.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - E vėrteta dhe opinionet pėr njė femėr tė madhe

Pėrgatiti: Klarita  BAJRAKTARI

 

           E VĖRTETA DHE OPINIONET PĖR NJĖ FEMĖR TĖ MADHE

 

 

            Shumė njerėz e kanė sharė, shumė e kanė pėrbuzur. Tė tjerė e kanė adhuruar, shenjtėruar dhe kanė gjetur shpėtim tek ajo. Por, cila ėshtė e vėrteta rreth mėsimeve dhe misionit tė Helena Petrovna Blavatski?

 

 

           

    

            Biografia e Helena Petrovna Blavatski pėrmban tė dhėna mbi familjen e saj, prejardhjen dhe moshėn e saj fėminore, e cila u shoqėrua nga fenomene tė ēuditshme dhe tė pashpjegueshme. Gjithashtu, ishte dhe takimi i parė me mėsuesin e saj, martesa dhe largimi i saj nga shtėpia dhe pas gjithė kėtyre ngjarjeve fillojnė udhėtimet dhe njohja me qytetėrimet dhe traditat e ndryshme.

            Periudha e kėrkimeve tė saj mbaron atėherė kur krijon Shkollėn Teozofike dhe vėmendja e saj kthehet nė zhvillimin dhe rritjen e kėsaj organizate dhe sigurisht vazhdon tė punojė, tė punojė …

            Shkruan veprat e saj: "Isis e zbuluar", "Doktrina Sekrete", "Fjalor Teozofik", "Ēelėsi i Teozofisė", "Zėri i Qetėsisė" dhe qindra artikuj tė tjerė - i gjithė koleksioni i veprave tė saj formon 15 vėllime.

            Helena kishte njė karakter tė vėshtirė. Mund tė shante si njė "shofer" dhe pėrreth saj kur punonte mund tė shihte dikush mbetjet e cigareve tė hedhura pėrdhe, nuk dinte tė vishej sipas modės dhe mund tė shpenzonte paratė e saj tė fundit pėr diēka tė parėndėsishme dhe mund tė thonte ose tė shkruante shumė mė tepėr se sa duhej.

            Nga ana tjetėr, Helena ishte njė njeri qė i falte gabimet e njerėzve, mbyllte sytė pėrpara defekteve tė bashkėpunėtorėve tė saj, jepte rėndėsi sidomos virtyteteve tė njerėzve dhe kjo gjė e bėnte tė dukej naive dhe tė tregonte mė tepėr besim se sa duhej. 15 vitet e fundit tė jetės sė saj rrjedhin pas tavolinės sė zyrės sė saj. 18 orė nė 24 ishte solide nė pėrpjekjen e saj pėr shėnjestrėn qė kishte vėnė.

            Kėto janė disa nga karakteristikat e personalitetit tė saj dhe nuk kanė shumė rėndėsi ashtu si dhe fuqitė e saj parapsikologjike, sepse parapsikologjia nuk ėshtė njė fenomen shpirtėror, por njė fenomen psikologjik. Nė Tibet, Helena mėsoi se si t'i kontrollonte kėto fuqi dhe se si tė mund tė mbizotėronte personalitetin e saj dhe nga medium tė bėhej Andepto.

 

            Njė tjetėr histori

            Pėrveē asaj jete midis njerėzve, mbi tė cilėn janė shkruar shumė libra, ekziston dhe njė histori tjetėr, META-HISTORIA pėr Blavatskin.

            Ishte njė initacionante, nxėnėse dhe mėsuese. Kjo histori tjetėr ėshtė njė udhėtim nėpėrmes hapėsirės - kohės brendėsore, histori qė ka teste tė mėdha dhe fitore tė mėdha qė e udhėheqin nė fitimin e hapėsirės brendėsore tė shpirtit. Jeta brendėsore e Helenės ėshtė jeta e njė nxėnėsi, jeta e njė njeriu tė detyrės, devotshmėrie dhe besueshmėrie nė udhėn qė ajo kishte zgjedhur.

