret Atdheu“  

 

Zgjohu e zhvishi 

Tė gjitha marrėzitė e kėsaj bote  

 

Evropa prapė fle 

Edhe kur djalli ngre krye  

 

Zgjohu pėr tokėn dardane

Pėr „gjakun qė nuk falet“

 

Zgjohu ore burrė i dheut

E ti zėmė pusi tė keēes

Se koha nuk pret

 

Zgjohu Ali Podrimja

 

 

YJET DO NA KENĖ ZILI
 

Edhe pse udhėt na janė ndarė
Ne bashkė jemi
E dashur
 

Frymojmė nėn tė njėjtin qiell
I njėjti diell na ngrohė
Moj
 

Nė ėndrra shpesh takohemi
E dashurisė
I japim shpirt
 

Orėt po luten pėr ne
Tė gjitha nyjat
Do tė zgjidhen
 

Prapė do ta lozim
Vallen e Psherėtimave
E yjet do na kenė zili