            Disa herė Helena nuk kuptonte kėshillat dhe kėrkesat e mėsuesve tė saj dhe gjithmonė kishte mundėsinė pėr t'i refuzuar duke thėnė: "Unė nuk dua ta bėj njė gjė tė tillė" dhe megjithatė … mbeti solide dhe e patundur, ishte gjithmonė nė disponimin e tyre dhe bėnte gjithēka qė kalonte nga duart e saj. Pasi asgjė nuk kishte aq rėndėsi se sa detyra e saj pėrpara mėsuesve dhe veprės sė teozofisė: "Atyre u pėrket i gjithė gjaku im deri nė pikėn e fundit. Atyre do t'u jepet dhe rrahja e fundit e zemrės sime".

 

            Por si e shikonin Blavatskin shokėt, tė afėrmit dhe nxėnėsit e saj?

            Njohja me veprat e Blavatskit dhe opinionet e ndryshme tė asaj epoke, e shtynė tė kėrkojė dhe tė gjejė imazhin e vėrtetė tė njeriut qė krijoi kaq ndjenja tė ndryshme nė botėn e asaj kohe.

            "Sa mė shumė pėrparoja nė eksplorimin e jetės sė saj, aq mė i qartė bėhej mendimi se pėr biografinė e vėrtetė tė Helenės, qė do tė mund tė jepte imazhin e duhur, nuk kishte ardhur akoma koha. Organizimi i pazakontė psikologjik i saj qė shfaqte aftėsitė, tė cilat nė njeriun e sotėm ndodhen nė njė gjendje latale, ishin shumė mė pėrpara aftėsive tė intelektualeve tė sotėm. Vetėm psikologjia e sė ardhmes do tė mund t'i zbulojė dhe t'i interpretojė nė mėnyrėn e duhur….''

Helena shfaqet nė periudhėn nė tė cilėn mėnyra e komunikimit ishte tashmė e shpejtė, ku gjithēka mėsohet dhe bėhet pronė popullore. Blavatski ishte kaq e hapur pėr tė gjithė njerėzit saqė asnjėri nuk mund tė injoronte ekzistencėn e saj, por dhe as ta mitozanonin.

            "Helena nuk ėshtė njė teori - ėshtė njė fakt. Dhe ky fakt tregon me njė kėmbėngulje se shkenca duhet tė hapė kufijtė e saj dhe tė pranojė nė gjirin e saj jo vetėm fenomene fizike, por edhe ato mbifizike dhe pranė zhvillimit tė formave tė njohė edhe zhvillimin e psikisė dhe shpirtit tė njeriut, pėrndryshe do t'i duhet tė ulė armėt e saj dhe tė deklarojė paaftėsi pėrpara fenomeneve tė niveleve tė larta…"

            Helena kishte njė fuqi dhe njė madhėshti kaq tė madhe, por ishte edhe njė njeri shumė i vetėm. Vetmia e saj arrin atje ku akoma dhe njerėzit e saj mė tė afėrt dhe mė tė dashur e kanė tė pamundur ta kuptojnė dhe tė besojnė nė aftėsitė e pazakonta tė saj. Tragjedia e kėsaj vetmie, shfaqet kur dikush lexon kujtimet e motrės sė saj, e cila pavarėsisht se mbėshtet Helenėn me dashuri dhe mundohet ta mbrojė nga gjuhėt e kėqija, i ėshtė kaq e pamundur tė kuptojė madhėshtinė e motrės sė saj. Sa ēudi, tronditje dhe habi dallohet nga fjalėt e saj!

 

            Nadejda Jelixovskaia (mbesa e Helenės)

            Njė nga karakteristikat e Helenės ishte humori i saj i shkėlqyeshėm, shumė i pėrzemėrt, por edhe disa herė dhe si acid pėr "unat ambicioze". Mbesa e saj, Nadejda Jelixovskaia, shkruan:

            "Tezja ime kishte njė karakteristikė tė shkėlqyer - pėr gallatė mund tė paraqiste histori imagjinare pėr veten e saj. Ne disa herė mbanim barkun me dorė nga tė qeshurat, kur dėgjonim pėr intervistat e saj me gazetarė nga Londra. Nėna jonė e ndalonte: "Pėrse i thua kėto fantazi?", ndėrsa tezja ime pėrgjigjej se gazetarėt kishin nevojė tė nxirnin para pėr fėmijėt e tyre. Disa herė nė momentet e gėzuara me shokėt e saj teozofė, tregonte kėto histori fantastike duke bėrė shaka. Atėherė dhe ne qeshnim, por padituria njerėzore nuk i kupton kėto shaka dhe pėr faj tė saj u krijuan shumė probleme. Me sa duket, disa nga ata qė nuk i kuptonin shakatė e saj, u prekėn nga ato dhe u kthyen nė armiq tė saj…"

 

Patenti "Masonry" sipas sistemit "Memphis-Misraim-Ritus" i bėrė nga Blavatski

 

            Henry Olkott

            "Asnjeri nga ata qė njihte Helenėn nuk mund ta harrojė, asnjėri nuk mund ta zėvendėsojė. Ekzistojnė njerėz qė zotėrojnė disa nga dhuntitė e saj, por tė gjitha dhuntitė e saj nuk i zotėron askush… Jeta e saj, atė qė unė njoha nėpėrmes 17 viteve si shok, bashkėudhėtar dhe bashkėpunėtor, ishte e mbushur me vuajtje pėr dashurinė pėr njerėzit. Helena digjej pėr tė mirėn e tyre shpirtėrore, pėr lirinė e tyre shpirtėrore. Ishte larg ēdo lloj motivi vetjak. Dedikoi jetėn dhe fuqinė e saj nė veprėn e dashurisė, pa pritur as mirėnjohje, as shpėrblim dhe pėr kėtė arsye u ndoq nga shpifjet e farisėjve dhe tė tė mjeruarve deri nė ditėn e vdekjes sė saj, tė cilėn e pėrshpejtuan me ligėsinė e tyre… Ishim miq tė ngushtė, jetonim dhe punonim bashkė dhe drejtoheshim nė tė njėjtin synim.

            Njerėz me njė temperament krejt tė ndryshėm, ndryshonim shpesh nė detaje, por pėrsa i pėrket punės sonė, besnikėrisė kundrejt mėsuesve - ishim njė shpirt dhe njė zemėr. Unė doja tek ajo atė tjetrėn, atė ekzistencė superiore, qė ishte kaq misterioze! Dhe pavarėsisht besimit qė kishim tek njėri tjetri, Helena mbeti pėr mua njė enigmė deri nė ditėn e fundit tė jetės sė saj. Kurrė nuk arrita tė njoh - KUSH ISHTE - jo H.P. Blavatski me mbiemrin e lindjes Han, mbesė e gjeneralit Fandef dhe tė Konteshės Dolgorukova, por atė individualitetin misterioz qė shkruante librat dhe bėnte mrekulli… Shpirti i madh i saj ndizte gjakrat tonė tė butė, entusiazmi i saj ishte si njė flakė qė nuk shuhet dhe nga e cila tė gjithė teozofėt ndiznin pishtarėt e tyre".

 

            Annie Besant

            "Aftėsia pėr tė rezistuar - virtyti mė i madh, aftėsia e durimit - dhuratė e shpirtit fisnik …

            Aftėsia e rezistencės gjatė vėshtirėsive pa u grindur dhe virtyti i durimit ishin karakteristikat kryesore tė Helenės, kėshtu sikur e njoha nė vitet e fundit tė saj. Ana e shkėlqyeshme e karakterit tė saj ishte forca - solide dhe e fortė si shkėmbi. Tolerimi i saj nė aktivitetet e vogla dhe tė jashtme nuk kishte kufi, por nė temat e rėndėsishme Helena ishte konfirmuar dhe e palėvizshme sa asnjėri tjetėr.

            Ah sikur tė dinin armiqtė e saj se kujt i hidhnin baltė! Njė ndjenje tė tillė tė brishtė tė nderit qė kishte Blavatski, duhet ta kėrkojė dikush vetėm nė ėndrrat qė krijojnė imazhin e 'kalorėsit pa frikė'. Sinqeriteti dhe pastėrtia e motiveve tė saj ishin kaq tė admirueshme sa edhe fuqia e karakterit tė saj qė nuk thyhej kurrė nga goditjet e jetės.

            E akuzojnė pėr gėnjeshtra! Por, si mund tė turpėrohej nė kėtė mėnyrė kur nuk i interesonte se ēfarė thonin pėr tė? Dhe tė gjitha motivet brendėsore, tė cilat detyrojnė njerėzit e thjeshtė pėr tė pėrdorur gėnjeshtra, pėr atė kishte vite qė i kishte tejkaluar.

            Mua personalisht Helena mė solli njė dobishmėri tė madhe - mė udhėhoqi drejt vetėdijes. Mė dukej e ēuditshme kur flisnin se si Blavatski mund tė bėnte gabim pėr njerėzit dhe tė besonte njerėzit qė mė vonė do ta tradhėtonin. A nuk kuptonin ata njerėz qė flisnin kėshtu se Blavatski konsideronte si detyrėn e saj pėr t'i dhėnė ēdonjeriu shansin pėr t'u korigjuar dhe kurrė nuk i interesonte nėse do tė dėshtonte apo nėse do tė gjendej nė njė pozicion tė vėshtirė. Unė vėzhgoja komunikimin e saj me ata qė e kėrkonin vetėm pėr fenomenet e saj parapsikologjike dhe ju afroheshin me motive jo tė pastra. Helena fliste me ta me tė njėjtėn mėnyrė tė hapur ashtu si edhe me miqtė e saj. Por, gjithashtu, shikoja se me ēfarė mprehtėsie shikonin sytė e saj ata njerėz dhe se me sa hidhėrim i kthente shikimin e saj kur konfirmonte qė ata njerėz nuk ishin tė sinqertė.

            Por nėse dikush me tė vėrtetė kėrkonte dijen mė tė vėshtirė nga tė gjitha - vetėdijen - atėherė ajo e ndihmonte me dhuntinė e saj tė rrallė tė mprehtėsisė (depėrtimit). E paralajmėronte pėr rreziqet e fshehta, i shpjegonte karakteristikat e thella tė tij dhe e mbėshteste nė pėrpjekjen e tij pėr tė njohur vetveten".

 

            Herbert Burroughs

            "E njoha vetėm pėr dy vjet … dhe nėse ėshtė i drejtė opinioni se jeta e njeriut duhet tė matet sipas periudhave tė zhvillimit shpirtėror, atėherė koha qė nga momenti qė pėr herė tė parė shtrėngova dorėn e saj e deri atėherė kur rrija afėr arkivolit tė saj, ishte koha mė e pasur dhe mė e mbushur, koha mė e gjatė nga e gjithė jeta njerėzore.

            Erdha tek ajo si njė materialist dhe ika si teozof dhe mbi kėtė greminė, H.P.B. arriti tė ndėrtonte njė urė nė shpirtin tim. Ishte nėna ime shpirtėrore dhe nuk ekzistonte tjetėr qė mund tė donte mė shumė dhe tė ishte mė e duruar dhe mė e ngrohtė. Blavatski e vėrtetė u shfaqte pėrpara nesh shumė rrallė dhe i vetmi ēelės qė mund tė kuptonim kėtė ekzistencė tė veēantė ishte shembulli i gjallė qė na jepte me jetėn e saj. Jeta e saj na mėsoi tė mos shohim tė mirat materiale si synime, por tė shikojmė synimin e vėrtetė nė shėrbimin e njerėzimit, njė shėrbim pa grindje, deri nė fund".

 

            Kontesha Wachtmeister

            "Nė vitin 1885 e gjeta tė dobėt dhe tė lodhur nga vuajtjet trupore dhe psikike dhe e pyeta pėrse vazhdon tė torturohet kur ka nė duart e saj tė gjitha mjetet pėr tė lehtėsuar dhimbjen? Pse duke shkruar njė vepėr kaq tė rėndėsishme (Doktrina Sekrete) qė ka nevojė pėr qetėsi dhe shėndet, ajo nuk lėviz as gishtin e vogėl pėr tė pėrmisuar kushtet e jetės sė saj?

            Dhe pėrgjigjja e saj ishte gjithmonė e njėjtė: "Ēdo nxėnės i esoterizmit jep premtimin se KURRĖ nuk do tė pėrdorė dijet dhe fuqitė pėr tė mirėn personale. Nėse nuk e bėn njė gjė tė tillė dhe vepron ndryshe ėshtė sikur tė ecėsh nė njė rrugė qė tė dėrgon drejt greminės… unė dhashė premtimin dhe kurrė nuk kam pėr ta thyer, pasi njoh esencėn e tij tė shenjtė… mė e lehtė ėshtė pėr mua t'u rezistoj torturave tė ndryshme sesa tė thyej betimin tim… dhe tė rezistoj jo vetėm dhimbjes trupore, por akoma dhe mė rėndė - torturat etike: qė tė bėhem shėnjestėr talljesh dhe pėrbuzjesh''.

            Kėto fjalė nuk ishin tė ekzagjeruara. Pak njerėz e dinė. Tek ajo, e cila ishte si njė mburojė pėrpara teozofėve, binin shigjetat e helmosura tė talljeve dhe tė shpifjeve. Blavatski ishte njė viktimė vullnetare, nėn torturat e padrejta mbi tė cilat u ndėrtua dhe u forcua jeta dhe suksesi i shoqėrisė teofizike.

 

            Charles Johnston

            "Pėrshtypja ime e parė pėr Helenėn ishte fuqia e pazakontė e saj… ajo ndjenjė e fuqisė sė saj nuk mbyste dhe as nuk pėrbuzte mė tė dobtit, ajo ishte ndjenja e thellėsisė dhe madhėsisė sė shpirtit qė pėrqafon tė gjithė qėnien dhe arrin deri tek burimi. Asnjė nga karakteristikat e saj tė rralla nuk mė bėnte mė shumė pėrshtypje aq sa modestia e saj dhe ndershmėria e saj. Gjithmonė gėzohej pėr virtytet e tė tjerėve dhe harronte dhuntitė e saj.

            Helena ngjante me njė lum malor qė buronte nga liqeni i thellė dhe shkėlqyes, i cili fshihej pas reve. Lumi i cili sillte bashkė me tė nga lartėsitė malore, kokrra ari dhe gurė tė ēmuar duke i shpėrndarė ato nė rėrėn e luginės. Dhe kur banorėt e saj t'i gjenin, atėherė fillojnė tė besojnė se atje tej nė male, ekzistojnė thesarė dhe deri nė vdekjen e tyre do tė mundohen t'i arrijnė".

 

            Bertram Keightley

            "Para se tė njihja Helenėn, jeta ime nuk kishte asnjė ideal. Shikoja vetėm zhdukjen e plotė tė botės dhe kjo gjė vriste brenda meje ēdo lloj motivi fisnik… nga kjo gjendje mė nxori Helena, ashtu si edhe shumė tė tjerė, me mėsimdhėnien e saj dhe mė tepėr me shembullin e saj tė jetės. Na dha dritėn e yjėsisė qė ndriēonte rrugėn e jetės sonė.

            Helena u mėsoi atyre qė mund tė dėgjonin, mėnyrėn me tė cilėn tė gjejnė rrezet e asaj drite brenda vetvetes, u tregoi drejtimin e njė udhe dhe bėri qė tė pranojnė se vetėm ai i cili mund tė harrojė veten e tij dhe tė dashurojė, do tė gjejė ēelėsin nė labirintin e jetės, pasi vetėm me kėtė lloj kuptimi fillon tė rritet shpirti dhe zemra e njeriut dhe ndėrgjegjeja e tij mund tė mbushet me dituri...      Me shembullin e saj tė ēdo momenti ndizte shpirtin e atij qė donte tė lartėsohej deri nė ndėrgjegjjen e detyrės, tė vetėrefuzimit dhe shėrbimit tė sė vėrtetės. Njė nga karakteristikat e saj tė mrekullueshme ishte 'thjeshtėsia e zemrės' sė saj. Blavatski ishte shėrbėtorja e ēdo njeriu qė me tė vėrtetė kėrkonte ndihmėn e saj… Dhe pėr atė nuk nevojitej tė falte asnjeri, sepse ēdo ligėsi ishte kaq larg nga Helena aq larg sa ėshtė toka nga ylli qiellor… Dhe tė punonte nė njė mėnyrė altruistike mundej, kėshtu qė vetėm me atė stėrviste shpirtin dhe vullnetin tek njerėzit qė ndodheshin pėrreth saj… Helena donte tė mos thyhej zinxhiri i dashurisė qė na bashkon tė gjithėve pėr tė ndihmuar tė tjerėt ashtu sikur ajo na ndihmoi ne".

 

            William Kingsland

            "Helena na dha teozofinė jo si njė mėsimdhėnie, fe, filozofi apo teori, por si njė fuqi tė gjallė qė duhet tė tejkalojė tek tė gjithė thellėsitė e jetės sonė. E mira, mesazhi i pastėr pėr t'u transferuar nė botė, duhet tė kthehet nė mėsimdhėnie, tė marrė formėn e jashtme, por nuk na mėsonte mbi tė jashtmet, por na nxiste tė shikojmė mė tej formės dhe tė kemi si motiv tė veprimeve tona principin e gjallė. Me termin 'teozofi', Helena konsideronte shumė mė tepėr se ato qė kishte shkruar. Nota kryesore nė tė gjitha mėsimet e saj dhe nė tė gjithė jetėn e saj ishte vetėsakrifica. Mė mirė se kudo tjetėr e shpreh tek 'Zėri i Qetėsisė'.

            Por kujdes nxėnės. Dėgjo edhe njė fjalė akoma. Dhembshurinė hyjnore po mundohesh tė shkatėrrosh? Dhembshuria nuk ėshtė njė veēori. Ky ėshtė Ligji i LIGJEVE, ėshtė harmonia e pėrjetshme, esencė universale pa brigje, drita e mirėsisė sė pėrjetshme dhe pėrshtatja e tė gjitha gjėrave, ligji i dashurisė sė pėrjetshme".

 

            Lahiri, Rai Bahadur, B. K.

            "Nėse dikush do tė mendojė se unė jam Vrahman nga India dhe i kastės sė Lartė, atėherė ėshtė e qartė se asgjė tjetėr pėrveē sė vėrtetės nuk do tė mund tė mė detyronte tė them fjalė mbėshtetėse pėr individin qė jep mėsimdhėniet e mėdha tė parardhėsve tė mi tek ata qė, pavarėsisht se kanė shkencėn dhe qytetėrimin e pėrparuar, nė tė vėrtetė janė barbarė.

            Ai qė quan Helenėn gėnjeshtare - nuk kupton se ēfarė thotė! Unė do t'i jepja tė gjitha jetėt e mija atij qė do tė mė mėsonte tė gėnjeja sikur ajo!

            Ndoshta pėr njerėzit e Perėndimit nuk ėshtė e mjaftueshme, nėse Vrahmani krenar qė kurrė dhe pėr asnjeri nuk ulte kokėn, pėrveēse Ekzistencės sė Madhe, nėse ai Vrahman pėrpara kėsaj jogeje tė bardhė tė Perėndimit do tė ulė duart e tij si njė fėmijė i bindshėm?

            Kush ėshtė motivi i tij?

            Helena kaloi pragun dhe ēdo indian, madje dhe vrahmani mė i pastėr nga tė pastrit, do ta quajė nder tė madh dhe gėzim tė tijin ta quajė nėnė.''

 

            Cila ėshtė e vėrteta pėr Helena Petrovna Blavatskin?

            Mund tė themi se ekzistojnė shumė tė vėrteta relative mbi Helenėn. Pėr dikė ishte mėsuesja e dashur dhe mikesha, pėr dikė tjetėr ishte njė gėnjeshtare dhe njė sharlatane, pėr tė tjerė ishte ajo qė trondiste rregullat bazė tė besimeve fetare, tjetėrkush e shikonte si njeriun me fuqi tė ēuditshme parapsikologjike…

            Tė gjitha kėto janė tė vėrteta relative…

            Ēdonjėri, si miqtė ashtu dhe armiqtė e saj, e shikojnė nėpėrmes prizmės tė konceptimeve tė tyre dhe na tregojnė fakte tė jetės sė saj duke i ngjyrosur me ndjenjat e tyre.

            Kur ne takojmė diēka tė madhe, ėshtė e vėshtirė ta kuptojmė dhe akoma mė e vėshtirė ta shpjegojmė. Dhe e rėndėsishme ėshtė, para se tė nxjerrim konkluzione tė nxituara pėr H.P.Blavatskin, tė studiojmė veprat e saj, jetėn e saj dhe pa paragjykime tė mundohemi tė prekim natyrėn e saj. Vetėm atėherė do tė mund tė kuptojmė se, pėrveē biografisė sė saj dhe fakteve tė jetės brenda njerėzve, pėr Blavatskin ekziston dhe njė tjetėr e vėrtetė - qė ka tė bėjė me filozofinė dhe metafizikėn, njė histori tjetėr - histori udhėtimi brenda dimensionit brendėsor tė shpirtit. Do tė shohim idealin e saj, kėrkimet e saj, gėzimet dhe dhimbjet, tė gjitha ato qė ishin mbėshtetjet e saj dhe tė gjitha ato pėr tė cilat ajo jetoi.